DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Refuzimi i drejtėsisė sė UNMIK-ut
Postuar mė datėn: 2008-01-30 04:08:43 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Seanca e katėrt gjyqėsore nė rastin kundėr meje ėshtė caktuar pėr tė mėrkurėn, mė 30 janar. Unė nuk do tė marrė pjesė nė kėtė seancė ngase nuk e njoh sundimin jodemokratik tė UNMIK-ut nė Kosovė e as gjyqėsinė e tij tė padrejtė. Kufizimi i bashkėveprimit tim me gjykatėn e UNMIK-ut ėshtė pėrcaktim nė bazė tė parimeve dhe prioriteteve: derisa nuk bashkėveproj me sistemin e UNMIK-ut tė drejtėsisė, tė padinjitetshėm dhe tė padrejtė, unė vazhdoj ta kaloj kohėn time duke punuar nė mėnyrė jo tė dhunshme me popullin e Kosovės pėr drejtėsi, dinjitet, barazi dhe vetėvendosje.


Shkruan: Albin KURTI

Rasti kundėr meje ėshtė i motivuar nga politika, jo nga ligji. Ky rast e ilustron natyrėn e regjimit tė UNMK-ut nė Kosovė dhe simbolizon padrejtėsinė tė cilėn e ndjejnė mbi kurrizin e tyre tė gjithė qytetarėt e Kosovės nėn sundimin ndėrkombėtar kėtu. Unė u burgosa pse pata marrė pjesė nė njė demonstratė jo tė dhunshme qė kėrkonte tė drejtėn pėr vetėvendosje pėr popullin e Kosovės, demonstratė kjo qė e kundėrshtonte planin e Ahtisaarit dhe sundimin jodemokratik ndėrkombėtar nė Kosovė. Kėto qėllime drejtpėrsėdrejti i kundėrshtojnė interesat e UNMIK-ut. Pėrderisa vetėvendosja do t’ia ēirrte maskėn e jolegjitimitetit sundimit ndėrkombėtar nė Kosovė dhe do t’ia hiqte atij bazėn ligjore – Rezolutėn 1244 – plani i Ahtisaarit mbėshtetet dhe imponohet nga UNMIK-u si mėnyrė pėr ta vazhduar sundimin ndėrkombėtar kėtu.


Kryevepra e UNMIK-ut: Sulm dhe vrasje e Rinisė Shqiptare

Dy pikėsynime tė caktuara politike gjenden nė thelb tė rastit tė UNMIK-ut kundėr meje. Para sė gjithash, nė ditėn e demonstratės sonė mė 10 shkurt, 2007, policia e OKB-sė nėn urdhėrin e UNMIK-ut dhunshėm na e shtypi tė drejtėn pėr tubim paqėsor duke i vrarė dy protestues jo tė dhunshėm, Arben Xheladinin dhe Mon Balajn, dhe duke i lėnduar mbi 80 tė tjerė. Rasti kundėr meje ėshtė njė pėrpjekje e UNMIK-ut pėr ta larė veten nga pėrgjegjėsia pėr kėto krime brutale. Derisa unė po ndiqem penalisht dhe po portretizohem si burim i dhunės sė 10 shkurtit, UNMIK-u i lejoi vrasėsit nga njėsiti policor i Rumanisė tė shkonin nė shtėpi. Pikėsynimi i dytė i UNMIK-ut pėrmes rastit kundėr meje ėshtė t’i kriminalizojė tė gjithė demonstruesit paqėsor tė 10 shkurtit dhe ta etiketojė VETĖVENDOSJE!-n si kriminale dhe ekstreme pėr ta minimizuar pėrkrahjen ndaj nesh. Sunduesit ndėrkombėtarė tė Kosovės kanė frikė nga VETĖVENDOSJE! ngase ne jemi e vetmja opozitė nė Kosovė dhe pse ne punojmė nė mėnyrė jo tė dhunshme pėr ta realizuar vullnetin e popullit.

Unė tashmė e kam paraqitur pėrmbledhjen e absurditetit tė akuzave kundėr meje gjatė seancės gjyqėsore tė 15 nėntorit dhe pėrmes mediave. Se rastit i mungon baza ligjore edhe njėherė u bė e qartė nė seancėn e fundit, ku dėshmitari kyē i prokurorisė, oficeri i SHPK-sė, Ismet Hajdini, tha se pėrkundėr dokumentacionit tė prokurorisė, ai kurrė nuk mė kishte parė mua tė hidhja ndonjė gur mė 10 shkurt, as nuk mė kishte dėgjuar tė bėja thirrje pėr ēfarėdo hedhje gurėsh. Ai konfirmoi se protesta kishte qenė paqėsore deri atėherė kur kordoni ishte thyer dhe policia kishte hedhur gaz lotsjellės dhe kishte qėlluar me plumba tė gomės nė drejtim tė turmės.

Parregullsitė e panumėrta dhe shkeljet e tė drejtave tė mia nė kėtė rast janė dokumentuar p.sh. nga ana e Federatės Ndėrkombėtare tė Helsinkit, Amnesty International, Institucionit tė Ombudspersonit nė Kosovė dhe Kėshillit pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut. Shkelja mė e rėndė nė kėtė rast ka tė bėjė me mungesėn e pavarėsisė dhe tė paanshėmėrisė: tė gjithė gjykatėsit, prokurorėt dhe e ashtuquajtura mbrojtje nė kėtė rast janė emėruar nga UNMIK-u dhe kryesori i UNMIK-ut, PSSP-ja Joachim Ruecker – para tė cilit secili prej gjykatėsve tė mi kanė dhėnė betimin – ėshtė i cekur personalisht si palė e dėmtuar. Meqė UNMIK-u m’i mohon tė gjitha mundėsitė reale pėr ankesė ose pėr korrigjim/ndėrmjetsim, unė javėn e kaluar ua kam dėrguar njė letėr organeve tė ndryshme ndėrkombėtare tė tė drejtave tė njeriut duke pėrshkruar shkeljet e tė drejtave tė mia dhe duke shpjeguar pse ky rast duhet tė shpallet i pavlefshėm.

Unė nuk do tė marrė pjesė nė seancėn gjyqėsore nesėr ngase kam zgjedhur qė ta kufizoj bashkėveprimin tim me gjyqėsinė e padrejtė tė UNMIK-ut vetėm nė ato gjėra qė jam i detyruar t’i bėj dhe ato qė i shoh si tė domosdoshme pėr ta pėrfaqėsuar veten time dhe VETĖVENDOSJE!-n. Unė nuk kam kurrfarė qėllimesh tjera nė lidhje me procedurat gjyqėsore kundėr meje, madje as t’i pengoj ato. Pėrpos se nuk ndihem i obliguar tė bashkėpunoj nė mėnyrė aktive me kėto procedura kriminale, unė nė gjyq kam paraqitur se si aktakuza kundėr meje ėshtė absurde, pse unė e kundėrshtoj rastin dhe UNMIK-un si dhe pse e kam vėnė nė pikėpyetje dėshmitarin e vetėm deri tash. Unė gjithashtu kam treguar se si UNMIK-u i shkelė madje edhe ligjet e veta dhe ato tė tė drejtave tė njeriut qė kanė pėrparėsi ndaj ligjeve tė UNMIK-ut. Bashkėveprimi im i kufizuar me gjyqin gjithnjė ka pasur pėr qėllim ta ēoj pėrpara e jo ta pengoj drejtėsinė: duke e kufizuar pjesėmarrjen time nė gjyqėsinė e padrejtė tė UNMIK-ut dhe nė rastin e tij politik, unė e vazhdoj punėn pėr njė Kosovė tė drejtė.

Rasti kundėr meje e vė nė dukje padrejtėsinė brutale tė sunduesve ndėrkombėtarė tė Kosovės. UNMIK-u vazhdon ta zbulojė pėrbuzjen e vet pėr parimet universale tė drejtėsisė dhe dinjitetit pėrkundėr gjithė asaj pėr ēka do tė duhej tė angazhohej OKB-ja nė botė. Pikėrisht ashtu si duhet t’i vijė fundi mbretėrimit ndėrkombėtar nė Kosovė, rasti kundėr meje duhet tė shpallet i pavlefshėm menjėherė. Ashtu siē duhet tė lirohem unė nga kjo pėrndjekje politike, mbarė populli i Kosovės duhet tė ēlirohet pėrmes njė referendumi qė do ta jetėsonte tė drejtėn tonė pėr vetėvendosje.

30.01.2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Prishtina nuk lėviz nga pozicioni i refuzimit tė 6-pikėshit (2008-11-14 06:01:07 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Uizner: Nė rast tė refuzimit rus, "Kosova do tė ndizet, kurse viktima do tė jenė serbėt" (2007-03-16 07:54:13 nga admin1)
[ Opinione ] SIMPOZIUMET E PĖRĒARJEVE DHE VETĖSHKATRRIMIT (2008-12-03 13:32:06 nga admin1)
[ Opinione ] AKADEMIK QOSJA - qytetar nderi i Skenderajt! (2008-12-03 13:04:34 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria nėn ujė, qeveria e papėrgatitur pėr pėrmbytjet (2008-12-03 09:58:55 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Itali, "Ramazani" arreston 20 shqiptarė pėr drogė (2008-12-03 09:49:13 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Tė reshurat e shiut ende po vazhdojnė nė Vushtrri (2008-12-03 09:45:02 nga admin4)
[ Histori ] Amaneti i Hoxhė Muglicės: Rroftė Shqipėria! (2008-12-03 05:51:03 nga admin4)
[ Kultura ] Dibėr, o fortesa e lirisė (kėngė) (2008-12-03 05:34:13 nga admin4)
[ Tech-Info ] Pakėsohet numri i vdekjeve nga kanceri gjatė vitit 2008 (2008-12-03 05:18:42 nga admin4)
[ Kultura ] Roli humanizues dhe dehumanizues i teknikės (2008-12-02 16:35:33 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster