| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » BERISHA: NĖ ĒASTET MĖ KRITIKE SHQIPTARĖT IA KANĖ DALĖ MBANĖ NĖ SAJ TĖ SHBA-VE |
| Postuar mė datėn: 2007-06-08 07:40:29 nga admin1 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
Sali Berisha, kryeministėr i Shqipėrisė
RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Kryeministėr, opinioni publik dhe tė gjitha krahėt e politikės si rrallė herė kanė ndarė tė njėjtin qėndrim pėr vizitėn e presidentit Bush, duke e cilėsuar historike.
SALI BERISHA
Kjo ėshtė vizitė historike, pasi ėshtė vizita e parė e njė presidenti amerikan nė detyrė. Kjo ėshtė ngjarja mė kulmore nė historinė e marrėdhėnieve mes dy vendeve dhe nė historinė e marrėdhėnieve ndėrkombėtare tė Shqipėrisė.
Tė gjitha palėt dhe tė gjithė shqiptarėt presin me padurim vizitėn e presidentit tė SHBA-ve nė Shqipėri, pasi ndjenjat miqėsore dhe proamerikanizmi i shqiptarėve ėshtė i ngulitur thellė nė ndėrgjegjen e tyre kombėtare.
Ata ndjejnė njė mirėnjohje shumė tė madhe, pasi nė castet mė kritike pėr lirinė e tyre ata ia kanė dalė mbanė vetėm se kanė pasur nė anėn e tyre Shtetet e Bashkuara, kombin dhe qeverinė amerikane.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Cilat janė problemet apo temat qė ju do diskutoni me presidentin amerikan, a ka njė axhendė qė mund tė bėhet publike?
SALI BERISHA
Sigurisht qė ka njė axhendė qė mund tė bėhet publike. Sė pari njė mirėnjohje shumė e thellė pėr ndihmėn e gjithanshme qė SHBA-tė i kanė dhėnė Shqipėrisė dhe shqiptarėve. Reformat nė Shqipėri, marrėdhėniet e shkėlqyra dypalėshe dhe intensifikimi i tyre nė tė gjitha fushat. Zhvillimet rajonale dhe ndėr to si mė kryesorja cėshtja e Kosovės.
Mbėshtetja e SHBA-ve pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė, ėshtė njė temė shumė e rėndėsishme, pasi anėtarėsimi nė NATO, pėrbėn dhe objektivin e parė tė Shqipėrisė.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Ka ekspertė qė nė mesin e arsyeve tė vizitės sė presidentit Bush nė Shqipėri rendisin dhe nxitjen e reformave tė Shqipėrisė pėr anėtarėsim nė NATO, pasi kėto reforma janė disi mė pas se dy vendet e tjera tė Kartės Adriatik 3? A ndani tė njėjtin mendim?
SALI BERISHA
Le t'i shohim gjėrat realisht. Ritmi i reformave nė Shqipėri, po tė marrim startin nga i cili kanė nisur, janė reformat mė tė mėdha se tė cdo vendi tjetėr do tė thosha.
Nė rast se Shqipėria nisi si vendi i kolektivizimit mė tė thellė qė mund tė ekzistojė, total do tė thosha, sot 80% e prodhimit tė brendshėm vjen nga sektori privat.
Shqipėria ėshtė vendi qė ka pasur rritjen ekonomike mė tė shpejtė nė tėrėsi nė kėto 15 vite krahasuar thuajse me tė gjitha vendet e tjera.
Ndėrkaq po tė shohim gjendjen ku ndodhet Shqipėria sot ka dallim me tė dy vendet e tjera tė Kartės Adriatik 3, pasi Shqipėria e nisi nga njė nivel krejt tjetėr.
Por nė dy drejtime Shqipėria ėshtė nė avantazh. Sė pari nė kėto 15 vite shqiptarėt mė shumė se cdo komb tjetėr i vendev ish komuniste ka bashkėpunuar nė mėnyrė luajale me NATO-n. E them kėtė pasi Shqipėria dhe shqiptarėt ishin nė njė zonė konflikti. Ata bėnė cdo gjė pėr tė lehtėsuar dhe pėr tė bashkėpunuar me NATO-n.
Sė dyti, ushtria shqiptare ka bėrė reformat mė tė thella se ndoshta cdo ushtri tjetėr nė rajon. Ka bėrė pėrpjekjet mė serioze dhe mė tė ndershme nė format e organizimit dhe pėr t'u afruar me standardet e NATO-s.
Duke thėnė kėto, natyrisht unė jam i vetėdijshėm pėr mangėsitė.
Por nė rast se Shqipėria nuk ka nivelin aktual qė ka Kroacia dhe nė disa aspekte dhe Maqedonia, Shqipėria sėrish ka pėrparėsitė e saj. Njė komb 93% e tė cilit mbėshtet anėtarėsimin nė NATO do tė thotė se shqiptarėt shpirtėrisht ndihen anėtarė tė NATO-s.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Presidenti Bush vjen nė Tiranė nė kohėn kur marrėdhėniet me Rusinė janė tensionuar e ka nga ata qė flasin pėr Luftė tė re tė ftohtė. Cili ėshtė pozicionimi i Tiranės zyrtare?
SALI BERISHA
Vetė presidenti ka qartėsuar se nuk bėhet fjalė pėr njė luftė tė ftohtė. Tirana zyrtare ka mbėshtetur dhe mbėshtet fuqishėm SHBA-tė pėr shkak tė njė historie qė i detyron shqiptarėt tė kenė mirėnjohje tė thellė pėr ndihmėn qė kanė marrė nė tė gjitha momentet kyce tė pėrpjekjeve tė tyre pėr liri dhe dinjitet, por dhe pėr faktin se Shtetet e Bashkuara janė dėshmuar si shtyllė kryesore e paqes, lirisė dhe stabilitetit.
Ne kemi njė problem mė specifik nė kėtė rast, kemi problemin e Kosovės. Pėr fat tė keq Kremlini po pėrshtat atė qėndrim qė ka pėrshtatur thuajse nė 130 vitet e fundit, duke besuar se paqja dhe stabiliteti nė Ballkan arrihen pėrmes hegjemonisė serbe nė rajon. Kjo ėshtė provuar si katastrofė e vėrtetė pėr Ballkanin.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Takimi me presidentin Bush zhvillohet derisa sipas disa burimeve vendet e G8-ės kanė rėnė dakord pėr shtyrjen e pėrcaktimit tė statusit sė paku pėr 6 muaj. Cili ėshtė qėndrimi i Shqipėrisė pas kėtij propozimi, kur Tirana zyrtare ka qenė kundėr status quosė?
SALI BERISHA
Shqipėria beson se status quoja nuk shėrben, por nga ana tjetėr ne jemi shumė tė bindur se zgjidhje tjetėr pėrvec pavarėsisė sė Kosovės nuk ka dhe nuk do mund tė ketė. Nė kėtė kontekst nuk jam i informuar lidhur me propozimin e bėrė nė G8, por mendoj se ėshtė e domosdoshme qė tė ecet drejt zgjidhjes pėrfundimtare. Kjo pasi kam bindjen se as gjashtė muaj dhe mjerisht as disa vite nuk do mund ta clirojnė Beogradin nga fantazma e Serbisė sė Madhe, dhe as nuk do ndryshojė qėndrimin e Kremlinit.
Kremlini me sa duket nuk ka ndėrmend tė shqyrtojė qėndrimin e tij ndaj shqiptarėve, qėndrim qė ka qenė, jo i vetėm, por nė bazė tė problemeve shumė tė mėdha tė paqes dhe stabilitetit nė Ballkan.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Cilat janė hapat qė do marrė Shqipėria nėse shtyrja e vendimit pėr statusin bėhet qėndrim zyrtar? Cfarė do kėrkoni konkretisht nga presidneti Bush nė takimin e sė djelės dhe cfarė do kėrkoni nga Prishtina zyrtare?
SALI BERISHA
Do t'i paraqes presidentit Bush pikėpamjet e Qeverisė pėr rėndėsinė vendimtare qė ka pėr paqen dhe stabilitetin nė Ballkan zgjidhja e statusit final tė Kosovės.
Pėr Prishtinėn zyrtare dhe pėr qytetarėt e Kosovės sėrish bėj thirrje tė dėshmojnė urtėsi, vetpėrmbajtje dhe tė jenė tė bindur e tė sigurt se nuk do mund tė ketė zgjidhje tjetėr, pėrvec asaj pėr tė cilin ata kanė votuar, kanė luftuar, kanė sakrifikuar, pra pėrvec shtetit tė tyre tė lirė dhe tė pavarur.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Pėr fund a mund ta pėrmbledhim qėndrimin e Tiranės zyrtare se do vazhdoni tė mbėshtesni pavarėsinė e Kosovės, sa mė shpejt qė tė jetė e mundur, pavarėsisht vendimeve qė vijnė nga bashkėsia ndėrkombėtare...
SALI BERISHA
Ėshtė e saktė qė ne mbėshtesim pavarėsinė, por jemi tė vendosur tė bashkėpunojmė ngushtė me bashkėsinė ndėrkombėtare nė mėnyrė qė kjo pavarėsi tė ketė njohjen mė tė gjerė dhe tė konsolidohet me shpejtėsi.
Nė kėtė kontekst ne jemi tė vendosur tė kordinojmė qėndrimet tona me miqtė e mėdhenj tė Kosovės, tė cilėt nė dijeninė time janė tė bindur se zgjidhja e vetme ėshtė pavarėsia, fillimisht e mbikqyrur dhe pastaj e plotė. Do tė bashkėrendojmė veprimet edhe me Prishtinėn zyrtare qė procesi pavarėsisht nga ngadalėsimet tė ecė i sigurtė.
Intervistoi: Ilirjana A. BAJO
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|