| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » AAK shprehė keqardhje pėr dhunėn ndaj protestuesve nė Shpkovc |
| Postuar mė datėn: 2008-07-24 15:13:15 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Kryesia e AAK-sė, nė takimin e sotėm, shprehu keqardhjen e saj pėr dhunėn e djeshme nė Shupkovc tė Mitrovicės, duke kėrkuar nga autoritetet e vendit t'i hetojnė rastet e brutalitetit policor kundėr protestuesve paqėsorė tė fshatit Shupkovc. AAK konsideron se pėrgjegjėsinė pėr incidentin e mban Qeveria e Kosovės, pėr shkak tė mosadresimit tė kėrkesave legjitime tė qytetarėve tė Kosovės. Nė kėtė takim kryesia po ashtu ka shqyrtuar edhe disa ēėshtje tjera aktuale.
Me kėtė rast, AAK iu bėn thirrje banorėve tė Shupkovcit dhe tė Mitrovicės pėr qetėsi, kurse Qeverisė sė Kosovės i bėn ftesė qė t'i kryejė detyrat e saj dhe t'i adresojė kėrkesat legjitime tė qytetarėve tė Mitrovicės, duke ua zgjedhur problemet e jo duke pėrdorur dhunė ndaj tyre.
Kryesia e AAK-sė, gjithashtu, shpreh habinė e saj me indiferencėn e Qeverisė sė Kosovės rreth vizitės nė Beograd dhe bisedimeve tė inicuara nga shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier me autoritetet e Beogradit. Kjo vizitė ėshtė bėrė pa konsultimet e duhura me autoritetet e Kosovės dhe se qėllimi i saj dhe pėrmbajtja e bisedave, ende mbetet e paqartė pėr opinionin publik tė Kosovės. AAK konsideron se Beogradi nuk ka as legjitimitet politik e as legjitimitet ligjor qė tė merret me ēėshtjen e rikonfigurimit tė UNMIK-ut, kurse pėr Kosovėn mund tė bisedojnė vetėm autoritetet e Kosovės. Ēėshtjet e shtrirjes sė pranisė ndėrkombėtare nė Kosovė janė diskutuar gjatė procesit tė bisedimeve pėr statusin e Kosovės dhe implementimi i kėsaj pranie duhet bėrė sipas Planit tė Presidentit Ahtisaari.
AAK kėrkon nga Kuvendi i Kosovės qė nė mėnyrė urgjente tė kėrkojė nga Presidenti dhe Kryeministri i Kosovės qė t'i fillojnė konsultimet me faktorėt relevantė ndėrkombėtarė pėr shtrirjen e EULEX dhe ICO nė tėrė territorin e Kosovės, kurse nga shefi i UNMIK-ut tė kėrkojnė shtrirjen e autoritetit ligjor nė tėrė territorin e Kosovės dhe t'i krijojė kushtet e duhura pėr fillimin e funksionimit tė prezencės ndėrkombėtare dhe tė autoriteteve legjitime nė mbarė territorin e Kosovės.
Kryesia e AAK-sė pėrshėndet, gjithashtu, lirimin nga akuza dhe shpalljen e plotė tė pafajėsisė sė ish-kryetarit tė Degės sė AAK-sė nė Drenas, z. Naim Bazaj. Kryesia e AAK-sė, ka besuar edhe atėherė nė pafajėsinė e tij dhe e mirėpriti edhe tani vendimin e Gjykatės pėr pafajėsinė e z. Bazaj, thuhet nė komunikatėn pėr opinion tė lėshuar sot nga Zyra pėr informim e AAK-sė.
rtk
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|