DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Nė janar fillon, nė maj shpallet pavarėsia
Postuar mė datėn: 2007-12-15 13:37:18 nga admin1 :: Kategoria: Intervista



Bisedė me Aleks Andersonin, drejtor i Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave nė Kosovė (GNK)

“Ėshtė njė proces kompleks, por duhet tė jetė i planifikuar. Ne nuk po e shohim ende njė qasje planifikuese tė tillė, tė detajuar nė Kosovė P.sh ne dėgjuam deklaratėn e zėdhėnėsit tė Ekipit tė Unitetit Skėnder Hyseni, qė tha se do ta shpallim pavarėsinė shumė mė herėt se maji i 2008-tės, por pyetja ėshtė, se me tė vėrtetė ka ai ndonjė plan pėr ta bėrė kėtė? Nėse Ekipi i Unitetit dhe lidershipi politik i Kosovės, arrijnė qė bashkėrisht tė koordinojnė njė plan me partnerėt ndėrkombėtar pėr arritjen e pavarėsisė mė herėt, duke i kontribuar stabilitetit dhe duke bėrė tė gjitha pėrgatitjet mė herėt se maji i 2008-tės, ne do tė jemi tė parėt qė do tė aplaudojmė dhe pėrshėndesim.”A. Anderson

Zejnaj: Z. Anderson, nė Raportin e fundit tė GNK-sė shkruan se pavarėsia e Kosovės duhet tė shpallet nė maj tė vitit 2008, ndėrsa qė mė herėt ishit deklaruar se pavarėsia do tė ndodhte para kėsaj kohe. Prej nga rekomandimi qė shpallja e pavarėsisė tė mos ndodhė para muajit maj dhe cilat janė arsyet qė duhet pritur deri atėherė?

Anderson: Ne gjithashtu theksojmė se Kosova duhet tė veprojė shumė mė herėt se nė maj tė vitit 2008, dhe po ashtu parashohim qė Kosova duhet tė fillojė pėrgatitje pėr shpalljen e pavarėsisė nė fund tė muajt janar tė vitit 2008. Por, siē shihet mediat nė Kosovė nuk e kanė kapur kėtė aspekt brenda Raportit tonė. Plani i Ahtisarit paraqet rrugėn e vetme qė ekziston pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės dhe ėshtė rruga e vetme qė kemi tani, e qė ka pėrkrahje tė gjerė ndėrkombėtare, e qė ėshtė pranuar edhe nga Parlamenti i Kosovės prillin e vitit tė kaluar.
Siē duket gjasat janė tė mėdha qė tė mos ketė rezolutė tė KS tė OKB-sė, sepse Rusia do ta bllokojė pėrsėri dhe kemi mė pak zgjidhje apo alternativa nė dorė pėr tė lėvizur drejtė pavarėsisė sė Kosovės. Pikėrisht pėr kėtė ėshtė shumė me rendėsi qė tė pėrdorim rrugėtimin dhe planin qė ka parapa Marti Ahtisari, e qė ėshtė i vetėm dhe ka pėrkrahje tė gjerė ndėrkombėtare, por edhe nė Kosovė. Ky plan parasheh katėr muaj tė tranzicionit dhe ne kemi paraparė qė Kosova nė janar tė deklarojė fillimin e tranzicionit dhe qė do tė kulmojė me deklarimin final tė pavarėsisė sė Kosovės, nė fund tė kėsaj periudhe transitore. Kjo deklaratė, nė janar gjithashtu duhet tė ftojė prezencėn e re ndėrkombėtare nė Kosovė pėr ta zėvendėsuar UNMIK-un dhe siē e dimė ka njė vit e mė shumė qė kėta mekanizma tė BE-sė janė planifikuar dhe dizajnuar pėr ta ndihmuar implementimin e planit tė Ahtisarit. Ne parashohim dhe insistojmė qė sa mė shumė pėrkrahje ndėrkombėtare tė ketė Kosova nė implementimin e planit tė tranzicionit dhe atij nė pėrgjithėsi.
Nėse Kosova ecė ashtu siē parashihet nė periudhėn transitore, me hapat qė janė propozuar nė plan, ku pėrfshihen gjėrat elementare dhe thelbėsore tė tranzicionit siē janė, Kushtetuta dhe legjislacioni nga paketa e Ahtisarit, e qė dihet se miratimi dhe adaptimi i tyre duhet tė jetė nė pėrputhshmėri me esencėn apo bėrthamėn e planit tė Ahtisarit. Pra, ka shumė punė pėr tė bėrė nė kėtė periudhė dhe parashohim se kjo nuk do tė jetė e mundur tė fillohet para fundit tė janarit. E para, Kosova duhet tė formojė qeveri. E dyta, Kosova duhet tė definojė mekanizmat dhe trupat qė do ta udhėheqin procesin me tutje, sepse deri mė tani e kishim Ekipin e Unitetit qė udhėhiqte me kėtė proces, e qė duket se nga janari do tė kemi mė shumė nevojė qė Parlamenti i Kosovės ta udhėheqė kėtė proces. Gjithashtu kemi dhe detyra tjera tė shtėpisė pėr institucionet e dala nga zgjedhjet dhe Parlamenti, e qė veēanėrisht Kuvendi i ri duhet tė miratojė Buxhetin e ri qė nuk e ka bėrė ende.
Pra, na duhet mekanizmi nė tėrėsi pėr arritjen e pavarėsisė dhe renditja e hapave apo krijimi i strategjisė, se cili hap duhet tė jetė i pari, i dyti, i treti e kėshtu me radhė, tė cilėt duhet tė marrin miratimin e aleatėve mė tė fuqishėm tė Kosovės, siē janė SHBA-ja, Franca, Britania, Italia, Gjermania, etj. Nėse e shikoni mė detajisht propozimin tonė, ne nuk po parashohim kurrfarė vonese. Ky skenarė ėshtė mė i shpejti pėr arritjen e pavarėsisė qė ka mundur tė dizajnohet, nėse i bėjmė lėvizjet me kohė dhe me rend.

Faktorėt ndėrkombėtar dhe kosovarėt po planifikojnė hapat pėr pavarėsinė

Zejnaj: Bazuar nė kėto qė thoni, na del se pavarėsia e Kosovės nuk do tė jetė proces i lehtė pėr t’u vėnė nė jetė?

Anderson: Ėshtė njė proces kompleks, por duhet tė jetė i planifikuar. Ne nuk po e shohim ende njė qasje planifikuese tė tillė, tė detajuar nė Kosovė. P.sh ne dėgjuam deklaratėn e zėdhėnėsit tė Ekipit tė Unitetit Skėnder Hyseni, qė tha se do ta shpallim pavarėsinė shumė mė herėt se maji i 2008-tės, por pyetja ėshtė, se me tė vėrtetė ka ai ndonjė plan pėr ta bėrė kėtė? Nėse Ekipi i Unitetit dhe lidershipi politik i Kosovės arrijnė qė bashkėrisht tė koordinojnė njė plan me partnerėt ndėrkombėtar pėr arritjen e pavarėsisė mė herėt, duke i kontribuar stabilitetit dhe duke bėrė tė gjitha pėrgatitje me herėt se maji i 2008-tės, ne do tė jemi tė parėt qė do tė aplaudojmė dhe pėrshėndesim.

Zejnaj: Ėshtė brenda kėsaj kornize edhe kėrkesa qė tė ketė njė pavarėsi tė koordinuar, nga frika se njė veprim ndryshe mund ta rrezikojė procesin dhe pavarėsinė si synim?

Anderson: Fakti ėshtė se ju keni vetėm njė grup tė partnerėve ndėrkombėtar dhe nuk mund tė zbuloni njė grup tjetėr tė partnerėve ndėrkombėtar. Kosova jeton nė njė botė reale dhe jo nė njė botė tė imagjinatave dhe shumė ideale, por ju mund tė nxirrni shumė pėrfundim inkurajues nga procesi dhe deklaratat e faktorit ndėrkombėtar nė drejtimin nė tė cilin po ecė. Ne shohim se pėrkrahje pėr pavarėsinė e Kosovės brenda BE-sė po rritet vazhdimisht, si p.sh nė takimin e fundit tė Ministrave tė Jashtėm tė BE-sė ishte vetėm njė vend i cili shprehu kundėrshtimin e tij pėr pavarėsinė e Kosovės dhe ai vend do tė ballafaqohet me njė trysni tė madhe tė 26 vendeve tė tjera tė BE-sė pėr tė arritur nė njė pėrfundim tė pėrbashkėt sė shpejti. Tani po ashtu kemi deklarata e vendeve mė tė fuqishme tė BE-sė, deklarata eksplicite nė pėrkrahje tė pavarėsisė sė Kosovės.
Ajo qė ėshtė shumė e rėndėsishme pas kėtyre 120 ditėve shtesė tė negociatave janė deklaratat e Treshes, se tani po arrijmė nė njė pozicion tjetėr ku faktorėt ndėrkombėtar dhe kosovarėt po planifikojnė sė bashku hapat e mėtutjeshėm pėr pavarėsinė. Nė momentin kur hymė nė planin e detajuar tė bashkėveprimit mes faktorit ndėrkombėtar dhe Kosovės kjo neveri rreth pyetjes tuaj do tė eliminohet dhe minimizohet nė tėrėsi.

Pas 19 dhjetorit nuk do tė shohim zhvillime tė tjera

Zejnaj: Raporti i Treshes i ėshtė dorėzuar Sekretarit tė Pėrgjithshėm, Ban ki-Moon dhe i cili sė shpejti do t’ua dorėzojė anėtarėve tė KS-sė, nė anėn tjetėr ju keni deklaruar se nuk do tė ketė rezolutė nga KS-ja qė do ta miratojė atė plan. Nė kėtė situatė, a do tė thotė se Kosova duhet tė lėvizė vetė e para, duke ia bėrė me dije bashkėsisė ndėrkombėtare kėtė lėvizje?

Anderson: Nuk do tė thotė qė Kosova duhet tė lėvizė e para dhe vetėm, por Kosova duhet tė lėviz sė bashku me partnerėt ndėrkombėtar, veēanėrisht me shtetet e Kuintit si SHBA-nė, Francėn, Britaninė e Madhe, Gjermaninė dhe Italinė. Ne nuk presim shumė nga KS-ja, sepse Rusia do tė bllokojė ēdo tentativė qė pėrmes njė rezolute tė re tė adaptojė planin e Ahtisarit dhe vendet tjera perėndimore anėtare tė KS-sė e kanė shumė tė qartė kėtė dhe as qė do tė provojnė tė draftojnė njė rezolutė tė re. KS-ja do tė takohet mė 19 dhjetor pėr ta diskutuar Raportin e Treshes dhe me gjasė nuk do tė shohim zhvillime tė tjera pas asaj date. SHBA-ja dhe partnerėt tjerė perėndimorė tė KS-sė sė bashku me Kosovėn do ta marrin kėtė ēėshtje nga KS-ja nė dorėn e tyre. Takimi i 19 dhjetorit ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr shumicėn e vendeve perėndimore anėtare tė KS-sė, sepse kemi shumicėn dėrmuese qė pėrkrahin planin e Ahtisarit. Ekziston mundėsia qė nė atė takim kėto vende tė shprehin edhe njė herė pėrkrahjen e tyre pėr planin e Ahtisarit, pėr angazhimin e BE-sė nė Kosovė dhe tė konkludojnė se negociatat e mėtutjeshme mes Serbisė dhe Kosovės nuk do tė sjellin asgjė tė re. Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė nuk mund tė bėjė ndonjė lėvizje tė fuqishme, sepse ai ėshtė shėrbyes i tė gjitha vendeve tė KS-sė, duke pėrfshirė edhe Rusinė dhe do tė ketė njė punė mjaft delikate mes BE-sė dhe Sekretarit tė Pėrgjithshėm ku BE-ja do t’i ofrojė afirmativisht Sekretarit dėshirėn dhe planin pėr tė ardhur nė Kosovė dhe pėr tė marrė miratimin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm pėr tė hyrė nė Kosovė.

“Garda e Car Llazarit” si njerėz tridhjetė ditė tė dehur

Zejnaj: Shihni rrezik qė mospranimi i pavarėsisė nga ana e Rusisė tė ndikojė nė gjendjen e sigurisė nė Kosovės, duke e nxitur Serbinė tė ndėrmarrė hapa destruktivė dhe infiltrues brenda Kosovės pėr ta “shkatėrruar” procesin dhe tė nxisė ndonjė konflikt tė ri?

Anderson: Fillojmė me Rusinė. Kush ėshtė i angazhuar tani nė Kosovė, NATO me 16 trupa, Rusia i ka tėrhequr trupat e veta nė vitin 2003, nuk ka as nė Serbi. Sa i pėrket Serbisė kemi dėgjuar shprehje dhe retorika tė ndryshme nga qeveria e Beogradit. Partia Demokratike e Tadiqit ka konfirmuar se nuk do tė pėrdorim forcėn, ndėrsa nga Partia Demokratike e Serbisė ėshtė bėrė lojė retorike dhe vazhdojnė tė behėt kjo lojė pėr mundėsinė e shfaqjes sė dhunės dhe konfliktit. Por, realiteti flet ndryshe. Gjendja e ushtrisė serbe ėshtė shumė e ndryshme, numri i tyre ėshtė reduktuar nė masė tė madhe dhe ėshtė nė procesin e njė reformimi. Nė Serbi ankohen se kapacitete e ushtrisė janė reduktuar aq shumė sa qė vėnė nė dyshim edhe menaxhimin e sigurisė nė Luginėn e Preshevės, e tė mos flasim pėr ndonjė aventurė nė Kosovė. Po ashtu duhet ta shohim se kush e kontrollon ushtrinė serbe, Ministri i Mbrojtjes ėshtė nga partia e Tadiqit, Shefi i Shtabit tė Ushtrisė Gjenerali Ponosh shihet si i moderuar dhe i takon kampit tė Tadiqit dhe kėshtu qė ushtria serbe nuk do tė veprojė dhe bėjė asgjė.
Gjithashtu shohim se kapacitete paramilitare serbe janė reduktuar dukshėm duke krahasuar me 1999, e ashtuquajtura Garda e Car Llazarit ėshtė thjeshtė njė lojė dhe asgjė tjetėr dhe absolutisht joserioze. Para njė jave takuam dhe folėm me profesorin pėr ēėshtje tė sigurisė nė Universitetin e Beogradit dhe ai e quajti Gardėn e Car Llazarit si njerėz tridhjetė ditė tė dehur dhe kjo ėshtė shumė reale.

Zejnaj: Megjithatė diplomatė ndėrkombėtarė kanė deklaruar se Rusia dėshiron ta mbajė problemin e Kosovės aktual, nė mėnyrė qė ta “gozhdojė” NATO-n nė kėtė pjesė pėr tė mos e lejuar t’i ofrohet kufijve tė saj. Mund tė ndodhė qė Kosova tė shndėrrohet nė njė “problem tė ngrirė” nė kėtė “pėrplasje” diplomatike?

Anderson: Rusia nuk ka kapacitete tė bėjė atė ēfarė paramendoni ju. Pavarėsia e Kosovės do tė pėrkrahet nga shtete e BE-sė, vendet e NATO-sė, duke pėrjashtuar KS-nė dhe thjeshtė Rusia do tė pėrjashtohet nga ky proces.

Zejnaj: Bazuar nė kėtė qė thoni, Kosova do tė ecė sigurt drejtė synimit tė saj, pavarėsisė?

Anderson: Absolutisht rruga po hapet pėr kėtė proces, Rezoluta 1244 do tė mbetet nė fuqi, sepse Rusia nuk do tė lejojė qė KS-ja ta revokojė atė. Por, fakti qė Rusia ka blloku ēdo pėrpjekje pėr tė sjell njė rezolutė tė re pėr Kosovėn ka detyruar tė gjithė ekspertėt ndėrkombėtare dhe tė vendeve tė ndryshme qė tė kthehen prapa nė tekstin e Rezolutės 1244 dhe ta shikojnė atė, se ēka mund tė bėjnė? Kjo nuk ka ndodhur mė herėt, sepse kėto vende nuk kanė qenė tė interesuara qė tė shkojnė prapa dhe tė ndėrmerrnin veprime tė koordinuara mes vete pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės. Deri tani nuk kishte ndonjė arsye tė veēantė pėr ta rishqyrtuar tekstin e Rezolutės 1244 dhe ndryshuar mendimin rreth kėsaj Rezolute qė ishte njė mendim gjithėpėrfshirės deri mė tani. Tė dyja, Rusia dhe Serbia mbėshtete nė Rezolutėn 1244 pėr faktin se ajo pėrmend sovranitetin e Jugosllavisė mbi Kosovėn derisa kjo rezolutė ėshtė nė fuqi. Kjo ėshtė e gabuar, sepse nė Rezolutė thuhet qartė qė statusi i Kosovės duhet tė pėrcaktohet pėrmes njė procesi politik, nuk thotė qartė se ēfarė procesi politik duhet tė jetė. Natyrisht se ēdo kush do tė kishte dėshiruar qė kjo tė ndodhė pėrmes njė pajtimi dhe koordinimi nė KS tė OKB-sė, por ajo qė mė shumė gjasė do tė ndodhė, ėshtė se SHBA-ja dhe BE-ja do tė pėrkrahin procesin pėr pavarėsinė e Kosovės, ky nė fakt ėshtė njė proces politik.

Pranim i dėshtimit tė tyre

Zejnaj: Kur jemi tek rregullat ndėrkombėtare, Presidenti Tadiq ka paralajmėruar se nėse shpallet pavarėsia e Kosovės, ai kėtė ēėshtje do ta dėrgojė nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė Hagė. Ēfarė mund tė pėrfitojė Serbia me kėtė apo cilat do tė mund tė jenė pėrfundimet qė mund tė nxjerrė Gjykata e Hagės?

Anderson: Nėse Serbia vendos tė dėrgojė ēėshtjen nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Hagės, atėherė kjo punė do t’i marrė disa muaj pėr pėrgatitjen e materialit, pastaj disa vite do tė marrė pėr shqyrtimin e lėndės nga Gjykata dhe pas disa viteve ndoshta do tė ketė njė vendim tė Gjykatės. Vite para se kjo Gjykatė tė marr vendim, edhe pse ne nuk e dimė se ēfarė vendimi do tė marr, Kosova do tė ketė status ndryshe, do ketė njė pavarėsie tė kushtėzuar. Pėrfundimi qė mund tė nxjerrim nga ky veprim i Presidentit Tadiq ėshtė njė pėrfundim ose pranim i dėshtimit tė tyre, meqė Kosova do ta shpallė pavarėsinė dhe do tė pėrkrahet nga njė shtresė e gjerė e shteteve tė bashkėsisė ndėrkombėtare. Statusi i Kosovės do tė pėrcaktohet politikisht dhe nėse verdikti i kėsaj Gjykate, nėse ēėshtja shkon atje, do tė jetė mė tepėr pėr ēėshtje tė interesit akademik.

Zejnaj: Pra kjo mė shumė mund tė konsiderohet njė marketing politik dhe arsyetim para opinion tė brendshėm nga ana e Presidentit Tadiq, se ja ne bėmė gjithė ēfarė mundem, por tani nuk mund tė bėjmė mė shumė?

Anderson: Lufta politike nė Serbi e ka shfrytėzuar gjithmonė Kosovėn si njė nga veglat, si p.sh pėrkrahja pėr partinė e Koshtunicės ėshtė reduktuar dukshėm nė zgjedhjet e fundit, edhe pse partia e tij ka bėrė fushatėn pikėrisht me Kosovėn dhe ishte partia e vetme qė bėnte fushatė me Kosovėn, as radikalėt nuk e bėnin kėtė. Megjithatė ai dhe partia e tij kanė qenė shumė tė aftė pėr tė kontrolluar agjendėn politike nė Beograd duke mbajtur ēėshtjen e Kosovės, si ēėshtje kryesore. Ai nė shumė raste e minimizoj dhe e mundi ndikimin e z. Tadiq e cila konsiderohet si parti pro-evropiane dhe pro-perėndimore. Ne shohim vizita tė ndryshme vazhdimisht tė tre zyrtarėt e partisė DS, z. Jeremiq, z. Tadiq dhe z. Gjeliq nėpėr vendet perėndimore qė efektivisht po mbrojnė politikėn e Koshtunicės.
Ajo qė mund tė nxjerrim nga ky veprimi i fundit i z. Tadiq pėr ta dėrguar ēėshtjen nė Gjykatėn Ndėrkombėtare ėshtė pėr tė qėndruar dhe mbėshtetur agjendėn nė Beograd, por gjithsesi pėr ta nxjerr ēėshtjen jashtė kontekstit politikė dhe pėr ta futur nė kontekstin e tė ardhmes politike zgjidhjen e statusit dhe luftėn pėr Kosovėn ta fus nė njė proces tė sė ardhmes. Kjo ėshtė njė strategji pėr ta ndryshuar agjendėn politike, pėr t’u larguar nga tendencat konfliktuoze, pėr ta ofruar Serbinė me afėr BE-sė dhe perėndimit dhe mentaliteti tė politikės perėndimore, gjė tė cilėn Koshtunica bėnė tė kundėrtėn duke tėrhequr Serbinė me afėr Rusisė.

Intervistoi: Ardian Zejnaj
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria nėn ujė, qeveria e papėrgatitur pėr pėrmbytjet (2008-12-03 09:58:55 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Tė reshurat e shiut ende po vazhdojnė nė Vushtrri (2008-12-03 09:45:02 nga admin4)
[ Histori ] Amaneti i Hoxhė Muglicės: Rroftė Shqipėria! (2008-12-03 05:51:03 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Prishtinė, protesta kundėr planit 6 pikėsh tė EULEX (2008-12-02 16:31:31 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Protestė kundėr 6 pikėshit nė Prishtinė (2008-12-02 09:27:59 nga admin4)
[ Kultura ] POEZI: 28 NENTOR 2008 (2008-12-02 09:20:40 nga admin4)
[ Kultura ] Festimi i 28 Nentorit ne Trento-Itali (2008-12-02 08:40:32 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Spiunazhi i Gjermanisė nė Kosovė, misioni i dėshtuar (2008-12-02 03:53:44 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Zjarr nė njė fabrikė hidrosanitaresh (2008-12-01 17:19:57 nga admin4)
[ Opinione ] BASHKIMI EVROPIAN PO ZBARKON NĖ KOSOVĖ NĖ 2008 SIKUR QĖ KA ZBARKUAR BASHKIMI SOVJETIK NĖ ĒEKOSLLOVAKI ME 1968 (2008-12-01 16:17:07 nga admin1)
[ Opinione ] TĖ RISHIQOHET MARRĖVESHJA E KUMANOVĖS E NĖNSHKRUAR NGA SERBIA DHE NATO-ja! (2008-12-01 15:50:11 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster