| » Opcionet për artikullin |
|
Familjet e rreth 1938 personave tė pagjetur nė Kosovė u kėrkojnė institucioneve vendore zbardhjen e fatit tė tė afėrmve tė tyre. Ndėrkohė, Qeveria e Kosovės shprehet e pakėnaqur me bashkėpunimin me Beogradin.
Mijėra familje kosovare vazhdojnė tė jetojnė pa asnjė tė dhėnė pėr fatin e tė afėrmve tė tyre, pėr tė cilėt nuk dinė gjė edhe nėntė vjet qė prej pėrfundimit tė luftės.
Sipas Kėshillit koordinues pėr personat e pagjetur nė Kosovė, numri i personave tė zhdukur ėshtė 1938. Kryetari i kėtij kėshilli, Haki Kosumi, gjatė njė konference tė mbajtur me rastin e Ditės Ndėrkombėtare pėr tė pagjeturit mė 30 gusht, tha se akoma mungojnė informatat elementare qė do tė ndihmonin nė zbardhjen e fatit tė personave tė pagjetur.
"Kaloi gati njė dekadė nga pėrfundimi i luftės dhe ende mungojnė informatat elementare pėr 1938 qytetarė tė Kosovės, tė cilėt ende vazhdojnė tė figurojnė nė evidencėn e njerėzve tė zhdukur", tha Kosumi.
Qeveria e Kosovės, e cila kohė mė parė kishte krijuar grupin e veēantė punues pėr fillimin e dialogut me Beogradin pėr ēėshtjen e tė pagjeturve, ka shprehur sėrish shqetėsimin e saj nė kėtė drejtim.
Kryetari i Komisionit qeveritar pėr tė pagjeturit, Prenk Gjetaj, shprehet i pakėnaqur me bashkėpunimin me Serbinė. Sipas tij, ka dyshime se nė Serbi po mbahen nėpėr burgje sekrete shqiptarėt e zhdukur nga Kosova.
"Dyshimet tona janė dhe mbeten se ende ka varreza masive, bile dyshojmė se nė bazė tė informacioneve qė kanė familjet dhe familjarėt, mund tė ketė edhe persona tė gjallė qė mbahen nė burgje sekrete", theksoi Gjetaj.
E pakėnaqur me angazhimet e Beogradit ėshtė edhe anėtarja e Asociacionit tė familjarėve tė tė zhdukurve tė Kosovės, Sevdije Frangu, e cila thekson se familjarėt e tė zhdukurve do tė vazhdojnė qė me kėmbėngulje tė kėrkojnė qartėsi tė plotė pėr fatin e familjarėve tė zhdukur.
"Qė 9 vjet i bėjmė presion Qeverisė sė Serbisė. Ne kemi kėrkuar edhe bashkėpunim me familjarėt apo asociacionet e Serbisė. Nuk janė tė gatshme tė bashkėpunojnė, sepse ato i dinė adresat se ku na i kanė dėrguar shqiptarėt tanė", u shpreh Frangu.
Kėrkesa pėr gjetjen e personave tė pagjetur iu drejtua edhe Qeverisė sė Kosovės. Kryetari i Kėshillit koordinues pėr persona tė pagjetur, Kosumi, i bėri thirrje ekzekutivit tė vendit tė ndėrmarrė hapa konkretė drejt zbardhjes sė fatit tė mbi 1900 personave tė pagjetur.
"Pushtetarėt tanė po i njoftojmė se durimi i familjarėve tė goditur, tė cilėt kėrkojnė tė afėrmit e tyre, ka arritur pikėn e vlimit. Ndėrmerrni ju lutem diēka nė kėtė drejtim, derisa nuk ėshtė bėrė vonė", tha Kosumi.
Ndėrkaq, ministrja e Drejtėsisė nė Kosovė, Nekibe Kelmendi, garantoi mbėshtetjen e ekzekutivit kosovar, i cili, sipas saj, po punon edhe nė drejtim ligjor pėr zbutjen e dhėmbjes sė familjeve, tė cilat i kanė tė zhdukur anėtarėt e familjes.
"Me tė vėrtetė jemi tė angazhuar qė nė mėnyrė institucionale tė punojmė. Ne, si Ministri e Drejtėsisė sė bashku me qeverinė, kemi hartuar edhe draft-ligjin pėr personat e pagjetur", tha Kelmendi.
Sipas tė dhėnave tė Zyrės pėr Mjekėsi ligjore nė Prishtinė, gjatė periudhės qė nga viti 2002 janė zhvarrosur 1700 trupa, brenda Kosovės nga territori i Serbisė janė sjellur mbi 800 trupa. Ndėrkohė qė nga janari i kėtij viti janė ekshumuar mbi 56 lokacione.
Edona Peci
REL |
|