DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Gjeorgjia shpall "gjendjen e luftės"
Postuar mė datėn: 2008-08-08 19:30:59 nga admin2 :: Kategoria: Lajmet kryesore
Parlamenti gjeorgjian ka miratuar njė dekret presidencial pėr shpalljen e gjendjes sė luftės.
Deklarata ėshtė e vlefshme pėr 15 ditė dhe i krijon mundėsi ushtrisė qė tė thėrres rezervistė.

Ky vendim erdhi nė kohėn kur avionė rusė kryen sulme ajrore mbi objektiva ushtarakė nė qytetin gjeorgjian Gori, ku trupat qeveritare po mobilizohen pėr tė mbėshtetur forcat e tyre nė rajonin e Osetisė Jugore.

Njoftimet bėjnė tė ditur se njė numėr i madh civilėsh janė vrarė apo plagosur.

Rusia pranoi se dy avionė tė saj janė rrėzuar.

Mė herėt Rusia tha se trupat e saj kishin marrė kryeqytetin e Osetisė Jugore, Tskhinvali, pasi u sulmua nga trupat gjeorgjiane ditėn e enjte nė mbrėmje.

Moska kėmbėngul se mė shumė se njėmijė civilė kanė mbetur tė vrarė, njė pretendim qė hidhet poshtė nga Tbilisi.

Ushtria gjeorgjiane thotė se do tė tėrheqė 2000 trupat e saj nga Iraku pėr t'iu bashkuar luftimeve.

Gjeorgia kreu njė sulm tė befasishėm nė Osetinė Jugure me qėllim qė t'i vinte rebelėt e rajonit nėn kontrollin qendror.

Ndėrkohė separatistėt nė Abkhazi, njė tjetėr provincė problematike, thonė se kanė kryer njė sulm me artileri mbi forcat gjeorgjiane nė Kodori.
Minstri i Jashtėm i qeverisė sė vetėshpallur tė Abkhazisė, Sergei Shamba tha se separatistėt donin qė tė pėrzinin trupat gjeorgjiane nga ky rajon, i vetmi vend qė kontrollohet nga Tbilisi.

Nuk ėshtė qartė nėse avionėt e pėrdorur nė sulme janė rusė, apo tė separatistėve tė abkhazianė.

Qėndrimi i SHBA-sė

Duke folur nė Pekin, Presidenti Bush ka thėnė se ėshtė shumė i shqetėsuar lidhur me situatėn nė Gjeorgji.

Ai tha se integriteti i Gjeorgjisė duhet tė respektohej dhe i bėri thirrje Rusisė tė ndalonte bombardimet.

Ai tha se SHBA-ja po punonte drejt njė ndėrmjetėsimi ndėrkombėtar.

Ai shtoi se paqja duhet tė vendosej sa mė shpejt tė ishte e mundur.

Mė herėt, ministri i jashtėm rus, Sergei Lavrov, i tha BBC-sė se vendi i tij nuk donte luftė me Gjeorgjinė.

Zoti Lavrov akuzoi presidentin Saakashvili se po e ekzagjeronte kėrcėnimin rus duke pretenduar se Rusia kishte pretendime territoriale nė ish territore sovjetike.

Zoti Lavrov tha se qėllim i Rusisė ishte vetėm tė rivendoste rendin nė Osetinė Jugore, siē ishte pėrpara shpėrthimit tė konfliktit dy ditė mė parė.

BBC
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Perėndimi, Rusia dhe Gjeorgjia (2008-09-11 00:02:31 nga admin2)
[ Opinione ] Si ra Gjeorgjia nė kurthin e armiqve (2008-08-10 22:56:42 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Gjeorgjia nuk ndalon dot sulmet ruse (2008-08-10 22:54:10 nga admin2)
[ Opinione ] "Gjeorgjia nė rrezik" (2008-05-10 00:12:37 nga admin2)
[ Histori ] RRUGĖTIMI I SHQIPĖRISĖ DERI TE SHPALLJA E PAVARĖSISĖ NĖ VLORĖ - MĖ 28.XII.1912 (2008-11-27 10:21:57 nga admin1)
[ Histori ] SHPALLJA E PAVARĖSISĖ SĖ SHQIPĖRISĖ DHE FORMIMI I SHTETIT SHQIPTAR (2008-11-23 09:24:23 nga admin1)
[ Histori ] SHPALLJA E PAVARĖSISĖ SĖ SHQIPĖRISĖ DHE FORMIMI I SHTETIT SHQIPTAR (2008-11-23 09:12:16 nga admin1)
[ Opinione ] Shpallja e kumbarisė... (2008-10-22 13:49:25 nga admin1)
[ Opinione ] UNMIK-u & EULEKS-i: PO SILLENI SI SUNDIM KOLONIAL EDHE PAS SHPALLJES SĖ REPUBLIKĖN E KOSOVĖS (2008-09-17 10:00:01 nga admin4)
[ Opinione ] Pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, veriu i Kosovės u bė edhe mė i pavarur nga Kosova (2008-06-08 06:32:40 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] PDSH shpall fitoren nė mesin e elektoratit shqiptar (2008-06-01 16:46:56 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster