| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: RIZA LAHI
shkrimtar
Nė gazetėn Shqip tė dt 8 dhjetor 2008, ndėrsa lexova shkrimin e njė autori tė quajtur Enis, Enis Sulstarova me titull A duhet ēmitizuar Skėnderbeu, sepse po mė vinte ndėr mėnd njė karikaturė e vjetėr ruse ku paraqitej njė zog pule tė sapo dalė nga veza e qė kakariste: Rjepini nuk ėshtė piktor.
Djaloshi ėshtė partizan i zbritjes nga kali, nga monumenti, i ēmitizimit tė Skėnderbeut, siē thotė pak a shumė edhe shqipfolėsi zviceran Oliver Jens Shmit. Sulstarova, edhe ky, sikurse Zvicerani dhe disa albanezė tė tjerė mes nesh, si ka vėnė nė shėnjestėr ēmitizimin e Heroit Kombėtar tė Shqiptarėve tė parė, fut nė shėnjestėr pėr ti lėshuar ndonjė topuz tė vogėl edhe Kadaresė, qė nė fakt ėshtė sot shqiptari mė i shquar i gjallė nė racėn e shqiptarėve.
E pse? Sepse ai nuk dashka ēmitizimin e tė parit, siē do bashkėkohėsi i zonjės Del Ponte, siē do edhe kori i vogėl kaposhėsh shqiptarė.
Ja, ta citojmė sipas z Enis Kadarenė qė paska thėnė, pra, pėr debatin nė fjalė, se Ėshtė debat kundėrshqiptar dhe kundėrevropian. Skėnderbeu nuk ėshtė vetėm njeri i shpatės, por edhe i vizioneve tė mėdha proevropiane. Ėshtė vizionari mė modern, jo vetėm i Shqipėrisė, por edhe i Ballkanit
Kush nga tė parėt prijės tė Ballkanit ktheu sytė nga Evropa? Nuk ka tjetėr si Skėnderbeu.
More, po pse e paska keq Kadareja, xhanėm?E ku e ka gabim ai? A? Gabim se po mitizoka tė njėjtin person qė ka mitizuar edhe kryekomunisti Enver Hoxha pėr qėllimet e veta? Po lėri, more Enverin nė punė tė vet (nqs flet burrėrisht pėr ēmitizime, ndonjė tė mirė duhet ta ketė pasur edhe Enveri, pėrveēse ka qenė burrė i bukur, ta hajė dreqi, sepse ka qeverisur 40 vjet njė popull trim dhe jo budalla, siē ėshtė populli shqiptar ), po, a ka Shmit apo Enis ti luajė njė germė ēfarė thotė Kadareja nė intervistėn e tij pėr Skėnderbeun, apo nė romanin e tij tė shumėpėkthyer Kėshtjella? Hė? Ku?
Tė mė falė Nisi (qė unė, pėr injorancėn time, nuk e di, gjė nė botė, se kush ėshtė, sa vjeē ėshtė dhe e kam herėn e parė qė ia dėgjoj emrin ) apo cili lexues tjetėr, nqs mendon se unė jam njė fans i madh i Kadaresė. Kam qenė dikur, po. Kam fluturuar dikur, nė njė mėngjes tė diele, njė metėr mbi plazhin nė Sarandė me aeroplanin tim, mbi det, vetėm se kisha pirė kafe njė natė mė parė me Kadarenė qė ishte atje pėr pushime dhe e dija qė ata ēaste ai do ti kishte sytė te unė. Nuk iu zemėrova fort edhe kur u largua nga atdheu ashtu, siē pat ikur mė parė jashtėqitja e kombit. Kam ndjerė keqardhje pėr tė dhe zhgėnjim pėr veten time, kur erdh pėr herėn e parė nė atdhe pas ikjes, dhe pinte kafe me ndonjė njeri tė pėrfolur si delenxhi dhe qė kėrkonin tė merrnin sadopak nga emri i tij i madh duke e shoqėruar atė, ndėrsa, tė tjerė, qė dikur i vinin pas pėr njė autograf apo krenoheshin se kam pirė kafe me Ismailin, nuk e donin si mė parė. Ama, kur e kam parė nė banakun e shitjes sė librave nė panair, nė tė njėjtin banak me tregtarin e librave, njėri vuri firma, tjetri merr para, mė ėshtė pėshtirosur. Xhanėm, e kujt i plasi se mė ėshtė pėshtirosur mua Kadareja? Pena e tij e artė, shėrbimi qė ai i ka bėrė ēėshtjes kombėtare, sidomos nė raste tė veēanta, si Rambujeja, si artikujt e fuqishėm, absolutisht tė fuqishėm nė mbrojtjen e ēėshtjes kosovare apo tani, lavdisė kombėtare tė shqiptarėve, Skėnderbeut, janė maja qė vetėm u duhet hequr kapela me nderim tė thellė, ani se e kam parė tė ashtu, siē mė ėshtė dukur mua, tė pėrlyer nga bota e parave deri nė pėshtirosje.
Se pėrse e ka ngrėnė meraku zotin Shmit qė, mirė qė tė ėmėn e Skėnderbeut ua kujton shqiptarėve qė e dinin se ėshtė shqiptare nga Pollogu se ėshtė sllave, por emrin e babait, Ivan e paskėrka pasur? Ivan? Emri mė tipik sllav, tipi rus biles, Ivani rus, qė ndėr shqiptarėt nuk gjendet askund, asnjėherė, pėr be, kėtė nuk e di ta ketė pasur Heroi Kombėtar i shqiptarėve. Dorėn nė zemėr qė se di. Se nė tėrė Italinė janė nja tre katėr rremba qė pretendojnė se vijnė nga i biri i Skėnderbeut qė ia pat vėnė emrin e babės sė vet. Nga Gjon Kastrioti pretendojnė ata, nga Gjoni qė kishte emrin e gjyshit.
Nuk e di as edhe pse zvicerania tjetėr, zonja Karla Del Ponte, shkroi alamet libri ku flet pėr torturat qė iu paskėrkan bėrė robėrve serbė gjatė krizės kosovare nė shtėpinė e njė fshatari matjan, ( i cili, mirė bėn, ta ngrėnė problemin e kėsaj shpifjeje nė gjyqin e Hagės kundėr ish-prokurores atje e tė marrė ca para dėmshpėrblim pėr streset e krijuara e pėr se ia kanė nėpėrkėmbur erzin), edhe kėtė nuk e di.
Prapė mė del pėrpara ajo karikatura me vezėn e Rrjepin, dreqi e hėngėrt.
Nė mos mė besofshi, more vėllezėr e motra qė po lexoni, hidhjani njė sy gazetės se ēthotė djali. Miti i Skėnderbeut u krijua nga Rilindja Kombėtare Shqiptare qindra vjet mė vonė vdekjes sė tij
.me mitin e Skėnderbeut si mbrojtės i Evropės mund tė kėrkohej nė kancelaritė e evropiane pėrkrahje pėr tė drejtat e kombit shqiptar ( Enis, a i ke lexuar ndonjėherė kėto vargje tė njėrit prej rilindėsve mė tė shquar, At Gjergj Fishtės Moj Evropė, kurva e qėmotit qysh u bane me u dhanė mend sot ti tbirve tė Kastriotit? Di gjė ti pėr Lidhjen e Prizrenit dhe akordin a mos akordin e saj, servilizmin a moservilizmin e saj nga Evropi?)
Ani. Po
Hej, dreq o punė
prapė mė del pėrpara ajo veza me zoēkėn qė i sulej Rjepinit. More Enis, nqs ka njeri qė i ka ngritur mit Skėnderbeut,ėshtė pikėrisht njė bashkėluftėtar i Skėnderbeut. Ėshtė Marin Barleti. Qė tė gjithė mitaxhinjtė e tjerė, nuk kanė tė krahasuar me tė. Sikur ta lexoje njė herė atė vepėr, Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut ta hajė dreqi; as Kadareja nuk ėshtė pėrkthyer sa ajo! Ajo thotė se Skėnderbeun e morėn 7 vjeē peng. Kėshtu thonė edhe autorė tė tjerė qė e kanė glorifikuar atė pa u dhėnė askush ndonjė ryshfet nėn dorė. Noli, nga ana tjetėr, sipas kėrkesės tuaj pėr ta ēmitizuar, ja, e ka bėrė atė, sigurisht, aspak si dashakeq, si antishqiptar apo mė keq, si budalla, dhe, ja, nxori qė ai ka shkuar nė Pallatin e Sulltanit burrė, 31 32 vjeēar dhe qė e kishte mėsuar artin e luftės nė malet e Shqipėrisė.
Skėnderbeut i pėrket thėnia Njė gjeneral qė nuk e fiton betejėn me 15 mijė ushtarė, nuk e fiton as me 150 mijė . Ai ka qenė mjeshtėr asgjėsimit tė armikut pjesė pjesė, i shfrytėzimit tė terrenit tė luftės dhe
Ore, Enis, Kryengritja e Skėnderbeut nė shek XV ishte njė dėshtim..Ti thua kėshtu. Po, pėrse thua pastaj qė donė ta zbresėsh Skėnderbeun nga kali pėr ta paraqitur njeri? Pse nuk thua qė ti, mjafton dhe kėtė fjali, pėr tia
nėnėn Skėnderbeut, figurės sė tij, shqiptarėve qė i shkuan atij pas dhe qė u betuan pėr tė. Drejtėn me thėnė, a mirė a nuk kanė bėrė mirė ata qė ia thyen shpatėn Skėnderbeut? Mirė apo keq pėr kė, mos harro, e?
.Ore, djalė! Po ti, nė vend qė tė krenohesh qė, njė katragjysh i yti, i ka thėnė plaē superfuqisė sė kohės, ti i thua dėshtak. Pse? Se fitoi 29 beteja, ore? OK, me psikologjinė e vemjes, tė bajgės, qė ėshtė e ngrirė jashtė, por jo brenda, kėshtu ėshtė, njė dėshtak. Me psikologjinė kombėtare tė shqiptarėve, mua, nuk mė del ashtu. i ke parė politikanėt tanė servilė ? As deri te patkoi i kalit tė Skėnderbeut nuk vinė, e ti mi thua atij dėshtak. Kot qė i thua, pėr kokėn tėnde e timen! Thonė ka ditur katėr gjuhė tė huaja, pėrveēse ka qenė kryemjeshtėr i tė vėrvituri tė shpatės. Kėtu te n e ke pasur e ke ministra, qė nuk dinė asnjė gjuhė tė huaj dhe shqipen e flasin me gabime. A nuk ėshtė mė mirė tė ēmitizohet kjo sėrė dallkaukėsh, se sa Heroi ynė Kombėtar qė iu sulėn si hienat ia ēnjerėzuar varrin vetėm pėr ta bėrė hajmalira?
Pėr ta zbritur nga monumenti Skėnderbeun, ka pasur tė tjerė, para zotit Shmid. Serbi Tomas Miranoviq, psh, u pėrpoq tia hiqte mitin atij, duke ēmitizuar gjakun e tij e duke e bėrė serb. Pararilindasi tjetėr, Frang Bardhi pat shkruar nė njė libėr replikė me kėtė autor, mė 1636 Gjergj Kastrioti i Epirit. Para teje, mor mik, edhe para zotit Klosi e ku di unė, ka pasur njerėz qė ia thyen shpatėn Skėnderbeut, dhe desh shkoi Skėnderbeu nė Prishtinė pa shpatė. Askush nuk i dolli pėr zot se kush ia theu. As kėtij akti antishqiptar, e as buēitjes korale mes Shkodrės Shkodra Republikė; as njėrės as tjetrės nuk u doli pėr zot njeri, si tė vihej fjalė pėr njė dobiē qė duhet lėnė nė njė derė. Thyerja e shpatės sė Skėnderbeut ka qenė njėra nga tablotė e ēmitizimit tė tij.
Pėr koincidencė, fushata e re e ēmitizimit tė Skėnderbeut, po pėrkon me kėrkesėn e omonias pėr ishullizimin grek tė Shqipėrisė sė jugut, tė Vorioepirit ndėrkohė qė vetė Skėnderbeu e quante veten Epirot dhe mbante pėrkrenare njė kokė dhie, simbol i Pirros sė Epirit dhe Aleksandrit tė Madh, nip te molosėt, te mbreti i tyre Neoptolemi. More, mos ka qenė gjė grek Skėnderbeu, ngaqė edhe mbiemri i tij ka kuptim nga greqishtja? Pa, shikojeni njė herė. Kushedi. Se, ta zėmė, edhe Pandit, Pandeli Majkos, shqiptar katėrqind karatėsh, i thanė nė fillim, nuk besoj ta mbash mėnd, greko serb. Sepse e ka emrin grek dhe mbiemrin serb dhe, kur mmmm, nuk dolli gjė, i thanė pastaj maqedon
Njė nga argumentet qė u prish Enveri me Hrushovin qe se ai foli pėr minoritet grek nė Korēė. Cduhet tė bėjmė tani sipas logjikės se asaj pėrse e mitizoi Hoxha Skėnderbeun? A? tė pranojmė Korēėn si greke, se pėr tė kundėrtėn bėri shamata me Hrushovin Enveri?
Kėrkesa e ēmitizimit tė Skėnderbeut po vjen kur kemi 1 milion e treqindmijė shqiptarė emigrantė qė pėrpiqen me shpirt ndė dhėmbė tė mos u asimilohen fėmijėt, siē u janė asimiluar, ta zėmė diasporės sė fuqishme nė Francė, e cila e pat tundur atė nga themelet kur u pushtua Shqipėria nga forcat e djathta italiane e nipat e mbesat e tyre sot nuk ndjehen mė.
Shyqyr qė shpėtuam nga fushata e parė qė kish tė bėnte me konvertimet fetare e qė desh i priu kushedi se ēfarė sherri tė madh nisur nga njė libri i njė politikani me moshė tė re, tani, ja, haj tė ēmitizojmė me Skėnderbeun.
Dhe kur? Kur rreziku i shkombėtarizimit tė shqiptarėve ėshtė mė eminent se kurrė. Njerėzia kėrkojnė tė hyjmė nė BE qė tė largohen me pasaportat e saja nga kjo shtresė politikanėsh qė nuk ka perėndi qė i shkulė nga karriga e tyre prej megalomanėsh ruralė e qė ua ka pėshtirosur atdheun kushedi se sa njerėzve tė dėshpėruar.
Pa
Haj tė dalim nė rrugė e tė mbledhim njerėz sa pėr njė sallė tė madhe tė mbushet plot.
Ti shikojmė tė gjithė. Njėri ėshtė i shkurtėr, tjetri i gjatė, njėri i shėndoshtė, tjetri i thantė, njėri biond, tjetri brun, njėri mulat, tjetri bardhosh. Qė tė gjithė, ama, janė shqiptarė. Vetėm shqip dinė, njė flamur njohin dhe njė himn kombėtar. Sigurisht qė gjuha, flamuri dhe himni janė pak pėr ti thėnė tjetrit shqiptar. Shqiptari safi dallohet nga tipare morale, nga virtytet e veset e tija vetėm shqiptare. Besa shqiptare ėshtė proverbiale nė tėrė botėn, fjala e dhėnė, trimėria, daillėku (apo krenaria), mikpritja, respekti pėr prindėrit, respekti pėr motrėn, gruan e nėnėn, miqėsia pa interes, fisnikėria, mirėnjohja, sakrifica pėr shokun, etj, janė tipare tė thukėta shqiptare. Kush nuk i ka kėto tipare por din vetėm shqip, di vetėm njė himn kombėtar dhe njeh vetėm njė flamur, kėtė qė kemi, i ngjan njė njeriu qė ėshtė vetėm mashkull, por jo mė burrė.
Ju lutem tė gjithėve, haj tė bėjmė njė bilanc sė bashku, se, ne tė quajturit nipėrit e Kastriotit, sa shqiptarė kemi mbetur.
Dhe, nė vend qė tė mbledhim kallaballėkun e tė shikojmė ēfarė tė bėjmė qė tė shpėtojmė nga korrupsioni, varfėria ekstreme, nga kjo racė politikanėsh qė e quan veten profesioniste, duam tė zbresim Heroin Kombėtar tė shqiptarėve nga kali. E pėrse, xhanėm? Udhėn ua ka zėnė Skėnderbeu atyre qė kanė marrė metrin e liliputėve pėr tė matur lavdinė e tij? Udhėn ua kishte zėnė toleranca e mrekullueshme fetare e shqiptarėve, qė u ēanė televizorėt pėr librin e njė politikani, sigurisht jo pėr tė siguruar sa mė shumė kopje tė shitura?
Kaq shumė po i ha meraku pėr Skėnderbeun njeri kategorinė e kozmopolitėve tanė buzėqumėsht, kur pėr ditė e mė pak po ndeshim mes nesh njerėz besnikė, korrektė, burra zotni, gra tė dlira; kur vendi ynė ėshtė mbushur me burracakė, njerėz me dy faqe, servilė dhe xhahilė? Kur na janė vėnė re disa raste se si borxhliu, nė vend qė tia kthejė paratė atij qė e nxori nga sikleti njė ditė tė ligė pėr tė, vete e i merr dhe jetėn? Kur tjetri vete e dėrgon pėr prostitutė gruan e tij disa ditė pas dasmės? |
|