DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Pėrmbledhje e lajmeve rreth protestės gjithėpopullore tė lėvizjes Vetėvendosja
Postuar mė datėn: 2007-02-10 16:36:00 nga admin2 :: Kategoria: Lajmet kryesore

Lėvizja “Vetėvendosje” protestoi kundėr “pakos” sė Ahtisarit dhe kundėr Grupit tė Unitetit

Aktivistėt e Lėvizjes “Vetėvendosje”, sot, duke filluar nė orėn 14.00, kanė zhvilluar njė protestė kundėr planit tė Marti Ahtisarit pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, i cili ėshtė pranuar pa rezervė nga faktori ynė politik dhe institucional. Protestuesit fillimisht janė nisur nga selia e Lėvizjes drejt ndėrtesės sė UNMIK-ut, por kanė hasur nė kordone tė forta tė policisė. Mijėra protestues kanė bėrė pėrpjekje pėr tė depėrtuar drejt qendrės sė kryeqytetit, ku po ashtu janė penguar nga policia. Ndėrkohė ata janė barrikaduar te Sheshi para Teatrit Kombėtar. Pėrveē kryetarit tė Lėvizjes, Albin Kurti, tė pranishmėve iu ka drejtuar edhe simboli i rezistencės sonė kombėtare, Adem Demaēi, i cili ka kundėrshtuar fuqishėm dokumentin e Marti Ahtisarit pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, meqė ky plan,sipas tij, parasheh mė shumė tė drejta pėr pakicėn serbe, sesa pėr shumicėn shqiptare. Protestuesit janė shprehur edhe kundėr Grupit tė Unitetit, kundėr UNMIK-ut, ndėrsa i kanė brohoritur Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, duke insistuar, si gjithnjė, nė respektimin e sė drejtės sė popullit shqiptar pėr tė vetėvendosur.
Me qellim pėr t' i shpėrndarė protestuesit policia ka pėrdorur gaz-lotsjellės, ndėrsa ka arrestuar edhe disa aktivistė. Shumė protestues tė tjerė janė dėrguar nė Qendrėn Emergjente pėr shkak tė lėndimeve apo nga pasojat e gazit helmues. Protesta nuk ka pėrfunduar as pas intervenimit tė policisė. Aktualisht nuk dihen pasojat e dhunės, por ndėrkohė bėhet e ditur pėr shumė demonstrues tė lėnduar e tė pėrgjakur...
Protesta e sotme e Lėvizjes “Vetėvendosje” shėnon fillimin e zbrazjes sė zemėrimit nga qytetarėt liridashės sė Kosovės
Tė pa pajtuar me plan-propozimin e Ahtisarit dhe tė zemėruar tej mase me liderėt politikė dhe institucionalė tė vendit, tė cilėt procesin politik tė Kosovės po e interpretojnė sipas “shijeve” tė tyre, mijėra protestues, tė cilėt kishin ardhur nė Prishtinė nga pjesė tė ndryshme tė Kosovės, u solidarizuan me kreun e “Vetėvendosjes” duke shprehur kundėrshtimet e tyre lidhur me degradimin e procesit politik, i cili tashmė po shihet qartė se nuk merr nė konsiderim aspiratat dhe vullnetin politik tė shumicės shqiptare tė Kosovės, shprehur me kėrkesat e tyre legjitime pėr liri dhe pavarėsi.
Protesta e sotme ėshtė vetėm njė paralajmėrim i fillimit tė derdhjes sė zemėrimit, ndėrsa protesta tė tjera me kėrkesė pėr njohjen sa mė tė shpejtė tė pavarėsisė sė Kosovės do tė marrin pėrmasa, tė cilat vėshtirė se do tė pacifikohen me intervenimin e policės apo me pėrdorimin e gazit lotsjellės.
Protesta e sotme duhet t’i kėndell mė nė fund forcat e shėndosha kombėtare, tė cilat po “mrizojnė” nė grupimet e veta partiake, me qėllim qė situata tė mos degjenerohet dhe tė mos lejohet tė pėrfitojė Beogradi nga kjo situatė mjaft e tendosur.

dervina.com



Dhunė nė protestėn nė Prishtinė
Policia nė Prishtinė ka pėrdorur gazin lotsjellės ndaj disa mijėra protestuesve qė kundėrshtojnė propozimet e tė dėrguarit tė OKB-sė pėr Kosovėn, Martti Ahtisaari.
Rreth pesė mijė protestues thėrrisnin: "Jo negociata. Vetvendosje" duke kėrkuar referendum pėr pavarėsinė e Kosovės.
Protesta e organizuar nga Lėvizja qytetare Vetvendosja, filloi e qetė, por mė pas filluan pėrleshjet kur njė kordon policie u pėrpoq tė pengonte marshimin e turmės nė njė rrugė pranė ndėrtesave qeveritare.

Korrespodenti i BBC-sė nė Prishtinė njofton se policia ka pėrdorur gazin lotsjellės pėr tė shpėrndarė turmėn.
Nuk ka pasur informacione zyrtare pėr tė lėnduar apo pėr tė arrestuar, por korrespondenti i BBC-sė ka parė disa protestues tė lėnduar e tė pėrgjakur dhe dhjetra vetė qė janė kapur nga policia e janė futur nė makinat e tyre.
Protesta ka filluar pak pas orės 14 me njė marshim prej lagjes Payton, ku ndodhet selia e Lėvizjes Vetvendosja, drejt sheshit Nėnė Tereza, ku protestuesit janė ndalur pėr tė dėgjuar fjalimet e udhėheqėsve tė kėsaj proteste.
Protesta ishte e qetė deri nė momentin kur protestuesit kanė provuar tė thyejnė barrikadat qė kishte vendosur policia para ndėrtesės sė Teatrit Kombėtar pėr tė penguar marshimin e demonstruesve nėpėr rrugėn qė kalon pėrbri ndėrtesės sė qeverisė dhe tė parlamentit.

Protestuesit kundėrshtojnė propozimet e Ahtisarit duke thėnė se ato nuk plotėsojnė kėrkesėn e popullsisė shumicė nė Kosovė pėr pavarėsi dhe e lėnė Kosovėn nėn sovranitetin e Serbisė.

BBC



Prishtinė, shqiptarėt nė protestė, shumė tė plagosur
Mijėra aktivistė shqiptarė jane perleshur sot me policine ndersa marshonin sot nė rrugėt e Prishtinės nė shenjė proteste ndaj njė plani tė OKB-sė pėr Kosovėn, pėr tė cilin protestuesit u shprehėn se nuk pėrmbush kėrkesėn e tyre pėr pavarėsi tė plotė nga Serbia.

Inicuese e protestės ėshtė lėvizja Vetėvendosja drejtuar nga Albin Kurti.

Policia kosovare, karabinierėt italianė dhe policia e Kombeve tė Bashkuara bllokuan rrugėn kryesore qė tė ēon pėr nė ndėrtesėn ku ėshtė vendosur administrata ndėrkombėtare.

Ndėrkaq mėsohet se policia e OKB-sė nė Kosovė sulmoi me gaz lotsjellės protestuesit shqiptarė, qė po pėrpiqeshin tė depėrtonin nė njė barrikadė tė ngritur nga policia nė Prishtinė.

Kjo ėshtė bėrė e ditur nga njė dėshmitar i agjencisė Reuters.
Po sipas dėshmitarėve dhjetra makina transportonin nė spital demonstrues tė plagosur, ndėrsa disa tė tjerė janė arrestuar.

Mijėra aktivistė po demonstronin kundėr njė plani tė OKB-sė, tė bėrė tė ditur javėn e kaluar, lidhur me tė ardhmen e Kosovės, duke u shprehur se ai nuk garantonte pavarėsinė e plotė.

Manifestuesit mbanin nė duar parrulla “Poshtė ekipi negociator”, “Vetėvendosje”, “UĒK” etj.
Njė protestė e ngjashme e aktivistėve nė muajin nėntor pėrfundoi me pėrleshje tė protestuesve me policinė, qė sulmoi me gaz lotsjellės turmėn e demostruesve qė hodhi shishe dhe gurė kundėr ndėrtesės sė parlamentit tė Kosovės dhe zyrave tė OKB-sė.

Njė plan i OKB-sė, prezantuar disa ditė mė parė nga ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari, e vendos Kosovėn nė rrugėn drejt pavarėsisė nga Serbia.

A1 TV
__________________________



Arrestohet kreu i “Vetėvendosjes” Albin Kurti

Policė tė njėsisė speciale tė SHPK-sė hyrėn me dhunė nė zyren e Lėvizjes VETĖVENDOSJE!, sot nė ora 19:00, dhe e arrestuan nė mėnyrėn mė brutale aktivistin e Lėvizjes Albin Kurtin. Njėsiti special i policisė erdhi nė zyrė pas demonstratės sė sotme, dhe pas konferencės pėr shtyp tė mbajtuar nga Lėvizja VETĖVENDOSJE!. Gjatė arrestimit policėt e njėsitit special ishin tė armatosur me pushkėt e tyre automatike, tė cilat disa prej tyre edhe i bėnė gati me tė hyrė nė zyrė. Gjatė intervenimit brutal ata i gjuajtėn me sprej djegės tė gjithė aktivistėt e mbledhur nė zyrė, si dhe pėrdorėn shkopat e gomės kundėr aktivistėve tė Lėvizjes. Nė rezistencė kundėr kėtij trajtimi tė dhunshėm nga ky shėrbim i dhunshėm i pushtetit u lėndua nė kokė aktivistja Shkurta Aliu, e cila u godit nga njė polic me bombolėn e sprejit djegės nė pjesėn e pasme tė kokės. Shkurta u godit pėr shkak se intervenoi kundėr goditjeve qė policėt ia bėnin njė aktivisti tė Lėvizjes tė shtrirė nė tokė.

Dhuna e policisė, e filluar nė rrugėt e qytetit tė Prishtinės, me ē‘rast u lėnduan mbi 80 demonstrues, 9 prej tė cilėve rėndė, vazhdoi edhe nė zyren e Lėvizjes VETĖVENDOSJE!. Natyrisht, pas krimit tė policisė tė kryer nė rrugė, ata erdhėn t’i arrestojnė dėshmitarėt dhe denoncuesit publik tė kėsaj dhune – aktivistėt e Lėvizjes. Pėr shkak se ky pushtet i padrejtė dhunėn ndaj popullit e ka domosdoshmėri. Padrejtėsia ndaj vullnetit tė njė populli tė tėrė mund tė ushtrohet vetėm pėrmes dhunės, pra pėrmes aparatit tė policisė dhe gjykatave.

Administratorėt kolonial tė UNMIK-ut pėrmes dhunės dhe dėnimeve ia zgjasin jetėn vetes nė Kosovė. Kurse kėta policė tė mjerė dhe tė manipuluar, pėr shkak se naiv, mendojnė se kjo dhunė e ndal popullin. Por populli nuk ndalet. Pėr shkak se ai e do lirinė. E liria ėshtė e pandalshme – pėrpjekjet e popullit tė Kosovės pėr ta fituar luftėn kundėr shtypjes nuk i ndalėn as tankset e predhat e Serbisė, e lėre mė plumbat dhe gazi lotėsjellės i kėsaj policie robotėsh tė dhunshėm.

Vetėvendosja do tė vie, pėr shkak se populli ėshtė nisur drejt saj. Ky ėshtė vetėm fillimi.

Lėvizja VETĖVENDOSJE!



Fotot nga protesta e lėvizjes Vetevendosja gjenden ne galerine e faqes virtuale
dervina.com
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] VIDEOJA GREKE: Permbledhje e reagimeve (2007-03-04 14:11:34 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Pėrmbledhje e lajmeve rreth protestės gjithėpopullore tė lėvizjes Vetėvendosja (2007-02-10 12:25:32 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Permbledhje e lajmeve nga zgjedhjet ne Serbi (2007-01-21 18:06:52 nga F.Smajli)
[ Opinione ] SIMPOZIUMET E PĖRĒARJEVE DHE VETĖSHKATRRIMIT (2008-12-03 13:32:06 nga admin1)
[ Opinione ] AKADEMIK QOSJA - qytetar nderi i Skenderajt! (2008-12-03 13:04:34 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria nėn ujė, qeveria e papėrgatitur pėr pėrmbytjet (2008-12-03 09:58:55 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Itali, "Ramazani" arreston 20 shqiptarė pėr drogė (2008-12-03 09:49:13 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Tė reshurat e shiut ende po vazhdojnė nė Vushtrri (2008-12-03 09:45:02 nga admin4)
[ Histori ] Amaneti i Hoxhė Muglicės: Rroftė Shqipėria! (2008-12-03 05:51:03 nga admin4)
[ Kultura ] Dibėr, o fortesa e lirisė (kėngė) (2008-12-03 05:34:13 nga admin4)
[ Tech-Info ] Pakėsohet numri i vdekjeve nga kanceri gjatė vitit 2008 (2008-12-03 05:18:42 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster