DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Kush e vrau atdhetarin Enver Hadri?
Postuar mė datėn: 2007-11-30 15:44:31 nga admin4 :: Kategoria: Kultura
Shkruan: Mr.sci.Flori Bruqi

Nė njė informacion tė agjencisė DPA nga Haga, i botuar mė datėn 30 prill 2005,thuhet se “Gjatė procesit gjyqėsor tė datės 29 prill 2005 kundėr Sllobodan Millosheviqit u bė e ditur se kush e ka vrarė atdhetarin e shquar, Enver Hadrin nė Belgjikė mė 1990”.

Dihet se pas vrasjes nga shėrbimi sekret jugosllavė tė Jusuf Gėrvallės, Bardhosh Gėrvallės dhe Kadri Zekės mė 17 janar1982, vrasja e Enver Hadrit nė Belgjikė(1990) ishte vrasja e parė politike, tė cilėn e ka bėrė Shėrbimi sekret serb pa informuar as konsultuar sigurimin shtetėror jugosllav".

Dėshmitari mė shifrėn :C-48” tha para Tribunalit tė Hagės, se "Miku i tij Veselin Vukotiq i quajtur “Vesko” ka marrė pjesė aktivisht nė likuidimin e shqiptarėve nė Evropė me urdhėr tė Sigurimit shtetėror jugosllav.

Ai personalisht e ka vrarė Enver Hadrin nė Bruksel, mirėpo kėsaj radhe me urdhėr tė Shėrbimit sekret serb", ka deklaruar C-048.


Halit Elshani, autor i librit

Ndryshe deri vonė vrasja e Enver Hadrit i vihej nė barrė Darko Ashaninit i vrarė nė qėrim hesapesh nė fund tė 90-tave nė Beograd.

Dėshmitari C-048, ish bashkėpunėtor i Shėrbimit Sekret Serb, ka treguar se mė 1992 ka qenė drejtor i kazinosė “Royal” nė Novi-Sad, ku ka pasur kontaktet e para me Shėrbimin Shtetėror Serb dhe madje pėrmes pronarit tė kazinosė, Veselin Vukotiq, i quajtur “Vaske”, pėr tė cilin C--48 tha se nė vitet ’80-ta ka marrė pjesė nė likuidimin e emigrantėve shqiptarė nė Evropė.

Sipas kėtij dėshmitari, nė shkurt tė vitit 1990, nė Bruksel “Vaske” personalisht e ka vrarė Enver Hadrin, qė, siē u shpreh dėshmitarin “ishte vrasja e parė politike e Shėrbimit Shtetėror Serb pa konsultim me Shėrbimin Sekret Jugosllav”.



Ky dėshmitar po ashtu rrėfeu se pas kryerjes sė detyrave tė tilla, ai kishte fituar besimin e shefave dhe ishte lejuar qė tė marrė pjesė nė takimet e “lobit baēkapallanas”, qė e shqyrtonte situatėn politike dhe tė sigurisė nė Vojvodinė dhe ku pjesėtarė ishin edhe politikanėt e lartė tė SPS-sė: Milorad Vuēeliq dhe Radovan Pankov, pjesėtarė tė shėrbimeve policore Mihal Kertes, Jovica Stanishiq, Frenki Simatoviq dhe Milovan Popivoda, si dhe personalitete me dosje kriminale, Veselin Vukotiq “Vesko” dhe Darko Ashanin.

Dėshmitari ka treguar pėr tri takime tė kėtij lobi, duke dėshmuar se nė njėrin prej tyre, nė mars tė vitit 1993, ka qenė prezent edhe i akuzuari Slobodan Milosheviq…

Nė mėnyrė tė paskrupullt Marko Nicoviqi, ish-shef i Asociacionit ndėrkombėtar pėr luftė kundėr drogės dhe ish-shef i Interpolit tė Serbisė, interpreton se : “…vėllezėrit Gėrvalla dhe Kadri Zekėn janė vrarė gjatė njė pėrleshje nė lidhje me drogė, nė tė njėjtėn kohė kur edhe Kadri Zeka, i cili poashtu paska qenė "partner droge" i vėllezėrve Gėrvalla (!)”.

Kjo ishte teoria e agjentit sekret serb Nicoviqit, ndėrsa tani do tė ju tregojmė disa tė dhėna EKSKLUZIVE nė lidhje me kėtė "zotėri":

Marko Nicoviq, jo vetėm qė ėshtė shpirt i shitur, madje idiot me prejardhje shqiptare, por ishte nė vitet e 80-ta dhe 90-ta bashkėpunėtor I U D B-sė sė Stane Dollancit dhe Franjo Herleviqit dhe partner tė ngushtė e kishte Andrija Lakoniqin e Darko Ashaninin dhe Zhelko Razhnjatoviq Arkanit.

Pėr shkak tė privilegjeve si anėtar tė UDB-sė, kėta ia kishin "hapur" vetes rrugėn tė merren me tregun e drogės dhe krimeve tjera. Mu kjo ēėshtje e "parėndėsishme" edhe e ndihmoi Nicoviqin tė vijė nė pozitė tė Interpolit serb dhe - paramendoni ironinė - shefit tė Asociacionit ndėrkombėtar pėr luftė kundėr drogės!

Nga burime tė caktuara, madje publicisti Elshani ka tė dhėna mė se relevante, se pikėrisht ky Nicoviqi, sė bashku me Arkanin dhe njėfarė Miēunoviqi nga Nikshiqi kanė qenė tė pėrzierė edhe nė vrasjen e vėllezėrve Gėrvalla dhe Kadri Zekės.

I pėrmenduri Miēunoviq ėshtė i njėjti person qė para 5 vitesh vrau njė djalė tė ri nė hyrje tė spitalit tė Podgoricės para mė se 20 dėshmitarėve tė cilėt nuk guxuan tė dėshmojnė kundėr tij pėr shkak se u penguan nga policia malaziase e cila e mori nė mbrojtje Miēunoviqin.

Pra ai, Marko Nicoviq, Darko Ashanin, Andrija Lakoniq (me pasaportė tė rremė tė dhėnė nga shteti nė emėr tė Zoran Stankoviq), Zhelko Razhnjatoviq Arkani dhe disa tė tjerė, kanė qenė tė gjithė bashkėpunėtorė tė UDB-sė dhe tė pėrzierė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejt nė likuidimin e aktivistėve shqiptar nė diasporė.

Nė fund e pėrgėzojė publicistin Elshani qė nė shenjė nderimi pėr 17 vjetorin e rėnies heroike tė Enver Hadrit na solli librin “Ēeta e Brukselit”, I cili ėshtė njė kontribut i madh pėr zbardhjen e biografisė sė pashkruar tė diplomatit tone,sepse Enver Hadri, kishte qasje origjinale, kishte njė sens politik kombėtarė, qėndrueshmėri ndaj pengesave, shpifjeve, rrymimeve brenda veprimtarėve tė kombit e posaēėrisht tė ambasadės sė ish-Jugosllavisė nė Bruksel…
Gjithsesi Enveri ishte diplomati I pare shqiptarė qė ēėshtjen madhore tė Kosovės i dha njė xėx nė arenėn ndėrkombėtare I cili krijoi shembullin unikat mbi bazat unike tė normave demokratike tė shtetit ku gjallėroi, veproi dhe mbijetoi gjerė nė vdekje…

Pėr Enver Hadrin kohėve tė fundit ka filluar tė ndriēohet veprimtaria e tij nė dimensione historike mė libra, artikuj, intervista, ėshtė bėrė njė film i shkurtėr, janė bėrė manifestime vjetore pėr pėrvjetor nė diasporė, pas rėnies sė komunizmit, shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė, pas luftės heroike tė UĒK-sė, pėrkatėsisht qė nga 17 vjetori i vdekjes se tij, janė mbajt manifestime edhe nė vendlindje, nė Pejė dhe Prishtinė.

Vlen tė pėrkujtojmė se shėrbimi zbulues belg e ka marrė nė pyetje edhe njė dėshmitar shqiptar mė 1999 nė Bruksel sipas njė kėrkese tė hershme tė Interpolit, me ē' rast, si duket, e ka mbyllė dosjen e hetimeve tė vrasjes se patriotit z. Enver Hadri, pa e njoftuar familjen pėr mbylljen e hetimeve!? –
Disa vjet mė pare janė dhėnė versione tė ndryshme nė shtypin serb, por edhe nė Hagė ėshtė pėrmend vrasja e Enverit.

Edhe shtypi shqiptar len shumė gjėra pėr diskutim dhe vlerėsim. Bile disa shqipfolės “patriotė mė bateria”, spiunė dhe shkrimtarė (pas vdekjes sė Enverit) thonė se e kishin shok Enver Hadrin.

Punėn mė tė fėlliqtė qė i benė Enver Hadrit ishin edhe disa shqipfolės -spiunė jugosllavė qė sot derdhin lot krokodili… dhe thonė se e kishin shok Enver Hadrin…
Ata janė gjallė e shėndosh…kanė emra mbiemra punojnė nė institucione tona …

30.11.2007
floart-press
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Dikush vėrtet po rren, kryeministėr ! (2008-12-01 15:58:24 nga admin1)
[ Opinione ] KUSH JANĖ DIFEKTET TONA…?! (2008-12-01 15:25:12 nga admin1)
[ Opinione ] KUSHTETUTA E REPUBLIKĖS SĖ KOSOVĖS APO REZOLUTA NR. 1244 KĖSHILLIT TĖ SIGURIMIT TĖ OKB-SĖ? (2008-11-28 17:46:42 nga admin1)
[ Opinione ] KUSH DO TA FITOJĖ LUFTĖN NĖ NJU-JORK, KOSOVA E PAVARUR, APO SERBIA KOLONIALISTE? (2008-11-24 17:10:00 nga admin4)
[ Kultura ] Kush ėshtė burim i lajmit mediatik nė Kosovė? (2008-11-22 08:18:56 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] ISG-ja ripohon pėrkushtimin e respektimit tė plotė tė sovranitetit dhe integritetit territorial tė Republikės sė Kosovės (2008-11-21 15:18:36 nga admin1)
[ Opinione ] KRYEMINISTRI THAQI- po mbron Kushtetutėn e Kosovės! (2008-11-15 14:26:40 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Bruksel pranon tė ketė pranuar kushtet e Serbisė pėr misionin EULEX (2008-11-08 17:25:30 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] BE pranon kushtet e Serbisė pėr misionin EULEX nė Kosovė (2008-11-07 11:04:47 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kush ėshtė Barack Obama? (2008-11-05 15:15:57 nga admin1)
[ Opinione ] PO PO, E VĖRTETĖ…Mercenarizmi cinik nė Kosovė, plus, MERCENARI ANONIM KUSHTRIM JANINA! (2008-10-31 16:06:07 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster