| » Opcionet për artikullin |
|
Imer IMERI, njėri nga nėnshkruesit e Marrėveshjes sė Ohrit nė Maqedoni
RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Imeri, edhe disa ditė mbushen gjashtė vjet nga nėnshkrimi i Marrėveshjes sė Ohrit, me tė cilėn i ėshtė dhėnė fund konfliktit tė armatosur tė vitit 2001. Cili ėshtė vlerėsimi juaj sa i pėrket kėsaj marrėveshjeje, tani 6 vjet pas nėnshkrimit tė saj? Sa ėshtė bėrė nė drejtim tė realizimit tė plotė tė
marrėveshjes kornizė?
IMER IMERI
Marrėveshja ishte njė kompromis mes palėve dhe asnjėra palė nuk mbeti plotėsisht e kėnaqur, aq mė tepėr shqiptarėt nuk kanė arsye tė jenė tė kėnaqur, sepse implementimi i saj u prolongua aq shumė, saqė duket se herė- herė e humb aktualitetin. Ende ka rezistenca serioze pėr implementimin e saj. Pra, thėnė shkurt, ka mbetur njė nga pikat kryesore, siē ėshtė pėrdorimi i gjuhės shqipe. Rezistohet nga pala maqedonase, ngase ata mendojnė se po tė aplikohet gjuha shqipe si gjuhė e dytė zyrtare, humbet shtetėsia e Maqedonisė, qė nė fakt nuk ėshtė aspak e vėrtetė.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Pikėrisht nė kėtė drejtim, kishim edhe njė deklaratė nga kryeministri Nikolla Gruevski, i cili ua bėri me dije partive politike shqiptare, qė tė mos ėndėrrojnė dygjuhėsinė nė Maqedoni, pasi, sipas tij, kjo nuk parashihet me Marrėveshjen e Ohrit e as nė Kushtetutėn aktuale. Sa ka tė vėrtetė nė kėtė, apo ēka do tė thotė njė deklaratė e kėtillė nga njeriu i parė i ekzekutivit?
IMER IMERI
Ėshtė njė falsifikat kjo deklaratė, sepse nė Kushtetutė theksohet qartė se gjuha shqipe ėshtė gjuhė zyrtare, sepse e flasin mė shumė se 20 pėr qind e popullatės nė nivel tė Maqedonisė. Por, pėrderisa partitė politike shqiptare shikojnė interesat partiake dhe individuale, do tė jetė Gruevski dhe shumė Gruevska tė tjerė qė do tė rezistojnė, pasi qė partitė politike shqiptare nuk janė unike nė kėtė drejtim. Kjo ėshtė njė sėmundje kronike, qė i pėrcjell tė gjithė shqiptarėt dhe mė kėtė do tė manipulojnė derisa ne nuk dimė tė merremi vesh.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Imeri, njė segment tjetėr, pėr tė cilin ditėve tė fundit debatohet mjaft, ėshtė edhe statusi i ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė. A parashihet me Marrėveshjen e Ohrit edhe zgjidhja e kėsaj ēėshtjeje, ngase nga partitė politike ka vlerėsime nga mė tė ndryshmet pėr kėtė ēėshtje?
IMER IMERI
Natyrisht, edhe kjo mund tė kualifikohet ashtu siē ėshtė dhe rezistenca ndaj gjuhės. Pėrderisa u arrit njė marrėveshje politike, pėrderisa u bė njė kompromis i dhimbshėm edhe pėr shqiptarėt, kjo nėnkupton dhe ligjin pėr amnisti. Amnistia ėshtė ligj i verifikuar, i sjellė nė Maqedoni, ku tė gjithė njerėzit qė kanė marrė pjesė nė veprimet luftarake, nė ndonjė mėnyrė dhe nė konfliktin e armatosur, relativizohet pėrgjegjėsia e tyre penale dhe absolutisht falen. Kjo ėshtė esenca e saj, pra nėse ata falen, marrėveshja politike ėshtė e atillė qė ata tė trajtohen njėlloj sikurse forcat maqedonase tė sigurimit.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Pak mė parė pėrmendėt konfrontimet mes partive politike shqiptare.
Mendoni se konfrontimet e tyre pėrdoren nga pala maqedonase pėr tu mos zgjidhur dy nga pikat kryesore tė Marrėveshjes sė Ohrit, siē ėshtė zyrtarizimi i gjuhės shqipe dhe statusi i ish-luftėtarėve tė UĒK-sė?
IMER IMERI
Padyshim, ngase edhe zogjtė e dinė se partitė politike maqedonase kanė shfrytėzuar mosunitetin e partive politike shqiptare dhe gjejnė rrugėdalje pėr t`i komplikuar situatat dhe pėr tė armiqėsuar shqiptarėt me njėri-tjetrin. Dhe kėshtu vonohet ēdo vendim, ēdo sjellje ligji qė ka tė bėjė me Marrėveshjen e Ohrit dhe nė frymėn e pajtimit ndėretnik.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Imeri, shpesh ėshtė thėnė se rruga e integrimit tė Maqedonisė nė NATO dhe BE kalon pėrmes Ohrit. Si e shihni ju tė ardhmen e Maqedonisė dhe tė ardhmen e saj pėr tė qenė pjesė e familjes evropiane?
IMER IMERI
Me kėtė qasje politike qė bėjnė partitė politike maqedonase dhe qeveritė, qė kohė pas kohe ndėrrohen, unė mendoj se jemi shumė larg nga inkuadrimi nė NATO dhe BE. Kėtu, fillimisht duhet tė bėhet njė pajtim i vėrtetė, njė pajtim ndėretnik, ngase pa kėtė, Evropa nuk mund tė na pranojė. Evropa nuk pranon shtete problematike, sidomos me marrėdhėnie tė parregulluara ndėretnike, madje mund tė thuhet edhe konfliktuoze. Evropa ka konfliktet e veta, interesat e veta dhe nė gjirin e saj nuk do tė ketė kėso anėtarėsh. Por, ka edhe shumė kushte tė tjera qė Maqedonia nuk arrin ti plotėsojė.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Mendoni se ky pajtim etnik do tė arrihej me njė qasje sa mė reale ndaj pėrmbushjes sė obligimeve qė dalin nga Marrėveshja e Ohrit?
IMER IMERI
E kuptueshme ėshtė kjo, se nėse ka njė qasje reale, natyrisht se do tė arrihej mė shpejt deri tek ky synim, por kėshtu si qėndrojnė punėt, mendoj se
nuk ka qasje reale.
INTERVISTOI: ISUF KADRIU
|
|