| » Opcionet për artikullin |
|
tregim
Shkruan: Xhafer Syla
Nate e erret. Nuk kishte as drite hėnė, as qielli nuk e kishte atė shkėlqimin e netėve te verės. Binte njė shi, qe nuk ishte as i rrėmbyeshėm, por as fort i qete. Ishte qetėsi. Ne fshat u dėgjuan krisma pushkės. Ne nuk dinim se sjanė ato pushke...
Pas ca vitesh flitej se i kishin vrare atė ... dhe ai kishte mbetur ne hurin e gardhit deri ne mėngjes.
Ku dreqin mu kujtuan tash kėto gjera! Ne te vėrtete sa here e shohė Kujtesėn me kujtohen gjerat, qe nuk i dua shume. Ja tani me ra ndėrmend se edhe vėllain e saj te madh ia kane vrare.
Njė mbrėmje ishin tubuar te gjithė pranė vatrės se fikur.
Dhe bisedonin pėr te kaluarėn. Ajo rrinte sikur te priste diēka dhe ne rast beri sikur te kishte vėrejtur diēka.
Jashtė dėgjoheshin disa krisma pushkėsh. Dėgjoheshin edhe zhurmat e njerėzve qe flitnin diēka, por pa kuptueshėm plotėsisht.
Te gjithė shikonin njeri tjetrin, ndėrsa ajo qe ishte bere si faltore ne ketė shtėpi, kishte ulur kokėn dhe shikonte vetėm vrimat e dyshemesė se vjetruar.
Dhe me ēudit fakti perse ky njeri pak me pare e ndiente veten kaq krenar, kur te gjithė e dine se ... Por perse unė jam pengesa me e madhe pėr te.
Prania ime gjithherė e bene nervoz. Ndoshta se e njoh , ndoshta pėr diēka tjetėr...?
Vėrtet, ēuditem se ēėshtė ajo qe me lidh me ketė njeri, kur me behet se nuk kam asgjė te pėrbashkėt me te.
Dhe se paku do te mund te flisnim si njerėz te rėndomtė me fjale te thjeshta, me atė fjalorthin qe... Ndėrsa flasim pėr diēka tjetėr te dorės se dyte, bie fjala, kur qeshim pėr lėvizjet e pėrditshme te dikujt.
Dhe kur e shoh ashtu te ulur ne karrige, duke vėshtruar poshtė sikur virgjėreshe e penduar, dhe ashtu te pikėlluar, sikur te pėrcillte ne varrim njeriun me te dashur. Njeriun qe e kishte bere nene. Mua vetėm me shikonte.
Cili do te mund ta pėrshkruante se sa urrejtje fshehte ajo ne atė shikim te pandėrprere ne mua ?
Mua edhe me tepėr me kaplonte dėshira pėr ta njohur, te paktėn kisha dėshire te flisja diēka me te,sepse nga biseda do te mėsoja diēka pėr ketė njeri kaq enigmatik sepse kjo ashtu dukej.
Po kjo ishte mėnyra me e mire qe ta njohshin te gjithė, me te gjitha te tjerat. Te dine edhe ata pėr rastin vendimtar ne jetėn e saj. Te dine se kjo nuk behej sipas dėshirės, por rasti e solli kėtu e... Unė shikoja diēka pėr te...
Ky njeri ėshtė sikurse te gjithė njerėzit e tjerė dhe me asgjė nuk dallohej nga te tjerėt. Po, shume here e lavdėrova duke e mashtruar vetveten, duke e ėndėrruar vjet te tera. Por kjo gjithherė e njėjte...
Dhe nuk me ėshtė e qarte perse unė kam nuancuar lartėsinė e asaj duke i gėnjyer edhe te tjerėt.
Po, ajo ne praninė e te gjithėve rri ulur dhe ngul shikimin thelle ne gropėzat e dyshemesė se vjetruar . Sytė e asaj shpėrthejnė shkėndija urrejtjeve, te cilėt njeriu i botes pėr fat te keq e ka ushqim pėr shpirtin dhe i ruan si thesar me te ēmuar.
Net te tera rri ne dhomėn time i shtrire ne shtrat. Ne vegim ende me behet se mbi ato koka shoh ato fjolla tymi te duhanit dhe atė vend te mallkuar. Shume te liga.
Qe me ndodhen pak para se te me vdiste babai, ma patėn turbulluar mendjen.
Dhe kjo ėshtė arsyeja pse nuk mund ta dua ketė njeri. Dhe njeriun qe mungon, njeriun qe ma afroj lirinė e pakufishme te ndjenjės, qe me dhuron gjithė atė qe duhej te ishte e imja dhe e te gjithė moshatareve te mi qe e kane sot, e unė vetėm mund te parafytyroj e te ėndėrroj.
Nuk mund ta pranoj ketė padrejtėsi qe na ėshtė bere neve kėtu ne ketė vend te mallkuar, ku dikur kishte njerėz te vdekur, ndėrsa sot te gjithė janė bere memece te punės mua me ėshtė bere se ēdo gjė ... Dhe ēdo hap imi neper... zbulon njė shteg te ri njė bote te re pėrfytyrimesh.
Po jo, unė nuk shpresoj me kupton ti njeri qe rri pranė meje dhe do te me hakmerresh dhe me paraqitesh si mik. Me dinakėrinė tende qe e shfresh e di se ke ndėrmend te me pushtosh.
Mua me duhet te shpresoj dhe te kėrkoj njė bote te re. E di se me shpijnė atje... te ajo e kjo ėshtė diēka e re... ndoshta serish hapi do te me shpie deri te njė cak ne te cilin ēdo gjė do te fillonte nga njė bote e re . Unė jam i pafuqishėm pėr ta krijuar njė bote te re.
Nuk di ēme solli ne ketė gjendje... athua ēmėkate bėra ne ketė bote...? Ndoshta pse nuk e ruajta virgjėrinė atė nate vere nen qiellin plote yje ?
Jo, unė jam i pastėr dhe krejt fare kam bere ėshtė vepėr e njė plage te thelle, besa edhe e njė force te madhe. Megjithatė ajo me ėshtė shpėtimtare. Unė jam i dėnuar. Ja ku jam i dėnuar.
Ja ku janė kėtu.
Kėtu duan te me ndėrrojnė fytyre, te me bėjnė qesharak sa vete ta dėnoj vetveten. Por njė gjė te tille sdo ta beja kurrėn e kurrės.
Dua te mbetem si qe isha dhe si qe jam, njeri, mbi te gjitha vetėm njeri, ndėrsa pse me urren ky njeri ėshtė pune e tij, e njė rruge te kaluar neper thika, gėnjeshtra, stoli ... dhe pėsimet e veta i shfaq te rrene, ēka tjetėr.
Oh fare na duhet urrejtje, gėnjeshtra, ēfarė... me zėne frymėn, ēfarē me duhet ky njeri, ma largoni...shume larg ...
Tash me duket se morėn fund te gjitha dhe ai njeriu filloi ti merrte neper goje te tjerėt, por shkurt, prape unė u bėra objekt ...edhe pse mendova te jem larg, shume larg
|
|