DEKLARATĖ PUBLIKE NR. 2 E ZĖDHĖNSIT POLITIK TĖ FBKSH-SĖ:
NDARJA E KOSOVĖS DHE LOJA DOMINO
!
Krahas Rezolutės 1244 tė OKB-sė, edhe Pakoja Ahtisaari, shumė qartė e pėrcakton mos-ndryshimin e kufirit dhe pacenueshmėrinė e territorit tė Kosovės. Por, pėr gati 9 vite me rradhė, Kosova Veriore/ Mitrovica Veriore, Albaniku, ish-Leposaviqi dhe Zubin Potoku/ nuk ėshtė administruar as nga forcat ndėrkombėtare (UNMIK dhe KFOR) dhe as nga ato vendore (SHPK dhe TMK), por atje dhe, mbi tė gjitha nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, kanė vepruar ligjet e xhunglės, gjendje kjo qė vazhdon edhe tani, kur u tha se atje janė stacionuar forcat e EULEX, tė cilat detyrohen tė ikin nga dhuna e bandave kriminale serbe, qė duart e tyre i kanė tė lyera me gjakun e popullit shqiptar tė Kosovės Protektorat, qė jo vetėm nuk janė luftuar nga UNMIK dhe KFOR por pėrkundrazi edhe janė pėrkėdhelur dhe ndihmuar regullisht.
Deri nė vitin 1956 Albaniku (ish- Leposaviēi) dhe Zobin Potoku kanė qenė tė Serbisė dhe, me qėllim tė rritjes sė numrit tė popullsisė serbe nė Kosovė, ish Jugosllavia ia bashkoi Kosovės, si dhe nga ana tjetėr Serbisė ia aneksoi tri komunat e Kosovės Lindore: Preshevėn, Medvegjėn dhe Buajanocin. Prandaj, Fronti pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar (FBKSH), konsideron qė Albaniku (ish-Leposavici) dhe Zobin Potoku ti rikėthehen Serbisė, por jo pjesa veriore e Mitrovicės, sepse ajo jo vetėm qė nuk ka qenė e Serbisė, por edhe krahas pasurive nėntokėsore ajo (Mitrovica Veriore) pėrmban edhe ujin e Kosovės, qė ėshtė gjaku i Kosovės, si dhe nga ana tjetėr Kosovės ti ribashkohet Kosova Lindore dhe kėshtu me rradhė, duke u krijuar komb-shtetet etnike nė Ballkan, si: Shqipėria Etnike, Bullgaria Etnike, Greqia Etnike dhe pse jo edhe Serbia Etnike, por kurrėn e kurrės JO Serbia e Madhe, as Shqiperia e Madhe, as Bullgaria e Madhe dhe as Greqia e Madhe, gjė qė pėrmes sė cilės njėherė e pėrgjithmonė nė Ballkan do tė krijohej paqja e stabiliteti i pėrhershėm, dhe qė do rrezatonte edhe nė Evropėn e Bashkuar dhe mė gjėrė, sepse do tė arrihej balancimi i komb-shteteve nė Ballkan dhe komb-shtetet e Ballkanit, ndėr tė cilėt edhe komb-shteti shqiptar, me emrin Shqipėri, nė Bashkimin Evropian do tė integrohej si komb-shtet me dinjitet dhe prosperitet kombėtar.
Fronti pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar (FBKSH) konsideron se ka ardhur koha e mbajtjes sė Konferencės sė Londrės II, e cila fillimisht do tė abrogonte (zhvelftėsonte) tė gjitha vendimet e Konferencės sė Londėrs ( tė vitit 1913) dhe kombit shqiptar do tia njihte tė drejtėn e vetėvendosjes, prandaj edhe kėrkojmė qė tė gjitha forcat atdhetare shqiptare tė bashkohen rreth Frontit pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar (FBKSH)dhe strukturave tė tij.
Zėdhėnėsi Politik i FBKSH-sė,
Mr. Gafurr ADILI.
Tiranė, 24. 02. 2008 |