DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» ATAK “STALINIST” NDAJ NJĖ AKTIVITETI KULTUROR NĖ PRIZREN
Postuar mė datėn: 2008-05-01 13:12:07 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore

(Me rastin e hapjes sė njė ekspozite artistike nga ana e lėvizjes “VETĖVENDOSJE” nė Prizren, dhe intervenimit brutal tė policisė, nė tė cilėn burgosėn shatė persona)

Ajo ēfarė ndodhi nė pasditen e bukur tė 30 Prillit nė Prizren, vėrtetė nuk duhet ta lė tė qetė asnjė banor tė kėtij qyteti tė lashtė dhe kulturės tradicionale; shembullit tė tolerancės ndėretnike dhe ndėrfetare; bukuroshes sė Arbėrisė; simbolin tė kombit dhe simbolin e lirisė.


Shkruan: Adnan Abrashi

Mė 30 Prill, aty ndodhi ajo qė mė sė paku ėshtė pritur. Me direktiva tė perėnduara tė metodave moniste, nga njė qeveri e instaluar burokratike qė pretendon tė jetė demokratike, u shkel brutalisht liria e shprehjes sė fjalės.
Nė njė ditė tė bukur pranverore me diell, kur qendra e kėtij qyteti gumėzhinte nga zėrat rinore qė e kishin vėrshuar atė, dega e lėvizjes “VETĖVENDOSJE” nė Prizren, nė brigjet e Lumbardhit tė lashtė, qė ne vendasit e quajmė si “KEJ”, kishte organizuar njė ekspozitė me fotografi retrospektive tė aktiviteteve tė saja tė gjertanishme. Kjo ngjarje kulturore e shėnuar nėn qiellin e haptė, kishte zgjuar interesimin e madh tė shumė qytetarėve Prizrenas. Ajo ishte mirėpritur dhe pėrkrahur pa rezervė nga ta, fakt ky, qė e vėrteton edhe numri i madh i vizitorėve qė e kishin vėrshuar kėtė hapėsirė.
Fatkeqėsisht, ky promocion artistike, sikur nuk e kishte lėnė indiferent qarqet qeveritare tė pushtetit tonė lokal. Tė vendosur qė me “konsekuencė” ta zbatojnė ligjshmėrinė, ekipet mobile tė inspektoratit komunal, me njė aksion tė furishėm tė cilit, merrni me mend, i paraprinte edhe vetė Drejtori i kėsaj drejtorie, pėrmes intervenimit tė dhunshėm dhe burgosjes sė 7 aktivistėve tė saj nga ana e policisė qė ishte ftuar nė ndihmė, brutalisht e kishte shuar kėtė aktivitet tė “paligjshėm dhe tė rrezikshėm kulturor”, me njė pretekst tė vetėm se, pėr mbajtjen e saj, nuk ėshtė kėrkuar leja zyrtare.
Shumė vizitorė dhe qytetar tė rastit qė kishin qėlluar aty, por edhe syri vigjilent i kamerave televizive, kishin parė dhe regjistruar njė skenė qe ne, tanimė nė Kosovėn tonė tė lirė dhe shtet tė pavarur, kemi menduar se kaherė ka perėnduar.
Kot aktivistėt e pa dhunshėm, me trupat e njoma rinore, paqėsisht tentoni ta mbronin “visarin” e tyre tė ēmuar artistik, tė cilin vetė e kishin financuar nga “xheparci” i parave pėr “makijato”, sepse, ashpėrsia e policėve tė trajnuar mirė pėr intervenim (si duket vetėm pėr protesta tė shqiptarėve) veē i kishte shtrirė ata pėr toke, i ngrehnin zvarrė duke i prangosur me pėrplot histeri. Paramendoni se si nė atė moment ndeshin qytetarėt e shumėt qė qėlluan aty (disa edhe me fėmijė tė vegjėl pėr dore) duke i shikuar me sytė e veta kėto skena rrėqethėse?
Ēfarė koincidence?! Njė ekspozitė artistike me tematikė retrospektive tė ngjarjeve tė dhunės sė ushtruar policore ndaj kėsaj Lėvizjeje, si duket nė Prizren u transferua nė SKENAR tė zbatimit tė saj praktik, regjisori i sė cilės ishte pushteti i ri burokratik i Kuvendit tė Komunės dhe policia prizrenase. Kuptohet, nuk munguan as kamerat televizive.
Por, ju lutem o njerėz tė mirė! A mundeni ta kuptoni ndjenjėn e njė prindi i cila nga larg shikon se si fėmijėn e tij paqėsore dhe pa qėllime dhune, e tėrhiqnin zvarrė kėta “pėrbindėsh” profesionist, vetėm e vetėm qė ta qojnė nė vend urdhrin e njė burokrati tė etshėm pėr dėshmimin e forcės dhe pushtetit tė tij autoritar?
Jo, o miq tė nderuar! Sepse, sikur kėta pushtetar tė rijnė shpejtė harruan “dajakun” qė edhe vetė e kishin hėngėr nga mu ata burokrat e mėparshėm, vetėm e vetėm pse me tė drejtė kėrkonin atėbotė, t’i vendosjen nė qendėr tė qytetit tė Prizrenit lapidaret e dy dėshmoreve tanė tė lavdishėm tė lirisė.
Nė atė kohė, ndaj protestuesve paqėsor “dajaku” i parė i UNMIK-ut dhe kolaboracionistėve tė tij qė i shėrbenin pas lufte, krisi mu nė Prizren, dhe, a nuk qe kjo si shenjė e keēe paralajmėruese se nė tė ardhmen dhuna policore do tė vazhdonte edhe mė ashpėr nė Kosovė... besa deri nė vrasje. A nuk ėshtė kėshtu?
Mos vallė, kjo ēfarė ndodhi sot nga ky pushtet i ri lokal nė Prizren, seriozisht duhet tė merret si paralajmėrim se ēka nė tė ardhmen mund t’ju ndodhi kėtyre djelmoshave “kokėfortė” tė lėvizjes “Vetėvendosje” edhe nėpėr qytetet tjera tė Kosovės??
Shikoj lajmet lokale tė mbrėmjes dhe aty shoh deklarimin e aktivistit tė patrembur dhe krenar tė kėsaj lėvizjeje, se si nė fytyrė ua pėrplas pushtetarėve tanė se kėto metoda qė po i pėrdorin janė “staliniste” dhe “antidemokratike”. Me tė mbaruar reportazhi televiziv i kėsaj ngjarje, intuitivisht fillova ta kėndoj me gjysmėzėri nė vete melodinė e asaj kėnge tejet tė popullarizuar qė dikur glorifikonte njė politikė dhe personalitet. Kuptohet, fjalėt e keksit ia adaptova vetė: “O lum neve kush po na prinė, dikur Eqremi e tash Ramadani me partinė”
Ju lutem pa keqkuptim kryetari im i respektuar, z. Ramadan, por njė gjė duhet t’ju them si tė vėrtetė: Edhe nė kohėn e Eqremit kjo lėvizje ka protestuar, bile-bile me simbolika edhe mė tė fuqishme kundėr-pushtetar dhe kundėr-UNMIKISTAN, por, kurė nga ai nuk ėshtė dhėnė ndonjė urdhėr pėr njė intervenim tė tillė brutal policor?!
Dhe, pėr pėrfundim, si po na shkojnė kohėn e fundit disa punėt nė qeverisjen tonė lokale tė Prizrenit, ndoshta nga pak po na kap nostalgjia pėr EQĖN, kryetar??!

1 maj 2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Koēo Danaj: Atakimi i 28 nentorit fyen shtetin shqiptar te Kosoves dhe i hap rruge percarjes nacionale (2008-05-19 18:08:44 nga admin1)
[ Opinione ] REAGIM: Ndaj Deklaratės demagogjike... (2008-11-28 18:37:59 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Human Rights Watch: Beogradi politikė diskriminuese ndaj shqiptarėve (2008-11-03 15:03:00 nga admin1)
[ Opinione ] Disa shpjegime plotėsuese, nė vend tė reagimit ndaj njė gjullurdie mediatike (2008-10-28 16:33:47 nga admin4)
[ Opinione ] Reagim ndaj Radio Televizionit tė Kosovės (2008-10-25 17:52:54 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Panik nė bursat ndėrkombėtare, pas votės "JO" ndaj planit tė administratės amerikane (2008-09-30 01:50:02 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Rezoluta serbe ndaj Kosovės, Sejdiu takon Scheffer (2008-09-24 08:57:18 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Plan atentati ndaj Broun, arrestohet kosovari (2008-08-29 18:26:11 nga admin4)
[ Kultura ] PAKOJA E AHTISARIT DHE SĖMUNDJET KRONIKE TĖ SAJ NDAJ VENDIT TONĖ (2008-08-28 02:45:42 nga admin4)
[ Histori ] Barbarizmat serbe ndaj shqiptarėve nė vjeshtėn e vitit 1913 (2008-08-25 09:18:59 nga admin1)
[ Opinione ] Shantazhi i Serbisė ndaj diplomacisė kosovare (2008-07-24 16:14:33 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster