| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » E KAM HIJEN TIME QĖ MĖ MJAFTON |
| Postuar mė datėn: 2008-04-02 17:00:17 nga admin4 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
INTERVISTĖ ME KRIJUESIN RESHAT SAHITAJ
Mua nuk mė interesojnė klanet e kjo vėrehet se shkruaj herė pėr njė personalitet tė njė klani e herė tė njė tjetri, sepse pas disa dekadave njerėzit nuk do ti radhisin nė klane, por me veprimtari tė tyre. Pse ti klasifikoj njerėzit nė klane, kur mund ti klasifikoj sipas veprave tė tyre. Ata qė merren me klasifikime tė tilla janė tė dobėt dhe jetojnė nėn hijen e tjerėve. Unė nuk kam nevojė tė kėrkoj mbrojtje nėn hijen e askujt, sepse e kam hijen time e cila mė mjafton, thotė krijuesi Reshat Sahitaj. |
|
Reshat Sahitaj i takon brezit tė krijuesve tė viteve tė shtatėdhjeta, i cili bashkė me Bislim Muēajn, Luljeta Ēekun, Samedin Latifin veēohen nga regjisori i njohur Sejfo Bejta Krasnqi, nė dramėn Sfinga e gjallė, Vdekja e Gjergjezit etj. Pėrveē shpėrblimeve nė teatėr,, Reshat Sahitaj nė njė konkurs letrar tė asaj kohe, fiton ēmimin e dytė pėr tregimin mė tė mirė nė Kosovė. Pėr shkaqe politike, pėr mė se mbi dy dekada, detyrohet tė jeton nė Belgjikė, ku opinioni ynė shpesh do tė dėgjojė pėr emrin e tij vetėm pėr veprimtarinė politike. Qe nga pas lufta, Reshat Sahitaj jeton nė Kosovė dhe do ti rikthehet filmit e letėrsisė. Ai gjer mė tani ka botuar disa romane, nė shtypin e pėrditshėm paraqitėt me analiza politike, kritikė pėr teatėr dhe film, por edhe me portretizimin pak mė ndryshe pėr krijues tė fushave tė ndryshme.
Kosova sot: Pas shumė vjetėsh pauzė nė teatėr dhe letėrsi , e keni pasur vėshtirė tė riktheheni nė kėto dy fusha?
Reshat Sahitaj: Nė fakt, asnjėherė nuk kam pauzuar. Nė mėrgim, edhepse me amatorė, e kam realizuar gati ēdo vjetė nga njė pjesė teatrale dhe dy filma televizivė tė cilat lirisht mund tė krahasohen me ēdo film tjetėr televiziv qė ėshtė bėrė nė Kosovė.
Filmat e mi e kanė trajtuar njė temė qė nė Kosovė ka qenė e pamundur tė punohet. Sa i pėrket shkrimeve, poashtu kam botuar ne shtypin e diasporės, si nė Zėrin e Kosovės, nė Stinėt e jetės qė e botonte Kosova Rexhė Balaj dhe nė revista tjera, por qė ishin tė ndaluara tė lexoheshin nė Kosovė. Gjithashtu, nė mėrgim kam botuar dy romane tė cilat pas luftės janė ribotuar edhe nė Kosovė. Rikthim nė letėrsi mund ta quaja faktin se tani romanet e mia redaktohen nga redaktorė tė spikatur e nga lektorė tė njohur, gjė qė nė diasporė ndihej kjo mungesė.
Shkruaj pėr tema qė janė tė prekshme
Kosova sot: Qe me romanin e parė Mali i ndaluar, tė botuar nė Kosovė, ju keni lėnė pėrshtypje tė mirė tek lexuesit, cili ėshtė sekreti i juaj qė veprat tuaja lexohen me njė frymė?
Reshat Sahitaj: As vetė nuk e di cili ėshtė sekreti, por njė gjė e di se unė shkruaj pėr tema qė janė tė prekshme dhe tė pėrjetuara jo vetėm nga unė, por edhe nga vetė lexuesit. Ne secilin roman timin lexuesi e gjen njė personazh me tė cilin mund tė identifikohet, sepse atij do ti duket se personazhi im i ka tė njėjtat veti, tė njėjtat sjellje e madje tė njėjtat vuajtje apo kėnaqėsi. Unė nuk mund tė shkruaj pėr gjėra qė nuk i ndodhin askujt. Nuk mund tė shkruaj pėr heroin tim kur ai plagoset e tė mos ndiej dhimbje , tė mos derdh lot sepse ėshtė trim. Pavarėsisht ēfarėdo trimi tė jetė ai personazhi im hidhėrohet, qanė e qesh, pra nuk ėshtė personazh i fortė , siē jemi mėsuar ne nga literatura e realizmit socialist. Personazhet negative dikur disa nga shkrimtarėt tanė i pėrshkruanin si tipa tė ēatalluar, tė shėmtuar. Nė romanet e mia edhe ndonjėri nga personazhet negative ėshtė i bukur, si pėr shembull Bujari nė romanin Jeta e dyfishtė.
Kosova sot: Pasi jemi tė romani Jeta e dyfishtė, pėr tė cilin Rexhep Qosja e ka bėrė parathėnien, lexuesit do ti ketė interesuar shumė se a ėshtė ky roman biografi apo ngjarja ėshtė e imagjinuar?
Reshat Sahitaj: Kėtė roman e kanė vlerėsuar edhe disa nga kritikėt tanė ndėr mė tė njohurit si Sadri Fetiu, Rushit Ramabaja, Demir Gjergji (Tiranė), e tjerė. Secili prej vlerėsimeve ėshtė nė superlativ. Sipas tyre, romani madje cilėsohet dhe radhitėt ne mesin e disa romaneve tjera si njė ndėr romanet mė tė mira tė kėtij tridhjetėvjeēari. Eshtė njė roman qė prek njė segment autobiografik tė jetės sime, atė tė veprimtarisė politike. Eshtė nė formėn e ditarit e nė fakt nuk ėshtė ditar. Pėrshkruhet veprimtaria e njė aktivisti tė ēėshtjes kombėtare nė rrafshin diplomatik me institucionet e huaja dhe me personalitetet shqiptare. Nė fund, heroi vritet nė qendėr tė Prishtinės, vetėm disa metra larg policisė sė UNMIK-ut.
Kosova sot: Nė shumicėn e romaneve tuaja personazhi pozitiv vritet dhe rallėherė ka hepiend, pse?
Reshat Sahitaj: Ma merr mendja se jeta ėshtė e tillė. Tė jesh i ndershėm rrallėherė ndodhė qė edhe tė kesh sukses. Se paku kėshtu po ndodh me ne shqiptarėt. Gjithnjė fitues po dalin ata tė cilėt dinė tė manipulojnė, ata qė dinė tė bėjnė intriga. Sikur dikush tė shkruan njė roman pėr Adem Demaēin, ai nuk ka sesi ta pėrfundojė librin me njė hepiend sepse jeta e Demaēit ėshtė pa hepiend. Tėrė jetėn e ka sakrifikuar pėr ēlirimin kombėtar e sot nuk e ka jo vetėm njė post nė pushtet, por as njė pension e se paku njė mirėnjohje nga pushteti ynė, derisa zyrtarė tė thjeshtė vetės ia kanė siguruar pensionin e pėrjetshėm. Pra, si mund tė shkruhet romani me pėrfundim tė lumtur kur jeta nuk ėshtė e tillė. Po ti imagjinoja ngjarjet dhe personazhet, do tė bėja pėrfundimin e lumtur, por unė shkruaj pėr ngjarje reale dhe pėr personazhe specifike.
Ata qė lėnė gjurmė, nuk do tė mbesin tė harruar
Kosova sot: Ka disa muaj qė nė Kosova sot e keni filluar rubrikėn Portreti i javės, nėpėrmjet se cilės personaliteteve krijuese iu bėhet njė tjetėr qasje. Pse e keni zgjedhur kėtė koncept?
Reshat Sahitaj: Qėllimi im ishte qė tė shkruaj pėr personalitete tė kulturės dhe krijimtarisė nė pėrgjithėsi , tė cilėt kanė lėnė gjurmė nė krijimtarinė artistike, si ne film,muzikė, letėrsi, pikturė etj. Dihet se pėr secilin qė e kam trajtuar ose e trajtoj, edhe tjerėt kanė shkruar pėr ta, por asnjėri nė mėnyrėn siē iu kam qasur unė. Kur shkruaj pėr njė personalitet, marr vetėm segmentin mė tė ndjeshėm tė jetės se tij qė askush nuk e ka prekur. Nuk shkruaj ku dhe kur ka lindur. Nuk shkruaj ēka ka kryer dhe ēka ka shkruar duke ia radhitur tėrė veprimtarinė. Shkruaj vetėm pėr atė me tė cilėn ai ka lėnė gjurmė nė opinion. Pėr secilin qė ėshtė trajtuar nė Portretin e javės, kam marr letra nga lexuesit. Ka disa lexues tė cilėt reagojnė negativisht nė shkrimet e mia e sidomos kur kam shkruar pėr Qosjen, Demaēin, Hydajet Hysenin etj. por pėr kėta kam marrė edhe mė shumė letra tjera pėrkrahėse. Disa tė tjerė, tė pakėnaqur, reagimet e tyre i kanė botuar nė faqe tė ndryshme tė internetit. Nga reagimet e lexuesve, qofshin ato pozitive ose negative shihet se kjo rubrikė ėshtė e lexueshme dhe po zgjon interesim dita mė ditė. Njė gjė e di se secili qė ėshtė trajtuar nė ketė rubrikė, posa e ka lexuar shkrimin tim, ka mbetur i kėnaqur dhe menjėherė me kanė marrė ne telefon. Pra, rubrika po zgjon interesim tė dyanshėm: te lexuesi dhe te personaliteti. Pėr ketė e falėnderoj drejtoreshėn dhe kryeredaktoren e gazetės Kosova sot Margarita Kadriu, e cila e pėrkrahu idenė time.
Hija e tjetrit herėdokur tė lė
Kosova sot : Ju keni bashkėpunuar me emra tė njohur qė tani janė dėshmorė tė kombit ēka mund tė na thoni diēka mė shumė?
Reshati Sahitaj: Kur njeriu ia fillon njė veprimtarie, ai gjithnjė i kėrkon individėt qė e kanė tė njėjtin objektiv, tė njėjtin ideal dhe ata afrohen gati si spontanisht. Gjersa je duke vepruar, ti nuk e din se je duke vepruar me njė hero apo dėshmor qė nė tė ardhmen do tė flijohet dhe do tė bėhet emėr i njohur pėr ēėshtjen kombėtare. Asnjėri nuk e ka as mė tė voglėn ide se cili prej tyre do tė flijohet apo do tė vritet nga armiku, sepse jeta e secilit nė rrethana tė tilla ėshtė nė rrezik. Nė aso rrethanash punohet pa e menduar veten se njė ditė ndonjėri do mbetėt nė faqet e historisė. Sėpaku kėshtu punohet nėse je idealist. Nuk flas pėr ata idealistet e shpikur, qė tani mendojnė se janė shtyllat kryesore tė kombit, duke e injoruar dhe harruar vazhdimėsinė. Njė gjė duhet tė mbetėt e qartė: Askush nuk mund tė ngrihet nė piedestal vetėm pse e ka njohur, Jusuf Gėrvallėn, Enver Hadrin apo Adem Jasharin. Nuk mund tė ngrihet askush nėn hijen e tjetrit pa veprimtarinė e tij personale.
Kosova sot: Pse pikėrisht i qaseni kėtyre personaliteteve?
Reshat Sahitaj: Thashė se shkruaj pėr ata qė kanė lėnė gjurmė ne njė fushė. Mirėpo, arsyeja tjetėr ėshtė se shkruaj pėr disa personalitete qė kanė gjurmė, por kanė filluar tė harrohen, jo pėr shkak se janė tė dobėt, por pėr inate personale. Kjo nuk duhet nėnkuptuar se unė po i nxjerr nga pluhuri i harresės, sepse ata nuk janė dhe kurrė nuk do mbesin tė harruar, por unė po i aktualizoj. Mua nuk mė interesojnė klanet e kjo vėrehet se shkruaj herė pėr njė personalitet tė njė klani e herė tė njė tjetri, sepse pas disa dekadave njerėzit nuk do ti radhisin nė klane, por me veprimtari tė tyre. Pse ti klasifikoj njerėzit nė klane kur, mund ti klasifikoj sipas veprave tė tyre. Ata qė merren me klasifikime tė tilla janė tė dobėt dhe jetojnė nėn hijen e tjerėve. Unė nuk kam nevojė tė kėrkoj mbrojtje nėn hijen e askujt, sepse e kam hijen time e cila mė mjafton. Nuk me pengojnė ata qė thonė mos shkruaj pėr filanin e shkruaj pėr fistekun. Shkruaj vetėm pėr atė qė jam i bindur se ka vlera artistike e ketė gjė lexuesit e Kosovės sot janė vlerėsuesit mė tė denjė pėr tė dhėnė mendimin e tyre.
Dikur e dikund Personazhet me emra realė
Kosova sot: Ēfarė projekte keni pėr tė ardhmen?
Reshat Sahitaj: Shumė shpejt do dali me romanin mė tė ri Dikur dhe dikund. Eshtė njė roman qė pėr personazhe i kam disa personalitete publike dhe tė cilėt janė me emra tė tyre realė.
Intervistoi: Isa Vatovci
KOSOVA SOT
30 mars 2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|