| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Gruaja dhe imazhet e barazisė gjinore |
| Postuar mė datėn: 2007-03-10 04:42:48 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Albert Zholi
Me barazi gjinore do tė kuptojmė njė situatė ku gratė dhe burrat kanė tė njėjtėn mundėsi nė tė mirat sociale dhe burimet. Kjo nuk do tė thotė qė gratė dhe burrat duhet tė jenė tė barabartė, por mundėsitė dhe shpėrblimet duhet tė jenė tė barabarta:pagė e njėjtė, punė e njėjtė, mundėsi tė barabarta pėr tė pasur karrierė dhe pėr tė marrė pjesė nė politikė.
Kėrkime nga vende tė ndryshme tė botės kanė treguar se pabarazitė gjinore kanė tendencė tė ulin zhvillimin ekonomik dhe ta bėjnė ngritjen nga varfėria mė tė vėshtirė. Kjo ėshtė e rėndėsishme pėr Shqipėrinė, ku gratė janė shumė tė edukuara por jo plotėsisht aktive nė tregun e punės dhe vendimmarrjen politike. Politika dhe biznesi si dhe jeta private japin mė tė mirėn kur gratė dhe burrat ndajnė tė njėjtėn pėrgjegjėsi. Pėr njė shoqėri mė tė mirė duhet tė mendojnė tė gjithė dhe tė kontribuojnė pėr tė.
Qė nga viti 1990 numri i femrave nė parlament ėshtė i papėrfillshėm. Nė legjislaturėn e zgjedhur kėtė vit ka 10 femra deputete nga 140 qė ėshtė numri i deputetėve nė Shqipėri. Nga listat e kandidatėve nga 1235 kandidatėt 95 identifikohen si femra. Qė nga viti 90-tė asnjėherė nuk ėshtė kaluar numri 2 i ministreve nė qeveri. Por situata ėshtė dėshpėruese dhe nė vendet e tjera. Nė shumė shtete femrat zėnė 6-12 % tė vendeve nė Parlament nė krahasim me tre tė katėrtat qė zinin mė parė. Nga statistikat botėrore 65 % e fėmijėve qė nuk ndjekin shkollėn janė vajzat dhe dy tė tretat e analfabetėve janė femra. Ato nuk kanė shumė tė drejta nėpėr pronat e patundshme dhe 70 % e tė varfėrve nė zonat rurale janė gratė.
Nė Shqipėri gratė punojnė kryesisht nė disa sektorė tradicionalė si:arsimi, shėndetėsia, pėrkujdesi shoqėror. Gratė dominojnė arsimin parashkollor dhe atė fillor. Kjo pėr arsyen se rrogat janė shumė tė ulėta. Pėr sa i pėrket drejtimit nė arsim, gratė janė nė pozita inferiore qė nga pozicionet nė ministri deri tek drejtuesit e shkollave. Stereotipat gjinore nė arsim e paraqesin femrėn si modelin e vetėm tė pėrkujdesjes por nga ana tjetėr si kategorinė mė pak tė vlerėsuar duke e bėrė tė dukshme barazinė gjinore nė kėtė drejtim.
Burrat tradicionalisht mbajnė pozicione drejtuese dhe vendimmarrėse nė organizmat qė rregullojnė tregun e punės. modeli tradicional i ndėrtimit tė familjes ku burri mban peshėn e shtėpisė dhe gruaja atė tė pėrkujdesjes e gjejmė tė shtrirė dhe nė shoqėri. Megjithėse ligji garanton pagesė tė barabartė pėr punė tė barabarta tė ardhurat totale tė burrave janė mė tė larta se ato tė grave pėr shkak tė pozicioneve superiore nė hierarkinė e drejtimit. Sa mė lart tė ngrihesh nė hierarkinė e drejtimit tė ekonomisė dhe tė shoqėrisė aq mė pak gra gjenden atje. Vetėm 17 % e grave drejtojnė njė ose mė shumė biznese, duke bėrė njė hap shumė tė madh civilizimi nė kėtė drejtim, qė deri mė parė ka qenė njė punė e kryesuar dhe e ushtruar vetėm nga meshkujt.
Sipas Instatit pjesėmarrja e grave nė tregun e punės ishte 46 % kundrejt 70 % pėr burrat. Dhe papunėsia e femrave ėshtė shumė herė mė e lartė se burrat. Rituali i okupimeve tė grave nė gjithė botėn ėshtė i ngjashėm. Ato janė mė tė angazhuarat, mė tė lodhurat edhe pse modelet e zhvillimit janė tė niveleve tė ndryshme nė vende diferente. Nga njė studim i fundit i shoqatės Yjet shqiptare, qė kooperon me disa shoqata tė ngjashme mbarėbotėrore rezulton se niveli i zhvillimit nė familjet shqiptare ka moderime tė dukshme si nė lirinė e tė shprehurit, mosndrojtjen pėr tė bėrė publike problemet dhe mendimet brenda familjes dhe nė analizėn e sė ardhmes sė individit, familjes dhe shoqėrisė. Rezulton se gratė kanė evoluar shumė nė mentalitetin e tyre, nuk kanė frikė nga reagimet dhe protestojnė mė hapur se meshkujt pėr politikėn, diferencimet dhe korrupsionin. Ato e shfrytėzojnė kohėn nė mėnyrė efikase mes amvisėrisė, familjes dhe punės.
Sondazhi u krye nė 500 familje nė qytetet e mėdha tė Shqipėrisė dhe nė zonat rurale tė saj. Me gjithė ndryshimet e mėdha dhe modelet e reja tė civilizimit nė 88 % tė familjeve burri konsiderohet akoma si kreu i shtėpisė, dhe ėshtė ai qė vendos fjalėn e fundit. Gratė 6 deri nė 7 orė nė ditė merren me punėt e shtėpisė (gatim, pastrim, menaxhim familjar).Gratė merren mė shumė me mirėrritjen e fėmijėve, ushqimin dhe kryerjen e detyrave shtėpiake ndėrsa burrat punojnė mė shumė jashtė shtėpisė. Gratė nė pėrgjithėsi i frekuentojnė mė pak lokalet, ndėrsa burrat kalojnė tė paktėn njė orė nė pijetore dhe mė shumė se njė orė nė bilardo ose nė fjalosje me miq e shokė. Burrat janė tė angazhuar me leximin e gazetės ndėrsa gratė nė telenovelat e panumėrta. Njė nga okupimet e meshkujve ėshtė sporti:futbolli dhe lotot.
Njė pjesė e burrave bėjnė pazarin dhe bashkė me gratė e tyre i adhurojnė vizitat e pėrbashkėta familjare.
Por ndryshimet e kėtyre viteve tė fundit kanė sjellė dhe luhatje nė ligjet e pėrhershme tė sistemit familjar:disa bashkėshortė i kanė tė ndara punėt, gruaja bėn gjithēka brenda shtėpisė duke mos ndihmuar nė buxhetin ekonomik tė familjes dhe burri jashtė saj duke siguruar anėn financiare. Gruaja shqiptare realisht ėshtė larg imazhit tė asaj ēka mendohet tė pozicionohet nė njė shoqėri demokratike dhe tė civilizuar. |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|