| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » MARSI I KRENARISĖ KOMBĖTARE SHQIPTARE! |
| Postuar mė datėn: 2008-03-13 18:10:55 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruajnė: Xhemil Zeqiri - Fadil SHYTI
Muaji mars, gjatė kėtyre dy dekadave tė fundit, shkėlqen si muaj i krenarisė dhe rezistencės sonė kombėtare:
Mė 11 Mars tė vitit 1981, filluan demonstratat studentore nė Prishtinė.
Kjo qe fillimi i rrėnimit tė themeleve tė njė shteti armik, siē ishte ish-Jugosllavia e Titos dhe ajo pas-titiste
Nė Mars tė vitit 1998, krisi pushka e komandantit legjendar Adem Jashari.
Kjo pushkė, e cila pastaj jehoi nė tė gjitha territoret shqiptare se durimi i turpshėm pėrballė armiqve sllavo-pushtues ka marrė fund; se shqiptarėt mė nuk do ta presin lirinė deri nė amshim, ata nuk do presin mė tej se lirinė do t“ua sjellin tė tjerėt nė pjata- siē thoshte, i madhi, Adem Demaēi. Pra, pushka e komandantit legjendar i bashkoi shqiptarėt nė Ballkan dhe nė diasporė me njė betim tė madh pėr ribashkim kombėtar dhe e bėri sensibilizimin e ēėshtjes sė pazgjidhur kombėtare dhe luftėn nė Kosovė dhe nė trojet tjera etnike shqiptare. Ky betim i luftėtarėve tė lirisė do tė ndalohej nė Rambuje dhe prej aty do tė fillonte shkelja famėkeqe e atij betimi tė madh i trimave dhe ideal-realistėve tė lirisė. |
|
Gjithashtu, marsi i qėndresės dhe i besės shqiptare u pėrsėritė me guxim edhe nė Kosovėn Lindore. Atje ushtarėt trima e hapėn frontin nė luftė kundėr Serbisė pushtuese dhe nė kėtė mėnyrė do sensibilizohet ēėshtja shqiptare, u arrit ajo objektivė pėrballė opinionit botėrorė, qė shumė parti nuk e kishin bėrė as me njė pėrqindje tė pėrafėrt, sado tė vogėl pėr ēėshtjen shqiptare nė ato anė.
Gjithashtu, mė 14 mars tė vitit 2001 krisi pushka ēlirimtare nė Kala, tė malit Sharr mbi qytetin shqiptar, Tetovė. Aty, disa ditė pati rezistencė tė madhe nga njė grup ushtarėsh trima shokė tė idealit tė Adem Jasharit, tė cilėt i thanė JO robėrisė, i thanė mjaft mė mashtrimeve dhe shtypjes ndaj shqiptarėve nė kėto treva tė banuara me shqiptarė, pėrjetėsisht tė lidhur si gjaku me zemrėn nė trojet e veta. Ashtu pra, u bė sensibilizimi i ēėshtjes shqiptare tė pazgjidhur, tė cilėn e kishin koklavitur me synime tė caktuara titistėt dhe shėrbėtorė e mjerė tė sllavėve pushtuesė, qė herė nė njė emėr tė partisė e herė nė emėr tjetėr i mashtronim shqiptarėt pa mėshirė.
Pas tri luftėrave e fituara nė beteja, por tė humbura nė diplomaci (nė tavolina, me dialogje) me armiqtė, tepėr e natyrshme ėshtė kur lind pyetja: pėrse luftuan shqiptarėt?!
- Pėrkujtojmė kėtu me respekt faktin se kėsaj pyetje mė sė miri me njė mal fakte tė pathyeshme i ka dhėnė pėrgjigje shumė tė saktė, pedagogu, veterani dhe intelektuali i madh i kombit shqiptar, tetovari Prof. Beqir Berisha; nė Letrėn e hapur - drejtuar diplomacisė ndėrkombėtare me titull: Pėrse luftuan shqiptarėt?!
Nė kėtė letėr tė botuar pėrafėrsisht me 100 faqe, autori nė mėnyrė shkencore argumenton para opinionit tė brendshėm dhe tė jashtėm se: Pėrse luftuan shqiptarėt. Por, ne do ta argumentonim nė veēanti kėtė: - tri lufta qė u zhvilluan nė territoret shqiptare nuk u bėnė qė sot dikush tė rrah gjoks e tė mashtrojė popullin me njė retorikė shumė primitive se ja ne shqiptarėt ia arritėm qėllimit!
Qėllimi ynė nuk ka qenė tė integrohemi nė Evropė para se tė integrohemi brenda trojeve tona etnike shqiptare, nė njė shtet dhe pėr atė u bė betimi i madh. Pra, as komandant Shpendi, as komandant Roki, apo komandant, Tahir Sinani e tė tjerė, nuk u pėrleshėn me armiqtė dhe nuk e dhanė jetėn qė Maqedonia tė integrohet nė BE dhe nė NATO, ashtu siē po mashtron tani, Ali Ahmeti me atė retorikė cinike dhe tė mjerė. Kur deklaron se: UĒK-re, ia arriti qėllimin dhe se Maqedonia pėrfundimisht do bėhet anėtare e BE dhe NATO-sė!!!
Ndėrsa, tani po dihet fakti qė: shqiptaret edhe pas tri luftėrave po trajtohen si tė huaj nė tokėn e vet, bile kėta miqtė tanė, tani po ua ndalojnė madje dhe shqiptarėve tė Kosovės qė nė Projektkushtetutėn e tyre tė ashtuquajtur demokratike tė quhen shqiptarė!!!
Kėtyre ekspertėve modernistė duhet t“u thuhet; Mjaft! Pėrndryshe, ndėrgjegjja shqiptare na e thotė qė: njė Ditė Marsi tė lavdishėm do tė ēohen heronjtė nga varret dhe do kėrkojnė llogari nga ne tė gjallėt, pėrse po lejojmė kaq lehtė, tė tradhtohen idealet kombėtare nga kėta renegatėt bukėshkalė.
Danimarkė - Suedi, mė 14 Mars 2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|