DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Dhimbjet e veshit, si t’i shmangim nga i ftohti
Postuar mė datėn: 2007-11-01 08:13:42 nga admin4 :: Kategoria: Tech-Info

Intervistoi: Sonila Isaku

Ulja e temperaturave sjell probleme per te gjithe ata persona, te cilet kane kaluar nje infeksion apo probleme ne aparatin e degjimit. Por si mund te parandalohet kjo? Mjeku specialist otorino-laringolog ne Polikliniken e Specialiteteve 3, Perparim Neziraj, jep te gjitha keshillat qe duhet te ndiqen nga keta paciente.


Doktor, a ndikojne temperaturat e uleta tek personat, te cilet kane nje dhimbje apo nje infeksion te veshit?
Ulja e temperaturave ndikon negativisht tek ata persona, te cilet kane probleme me veshet. Pra, ndryshimi i motit, dhe sidomos ftohja, presupozon edhe rishfaqjen e infeksioneve tek personat, te cilet kane probleme. Nje pjese e infeksioneve fillojne ne rruget e siperme te frymemarrjes, kryesisht ne hunde kane nje refleksion te ndjeshem tek infeksionet e veshit.

Infeksionet e vesheve jane te ndryshme, por me problematiku dhe ai qe shfaqet me rendom eshte ai i veshit te mesem. Duke qene se rrufet qe shkaktohen nga ulja e temperaturave ulin rezistencen e organizmit dhe shtohet virolenca apo qendrueshmeria e mikrobit ben qe kjo te ndikoje ne rritjen e semundjeve te veshit. Duke u bllokuar hundet, duke pasur sekrecione, te cilat ndonjehere edhe qelbezohen, me ane te “lidhjes” qe hunda ka me veshin, infeksioni penetron dhe keto mikrobe shkaktojne infeksionin e veshit te mesem. Ne pjesen e brendshme te veshit ka nje hapesire ne te cilen formohen mikrobet, te cilat shkojne deri ne qelbezim. Fillimisht ka nje dhimbje te ngadalte dhe me pas ajo behet e padurueshme. Por, ndonjehere, ne gjendjet gripale, si tek femijet, ashtu edhe tek te rriturit, ajo ka nje zhvillim te vrullshem, ku per disa ore mund te kaloje ne nje dhimbje te forte, dhe deri ne carjen e daulles (membranes) se veshit. Ne keto kushte pacienti eshte i detyruar qe te kerkoje ndihmen e mjekut, e cila konsiston ne mjekimin e shkakut dhe te pasojes.

Kur nje pacient ka probleme me aparatin e degjimit, cilat jane shenjat e para qe shfaqen?
Problemi mund te filloje me nje zhurme ne vesh. Me nje ndjenje rendese, sikur ka uje ne vesh, sikur ka shkume sapuni. Por kjo mund te shoqerohet edhe me nje bllokim te hundes apo infeksion te grykes. Ndonjehere kjo ndjesi mbetet ne keto stade, por ka raste kur shkohet ne ekstreme. Por edhe kur jane keto ndjesi perseri pacienti ka pasoja, sepse mbetet membrana pak e terhequr, lindin probleme ne vesh, te cilat gradualisht mund te sjellin edhe ulje te degjimit, si dhe krijojne gjendje te papelqyeshme, duke u shoqeruar me zhurma. Keto jane shenjat e para qe mund te hasen tek personat qe kane probleme me aparatin e degjimit. Disa prej pacienteve i neglizhojne dhe disa te tjere kerkojne ndihme mjekesore. Por, ne rastet kur shfaqet dhimbja e madhe, atehere kuptohet qe infeksioni ka arritur kulmin. Nga eksperienca ka rezultuar, se pacientet kane pasur infeksione edhe te kockes apo te trurit. Ndersa tani keto raste jane shume te pakta, pasi pacientet jane me te ndergjegjshem dhe drejtohen tek mjeku sapo ndiejne nje shqetesim te vogel.


Sėmundjet e veshit, hundės dhe fytit

Cilet jane personat apo grupmoshat, qe preken me shume nga keto semundje apo infeksione?
Me te prekur jane moshat e vogla, sidomos femijet. Tubi qe lidh hunden me veshin tek femijet eshte me i shkurter dhe me i gjere. Duke qene se femijet, ne te shumten e kohes qendrojne shtrire, favorizojne kete problem, pra qe infeksioni te kaloje shume me shpejt nga hunda ne veshe. Po keshtu, shpeshhere tek femijet gjendet edhe mishi i huaj, sic i themi ne gjuhen popullore, qe eshte pengese. Kjo behet edhe me e rrezikshme ne rast infeksioni, sepse rrit volumin dhe pengon kalueshmerine.

Kurse ne moshat me te medha hasen me shume demtimet kockore, sidomos te perdes se hundes (qe e ndan ne dy pjese). Kjo mund te jete e njeanshme ose e dyanshme dhe krijon probleme dhe bllokon dhe rrit infeksionin. Pastaj jane shkaqe te tjera, te cilat nisin nga bllokimi i hundes, qe vijne nga mikrobet, pluhurat e punes apo edhe pluhurat e rrugeve.

Cilat do te ishin keshillat kryesore, qe duhet te kete parasysh nje pacient?
Keshillat per te shpetuar veshin nga rikthimi i infeksionit jane te ngjashme me ato te nje gripi. Keshtu, nder te parat do te ishte kujdesi nga viruset, te cilet kapin rruget e frymemarrjes, te cilat shpesh jane shkaktaret kryesore te nje infeksioni ne vesh. Gjithsecili duhet te ruhet nga i ftohtit, nga ambienti ku ka grumbullime kolektive, pasi mund te qarkullojne viruse te ndryshme. Kerkohet nje higjiene e mire. Po keshtu pacientet mund te perdorin edhe shpelarjen e hundeve me uje te kripur, i cili e “pastron” nga papastertite. Po keshtu, keshillohen dhe perdorimi i disa medikamenteve, te cilat lirojne hundet dhe gjenden ne farmaci. Ndersa per rastet kur infeksioni dhe semundja ka perparuar, atehere eshte e nevojshme qe te merret keshilla e mjekut. Po keshtu, eshte e keshillueshme qe medikamentet te perdoren sipas keshillave te mjekeve. Ndersa ne praktiken e perditshme keshillohet edhe kryerja e avujve dhe e kompresave te ngrohta.

Simptomat
Zhurme ne vesh
Ndjenje rendese te veshit ose pjeses se kokes
Ndjenje e bllokimit te veshit nga uji
Ndjenje sikur veshi ka shkume sapuni
Bllokim te hundeve
Infeksion te grykeve
Ulje te degjimit
Terheqje te membranes se veshit
Keshillat
Kujdesi nga viruset qe kapin rruget e frymemarrjes
Kujdes nga i ftohti
Personat e prekur te largohen nga ambientet e populluara
Kerkohet higjiene e mire
Shpelarje e hundeve me uje te kripur
Kompresa te ngrohta
Perdorim i medikamenteve, sipas keshilles se mjekut
Kryerje te avujve
Zhurmat akustike

Te gjitha zhurmat ndikojne negativisht ne shendetin e njeriut. Kjo eshte provuar shkencerisht. Nese keto zhurma jane me nje intensitet te larte dhe qe zgjasin per disa kohe, veprojne mbi organin ndjesor te degjimit dhe sjellin crregullime degjenarative. Per pasoje dhe te funksionit te organit te degjimit, demtim neurosensiorial. Keto trauma zanore japin demtime te menjehershme (akute) dhe graduale te degjimit. Demtimet e menjehershme ndodhin pas nje traume te forte dhe te menjehershme, si p.sh zhurma e nje fishekzjarri, bombe etj., qe mund te ndodhe shume afer. Por mund te ndodhe dhe pas qendrimit ne nje ambient me zhurme te larte, per disa ore, sic mund te jete p.sh rasti i qendrimit ne nje pub.

Tiranė, 01 Nentor 2007
Burimi: kohajonė
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Shantazhi i Serbisė ndaj diplomacisė kosovare (2008-07-24 16:14:33 nga admin1)
[ Opinione ] Heshtja e dhimbshme (2008-07-24 16:10:47 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Mesazh senzibilizues nga "ZGJOHU" (2008-07-24 16:03:17 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] “BRAVO KOSOVO POLICE“ (2008-07-24 15:57:36 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] A ka Qeveria plan pėr mbrojtjen e tėrėsisė territoriale? (2008-07-24 15:17:26 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] AAK shprehė keqardhje pėr dhunėn ndaj protestuesve nė Shpkovc (2008-07-24 15:13:15 nga admin1)
[ Kultura ] NISARI I THERANDĖS, JO HISARI (2008-07-24 00:09:55 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Nano me grup tė ri parlamentar (2008-07-23 23:25:23 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] SHBA dėshiron qė bashkėsia ndėrkombėtare ta marrė kontrollin nė veri tė Kosovės, thotė Fried (2008-07-23 23:10:24 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Delegacioni i Republikės sė Kosovės u kthye nga vizita zyrtare nė Washington (2008-07-23 23:09:02 nga admin2)
[ Kultura ] Univerzitet private nė Kosovė (2008-07-23 12:45:55 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster