| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Pseudointelektualėt |
| Postuar mė datėn: 2007-04-04 18:35:01 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Nga: Shpresa Dardani
Reagimet e shtresės politike pėr demonstratėn e 10.02.2007 tregojnė vlerėn e tyre! Po tė ishin kėta liderė aq tė vlershėm sa u takon njerėzve nė nivelin e tyre, atėherė ndėrkombėtarėt nuk do ta arrinin atė qė tashmė e arritėn: Vėllavrasjen!
Nė shkollėn fillore mėsohet se teoria dhe praktika, nė shumė raste bien nė kundėrshtim. Nė shkollėn e mesme mėsohet se si tė punohet me metodat e aprovuara pėr ta zgjedh njė problem. Nė shkollėn e lartė apo universitet, mėsohet se si krijohen metodat e reja pėr ta zgjedh njė problem. Para se tė arrihet niveli i doktorit, ėshtė e domosdoshme qė tė punojmė si ndihmės/asistent i njė shkencėtari mbikėqyrės. Aty, pra nė praktikė, mėsojmė nga shkencėtari se si ti ballafaqohemi problemeve dhe si ti zgjedhim ato. Si ndihmės shkruajmė punime shkencore (japim propozime) pėr probleme dhe i publikojmė nė revista. Nė disa raste janė probleme me tė cilėt edhe tjerė shkencėtarė merren: pra rezultatet pėr zgjedhjen e problemit ende nuk janė tė pėrfunduara, ende janė vetėm propozime. Sipas reagimeve tė shkencėtarėve tjerė vlerėsohet edhe puna e ndihmėsit nga shkencėtari mbikėqyrės. Dikur, pasi qė tė piqet ndihmėsi, ai do tė shpreh dėshirėn pėr zgjidhjen e njė problemi qė ende askush nė botė nuk e ka zgjedh. Nė qoftė se shkencėtari ėshtė dakord, do tė pranon. Nė qoftė se ndihmėsi nuk propozon diēka vetė, atėherė shkencėtari do tia shtron njė problem. Ndihmėsi do ti ballafaqohet problemit dhe do ta pėrshkruan zgjedhjen e tij. Nėqoftėse mbaron kjo me sukses, atėherė doktoron...Pas kėsaj doktori nuk din tė pushon, pra donė tashmė ta rritė emrin e tij nė shtresėn shkencore, sepse pėr ndryshe ėshtė i pavlefshėm nė qoftė se vetėm pushon. Ai merret nė radhė tė parė me lėmin e vet, por edhe me interesat njerėzore tė pėrbashkėta rreth tij...
Pyetni me drejt: Ku po don me dalė? Te pseudointelektualėt dhe politikanėt e mjerė.
Emri problemit: Ēėshtja shqiptare nė Ballkan
Pjesėmarrėsit e problemit: Disa Shqiptarė, Perandoria Osmane, Sllavėt, Evropa dhe Amerika.
Fillimi i punimeve: nuk dihet saktėsisht!
Nuk ėshtė rastėsisht qė shkruaj disa shqiptarė, sepse fatkeqėsisht janė vetėm pakė shqiptarė qė merren me problemin e lartpėrmendur. Ata disa shqiptarė e arritėn Shqipėrinė e sotme. Ata disa shqiptarė e arritėn Kosovėn e sotme. Ata disa shqiptarė punojnė pa ndėrpre qė Ēamėria, Kosova Lindore, njė pjesė e Malit tė Zi dhe njė pjesė e Maqedonisė, tė mos mbeten vetėm nė libra tė historisė si pjesė e shqiptarėve.
Pyetni kush janė ata disa shqiptarė? Ishin Mėsuesit e parė me pėrgjegjėsinė e tyre tė plotė ndaj shoqėrisė, ishin tani shumė pakė profesor me pėrgjegjėsin e tyre tė plotė ndaj shoqėrisė, ishin tani dhe janė shumė studentė me pėrgjegjėsinė e tyre tė plotė ndaj shoqėrisė, por shumica e kėtyre disa shqiptarėve ishte dhe ėshtė vetė populli i thjeshtė me gjithė pėrgjegjėsinė e tyre tė plotė ndaj shoqėrisė. Ishin tė gjithė kėta, tė cilėt u ballafaquan me robėri dhe nuk e duruan atė. Kėta organizuan demonstrata, aksione dhe luftė. Kjo ishte puna e tyre pėr problemin e lartpėrmendur (Ēėshtja shqiptare nė Ballkan).Kėta vepruan sepse patėn pėrgjegjėsi ndaj familjeve, nxėnėsve, studenteve, shoqėrisė, etj. Kėta nuk luftuan pėr ta arritur njė pozicion tė lartė nė shoqėri (politikė), sepse ata ishin dhe janė tė kėnaqur me pozicionin e tyre.
Tash po u drejtohem pseudoitelektualėve (Dyshoj se e kanė arritur titullin e tyre ashtu si e kam pėrshkruar rrugėn e njė akademiku). Kėta i thonė vetės Zot! Kėta profesorė dhe doktorė nuk kanė aspak vlerė, sepse nuk punojnė! Kėta nė radhė tė parė nuk punojnė as pėr lėmin e tyre! Cili prej tyre hartojė njė punim nė lidhje me problemin e lartpėrmendur? Tani nuk kanė dhe nuk pranojnė pėrgjegjėsi ndaj shoqėrisė. Kėta pėrgjigjen vetėm nė qoftė se populli u troket nė derėn e tyre tė mbyllur. Pra, nuk punojnė vullnetarisht pėr zgjidhjen e problemit tė lartpėrmendur. Kur ėshtė nė pyetje revolta, kėta pushojnė dhe e udhėzojnė popullin qė ta ruajė qetėsinė, ta durojė robėrinė, ta pėrkėdhelė pushtetin. Pra nuk e analizojnė problemin e popullit, nuk japin propozime pėr zgjidhjen e problemit, nuk e udhėzojnė popullin nė rrugėn e drejtė. Pse? Sepse nuk dėshirojnė ta pėrkrahin popullin e thjeshtė, se kėta janė disa shkallė mė lartė...i thonė vetės akademik shkence. |
|
E kur ėshtė nė pyetje pozita pasi ata disa shqiptarė mbarojnė punėn e rėndė dhe ju rikthehen pozicioneve tė veta, kėta pseudointelektualė zgjohen nga gjumi dhe tani e pėrkrahin popullin e pėrgjakur, edhe pse nė fillim ishin kundėr tij. Tani dalin me shkrime tė bukura dhe shprehin keqardhjen e tyre ndaj familjeve tė viktimave. Nuk u vjen turp!
Me 10 Shkurtė u vranė 2 shqiptarė tė pafajshėm. Krejt shqiptarėt u zgjuan nga gjumi: Oh, ēka ndodhi!? Kėta tė Lėvizjes mirė e paskan!
Reagimi i tė gjithėve aspak nuk mė ēuditė...sepse kėshtu vepruan edhe nė tė kaluarėn.
Pse pseudointelektualėt i zgjon vetėm viktima nga gjumi?
Pse pseudointelektualėt tanė merren me pėrēarje dhe nuk merren me probleme serioze qė janė nė interes tė secilit e jo vetėm nė interesin e tyre personal.
Ku ėshtė ajo shtresa e menēur qė e pėrmendi Profesor Rexhep Qosja nė intervistėn e tij, dhėnė Zėrit tė Amerikės? Pse ajo shtresė e menēur pushon dhe nuk punon? Pse ajo shtresė nuk e pėrkrahu Lėvizjen prej fillimi dhe ende nuk ėshtė e sigurt a do ta pėrkrahė apo jo?
Pse kėta intelektualė nga Diaspora (p.sh. Seb Bytyēi) e analizojnė vetėm punėn e mbaruar dhe nuk vazhdojnė me njė propozim pėr zgjidhjen e problemit? Zotėri Bytyēi, Lėvizja Vetėvendosje (LV) nuk ua uzurpon askujt tė drejtėn pėr tė kėrkuar vetėvendosje: LV mundohet qė organizimi i demonstratave dhe aksioneve tė bėhet profesional si e kemi parė nė tė kaluarėn, prandaj edhe ua tėrhoqi me tė drejtė vėrejtėn atyre qė nė emėr tė LV tė bėjnė thirrje. Kėtu aspak nuk kanė gabuar, sepse ishin kėta tė LV qė e ndėrtuan emrin e tyre dhe u bėnė subjekt qė nuk do tė injorohet nė tė ardhmen e Kosovės.
Mendoj se gabimet e deritashme tė problemit Ēėshtja shqiptare nė Ballkan janė pasojat e pseudointelektualėve qė nuk kanė pėrgjegjėsi ndaj shoqėrisė.
Ne t'ia varrin diplomėn profesionale maces pėr bishti! (Ukshin Hoti)
Me kėtė shkrim nuk dua ta nxisė njė pėrēarje midis disa shqiptarėve dhe kėtyre pseudointelektualėve. Kėrkoj qė kėta pseudointelektualė tė veprojnė si i ka hije njė akademiku tė vėrtetė. Pėr ndryshe, mos ta quajnė vetėn ashtu (doktor/profesor/etj).
Kisha propozuar qė tė gjithė shqiptarėt o sot, o kurrė tė ngritėn dhe tė kontribuojnė nė zgjidhjen e problemit tė lartpėrmendur. Nuk ka nevojė tė merremi tė gjithė me politikė, nuk ka nevojė tė merremi tė gjithė me pushkė. Tė fillojmė ta rindėrtojmė bujqėsinė e shkatėrruar nė trojet tona. Ta ndėrtojmė njė ekonomi stabile. Ta mbrojmė gjuhėn, kulturėn dhe ti mbrojmė trashėgimitė tona (njerėzore, gjuhėsore, fetare, etj.). Ta arsimojmė popullatėn nė atė mėnyrė, qė ta krijon vetė mendimin e vetė e jo tė manipulohet nga secili.
Nuk ėshtė kjo punė e lehtė. Prandaj tė fillojmė sot e jo nesėr. Tė ngritėt populli dhe tė pėrpilojė pakėnaqėsitė e tyre. Tė ngritėt kjo shtresa jonė e menēur qė ėshtė ndryshkė dhe tė hartojė secili prej tyre njė propozim sipas shkathtėsive tė veta (Arsim, Kulturė, Bujqėsi, Ekonomi, Politik, Mjekėsi, etj.). Pra, mos tė presim nga ndėrkombėtarėt (apo grupacione tjera jo-shqiptare) propozime pėr problemin tonė. Sepse ndėrkombėtarėt do tė sillen me ne ndryshe, po tė ishim ne mė tė pėrgatitur nė zgjidhjen e problemit tonė! Lexoni autobiografinė e Medeleine K. Albright dhe do tė bindeni se ēfarė mendon bota pėr pseudointlektualėt pacifistė (apo mė e qėllueshme pasivistė, sepse dyshoj se e kanė tė qartė kuptimin e fjalės pacifist).
Shkurt, 2007 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|