DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Intervista e Mr.Gafurr Adili - zėdhėnės politik i FBKSH-sė dhėnė gazetės Express
Postuar mė datėn: 2007-10-17 17:20:47 nga admin1 :: Kategoria: Intervista
Luftėn nė Kosovė do ta bėjnė kundėr Serbisė dhe gardės sė Car Lazarit.

AKSH-ja ėshtė aleate e KFOR-it. Thonė se janė duke operuar nė tė gjitha trevat shqiptare. Aktualisht janė duke u pėrgatitur qė tė ndikojnė te kosovarėt tė mos votojnė nė zgjedhjet e 17 nėntorit. Liderėt e Kosovės, AKSH-ja thotė se janė debilė.

Zėdhėnėsi i Armatės Kombėtare Shqiptare,Gafurr Adili, flet pėr Express.

Express: Keni deklaruar nė shtypin gjerman se lufta ėshtė e pashmangshme .

Do tė ketė luftė nė Kosovė ?




Mr. Gafurr ADILI: Deklarata ime, se lufta ėshtė e pashmangshme, ėshtė njėri nga shumė konkluzionet e Kuvendit tė Dytė Kombėtar tė Frontit pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar (FBKSH), tė mbajtur mė 16 shtator 2005, nė Prizrenin historik, tė cilėn deklaratė edhe e kam publikuar pėrmes gazetave nė shtator tė vitit 2006 dhe tė cilėn e argumentoj kėshtu: Nėse bashkėsia ndėrkombėtare Kosovės do t'i njohė statusin e shtetit tė pavarur e sovran, luftėn nė Kosovė do ta fillojnė serbėt ;dhe anasjelltas: Nėse bashkėsia ndėrkombėtare Kosovės nuk do t'ia njohė statusin e shtetit tė pavarur e sovran, luftėn do ta fillojnė shqiptarėt, sepse shqiptarėt dhe mbi tė gjitha as dėshmoret e kombit tė Kosovės nuk mund ta durojnė rikthimin e Serbisė nė Kosovė, apo mė mirė tė themi, ripushtimin dhe rikolonizimin e Kosovės nga pushtuesi e kolonizatori serb.

Dhe, ky konstatim i yni, sa i logjikshėm dhe i drejtė, i paralajmėruar prej kohėsh nga FBKSH, pėr fatin tonė tė keq po shfaqet hapur, jo vetėm nga "Car Lazarėt", prapa tė cilėve qėndron Beogradi, por edhe nga vetė politika zyrtare e Beogradit, qė ka ngelur po ajo e Millosheviqit, politikė ekspansioniste dhe gjenocidiale.

Express: Kundėr kujt do tė luftoni?

Gafurr Adili: Kundėr Serbisė dhe forcave kriminale tė saj, ndėr tė cilėt ėshtė edhe banda "Car Lazarėt", tė cilėt po vringėllojnė armėt mbi Kosovė dhe popullin shqiptar.

Express: Bisedimet Prishtinė-Beograd, vlerėsojnė analistė tė huaj dhe vendorė, nuk do tė sjellin rezultat. Ēka pas 10 dhjetorit, nėse nuk do tė ketė pavarėsi pėr Kosovėn?

Gafurr Adili: E kemi ditur dhe e kemi deklaruar se t' ashtuquajturat

bisedime midis Beogradit dhe Prishtinės nuk janė asgjė tjetėr pos njė teatėr kukullash qė organizohen pėr tė manipuluar popullin shqiptar, siē e kanė manipuluar deri mė tani, se gjoja statusi i Kosovės do tė pėrcaktohet nė fund tė vitit 2006 dhe pastaj u tha nė mars tė vitit 2007 dhe kėshtu me radhė – nė qershor, shtator dhe dhjetor 2007. Ne e dimė se si do tė rrjedhin ngjarjet pas 10 dhjetorit 2007, por pėr momentin nuk guxoj tė dekonspiroj para kohe. Shumė shpejt, kryesia qendrore e FBKSH-sė do t'i shpalosė

objektivat dhe rrugė zgjidhjet e ēėshtjes se pazgjidhur madhore kombėtare.

Aktualisht jemi tė angazhuar nė bojkotimin e zgjedhjeve tė 17 nėntorit nė Kosovė dhe do tė arrijmė qė mbi 70% e popullit shqiptar nė Kosovėn protektorat t'i bojkotojė zgjedhjet pėr pushtet pa shtet, me tė cilin veprim pėrfundimisht do t'ua marrim legjitimitetin politikanėve servilė tė Prishtinės.

Express: Ju po deklaroheni dhe po parashikoni luftė nė Kosovė, gjithashtu edhe Garda e Car Lazarit nė Serbi po kėrcėnon me luftė nė rast se Kosova bėhet e pavarur?

Gafurr Adili: Pėrgjigjen nė kėtė pyetje e kam dhashė nė pyetjen e parė tė kėsaj interviste. Por mund tė shtoj vetėm se Serbia do ta humbė kėtė luftė dhe shumė shpejt do ta harrojė edhe Kosovėn Lindore (Preshevėn, Medvegjen dhe Bujanocin), Sanxhakun dhe Toplicėn. Serbia etnike do tė ngelet vetėm ish-pashallėku i Beogradit, kurse Shqipėria etnike do tė jetė 94 mijė kilometra katrorė.

Express: KFOR-i thotė se nuk do tė lejojė asnjė organizatė qė tė destabilizojė vendin. Si do tė reagoni ju me kėtė rast? Ata janė pėrgjegjės pėr sigurinė e Kosovės...

Gafurr Adili: Ėshtė shumė e vėrtetė se aleati ynė KFOR ėshtė pėrgjegjės, jo vetėm pėr sigurinė nė Kosovė, por edhe pėr ruajtjen e tėrėsisė territoriale tė Kosovės protektorat. Kjo ėshtė e sanksionuar nė Rezolutėn 1244 tė OKB-sė, qė ėshtė nė fuqi.

Por nėse ėshtė kėshtu, shtrohet pyetja se pse KFOR nuk e kryen detyrėn e tij?

1. Pse as KFOR-i dhe as UNMIK-u dhe me kėtė rast as TMK-ja dhe SHPK-ja, nga viti 1999 e deri mė tani, nuk e administrojnė Kosovėn veriore, pėrfshirė kėtu edhe veriun e Mitrovicės, por i lejon bandat kriminale serbė, tė cilat i kanė tė lyera duart me gjak shqiptari, gjatė luftės nė Kosovė, qė tė ushtrojnė dhunė dhe represion mbi popullsinė shqiptare atje, ku pėr pasojė shqiptarėt detyrohen tė shesin pronat dhe shtėpitė e tyre dhe tė ikin e tė vendosen nė pjesėn jugore tė Mitrovicės dhe nė Prishtinė.

2. Pse KFOR-i dhe UNMIK-u dhe me kėtė rast as TMK-ja dhe SHPK-ja, nuk e mbrojnė popullin shqiptar nėpėr fshatrat e Besianės (ish Podujevės), apo edhe tė fshatrave tė Dardanės (ish Kamenicės), por tolerojnė qė jo vetėm bandat e "Car Lazarėve", por edhe ushtria dhe xhandarmeria e rregullt e Serbisė tė futet nė kėto zona, tė ushtrojė dhunė dhe terror mbi shqiptarėt e kėtyre zonave dhe pėr pasojė shqiptarėt tė ikin e tė vijnė nė Gjilan dhe nė Prishtinė.

3. Pse KFOR-i dhe UNMIK-i, dhe me kėtė rast as TMK-ja dhe SHPK-ja, nuk i bastisin enklavat serbe nė Kosovė, kur dihet fare mirė se serbėt e kėtyre enklavave janė tė armatosur me armėt mė tė sofistikuara, pjesėn dėrrmuese tė tė cilave Serbia ua ka sjellė nė emėr tė ndihmave humanitare (gjatė revoltave popullore tė 17 dhe 18 marsit tė vitit 2004), dhe nėpėr kėto enklava janė celulat e Garda "Car Lazarėt", truri politik i tė cilėve ėshtė nė Graēanicė.

Pra, aleati ynė KFOR-i duhet ta mbrojė edhe popullin shqiptar, tė cilin edhe e bastis, por kėtė nuk e bėn kundėr serbėve. Nėse kisha serbe nė Graēanicė pėr serbėt ėshtė vend i shenjtė, edhe pėr shqiptarėt Memoriali i Jasharajve nė Prekaz ėshtė i shenjtė, ėshtė Meka Shqiptare dhe KFOR-i dy herė ka gėrmuar aty, kurse nė Graēanicė asnjėherė?!

Express: Flitet se po rekrutoni vazhdimisht njerėz nė AKSH? Sa ėshtė numri i pjesėtarėve tė AKSH-sė

Gafurr Adili: - Unė jam zėdhėnės politik i FBKSH-sė (pėr shqiptarėt) dhe shef i Departamentit tė Diplomacisė tė FBKSH-s (pėr ndėrkombėtarėt) dhe nuk kam kompetenca qė tė njoh krahun e armatosur tė FBKSH-se, Armatėn Kombėtare Shqiptare (AKSH). Ėshtė shumė e vėrtetė se ėshtė njė interesim shumė i madh dhe njė dyndje mbarėpopullore pėr t'u anėtarėsuar , fillimisht nė radhėt e FBKSH-sė dhe mė pas edhe tė AKSH-sė, jo vetėm nė Kosovė, por edhe nė trojet tjera shqiptare dhe nė diasporė.

Dalėngadalė, por shumė sigurt FBKSH-ja nga njė front mbarėkombėtar po shndėrrohet edhe nė njė front mbarėpopullor.

Express: Nė cilat vende operoni, Kosovė, Maqedoni,Shqipėri, Mali i Zi?

Gafurr Adili: Fronti pėr Bashkim Kombėtar Shqiptare ėshtė njė formacion mbarėkombėtar, qė shtrihet nė tė gjitha trojet shqiptare tė Shqipėrisė etnike dhe nė diasporėn shqiptare. Organizimi bazė i FBKSH-sė janė kėshillat popullore tė FBKSH-sė, tė cilėt shtrihen nė ēdo fshat e lagje tė qyteteve shqiptare.

FBKSH ėshtė i organizuar nė 7 zona:

-1. Zona Nr. 1- Republika e Shqipėrisė,
-2. Zona Nr. 2 -Kosova Historike (me 7 nėn zona: 1. Prishtina, 2. Mitrovica, 3. Peja, 4. Prizreni, 5. Ferizaj, 6. Gjilani dhe 7 .Presheva, Medvegja dhe Bujanoci),
-3. Zona Nr .3-Lugina e Vardarit-ILIRIDA (me 11 nėn zona: 1. Shkupi, 2. Kumanova, 3. Tetova, 4. Gostivari, 5. Kėrcova, 6. Dibra, 7 .Struga, 8. Prespa, 9 .Manastiri, 10. Pėrlėpi dhe 11. Velesi),
-4. Zona Nr. 4 –Malėsia e Madhe (me 5 nėn zona: 1. Tivari, 2. Ulqini, 3. Tuzi, 4. Plava dhe 5. Gucia),
-5 .Zona Nr .6 (Ēamėria),
-6 .Zona nr. 6 (Evropa) dhe
-7. Zona Nr. 7 (SHBA, Kanada dhe Australi).

Express: Pas paraqitjes publike nė TV tė AKSH-sė, kanė reaguar institucionet e Kosovės duke thėnė se Kosova nuk ka nevojė pėr njė AKSH. Si e shihni pozicionin e tyre?

Gafurr Adili: Kosova nuk ka institucione, sepse Kosova nuk ėshtė shtet. Tė gjithė ata qė flasin kėshtu pėrpiqen tė manipulojnė popullin shqiptar me institucione fiktive, prandaj edhe kėrkoj qė pėrfundimisht tė binden se e kanė humbur besimin nė popull. Dhe, kėtė do ta shohin nė zgjedhjet pėr pushtet pa shtet tė 17 nėntorit 2007.

Express: A mendoni se me luftė mund tė zgjidhet problemi i Kosovės?

Gafurr Adili: Qė nga koha e iliro-pellazgėve, populli shqiptar gjithmonė ka zhvilluar politikė defanzive dhe me kėtė rast edhe tė gjitha luftėrat e tij kanė qenė dhe janė luftėra mbrojtėse, nė tė cilat luftėra populli ynė ėshtė mobilizuar kur ka qenė i mbėshtetur pėr muri, kur nuk ka patur rrugė tjetėr dhe ėshtė dashur tė luftojė pėr vetėmbrojtje dhe mbijetesė nga sulmet e armiqve tanė ndėr shekuj, ndėr tė cilėt kanė qenė dhe janė edhe pushtuesit dhe kolonizatorėt sllavo-grekė tė trojeve shqiptare tė Shqipėrisė etnike.

Pra, ashtu si populli shqiptar, edhe ne bijtė e bijat e tij nuk e kemi dashur dhe as nuk e duam luftėn, sepse ajo sjell djegie, shkatėrrime dhe vrasje.

Kam bindjen e patundur se bashkėsia ndėrkombėtare mė nė fund do tė bindet se njė luftė nė Kosovė ėshtė edhe njė luftė ballkanike dhe mė rrezik tė madh edhe pėr njė luftė botėrorė, prandaj edhe apeloj qė urgjentisht tė organizohet njė konferencė ndėrkombėtare e llojit tė Konferencės sė Londrės (1913), e cila konferencė fillimisht do tė rivendikonte tė gjitha vendimet famėkėqija tė Konferencės sė Londrės (te vitit 1913) dhe pėrfundimisht edhe popullit shqiptar do t'ia njihte tė drejtėn e vetėvendosjes, njė e drejtė universale kjo pėr tė gjitha popujt e botės, e garantuar nė dhjetėra konventa dhe rezoluta tė OKB-sė, por qė padrejtėsisht deri mė tani i ėshtė mohuar dhe vazhdon t'i mohohet vetėm popullit shqiptar, i cili vazhdon tė jetė i ndarė nė 6 shtete, ku pėr pasojė Republika e Shqipėrisė ėshtė i vetmi vend nė botė, i cili nga tė gjitha anėt kufizohet me popullin dhe trojet e veta shqiptare.

Duke ia njohur popullit shqiptar kėtė tė drejtė universale, tė Drejtėn e Vetėvendosjes, populli shqiptar pėrmes referendumit mbarėpopullor do tė deklarohej:Pro ose kundėr bashkimit kombėtar shqiptar

Nė Ballkan, nė kėtė Ballkan "fuqi baroti" do tė krijoheshin shtetet etnike, ku pėrfundimisht Ballkanit do t'i hiqej epiteti "fuqi baroti" dhe do tė fillonte sendėrtimi i paqes dhe stabilitetit nė Ballkan, nė kėtė nyje nevralgjike tė Evropės dhe me kėtė rast do tė mund tė konsolidohej edhe Evropa e Bashkuar.

Nėse Bashkimi Evropian dėshiron tė krijojė njė Evropė stabile, fillimisht ky stabilitet dhe kjo paqe duhet tė realizohet nė Ballkan, gjithmonė sipas parimit tė komb-shteteve etnike. Nė tė kundėrtėn, Ballkani gjithmonė do tė jetė njė vatėr lufte, njė "fuqi baroti" edhe pėr Evropėn dhe ndoshta edhe me gjerė.

Express: As institucionet e vendit e as ato ndėrkombėtare nuk ju duan si AKSH, si mendoni qė tė bėni luftė nė Kosove , si e shihni pozicionit tuaj karshi institucioneve tė huaja dhe vendore?

Gafurr Adili: Aleatėt tanė, qofshin kėta vendorė apo ndėrkombėtarė, tė cilėt nuk i dekonspirojnė, siē kanė bėrė deri mė tani politikanėt debilė tė Prishtinės, na duan si Front pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar me tė gjitha strukturat e tij, ndėr tė cilat ėshtė edhe AKSH, dhe jo vetėm qe na duan, por edhe na inkurajojnė nė misionin tonė fisnik, tė ribashkimit kombėtar shqiptar. Nuk na duan vetėm aleatėt e sllavo-grekėve, qofshin kėta tė huaj apo edhe shqiptarė, qė janė shumė pak dhe tė cilėt edhe mė shumė do t'i pakėsojmė shumė shpejt.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Intervista ] Noel Malcolm intervista ne Shqip Top-Channel (2007-10-25 17:05:04 nga admin1)
[ Intervista ] Intervista: Ali Ahmeti - Express (2007-09-21 16:16:15 nga admin1)
[ Intervista ] Intervista: Xhavit Morina - Express (2007-09-21 16:14:11 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] EKSKLUZIVE: Video Intervista e Albin Kurtit 1 dite para se ai te kidnapohej nga regjimi Terroristo-Fashist i UNMIK-ut (2007-07-01 02:42:51 nga admin2)
[ Intervista ] Intervista me Visar Ymeri (2007-03-03 01:00:53 nga admin7)
[ Opinione ] INTERVISTA E ZEDHENESIT POLITIK TE F.B.K.SH.,DHENE GAZETES " L A J M " TE PRISHTINES. (2006-12-10 03:19:17 nga A.Dervina)
[ Lajmet kryesore ] Intervista e Xhemil Zeqirit eshte aktuale edhe sot (1) (2006-12-05 06:07:42 nga Flori Bruqi)
[ Lajmet kryesore ] INTERVISTA/ Idetė e mia pėr informacionin nė Televizionin Publik (2006-11-26 05:32:15 nga Flori Bruqi)
[ Opinione ] SIMPOZIUMET E PĖRĒARJEVE DHE VETĖSHKATRRIMIT (2008-12-03 13:32:06 nga admin1)
[ Opinione ] AKADEMIK QOSJA - qytetar nderi i Skenderajt! (2008-12-03 13:04:34 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria nėn ujė, qeveria e papėrgatitur pėr pėrmbytjet (2008-12-03 09:58:55 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster