| » Opcionet për artikullin |
|
Nga: Petrit Osmani
JEHONA E NJĖ AKSIONI
Prolog
Kosova ishte zgjuar nga gjumi. Gjaku rinor po lėvizte nga vendi. Natėn e njė prillit, e tėrė Prishtina po dridhej porsi tėrmeti nga thirrjet e fuqishme tė popullit pėr Liri-Kushtetutė -Republikė...Ushtria Jugosllave dėshironte tė hynte me rropllimė tė madhe nė Kosovė e sidomos nė kryeqendrėn e saj nė Prishtinė. Ushtarė dhe policė tė armatosur deri nė dhėmbė. Lėviznin me njė zhurmė tė madhe dhe tė rėndė, tanket dhe kamionėt ushtarak tė ngarkuara me municione. Nė krye tė eskadronėve vdekjeprurės, rrėshqisnin veturat e udhėheqėsve tė tyre. Ata marshonin. Dukej sikur erėrat pranverore, kujdeseshin pėr helmet kimike tė shpėrndanin nėpėr ēdo vend....
Troku i " kalit tė trojes", Kali Sllav - posa kishte filluar tė linte shenjat e thundrave tė tij. Tonelata pas tonelatash hedhnin helme pėr tė mbetur, Rinia e asfiksuar, pa frymė. Gjaku i derdhur i mėngjezit tė 2 prillit tė dėshmorėve tė parė tė ' 81 Naser Hajrizit dhe Asllan Pirevės ( qė u vranė aty nė mes fakultetit juridik dhe atij teknik ( tė vjetrit) skuqėn pluhurin e xhades... Por kėnga nuk ndalej... Kėnga Kushtrimore " Ushton Gryka e Kaēanikut" mori rrugė pėr tė " Xhamia e Llapit" nėpėr " Kodrėn e Shehrit" pėr tė mbėrritur te zemrat e nxėnėsve tė shkollės fillore dhe tė mesme " Nexhmi Mustafa" tė fshatit Besi, fshat qė shtrihet rreth rrugės asfaltore " Prishtinė-Podujevė".
Aty do tė shkruhet njė akt i Dramės sė Pranverės Shqiptare... Pėr tė vėrtetėn e sė cilės pėr shumė kohė e kishin mbuluar me dhe... Dhe ne do tė flasim deri nė skutat mė tė thella tė vėrtetėsisė sė saj, duke ju falenderuar rrėfimeve tė vetė-pjesmarrėsve tė saj...
RRĖFIMI I PARĖ
KOLONAT E USHTARĖVE VININ NGA TĖ GJITHA ANĖT E RRUGĖS.Kėmbėsorėt e rastit vėshtronin me tmerr nė drejtim tė shkrepave tė thepisura qė lėshonin nga lartė njė hije tė rėndė, vdekjeprurėse. Pamja e maleve tė pakta ishte e egėr pėr zemėrzinjėt, kėrcėnuese tek po shkonin nė drejtim tė Prishtinės... Pritnin se kur do tė hasnin nė barrikadėn e parė...
Pėrballė shkollės " Nexhmi Mustafa"nė Besi, demonstruesit barrikaduan rrugėn " Podujevė - Prishtinė" pėr tė penguar policinė serbo - jugosllave, qė ishte nisur pėr tė shtypur me hekur, protestat e studentėve, protestat e popullit...Nė mėngjesin e hershėm tė 2 prillit nxėnėsit e kėsaj shkolle kishin pėrleshjen e parė tė vėllezerve tė tyre me kolonėn e policisė tė ardhur nga Beogradi. Tė ndihmuar nga njė tank policėt shpėrthejnė barrikadėn, kolona e tyre vazhdon pėr nė Prishtinė ndėrsa nga kjo kolonė ndalet kamioni i fundit. Policėt zbresin dhe fillojnė tė hedhin gazin lotėsjellės aty ku hedhet fara e bukės. Policėt vraponin arave duke i ndjekur demonstruesit e fshatarve pėr-rreth, qė atė ditė kishin zbritur poshtė te shkolla. kamioni i tyre kishte mbetur i vetum...nxėnėsit tė cilėt tėrė kėtė skenė e vėshtronin nga dritaret e shkollės vendosin pėr tu hedhur nė aksion. Sulmuan kamionin, i cili ishte i mbushur me municion, morėn ca prej atij municioni dhe pastaj i dhanė flakė kamionit. Nga njė pjesė e municionit qė kishte mbetur mbrenda nė vet kamionin, filluan shpėrthimet. U dėgjuan krisma...Policėt qė po merreshin me demonstruesit dhe e kishin harruar kamionin e tyre nė flakė dhe duke e ditur se ē'kishte aty, ashtu nė panik siē ishin fillaun tė iknin me tė katra. Kolona qė kishte shpėrthyer barrikadėn me tė parė tymin ishte ndaluar pėr tė pritur tė mundurit, tė poshtėrit, humbėsit. Dhe kjo kolonė atė ditė nuk ishte kthyer mė, pėr t'u kthyer nėntė vite mė vonė tė njejtės rrugė, ku nga plumbat e tyre u vra dėshmorja Ylfete Humolli..
Jehona e atij aksioni tė fėmijėve tė kėsaj shkolle kishte marrė dhenė. Pėr kėtė aksion tė tyre tė njėjtėn ditė dėgjohet edhe nė Prishtinė. Sakaq nga atje shkojnė disa tė rinjė pėr ta ndihmuar vendasit nė organizimin e Rezistencės....
RRĖFIMI I DYTĖ
DUKEJ SIKUR THEPAT E KODRAVE TĖ TYRE ISHIN DREJTUAR POSHTĖ ME NJĖ URREJTJE SHKĖMBORE TĖ FTOHTĖ...
" Malet"! - flisnin me vete tė uniformuarit serbė " tė kėtyre anėve sikur lėshojnė gjak".
Kryengritėsit i parafytyronin armėt e tyre me tė cilat, po u sulmuan nga ushtria jugosllave, do tė sulen mbi ta. Do t'i suleshin atij pushtuesi tė egėr qė po shkonte nėpėr xhade, nė drejtim tė Prishtinės...Po tė lėshojmė kushtrimin e lirisė, nga kėto thepa, do tė na pėrgjigjen malet ku janė e ku s'janė...Tė gjitha fshatrat pėr-reth, Barilevė, Prugovc, Besi, Rimanishtė, Drenoc , nė mobilizim tė pėrgjithshėm... Armėt ua kishin marrė policėve serbė dhe pritej njė sulm i tyre. Nga mali i afėrt qė kėtu vendasit i thonin:
" Ēuka" dukej vetėm Flamuri ynė Kuq e Zi...si Ēeta e Ēerēiz Topullit...Luftarėve tė Shaban Polluzhės... gjaku rinor i ushqyer me luftėn ēlirimtare nė zemėr, nė dorėn e njė tė riut, valonte flamuri. Vendasit thonin: sa herė nė Kosovė kishte lėvizje tė tilla, shkiet e fshatit Lebanė ngriteshin natėn, tinėzisht hynin nėpėr shtepiat e shqiptareve dhe vrisnin. Nuk u zihet besė atyre flisnin llapjanėt. Por nė '81 njė ēetė e vogėl a e madhe, aq sa ishte, pėr fshatarat pėr rreth paraqiste siguri...Vetėm pak kilometra mė larg, te Kulina gjendej garnizoni i ushtrisė serbe - jugosllave. As ata nuk flinin, rrinin nė gadishmėri tė plotė dhe tė armatosur deri nė dhėmbė, me armėt mė tė rėnda... Nė njėrėn anė " ēeta" e formuar nė mėnyrė krejt spontane me dy tre automatik dhe me idealin e fortė tė qendresės ndėrsa nė anėn tjetėr ushtria sllave me topa e tanke...Pritej ndeshje mes kėtyre dy forcave...Luftė nė mes Davidit dhe Golijatit..po..eeeee
RRĖFIMI I TRETĖ
Kosova ishte zgjuar nga gjumi, nė tė cilin gjumė e kishte vėnė burokracia kosovare...edhe llapjanėt ishin zgjuar...natėn nė mes 2 e 3 prillit tė 81-ės rrinin tė zgjuar me sytė katra sepse te " Porta e Hyrjes" pėr nė kėtė trevė, te fshati Besi, " Kryengritėsit" kishin vėnė zonėn doganore, pėr tė huajtė. Nė tė dy anėt e xhadesė ndalonin veturat dhe kėrkohej leje pėr hyrje. Pyetja e vetme pėr tė gjithė ata qė kalonin ishte:
- " A KENI PASAPORTĖ PĖR TĖ HYRĖ NĖ REPUBLIKĖN E KOSOVĖS?!!!
Dhe kėshtu kishte vazhduar deri nė natėn e Dytė tė Prillit, deri atėherė kur tokėn nuk e kishte puthitur edhe atomi i fundit i natės sė Zezė. Ata qė kishin shpėrthyer rrethimin, me tu kthyer dhe me tė dėgjuar pėr atė qė kishte ngjarė, gjatė ditės, shkonin pėr te " ēuka" pėr t'u takuar me " ēetėn".
- " U kall Prishtina! ka shumė tė vrarė e tė plagosur, tė burgosur! Stadiumi plot e pėrplot me tė rinjė e tė reja" _ ishin disa nga lajmet qė fshatarėt sillnin herė pas herė..
- " DO TĖ HAKMERREMI! POSHTĖ PUSHTUESIT! KOSOVA REPUBLIKĖ! - shfryenin " kryengritėsit dhe nga mllefi shpėrthenin nė kėngė:
" Ushton Gryka e Kaēanikut"
ose
" Besa, besė, Besėn ta kam dhanė
Pėr Kosovė jetėn kemi me dhėnė".
- Adem Demaēi! Adem Demaēi! Adem Demaēi!
Ndonjerit edhe i shpėtonte ndonjė lot
Atje nė ēukė fshatarėt sillnin ushqime pėr " kryengritėsit". Bukė, kripė, djath, ujė dhe...njė pėr tė gjithė dhe gjithė pėr njė! betoheshin!
Dy a tre bėnin roje. Vėzhgohej armiku...pritej vesa e parė e mėngjesit pėr t'u pėrballur me pushtuesin e egėr, por kėtė herė jo mė me gurė... natyrisht edhe funksionimi i zonės doganore..
RRĖFIMI JO I FUNDIT
Tė nesermėn zona " doganore" prapė filloi sė " punuari". Ata qė ndaleshin tė gjithė pyeteshin:
- A KENI PASAPORTĖ PĖR TĖ HYRĖ NĖ REPUBLIKĖN E KOSOVĖS?!!!
NĖ MĖNGJEZIN E 3(TRE) PRILLIT PRITEJ SINJALI NGA PRISHTINA PĖR NDEZJEN E ZJARRIT. KRYENGRITĖSIT ENDE NUK E DININ SE: NĖ PRISHTINĖ NUK KISHTE LĖVIZJE, SE ISHTE SHPALLUR GJENDJA E JASHTĖZAKONSHME, ORA POLICORE... ATA DININ VETĖM PĖR NJĖ GJĖ:SI TĖ MBROHEN TĖ DREJTAT TONA KOMBĖTARE DHE SI TĖ LUFTOHET PĖR LIRI!
PAS NJĖ KONSULTIMI mes veti " kryengritėsit kishin vendosur pėr tė braktisur " ēukėn" me betimin se do tė ktheheshin prapė aty kur tė piēeshin kushtet... dhe ishin shpėrndarė pėr t'u kthyer 17 vite mė vonė por tash, jo mė si njė ēetė e vogėl por si brigadė e tėrė me ėmblemėn e USHTRISĖ ĒLIRIMTARE TĖ KOSOVĖS!
P.S.
Ky punim pėr herė tė parė ishte botuar nė vitin 1994 pasi mė parė kishte fituar nė njė konkurs letrar..
|
|