DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Frid: Ka ardhur koha qė Kosova tė ketė statusin e saj
Postuar mė datėn: 2007-02-09 06:14:27 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore

Keida Kostreci
Shtetet e Bashkuara shpresojnė qė si pala shqiptare edhe ajo serbe tė veprojnė me shpejtėsi nė pėrgjigje tė propozimit tė tė dėrguarit tė posaēėm tė OKB-sė Marti Ahtisaari. Nė njė takim me gazetarėt dje ndihmės sekretari amerikan i shtetit pėr ēėshtjet e Evropės dhe Euroazisė Daniel Fried tha se ka ardhur koha qė Kosova tė ketė statusin e saj, duke shtuar se komuniteti ndėrkombetar do tė ecė perpara me alternativėn mė tė mirė tė mundshme edhe pa mbėshtetjen e Serbisė.
Ndihmės Sekretari i Shtetit Fried tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnė qė procesi tė ecė me shpejtėsi nė mėnyrė qė Kosova tė ketė qartėsi pėr statusin e saj tetė vjet pas ngjarjeve tė vitit 1999.
“Status-quo-ja nuk mund tė vazhdojė mė. Kosova nuk do tė ketė qėndrueshmėri pa zgjidhjen e statusit tė saj. Tetė vjet ėshtė kohė e gjatė”.
Duke e pranuar se shqiptarėt dhe serbėt mund tė mos bien dakord pėr statusin pėrfundimtar, zoti Fried tha se ata duhet gjithsesi tė tė bien dakord se cilido qoftė ky status tė drejtat e serbėve dhe minoriteteve tė tjera duhen mbrojtur.
“Ka disa probleme qė nuk zhduken vetėm duke pritur. Situata nuk do tė zgjidhet vetvetiu nėse presim pėr pesė vjet. Kryeministri Kostunica ka thėnė se kurrė nuk do t’i pranojė disa gjėra, kėshtuqė ne duhet tė ecim pėrpara me alternativėn mė tė mirė tė mundshme qė kemi”.
Ai tha se zoti Ahtisaari e ka zgjedhur ta paraqesė propozimin nė njė formė tė tillė pėr tė ndihmuar palėt qė tė pėrqendrohen tek detajet dhe jo tek simbolet. Ai la tė kuptohej se shtyrjet e mėtejshme mund tė ēojnė nė radikalizim tė situatės. Serbia, tha zoti Fried, duhet tė mendojė pėr perspektivėn e saj evropiane.
Por plani i zotit Ahtisari deri tani nuk ka gjetur mbėshtetjen e Rusisė, aleate tradicionale e Serbisė dhe njė prej 5 vendeve te pėrhershme nė Kėshillin e Sigurimit me tė drejtėn e vetos.
Sekretarja e Shtetit Kondoliza Rajs, tha tė mėrkurėn para Komisionit tė Dhomės sė Pėrfaqėsuesve pėr Marrėdheniet me Jashtė, se ka biseduar disa herė me zyrtarėt rusė pėr t’i bindur se Kosova nuk do tė shėrbejė si precedent pėr ndonjė rajon tjetėr. Komentet e zonjės Rajs, i referoheshin shqetėsimit qė ka ngritur Moska se pavarėsia pėr Kosovėn mund tė shėrbejė si shembull pėr rajone tė tilla separatiste si Ēeēenia apo Osetia Veriore. Duke theksuar mbėshtetjen pėr planin e zotit Ahtisari, Sekretarja e Shtetit shtoi se ēdo zvarritje e mėtejshme e statusit mund tė ēojė nė trazira nė Kosovė.
Sipas ndihmės sekretarit te shtetit Daniel Fried, plani i zotit Ahtisari ėshtė alternative e vetme pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės.
“Ne nuk flasim pėr njė plan tė dytė ne flasim pėr sukses pėr planin e parė. Ne mbėshtesim presidentin Ahtisaari. Unė nuk kam dėgjuar deri tani ndonjė argument tė arsyeshėm pėr ndonjė alternativė ndaj kėtij propozimi”.
Zoti Fried iu referua vazhdimisht statusit pėrfundimtar por nuk pranoi ta pėrkufizonte atė, ndersa shprehu besimin se udhėheqja shqiptare e ka tė qartė se si ėshtė situata.
“Nuk kanė mbetur shumė gjėra tė fshehura. Ata e dinė se pėr ēfarė bėhet fjalė por pėr momentin duhet tė diskutojmė planin e zotit Ahtisaari. Kjo ėshtė fjala e Shteteve tė Bashkuara tani pėr tani, por besoj se gjithkush e di se cili do tė jetė rezultati”.
Vetė zoti Ahtisari, pas takimit tė djeshėm me Sekretarin e Pergjithshėm tė OKB-sė Ban Ki Moon tha se si Prishtina edhe Beogradi e kanė interpretuar planin e tij si pavarėsi te mbikqyrur. Zoti Ahtisari shtoi se kur tė paraqesė propozimin pėrfundimtar nė Kėshillin e Sigurimit, deri nė fund tė marsit, ai do tė shprehet qartė pėr statusin.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Intervista ] Frid: Vendosja e EULEX-it nė Kosovė i shėrben forcimit tė pavarėsisė dhe sovranitetit tė saj (2008-11-28 17:23:47 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Frid: NATO-ja ruan paqen ne Kosove. Radikalet serbe nxisin dhunen atje (2008-03-25 05:17:51 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Daniel Frid: Serbia ka kohė qė e ka humbur Kosovėn (2008-01-12 10:13:22 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Frid: Kosova tė dėshmojė se ėshtė e gatshme pėr pavarėsinė (2007-09-28 11:41:36 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Frid: Do tė ketė negociata tė kufizuara, rezultati final pavarėsia (2007-07-10 07:32:46 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Frid: Palėt e konflikteve nė Ballkan tė pėrqafojnė tė ardhmen nė BE (2007-01-17 08:30:25 nga F.S)
[ Opinione ] SIMPOZIUMET E PĖRĒARJEVE DHE VETĖSHKATRRIMIT (2008-12-03 13:32:06 nga admin1)
[ Opinione ] AKADEMIK QOSJA - qytetar nderi i Skenderajt! (2008-12-03 13:04:34 nga admin1)
[ Tech-Info ] Pakėsohet numri i vdekjeve nga kanceri gjatė vitit 2008 (2008-12-03 05:18:42 nga admin4)
[ Opinione ] BASHKIMI EVROPIAN PO ZBARKON NĖ KOSOVĖ NĖ 2008 SIKUR QĖ KA ZBARKUAR BASHKIMI SOVJETIK NĖ ĒEKOSLLOVAKI ME 1968 (2008-12-01 16:17:07 nga admin1)
[ Opinione ] POLITIKANĖT „KOSOVARĖ“ PRAP MUNDOHEN TA MASHTROJNĖ POPULLIN! (2008-12-01 15:12:02 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster