| » Opcionet për artikullin |
|
Kryenegociatori pėr statusin e Kosovės, Marti Ahtisari ka paraqitur nė Vjenė para anėtarėve tė grupit tė Kontaktit, dokumentin pėr statusin e Kosovės.
Pas dėgjimit tė propozimit tė Ahtisarit, pėrfaqėsuesit e lartė tė SHBA-sė Rusisė, Francės, Britanisė, Gjermanisė dhe Italisė ranė dakord qė tė marrin kopjet e dokumentit pėr ti shqyrtuar nė kryeqytetet respektive.
Burimet diplomatike bėjnė tė ditur se gjatė diskutimeve, nuk ėshtė pėrmendur fjala pavarėsi, por ėshtė rėnė dakord se Kosovės do ti jepen atributet e njė shteti tė pavarur, pėrfshi kėtu edhe anėtarėsimin e kėtij vendi nė institucione ndėrkombėtare.
Po kėshtu ėshtė rėnė dakord edhe pėr praninė e njė misioni vėzhgues ndėrkombėtar pas statusit, i cili do tė ketė fuqi vetoje ndaj ligjeve dhe vendimeve qeveritare dhe autoritet pėr tė shkarkuar zyrtarėt qė shkelin marrėveshjen ndėrkombetare.
Takimi ishte me dyer tė mbyllura pėr gazetarėt. Si pėrfundim palėt ranė dakord tė vazhdohen konsultimet rreth formės sė statusit tė ardhshėm. Diplomatėt thonė se dokumenti final i Ahtisarit do tė pėrfshijė edhe ndonjė sugjerim tė mundshėm pas shqyrtimit nga vendet anėtare tė Grupit tė Kontaktit.
Tashmė dihet se propozimi final do u paraqitet palėve nė Prishtinė e Beograd mė 2 shkurt.
|
|