| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » GERDECI, KOMPANIA AMERIKANE RREZON DEKLARATEN E BERISHES |
| Postuar mė datėn: 2008-03-16 07:11:51 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Administratori i firmes amerikane SAIC, hedh poshte deklaratat e kryeministrit se eshte kjo firme qe vazhdon punen ne Gerdec. Ne nje interviste per NEWS24, McFadden deklaron se kontrata ka perfunduar qe ne dhjetor te vitit 2007
Menaxheri i kompanise Southern Ammunition Company, Dave Mcfadden, kompani e cila kishte kontraktuar kompanise shqiptare per cmontimin e minave dhe municioneve, deklaroi ne nje interviste per News 24 se kontrata me kompanine shqiptare kishte perfunduar qe ne dhjetor te vitit 2007. Sipas tij, kjo kompani kishte trajtuar punonjesit ne klasa por edhe ne terren perpara se te punesoheshin per ēmontimin e minave. Mcfadden shprehet se kompania SAC ka punesuar profesioniste te vertete, dhe se kontratat ishin te rregullta. Sipas tij, asnje I punesuar nuk ishte I pakualifikuar dhe se deklaratat e ndonje deshmitari se nuk kishte pasur trajnimin e duhur nuk ishin te verteta.
Mcfadden deklaroi se kompania SAC, kishte pervoje ne ēmontimin e minave dhe municioneve dhe se gjate kohes qe kompania drejtonte punen, ishin bere perpjekjet maksimale qe kushtet e sigurise te ishin maksimale.
Kryeminsitri Berisha deklaroi dje se: "Lidhur me kompaninė , kjo ėshtė Southern Ammunition Company me bazė nė Karolinėn e Jugut, e licencuar pėr zbėrthim tė municioneve , pra ėshtė njė kompani e kėtij profili, e certifikuar sipas rregullave tė certifikimit tė tyre ". |
|
INTERVISTA E PLOTE PER TVNEWS24
Zoti Mcfaden, ju jeni menaxheri i projektit te kompanise SAIC?
Po .
Cili ishte roli qe kishte SAIC ne Shqiperi?
Kishim nje kontrate per shkaterrimin e minave, qe e arritem dhe kjo eshte realizuar nen masa sigurie. Kemi marre edhe komplimentet e ministrise se Mbrojtjes. Gjithēka eshte realizuar sipas rregullave. Puna jone eshte konsideruar nje model per shkaterrimin e municioneve ne te ardhmen.
Zoti Mcfadden, si merreshin ne pune punonjesit nga ana e firmes suaj?
Ne kemi punesuar persona profesioniste per kete pune. Kemi shpenzuar jave per ti trajnuar ata, pra kishte trajnim ne klasa dhe trajnime ne terren. Ja perse te dhenat e SAIC ishin te rregullta 100%. Ne kemi marre punonjesit me profesioniste per kete pune ne Shqiperi.
Por deshmitaret jasne shprehur se nuk kane marre trajnime?
Nuk eshte e vertete se ka pasur persona te patrajnuar. Une mund te them vetem se inforacioni eshte I gabuar. Ju duhet te flisni me burime me te besueshme dhe do zbuloni se SAIC eshte nje firme qe I kushton rendesi sigurise. Trajnimi ishte I perditshem. Kur punon me eksplozivet trajnimi nuk perfundon kurre.
Si e shpjegoni kete qe ndodhi. Cfare mund te thoni per masat e sigurise qe ndermerreshin nga ju?
shperthimet e eksplozive ndodhin gjithandej neper bote. Eshte nje tragjedi e tmerrshme. Lutjet e mia jane me familjet e viktimave dhe shqiptaret.
A mund te ishte shmangur kjo tragjedi?
Nuk mund ta them kete. Eshte heret per ta thene kete. Besoj se Ministria e Mbrotjes do te dije ta zbradhe te verteten.
Kur ka perfunduar kontrata juaj me shqiptaret?
Ka perfunduar ne dhjetor. Kishim festimet e lamtumires ne dhjetor vitit 2007. Kemi pasur edhe te ftuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe kete kronike e keni dhene edhe ju.
-Ju lutem bejani te qarte popullit shqiptar se Kompania SAIC ka qene e perkushtuar per sigurine e punonjesve te saj.
(Pergatiti Erion Kacorri) |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|