| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Pastrimi i mėkateve |
| Postuar mė datėn: 2007-06-30 13:02:50 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Shpresa Dardani
Tė gjithė qytetet e Kosovės janė mbushur me reklama tė partisė AKR (Aleanca Kosova e Re): mjaft mė fjalė! me fotografinė e piSnismenit Behgjet Pacolli.
Shkrim pėr z. Pacolli, kryetarin e AKR-sė dhe mbėshtetėsit e tij, tė cilėt e dinė historinė e z. Pacolli.
Kėtė shkrim e kam bėrė duke u bazuar nė programin e mėhershėm, i cili ishte nė ueb-faqen e AKR-sė. Gjithashtu i referohem edhe publikimeve tė tjera, tė cilat gjithashtu mund ti gjeni nė ueb-faqen e AKR-sė.
Programi i AKR-sė ėshtė hequr nga ueb-faqja, gjoja pėr arsye se ėshtė duke u pėrmirėsua. Shpresojmė se versioni i pėrmirėsuar do tė bėhet mė i vlershėm se i pari.
Themeli i programit pėrmbante kėtė:
liberaldemokratėt synojnė qė pengesat burokratike dhe kontrollet shtetėrore tė zvogėlohen nė minimum; kjo mund tė arrihet pėrmes reformės sė pushtetit lokal, decentralizimit, privatizimit, derregullimit, etj
(fjala e fundit ka qenė ndoshta gabim gjuhėsor/sintaksor, mirėpo mua mė duket diēka fatale, sidomos nga njė parti e cila siē thuhet ka vetėm njerėz tė suksesshėm)
Pa marr parasysh kėtė gabim gjuhėsor/sintaksor, sipas mendimit tim themeli i programit dhe vizioni i AKR-sė Njė shtet tė qytetarit, dhe pėr qytetarin bien nė kundėrshtim me synimet afatgjata tė AKR-sė, qė Kosova tė qeveriset nga njė presidenti me kompetenca mė tė mėdha se deri tani.
Pastaj nė programin e AKR-sė flitet vetėm pėr qytetar, mirėpo shtrohet pyetja se ku ti lėmė fshatarėt, a thua ekzistojnė ata pėr AKR-nė? Ēka tė bėjmė me fshatarėt ore z. Pacolli dhe ju tė gjithė pėrreth tij?
Nė njė vizitė nė Gjilan z. Pacolli tha: Ata qė e harrojnė historinė gabojnė rėndė
. Ēuditem se si e paska harrua ky historinė e vet?!
Nė njė reklamė tjetėr tė AKR-sė thuhet: Tė integrojmė Kosovėn nė shoqėri civile
Shtrohet pyetja, se si tė integrohemi ne nė njė shoqėri civile evropiane, kurse evropianėt as vet nuk e dinė mirė, se nė ēfarė drejtimi tė shkojnė? Si tė behet populli i Kosovės shoqėri civile evropiane, pa u bėrė zyrtarisht shoqėri civile shqiptare apo si i thonė multietnike!?! Derisa ne po i ndjekim idealet civile, tė tjerėt armatosen deri nė dhėmbė. Ju lutem sinqerisht juve tė AKR-sė dhe te gjithė atyre qė ėndėrrojnė se Kosova do te integrohet nė BE, te zgjoheni nga gjumi: sepse realisht kjo nuk do tė ndodh as nė 15 vitet e ardhshme! Nuk ja dua tė keqėn popullit tim, por kėshtu ėshtė realiteti i hidhur. Interesi kryesor i BE-sė ėshtė ai ekonomik, ēdo gjė tjetėr qė flitet ėshtė vetėm qėndisje pėr ta verbuar popullatėn.
Nė programin e AKR-sė gjendeshin edhe kėto fjalė:
Ndėrkaq nė aspektin politikės fiskale do tė krijohen mundėsite pėr pushime tatimore nė industritė e caktuara qė janė pėr interesin e ekonomisė kosovare dhe lehtėsirave tjera legjislative operative.
Pikėrisht kjo i intereson AKR-sė dhe sidomos z. Pacolli, sepse ky edhe nė Zvicėr nuk i paguan(te) me gjithė dėshirė tatimet. Prandaj edhe synon krijimin e njė mundėsie pėr pushim tatimor, sė paku deri sa tė pasurohet edhe mė shumė me tė gjithė ata pėrreth tij. Ata pastaj e largojnė kapitalin dhe vazhdojnė nė rajone tjera tė pa zhvilluara dhe fillojnė prej fillimi me po tė njėjtėn strategji: investim, pushim tatimor, marrja e fitimit, ikje...
Gjithashtu gjendeshin edhe kėto synime nė programin e AKR-sė:
AKR konsideron se PTK, Aeroporti, KEK-u duhet tė privatizohen
Njė gjė e tillė do ta shkatėrron gjendjen ekonomike tė Kosovėn edhe mė shumė! Nuk mundem ta kuptoj kėtė aspak, sepse nuk di se ku bazohen arkitektet e kėtij programi. Pikėrisht kėto (PTK, KEK, etj.) DUHET ti takojnė shtetit. Sepse shteti zviceran nuk ėshtė budalla qė furnizimin e ujitė/rrymės, rrjetet telefonike, postėn dhe ndėrmarrjet hekurudhe i mban si ndėrmarrje shtetėrore (apo gjysme shtetėrore)! Nė qoftė se i privatizon kėto ndėrmarrje, atėherė si firmė private tė intereson vetėm fitimi, pra nė njė fshat ku nuk ka fitim tė madh, aty do ta kėputin telin. Ndėrsa si ndėrmarrje shtetėrore (apo gjysmė shtetėrore) e ke pėr detyrė ti furnizosh tė gjitha vendet me banorė.
AKR do tė mbjellė sistemin meritokratik nė bazė tė aftėsive, pėr ēka nevojitet njė riorganizim struktural, ku hapėsirė do tu jepet ekspertėve dhe njerėzve tė aftė tė cilėt do tė vlerėsohen nė bazė tė suksesit. AKR edhe ashtu si moto tė saj ka profesionalizmin.
Shkurt e shqip: preferohen vetėm ata qė bėjnė lek (pa marr parasysh se si)! Ēka do bėhet me ata qė merren me kulturė/edukate/shoqėri publike? Kėto nuk qesin lek! Tė gjithė e dimė se pasuria ėshtė relative: tė pasur janė ata qė janė tė kėnaqur me pak apo me atė qė sa ka nevojė. Sipas programit tė AKR-sė, tė gjithė duhet ta preferojnė pasurinė materiale.
AKR pėr industri dhe tregtinė
Lidhjet:
Prishtinė-Tiranė
Prishtinė-Sofje
Prishinė-Athinė
Prishtinė-Beograd
(Nuk ja vlen tė komentohet, sepse duken qartė lidhjet dominuese!)
Nė njė intervistė z. Pacolli thotė se ai synon tė behet Zot i Kosovės!
Shtrohet pyetja (ironike): Na tregoni z. Pacolli se ne ēfarė mėnyre te ju lutemi, tė biem nė gjunjė duke i ngritur duart lart apo mjafton vetėm kjo e fundit?
Ju e keni gjet popullin shqiptar tė gjorė nė Kosovė dhe po luani... Popullata ėshtė nė gjendje tepėr tė rėnde ekonomike - e dimė shumė mirė -, mirėpo ju piSnismenet nuk keni tė drejt ta keqpėrdorni ketė gjendje mizore pėr pėrfitime personale
E sa i pėrket shoqėrisė tė z. Pacolli: nė qofte se donė ajo tė pasurohet edhe mė shumė nė kurrizin tonė, atėherė nuk jemi nė zor as pėr ata.
Nė njė intervistė z. Pacolli thotė se ka investuar mbi 3 milion pėr te lobuar. Pėr ēka keni lobuar ore zotėri? A thua nuk ka qene vonė? Ju po veproni sikur bankieri nė filmin Inside Man, i cili e kishte shitur shpirtin e njeriut dinjitoz dhe ishte pasuruar nė kurrizin e ēifutėve. Mė vonė, pasi qė e kishte hapur njė bankė te madhe, atė e vriste ndėrgjegjja dhe u mundua ta blen shpirtin e njeriut dinjitoz duke ju ndihmuar tė varfėrve. Sepse kėtij bankieri ju kishte afrua transformimi i fundit (vdekja) dhe tash dyshonte qė nuk ekziston Zoti apo njė fuqi e madhe natyrore. Pra u mundua ti pastron mėkatet, sikur disa pseudoateista tė cilėt nė pleqėri mundohen ti pastrojnė mėkatet duke u lutur
, mirėpo nuk ja doli as ky bankieri qė ta kthen shpirtin e shitur, sepse kishte ende njerėz tė gjallė qė nuk i kishin harruar mėkatet e tij ndaj popullit ēifutė... Dihet botėrisht se shpirti nuk blihet me lek! Ju, z. Pacolli, duke synuar qė tė bėheni Zot i Kosovės, ndoshta shpresoni se kėshtu do ti afroni engjėjve dhe tė loboni te i madhi Zot apo te e madhja natyrė pėr faljen e mėkateve!
Ju, z. Pacolli, mburreni me ato 3 milion, tė cilat, pėr nivelin e juaj, janė sa ēmimi i njė banese mesatare pėr njė "qytetar" tė Kosovės: njė shumė qė nuk ja vlen tė mburreni nė ēdo interviste...
Ju e arsyetoni kyējen e juaj nė politik, kinse shkaku qė ShBA-tė e harruan Kosovėn, por kjo gjė nuk ėshtė rastėsisht, duke e pasur parasysh gjendjen nė Irak
Gjithashtu keni deklaruar se partia juaj ėshtė bėrė rastėsisht, pra pa plan. Gjė qė nuk mė besohet, sidomos nė nivelin e juaj.
Tani ju thoni se morali juaj nuk ju lejon qė tė pėrfitoni nė kurrizin e popullit: mirėpo, ju pikėrisht kėtė e praktikoni. I ktheni punėtorėt e shtrenjtė nga Kazahstani, sepse nė kurrizin e tyre nuk mund tė pėrfitoni dhe i merrni shqiptarėt e Kosovės, sepse kėta tė gjorėt nuk lypin shumė dhe sa i pėrket tė drejtave tė punėtoreve, edhe pėr ato nuk mėrzitėn shumė. Sa i mirė ėshtė morali juaj!
Ju nė ēdo intervistė kritikoni qeverinė qė ajo nuk ėshtė transparente. Ėshtė kritik e qėlluar, mirėpo nė radhė tė parė kishte me qenė mirė, qė ju tė bėheni mė transparent ndaj nesh. Pastaj, do ishte burrėri, nė qoftė se ju do tė pendoheni para popullit shqiptar tė Kosovės, i cili nė vitet e 90-ta u torturua barbarisht nga serbėt, derisa ju sė bashku me mikun e ngushtė Boris Jelzin nuk bėrėt asgjė.
Mėkatet pastrohet vetėm duke u penduar! Sė paku kėtė e thonė tė gjithė fetarėt.
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|