DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» SERBIA KĖRCĖNON
Postuar mė datėn: 2007-12-06 17:09:35 nga admin1 :: Kategoria: Opinione

Fjala e vjetėr popullore „ujku ndėrron qimen, por jo edhe zakonin“, ėshtė mė shumė se filozofi nė vete. Kjo menēuri popullore ka pėr bazė pėrvojėn e gjatė shumėshekullore, qė shqiptarėt e kanė paguar shumėfish nėn pushtimin serb. Pushtuesi i dhunshėm serb, qė nga vitet e largėta e tė pėrgjakshme, qysh nga Dinastitė e Nemainiqėve e kėtej, nė rajon ka sjellė vetėm luftėra e gjakderdhje, pothuaj ndėr tė gjithė popujt e rajonit, duke bėrė reprezalje, spastrime etnike e deri tė masat e dhunshme gjenocidiale.


Shkruan: Mehmet BISLIMI

Qeveritė serbe ēdoherė ishin tė veshura me petkun e dhunės, masakrimit e deri tė rastet mė tė rėnda tė krimit! Serbėt, gjithmonė tė yshtur nga qeveria e saj qė tė dhunojė popuj tjerė, pėr tė dominuar mbi ta, po tregon dhėmbėt edhe kėtė herė, duke kėrcėnuar Kosovėn, gjoja (nė rast tė shpalljes sė mėvetėsisė) edhe me njė luftė tė re!, madje mu para hundėve tė diplomacisė botėrore e cila sot ėshtė e inkorporuar seriozisht, mė shumė se kurdoherė tjetėr, pėr gjetjen e njė solucioni tė paqes nė kėtė pjesė tė Evropės e cila kėto pasoja po i bartė, pikėrisht nga mėnyra e trajtimit tė ēėshtjes Shqiptare nga ana e saj, mbi tė cilat kjo Diplomaci e dikurshme Evropiane kishte vu hipotekė, dhe ēėshtja shqiptare kishte pėsuar fatin mė tragjik nė rajon, duke ia ndarė territoret e saja, faktikisht si pre plaēke mes shteteve tė gllabėruese Ballkanit pėr t’i ngopur ambiciet e tyre pushtuese, e qė rol vendimtar edhe atėherė po si edhe sot, pėr ironi tė fatit, kishte luajtur Rusia dinake!

Qeveria serbe, ende pa numėruar mirė viktimat e veta, por edhe tė tė tjerėve shumėfish mė shumė, qė pėsuan pikėrisht nga represioni i njė lufte tė ndytė nga ana serb, ata kėrcėnojnė me luftė tė re nė Kosovė! Duke ditur se si pėrfundoi lufta nė ish Jugosllavi, serbėt, kėta shkaktarė tė vėrtetė tė kėsaj gjakderdhje, me vulėn mė tė pėrgjakshme i dhanė fund ish nomenklaturės Jugosllave, duke irrituar nė mėnyrėn mė ekstreme ish “bashkėjetesėn”, qė pėrfshinte, apo ngėrthente dhunshėm nėn kėtė tutelė popujt sllavė por ēuditėrisht edhe jo sllavė, siē ishin shqiptarėt?! Krimet qė i bėri Qeveria Serbe me soldateskėn e vet ushtarake mbi popujt tjerė, nė emėr tė asaj qė tė ruhet shteti Serb, pėr nga forma, pėrmbajtja dhe tmerri trishtues i veprimit tė tyre, nė tė shumtėn e rasteve ia kalojnė edhe bėmave mė monstruoze tė ish luftės nazi-fashistėve gjatė Luftės sė Dytė Botėrore!

Janė faktet kokėforta historike qė flasin se; Serbia me politikat e saja nė vazhdimėsi, ishte ajo qė bėri spastrime etnike dhe zbatoi gjenocid mbi popullin shqiptar, slloven, kroat, boshnjak, hungarezė, gjerman (mbi 600 mijė gjermanė tė shpėrngulur dhunshėm nga rrethi i Mitrovicės sė Sremit), pastaj vlleh, rumun etj. Qeveria serbe ėshtė pėrgjegjėse pėr fillimin e disa luftėrave, qė nga ajo e Parė Botėrore e deri tė luftėrat e pėrgjakshme kundėr popullit slloven, kroat, boshnjak, shqiptarė e kėshtu me radhė, duke bėrė krime tė tmerrshme mbi njerėz tė tė gjitha moshave, gjinive dhe pėrkatėsive kombėtare nė ish Jugosllavi. Duke mos u ngopur vetėm me tė gjallėt, ata dhunuan edhe varrezat e viktimave qė vet i kishin ekzekutuar, djegie tė tė ekzekutuarve, fshehje tė varrezave individuale dhe tė atyre masive pėr tė humbur gjurmėt e krimit. Dhe prapė edhe sot, ata kėrconin me luftė, pra duan ende gjak nė kėtė pjesė tė rajonit dhe tė Evropės!...
 
Nė kohėn kur kjo luftė e pėrgjakshme mbaroi, me angazhimin mė fisnik tė shteteve aleate, me gjithė pasojat e saja afatgjata, shumė nga popujt qė ishin tė sulmuar nga pushtuesi serb, kanė zgjidhur fatin e shtetit tė tyre dhe janė nė rrugė tė mbarė pėr tė ndėrtuar ardhmėrinė e tyre nė shtetin e vet tė lirė. Fati i Kosovės dhe statusi i saj, sikur u zvarrit tepėr, jashtė mase, pa arsye tė argumentuara, pa qėndrueshmėri politike dhe diplomatike, pa motive pėr perspektivėn e saj. Kjo shtyrje, jo qė solli ndonjė rezultat pozitiv, por pėrkundrazi ēdo ditė e mė shumė po rritė pakėnaqėsinė tek pėrfaqėsuesit vendės, por edhe tek ata ndėrkombėtarė, mbi tė gjitha po forcohet arsyeja e dyshimit se ē’ėshtė duke u bėrė, se ēka po luhet prapa perdeve tė bashkėsisė ndėrkombėtare nė raport me zgjidhjen pėrfundimtare tė statusit tė Kosovės? Tani mė kur kjo ēėshtje e zvarritur ėshtė afruar qė tė definohet, Qeveria e Serbisė nė mėnyrė publike, pėrmes Aleksander Simiēit, kėshilltar i kryeministrit serb (pa dyshime, me uratėn e Qeverisė serbe), kėrcėnon Kosovėn, krejt hapur e pa druajtje, para diplomacisė ndėrkombėtare me njė luftė tė re! Qeveria serbe, vazhdon pa hezitim politikėn luftėnxitėse tė ish diktatorit dhe kasapit tė Ballkanit Millosheviq.
 
Nė duhet t’i themi Qeverisė sė Serbisė ēartė dhe prerė se: populli shqiptar nuk ka mbetur para e kusuritjes mes llogarive diplomatike tė rajonit dhe tė Serbisė. Populli shqiptar, ka pėsuar shumė nga pushtuesi hegjemonist serb dhe as dje, as sot, e as nesėr nuk ėshtė pajtuar me robėrinė dhe as qė do tė pajtohet ndonjė herė. Populli shqiptarė, kėtė e ka dėshmuar sa e sa herė edhe me gjakun e derdhur pėr lirinė e vet. Populli shqiptarė, kurrė nuk ėshtė pajtuar as me robėrinė e as me pushtuesin serb, prandaj ky kėrcėnim i kėtij shteti tė shpartalluar, popullin tonė vetėm sa do ta mobilizojė mė shumė. Ky kėrcėnim popullin shqiptarė nuk e tremb mė, pėr faktin se populli shqiptar nuk ka ē’tė humbas mė pėrveē pushtuesin serb, me tė cilin kemi bėrė luftė tė pėrgjakshme pėr tė jetuar tė lirė nė tokat tona, dhe asgjė mė tepėr.
Nėse kėto kėrcėnime vazhdojnė, ne do tė jemi tė detyruar tė mbrohemi- po ashtu ME LUFTĖ! Dhe nuk ka ēmim e marrėveshje tjetėr qė mund tė krijojė paqe nė rajon veē ēmimit tė lirisė sė Kosovės, shtet sovran dhe tė pavarur! Kosova e lirė dhe sovrane pėr shqiptarėt dhe pėr tė gjitha pakicat kombėtare qė jetojnė aty. Vetėm kjo realizon, dhe atė pjesėrisht aspiratat shekullore tė popullit shqiptar.
 
7, dhjetor 2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Thaēi: Serbia do tė befasohet me numrin e shteteve tė reja qė do ta njohin pavarėsinė e Kosovės (2008-10-02 12:12:39 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Jovanoviē: Nėse ndahet Kosova, pse tė mos ndahet Serbia (2008-10-01 15:16:58 nga admin1)
[ Opinione ] Serbia e ka marrė veriun, politikanėt po na thonė se jemi shtet! (2008-09-30 14:06:22 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Serbia kundėr Kosovės, BE abstenon (2008-09-26 05:31:04 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Serbia kundėr Rusisė, s'do tė njohė rajonet e Gjeorgjisė (2008-09-24 08:57:22 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Serbia Ok MSA me BE pa pr/rezolutėn mbi Kosovėn (2008-09-09 04:34:17 nga admin4)
[ Opinione ] KUR SERBIA DHE RUSIA DO TA NJIHNIN KOSOVĖN SHQIPTARE? (2008-08-31 15:36:15 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Serbia ndėrron qasjen: synon pjesėmarrje nė vendosjen e EULEX-it nė Kosovė (2008-08-28 14:44:05 nga admin1)
[ Opinione ] Serbia & Haga (2008-07-27 11:24:14 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kosova dhe Serbia tė bisedojnė si shtete tė pavaruara (2008-07-12 16:41:08 nga admin1)
[ Opinione ] “FOR EUROPEAN SERBIA”, BUT NOT WITH SLOBODAN MILOSEVIC’S NAZI-FASCIST FLAG! (2008-07-07 15:21:44 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster