| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruajnė: Genc Kondi / Elira Ēanga
Mos lejoni qė rusėt tė marrin sektorin strategjik tė naftės shqiptare! Ka qenė ky reagimi i shumė pėrfaqėsuesve tė biznesit, qeverisė, medias dhe qarqeve akademike kosovare, tė kontaktuar nga Gazeta Shqiptare ditėt e fundit, pas publikimit tė artikujve tė saj, qė kanė sinjalizuar se kompani ruse, tė lidhura me interesat e drejtuesve mė tė lartė tė Kremlinit, kanė marrė nga ministri i Energjetikės, Genc Ruli, oferta pėr blerjen e 85 % tė aksioneve tė ARMO-s, tenderi pėr tė cilin ka filluar dhe mė 21 maj shpallet parakualifikimi. Tė fshehura pas kompanive tė tilla, si Penta Group (ēeke), INA (kroate) ose MOL (hungareze), praktikisht fshihen Yukos, Rossneft, Gazprom etj, tė cilat me tė sipėrpėrmendurat kanė marrėdhėnie tė fshehta aksionere dhe i kanė pėrdorur pėr tė siguruar hyrjen nė tregun energjetik tė rajonit tė Europės Qendrore e Ballkanit. Kontrolli i industrisė sė vetme tė pėrpunimit tė naftės nė vend, do tė krijonte mundėsinė qė Rusia tė ndikonte mbi politikėn dhe diplomacinė, jo vetėm tė Tiranės zyrtare, por edhe nė shmangien e prirjes sė shpallur pro-perėndimore tė mbarė kombit shqiptar drejt NATO-s dhe Bashkimit Europian, - theksojnė tė intervistuarit nga Kosova. Ja se ēthanė ata, konkretisht pėr Gazetėn
Prof.dr. Musa Limani
Si ekonomist dhe intelektual shqiptar, kam tė drejtėn tė jap opinionet e mia edhe pėr rrjedhat ekonomike nė Shqipėri, sepse trendet ekonomike qė zhvillohen nė vendin amė, reflektohen nė mėnyrė indirekte apo direkte edhe nė Kosovė. Parimisht, nuk jam dakord me privatizimin e burimeve natyrore, sepse ato nuk janė pasuri e ndonjė subjekti, por janė begati gjithėkombėtare. Prandaj, duke u nisur nga e kaluara historike e hidhur shqiptare, mund tė them se ajo ēka vjen nga Rusia, nuk ėshtė nė tė mirėn e shqiptarėve. Qėndrimi antishqiptar i Rusisė u tregua edhe tani, me rastin e pavarėsisė sė Kosovės. Ishte i vetmi vend, i cili, pa kurrfarė tė drejte dhe arsyeje, ishte kėmbėngulės kundėr pavarėsisė sė Kosovės, qė njėkohėsisht do tė thotė edhe kundėr interesit gjithėkombėtar. A nuk do ta bėnte kėtė, nėse futej nė sektorin e naftės nė Shqipėri?
Prandaj, unė mendoj, duke u nisur nga fakti se Rusia, historikisht gjithmonė ka mbajtur qėndrim antishqiptar, se ajo, po tė arrinte tė kontrollonte kompaninė shqiptare tė naftės, ARMO, me siguri nuk do tė angazhohej pėr tė mirėn dhe zhvillimin e Shqipėrisė, por pėr fitimet e saj. Kontrolli i Rusisė nė sektorin e naftės, Shqipėrinė do ta shndėrronte nė njė neo-koloni (ndoshta, madje, edhe nė njė koloni klasike) ekonomike. Jo vetėm pėr ekonominė e Shqipėrisė, por edhe pėr ekonominė e Kosovės do tė ishte njė handikap i madh, nėse Rusia do tė kontrollonte sektorin e naftės nė Shqipėri. Me kėtė rast, ajo do tė kontrollonte edhe zhvillimet ekonomike tė Shqipėrisė. Rusia asnjėherė nuk do tė kontribuojė nė dobi tė ekonomisė sė Shqipėrisė dhe tė Kosovės. Pėrkundrazi, ajo do tė jetė pengesa kryesore ndaj integrimit dhe zhvillimit ekonomik mbarėkombėtar.
Me siguri qė Rusia do tė tentojė qė proceset ekonomike tė Shqipėrisė ti lidhė, kryesisht me ekonominė e saj, nėpėrmjet kėmbimit ndėrkombėtar ekonomik, transferimit tė proceseve teknologjike, furnizimit me lėndė tė para, tregut tė punės, tė kapitalit etj. Nė kėtė mėnyrė, do tė sprapste orientimin pro-perėndimor, politik dhe ekonomik tė Shqipėrisė dhe do tė synonte izolimin nė proceset integruese me ekonominė e Kosovės.
Safet Gėrxhaliu
Shef i Marrėdhėnieve me Jashtė pranė Odės Ekonomike tė Kosovės
Ne ndodhemi nė procese integruese dhe vėrtet jemi nė njė ekonomi tė lirė tė tregut, por pavarėsisht nga kjo, tė gjitha vendimet e mėdha pėr ēėshtjet ekonomike dhe tė energjetikės duhet tė ndėrmerren, duke pasur parasysh edhe detyrimet morale dhe etikėn e biznesit. Kėtė e mishėron nacionalizmi ekonomik; ai ėshtė pjesė e ekonomisė dhe tregut tonė tė lirė. Duke u nisur nga pėrvoja e hidhur e Kosovės pėrballė pengesave qė ka vendosur Rusia ndaj pavarėsisė sė saj, duhet tė kemi parasysh se Shqipėria nuk duhet tė bėhet ēerdhe e atyre qė kanė rezerva ndaj interesave kombėtare, qė kanė qėndrim armiqėsor ndaj Kosovės, por dhe shqiptarėve. Interesat kombėtare nė kėtė rast, duhet tė mbahen mirė parasysh.
Pėrveē qėllimit ekonomik, hyrja e kompanive ruse nė tregun shqiptar ėshtė mė tepėr njė qėllim politik, dhe Rusia do tė dijė ta pėrdorė kėtė, si njė mjet pėr tė vonuar proceset integruese tė Kosovės. Mė pas, me siguri do tė vijonin implikime dhe reflektime negative nė Kosovė. Hyrja e kapitalit rus nė Shqipėri, pa dyshim do tė kishte edhe efekt negativ, ndoshta jo tani pėr tani, por mė vonė, nė marrėdhėniet mes Shqipėrisė dhe Kosovės.
Blerim Rexha
Zėvendėsministėr,
Ministria e Energjisė dhe Minierave e Kosovės
Ėshtė evidente qė Rusia ėshtė duke e pėrforcuar pozitėn e vet nė sektorin e energjisė nė Europė, pėrfshirė pjesėn e saj juglindore. Shpresoj qė ēdo lėvizje e Shqipėrisė nė ēdo fushė, do tė jetė nė mbėshtetje tė njohjes sė mėtejshme dhe konsolidimit tė shtetit tė ri tė Kosovės.
Kosova tani ėshtė shtet i pavarur, dhe ky fakt nuk mund tė injorohet mė nga askush.
gazeta shqipatre
4.05.2008 |
|