| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » MEJTEPI DHE LUFTA PĖR ABETAREN SHQIPE |
| Postuar mė datėn: 2008-01-02 04:59:02 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Begzad Baliu
Tekstin qė sot po pėrpiqem ta dėrgoj e kam shkruar ditė mė parė, por nga fundi u ndal rryma dhe e humba, ashtu qė nė shenjė proteste me veten dhe botėn qė mė rrethon, hoqa dorė nga mesazhi, sado mendoj se tė kisha mbledhur mjaft tė dhėna. Sot mendova se nė fillim tė vitit tė ri duhet lėnė edhe inatet me vetveten, prandaj vendosa tė shkruaj pėrsėri. |
|
1. Nė Kosovė nuk ka pasur shkolla me mėsim nė turqisht apo osmanishte. Nė Kosovė deri nė Luftėn e Dyte Botėrore ka pasur Mejtepe pėr mėsim fetar dhe jo laik, duke pėrfshirė edhe Medresenė e Mbretit nė Shkup.
2. Shkollat fetare i hapi regjimi serb jo pėr tė mėsuar shqiptarėt, por pėr t'i identifikuar nė turq dhe pėr t'i vėnė hoxhallarėt nė shėrbim tė shpėrnguljes sė shqiptarėve nė Turqi. Ėshtė koha kur pėr njė Abetare shqiptaret pushkatoheshin, ndėrsa mund tė shkruaje dhe lexoje ēdo gjė nė arabisht dhe nė serbisht. Ky koncept i politikės serbe ndaj shqiptareve ka vazhduar edhe pas Luftės sė Dytė Botėrore deri nė vitin 1990, kur secili shqiptar mund tė shkruante ēdo gjė dhe nė cilėndo shkollė moderne, por jo edhe tė nxirrte simbolin kombėtar si parėsor, natyrisht nėse kėtė nuk e bėnte pėrmes letėrsisė sė absurdit.
3. Ėshtė tjetėr fakti se disa nxėnės tė shkolluar nė Mejtepe krijuan mendimin e tyre pėr shoqėrinė dhe kombin.
4. Nė kontekst tė dijes se tyre me rėndėsi ishte edhe fakti se ata pastaj gjatė luftės sė dytė botėrore krijuan urrejtjen jo vetėm fetare, por edhe kombėtare ndaj sllaveve dhe kjo pati pasoja pozitive pėr Lėvizjen Kombėtare.
5. Hasan Kaleshi ėshtė studiues i pėrkushtuar i letėrsisė orientale (shih: Kaleshi, Hasan: Roli i shqiptare nė letėrsinė orientale , SKSHH 2, UP-FF, Prishtinė, 1976, f. 151-216. Nt: Hyrje (151-156); Poezia (156-169); Poezia e teqeve (169-175); Historiografia (175-186); Disiplinat shkencore (186-195); Gramatologjia dhe leksikografia (195-198); Publicistika (199-210); Letėrsia e memoareve (211-215); Pėrfundimi (215-216). Fusnota: 17. Veprat: 21; Polisi, Mehdi: KONTRIBUTI I HASAN KALESHIT NĖ GJUHĖSINĖ SHQIPTARE, SNGJLKSH 24 1, UP FF, Prishtinė , 2005 , fq. 403 410. Fusnota:19), por nuk e di se si ka ardhur ne pėrfundimin se "kosovarėt e paskan kundėrshtuar alfabetin me shkronja latine. Ketė nuk e besoj edhe pėr faktin nė Kosovė nuk ka ekzistuar ndonjė lėvizje letrare a krijuese e kohės. Njė pjesė e letėrsisė sė bejtexhinjve madje ėshtė shkruar jo vetėm me shkronja arabe, por edhe sllave.
Pėrkrahe ndėrkaq njė studim tė thelluar tė kėsaj letėrsie. Historia e letėrsisė shqipe duhet plotėsuar jo vetėm me krijime letrare tė shkruara nė alfabetin latin, por edhe atė arab e grek. Njė pjesė e kėsaj lemerisė ka ndikuar nė shoqėrinė shqiptare (mendoj nė vlerat artistike e estetike) mė shume se ajo e shkruar dhe madje e panjohur me alfabetin latin. Po nė ketė rrugė duhet pėrfshire edhe letėrsinė e shkruar nė gjuhėn latine dhe italiane (mendoj pėr letėrsinė e arbėreshėve), e cila ka sjellė vlera estetike dhe artistike dhe ka bėrė ndikim nė kulturėn shqiptare. Unė kujtoj se pėrfshirja e plotė e letėrsisė sė arbėreshėve tė Italisė nė kulturėn shqiptare do tė ndryshonte kufijtė historik tė Historisė dhe Letėrsisė Shqipe.
2 Janar 2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|