| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » UĒK, sėrish nėn armė |
| Postuar mė datėn: 2007-07-08 13:08:23 nga admin2 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Zvarritja e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės, ka shfaqur nė skenė organizatat e dala nga Ushtria
Ēlirimtare e Kosovės. Durimi i tyre, por edhe i qytetarėve tė tjerė tė Kosovės, po soset. Dhe atėherė UĒK-ja mund tė jetė sėrish realitet.
Durimi e ka njė kufi.
Dhe, durimi i veteranėve shqiptarė tė UĒK-ve tė trojeve shqiptare, nuk ėshtė kaq i madh. Ky ishte lajtmotivi, qė, pas shumė kohėsh, javė mė parė nė Deēan, ata u mblodhėn bashkė si dikur.
Duket se reagimi i parė ėshtė ndaj pėrgatitjeve tė Gardės sė Car Lazarit, qė ka kėrcėnuar se pėr 2 orė e marrin tė gjithė Kosovėn.
Por, ajo qė ende nuk thuhet ėshtė pėrballė: Ēdo tė bėhet nėse statusi i Kosovės do tė shtyhet ende?!
Abdyl Mushkolaj, komandanti i veteranėve tė Dukagjinit, ėshtė i qartė dhe bėhet i tmerrshėm, kur bėhet fjalė pėr provokimin e fundit tė serbėve.
Aj, janė 30.000 veta anėtarė tė Gardės sė Car Lazarit qė pretendojnė se pėr dy orė e marrin Kosovėn. Ej,... nanėn, ne ua tregojmė vendin, thotė pėr MAPOn dhe njė qeshje me zė e shkul nga telefoni. Zoti Mushkolaj, po armėt me tė cilat do ti pėrballni, ku i keni? - pyesim.
A ka shtėpi shqiptari pa armė?, pėrgjigjet ai me njė tjetėr pyetje.
|
|
Faik Fazlliu, kryetari i veteranėve tė lėnduar tė Kosovės ėshtė mė diplomatik se Mushkolaj. Ne kemi filluar prej kohėsh konsultimin e degėve tona pėr situatėn dhe shpejt do dalim me njė qėndrim.
Esenca ėshtė se, nėse do tė ketė shtyrje tė mėtejshme tė statusit, situata nuk do tė jetė stabile nė Kosovė. Por, nuk do tė ketė reagim tė armatosur...., shprehet ai. Nė ditėt e fundit tė luftės ai ėshtė plagosur dhe ka humbur kėmbėn. Ka qenė vetėm 22-vjeē kur ka nisur luftėn, nė kulmin e moshės, kur shokėt e tij jetonin akoma adoleshencėn.
Fazlliu tregon se takimi i Deēanit ėshtė vazhda e takimeve tė degėve tė ndryshme, qė veteranėt i kanė filluar nga bazat e tyre, pėr tė parashikuar njė tė ardhme.
I kujdesshėm pėr peshėn e fjalėve qė thotė, ai kujdeset qė deklaratat e tij tė mos teprohen, ndėrsa nuk e mohon qė ngritja e strukturave
paramilitare serbe, ka qenė njė nga shkaqet, qė gjumi i tyre tė prishet mė shpejt.
Nuk i kemi frikė, thotė shkurt, por i kemi paralajmėruar qė tė kenė kujdes.
Ish-ushtarakėt, me grada tė ndryshme, tė gjymtuar, tash nė lule tė moshės, kthyer nė pensionistė dhe nė pritės lajmesh pėr
kauzėn e tyre - ishin tubuesit e ēėshtjes sė re tė Kosovės. Ajo do tė shtrihet shpejt edhe nė vende tė tjera. Ėshtė tepėr diplomatik dhe i kujdesshėm.
Edhe pse nuk e pėlqen pėrballjen e miqve tė tyre nė negociata, qė pėrbėjnė delegacionin e Kosovės dhe nė qėndrimin pritės tė zyrtarėve kosovarė. Pėr ata, burrat e rinj, qė tashmė pėrfaqėsojnė veteranėt e Luftės sė Kosovės, kjo nuk ėshtė e njėmendtė.
Shtyrja e statusit tė Kosovės u duket si tallje me gjakun e shokėve tė tyre, qė tash janė nė njė botė tė qetė, ku nuk dėgjohet asgjė. Qoftė bisedat e pafundme pėr statusin dhe qoftė klithmat e serbėve. Fazlliu, thotė se serbėt nuk do tė guxojnė, kurse Abdyl Mushkolaj ėshtė i etur pėr ata.
Le tė vijnė! Do ti presim
Kryetari i Shoqatės sė Veteranėve tė Luftės pėr rajonin e Dukagjinit, Abdyl Mushkolaj thotė se statusi ėshtė shtyrė disa herė dhe tani ėshtė koha qė tė thuhet pėrfundimisht, se kur do tė qartėsohet e ardhmja e Kosovės. Atė qė pėrsėrit pėr MAPO-n, ai e ka thėnė dhe pak ditė mė parė pėr BBC-nė: Jemi duke punuar pėr tė bėrė presion qė ēėshtjen e statusit tė Kosovės, qė ta afatizojnė ndėrkombėtarėt, e nėse jo, atėherė si veteranė tė luftės, jemi tė detyruar qė vetė ta afatizojmėdhe ta mbajmė premtimin e dhėnė.
Deri para pak kohėsh, gjithēka dukej se shkonte vaj. Pos problemeve tė pėrditshme dhe
zvargjes sė vazhdueshme tė lajmeve pėr statusin. Raundi i negociatave, pėrgatitja e dokumentit tė Ahtisarit, afati, Kėshilli i Sigurimit,
sėrish pėrgatitja e dokumentit tė kryenegociatorit, vetoja
ruse... Kurse, grupi i burrave, qė pėr statusin e Kosovės kishin
luftuar pa ekuivoke, kishte referenca tė tjera pėr kohėn dhe pavarėsinė. Prej kohėsh me degėt e tyre ish-njerėzit e UĒK-sė i kanė
matur mirė hapat e tyre. Ata kanė filluar pėrgatitjet me strukturat e tyre dhe nė protestėn e djemve tė Vetėvendosjes, nė kėtė fundmuaj, ata pėr herė tė parė do tė bashkėpunojnė hapur. Jo mė kot. Pėrballė tyre, prej ditėsh serbėt pėrgatiten dhe u bien tamtameve.
Veteranėt nė kėrkim
Ndėrkohė qė UĒK-istėt e kanė marrė punėn seriozisht. Pas Deēanit, veteranėt do tė takohen nė Preshevė, nė Maqedoni, nė Mal tė Zi dhe pastaj nė Nėnėn
Shqipėri. Dita dhe vendi nuk thuhet, kuptohet. Kudo vigjilojnė serbėt. Ēėshtja mendohet se do tė marrė pėrmasa, sipas Fazlliut, nėse Prishtina dhe Beogradi
nuk arrijnė marrėveshje kompromisi gjatė 120 ditėve tė ardhshme. Nė fakt, shqetėsimi mė i madh i veteranėve ėshtė diku tjetėr. Tė bindur se shokėt e
tyre (ata qė sot drejtojnė nė Kosovė dhe janė nė negociata) i kanė braktisur, ata nuk janė tė
bindur se Kosova po ecėn nė rrugėn e duhur. Politikanėt tanė, pretendojnė veteranėt, nuk kanė ide tė qarta se si tė ndėrtohet shteti. Ne iu kemi bėrė tė ditur tė gjithėve se kjo ēėshtje kėrkon zgjidhje, nėse duan tė kenė qetėsi nė Ballkan, ka thėnė Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatės sė Familjeve tė dėshmorėve tė UĒK-sė.
Atyre nuk iu intereson shumė se ēfarė thotė klasa politike, e cila ka vite qė pėrsėrit tė njėjtat fjalė nė lidhje me pavarėsisė. Jemi duke vėzhguar situatėn politike dhe sė shpejti do tė marrim njė vendim, do tė dalim me qėndrim konkret se ēfarė do tė bėjmė, cilėson Jashari.
Pėrballė UNMIK-ut
Por, kjo nuk ėshtė e lehtė, kur vendit i janė shtuar problemet ekonomike dhe kur mungesa e statusit bėn qė gjendja pezull tė vijojė edhe mė tej. Dhe pėr kėtė
ka kontribuar, sipas tyre, edhe UNMIK-u. Ėshtė njė burokraci, ndaj tė cilės kemi pasur rezerva qė herėt, nė vitet 2000, dhe mendojmė se misioni i tyre ėshtė i kaluar. Ne jemi kundėr tyre, por jo kundėr KFOR-it, qė i kemi pasur aleatėt tanė nė luftė, shprehet Faik Fazlliu. Jemi nė pritje dhe duam njė afat pėr statusin, sepse kėshtu nuk mund tė vazhdohet mė, shprehet ai nė emėr tė miqve tė tij, qė presin.
Ben Andoni |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|