| » Opcionet për artikullin |
|
Albana Isufi
Liderėt kosovarė sėrish kanė zhvendosur datėn e zgjidhjes sė statusit final tė Kosovės. Pėrderisa, disa javė me radhė, ėshtė thėnė se nė fund tė majit do tė ketė njė vendim nė Kėshillin e Sigurimit, tashmė ky premtim ka kaluar pėr muajin qershor. Anėtari i Ekipit Negociator, Veton Surroi, ka thėnė se qytetarėt nuk duhet tė shqetėsohen, pasi sipas tij, zgjidhja e statusit tė Kosovės nuk mund tė lidhet fort me kalendarin. Nuk duhet bėrė nervozė, pasi qė kjo ēėshtje nuk ėshtė vėnė me ndonjė automatizėm kalendarik. Nuk ėshtė se statusi vendoset brenda njė stine apo brenda njė stine tjetėr, me automatizėm. Po kalon nėpėr njė proces, i cili ėshtė politik, dhe nė kėtė proces ka kundėrshtime. Po tė mos kishte kundėrshtime, statusi i Kosovės do tė zgjidhej kaherė. Por, ekzistojnė depėrtime tė ndryshme, ekziston njė pozicion i fortė i Rusisė, i cili nė masė tė madhe, deri mė sot, e ka penguar rrjedhėn e njė rezolute tė shpejtė, ashtu siē do tė dėshironim ne, tha Surroi. Kryeministri Agim Ēeku, nė fjalimin e fundit drejtuar qytetarėve, u ka kėrkuar atyre, qė tė mos preokupohen me datat e zgjidhjes sė statusit final. Por, analisti Baton Haxhiu thotė se janė pikėrisht liderėt, ata qė janė duke u marrė me, siē thotė ai, shpikjen e datave dhe momenteve vendimtare. Ata e bėjnė kėtė pėr tė mbetur nė pushtet dhe duke krijuar njė opinion fals, duke krijuar njė iluzion tė ri. Dhe, ky iluzion mund tė hakmerret, pasi njerėzit me durueshmėri e kanė sjellė Kosovėn nė kėtė realitet, e jo liderėt, ėshtė shprehur Haxhiu. Nė mesin e qytetarėve ka tė atillė qė tashmė e kanė humbur besimin tek liderėt. Tomė Krasniqi porosit liderėt qė tė mos japin premtime, nėse ato nuk kanė fuqi ti realizojnė. Na mbytėt pėr Zotin, na shkatėrruat, ēfarė shpejt, veē janė duke gėnjyer, se ska asgjė nga ta, skanė punuar asgjė, shprehet Krasniqi. Albana Zogaj thotė, se nė rast tė zgjidhjes sė shpejtė tė statusit, kjo do tė jetė meritė e ndėrkombėtarėve, e jo e liderėve kosovarė. Mendoj se kjo nuk ėshtė ēėshtje tanimė e liderėve vendorė. Ata disa herė na kanė dhėnė premtime tė kota. Optimizmin tim e mbėshtes nė organet vendimmarrėse botėrore. Sa u pėrket liderėve, shumė herė na kanė gėnjyer, e edhe kur flasin tė vėrtetėn, se di sa do tu besojmė, thotė Zogaj. Ruzhdi Dina thotė se ai tashmė ėshtė bindur, se asgjė nuk varet nga liderėt e Kosovės. Diēka ka shkuar si gjatė. Liderėt tanė janė shqiptarė, u kemi besuar atyre, por kemi humbur kėtė besim dhe i jemi drejtuar perėndimit. Tash, ne presim nga amerikanėt ose anglezėt, qė siē thonė, tė na sjellin sofėn nė oborr dhe ne tė bėjmė amin, shprehet Dina. Analisti Baton Haxhiu thotė se liderėt duhet tė jenė tė vetėdijshėm, se premtimet e njėpasnjėshme janė duke shkaktuar nervozė dhe konfuzion nė opinion, meqė popullata, sipas tij, ėshtė nė pritje tė njė lloji tė pavarėsisė tash 17 vjet. Haxhiu thotė se liderėt nuk janė ata qė vendosin pėr data dhe momente, por para opinionit dalin me qėndrime tė tilla pėr arsye tė tjera. Ata, nė njė mėnyrė, e kanė detyrė tė gėnjejnė, pasi bashkėsia ndėrkombėtare kėrkon nga ta, qė ta mbajnė peshėn e situatės dhe sigurinė nė Kosovė, sepse ēdo shmangie nga kjo siguri dhe nga kjo qetėsi, shkakton probleme serioze pėr tė ardhmen e procesit, theksoi Haxhiu. Ai thotė, se nė rast tė shtyrjes sė zgjidhjes sė statusit tė Kosovės deri nė shtator, atėherė pas kėsaj kohe, asnjė nga liderėt e tashėm nuk do tė duhej tė qėndronte nė politikė. Fundi i fundit tė fundit do tė jetė shtatori, fundi, edhe pse mendoj se nė qershor mund tė gjendet njė kompromis pėr rezolutėn, e kur them kompromis, ai ėshtė i rėndė. Pas shtatorit, asgjė nuk do tė jetė e paprekur, dhe pas kėsaj date, liderėt tanė janė tė vdekur, pasi qė procesi politik nis nga fillimi, vlerėsoi Haxhiu. Miratimi i rezolutės sė re pėr Kosovėn nė Kėshillin e Sigurimit ėshtė bėrė peng i dallimeve tė mėdha pėr ēėshtjen e Kosovės mes perėndimit nė njėrėn anė, dhe Rusisė nė anėn tjetėr. Rezoluta ka pėr bazė planin e Ahtisaarit, plan ky qė ėshtė kundėrshtuar nga Rusia, dhe si rrjedhojė, zyrtarėt rusė kanė kėrcėnuar me pėrdorimin e vetos nė Kėshillin e Sigurimit.
Evropa e Lirė
|
|