| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Lordi Xhonston: Shpallja e njėanshme e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė njė mundėsi |
| Postuar mė datėn: 2007-08-23 09:04:45 nga admin2 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Lordi Rasel-Xhonston, anėtar i Dhomės sė Lordėve nė Parlamentin britanik dhe anėtar i Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės, thotė se pėr tejkalimin e situatės nė procesin e zgjidhjes sė statusit ekzistojnė alternativa tė ndryshme, por sipas tij, "ndoshta asnjėra aq tė dėshirueshme". Ndėr alternativat mė praktike, Xhonston nė veēanti e sheh njohjen e pavarėsisė sė Kosovės nga vende tė caktuara. Ndėrkaq kur bėhet fjalė pėr mundėsinė e ndarjes sė Kosovės, lordi Xhonston shpreh dyshim, duke thėnė se Kosova ka kufijtė e vet tė pėrcaktuar kohė tė gjatė. Krahas kėsaj shumica e popullatės serbe sėrish do tė mbetej jashtė zonės sė pėrmendur tė veriut ku ndryshe gjenden mineralet. Xhonston nuk mendon se deklarata e ambasadorit Ishinger gjatė vizitues nė rajon (se anjė opsion nuk pėrjashtohet) ka ndonjė domethėnie paralajmėruese. Kjo ėshtė njė deklaratė tipike diplomatike pėr tė treguar se ata janė mendje-hapur e tė gatshėm pėr negociata pa u pėrcaktuar mė shumė nė kėtė drejtim, tha ai pėr "Dojēe velen". Lordi Xhonston konsideron se shpallja e njėanshme e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė njė mundėsi.
|
|
| "Do tė ishtė mė mirė tė arrihej zgjidhje me marrėveshje. Mė duhet tė them se unė akoma e kam vėshtirė tė kuptoj hezitimin pėr t`i dhėnė Kosovės pavarėsinė", shton Xhonston. Ai kujton pamjet tronditėse tė refugjatėve nė Kukės kur ai vizitoi rajonin gjatė konfliktit, nė rolin ekyetarittė Asamblesė parlamentare tė Kėshillit tė Evropės. Ishte pra kjo njė situatė mėse shqetėsuese, shton Xhonston dhe pyet si mund tė pritet tani seriozisht qė Kosova tė kthehet nė kontrollin e Beogradit. Por sipas mendimti tė tij, sa mė shpejt tė arrihet zgjidhja pėr Kosovėnaq mė mirė. "Ne harrojmė se ky vazhdim i pasigurisė do tė thotė vazhdim i papunėsisė sė lartė dhe vazhdim i mungesės sė investimeve tė domosdoshme pėr ekonominė e Kosovės", tha lordi Xhonston. |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|