DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» KADARE: Pa shembjen e komunizmit nuk do tė kishte liri pėr Kosovėn
Postuar mė datėn: 2006-11-07 10:47:01 nga Besnik Krasniqi :: Kategoria: Lajmet kryesore
MITROVICĖ, 7 NĖNTOR - Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, ka thėnė se edhe toka dhe qiejt po tė pėrmbysen shqiptarėt mė nuk do tė jenė populli qė do tė pėrjetojė mė robėrinė, ndėrkaq ka theksuar se nuk mund tė mendohet liria e Kosovės pa mos u shembur mė parė komunizmi nė Shqipėri e nė mbarė globin. Ai kėto komente i ka bėrė, tė hėnėn, nė qytetin e ndarė tė Mitrovicės, pasi qe laureat i ēmimit “Kepi i shpresės sė Mirė, Fahredin Gunga”, tė cilin e ndanė ēdo vit manifestimi letrar qė organizohet nė kėtė qytet, dhe qė ka karakter ndėrkombėtar.
“Ne tė gjithė e dimė qė qiejt dhe dhetė pėrmbysen. Dhe toka e qielli po tė pėrmbyset populli shqiptar nuk bije mė nė robėri”, tha Kadare, pėr tė shtuar se nuk kishte ndėrmend tė bėjė ndonjė thirrje me tingėllimė nacionaliste, por thjeshtė njė thirrje reale dhe humane.
Kadare tha tė ketė qenė nė qytetin e Mitrovicės qė nė vitin 1972, nė shoqėri tė shkrimtarit Azem Shkreli, gjatė vizitės sė parė bėrė Kosovės, pėr tė rrėfyer se kishte ardhur nė
njė pasdite tė ftohtė, ku ngrinte, e qė atėbotė Mitrovica i kishte krijuar Kadaresė iluzionin e njė qyteti tė trishtuar dhe tė pluhurt.
“Ndoshta, nuk ka qenė i pluhurosur. Rrugėt mund tė kenė qenė tė pastėrta, por, si duket, ishte ajo ndjenja e robėrisė, qė ma krijonte tėrė kėtė pėrfytyrim.
Tė them tė drejtėn, nė atė kohė, unė nuk besoja se gjatė jetės Kosova do tė ishte e lirė, sepse nuk besoja se gjatė jetės Shqipėria do tė ishte e lirė nga komunizmi. Kjo, meqė nuk besoja se komunizmi do tė pėrmbysej, ndėrkohė qė ne do tė ishim tė gjallė”, tha Kadare.
Por, kjo ndodhi. Shqipėria u bė e lirė dhe pastaj edhe Kosova u bė po ashtu e lirė. Po, sepse komunizmi u pėrmbys nė kėtė botė. Kjo nuk do tė ndodhte po tė mos u pėrmbyste komunizmi, shprehet shkrimtari shqiptar, duke e cilėsuar shembjen e sistemit monist si ngjarje tė mėdhe pėr gjithė popujt, e veēanėrisht pėr popullin shqiptar.
Derisa, pas kėsaj shėmbje shumė popuj e fituan lirinė, Kosova mbeti pėrsėri e robėruar, dhe pastaj ndodhi gjėja mė e pabesueshme, gjėja mė e kobshme – masakrimet, torturat, dėbimet, e gjithė tė zezat e bėra nga regjimi serb.
“U ngrit kontinenti evropian, dhe kontinenti verior amerikan. U ngrit aleanca mė e fuqishme ushtarake e botės dhe mė pėrparimtarja deri mė sot, Aleanca Atlantike. Dhe u ngritėn pėr lirinė e Kosovės.
Nuk u ngritėn siē mendohej, siē ishte klisheja dikur, se gjoja bėhej luftė pėr naftė, luftė strategjike detare, pėr arsye ekonomike, por u ngrit pėr lirinė e njė populli.”, tha Kadare, pėr ta cilėsuar kėtė ndėrhyrje si tė parėn morale qė u bė nė shekullin XX.
Ai vlerėsoi se nė ndėrgjegjen e popullit shqiptar u depozitua njė triumf i madh i ushqimit shpirtėror pėr shekujt e ardhshėm, qė gjithė bota u tund pėr shkak tė Kosovės.
Meqė tani, pėr Kosovėn po flitet e do tė flitet ende, siē ėshtė folur gjerėsisht para se tė ndodhte furtuna e madhe, Kadare thirri pėr tė qenė plot shpresė qė “ėshtė fjala dhe kryefjala e kohės qė jetojmė”.
Ai theksoi se populli shqiptar tani jeton nė njė ekspansion nė kuptimin mė tė mirė dhe mė pozitiv tė fjalės, pa mos lėnė vend absolutisht pėr dėshpėrim.
“Nuk ka vend pėr dėshpėrim, as pėr thyerje, as pėr nguti, as pėr ligėshtim moral, sepse thelbi i asaj qė ka ndodhur dhe asaj qė po ndodh ėshtė liria e popullit shqiptar”, tha shkrimtari mė i madh shqiptar Ismail Kadare.

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] Ismail Kadare: Epoka e kapitalizmit ėshtė nė perėndim, ndėrsa Realizmi socialist ėshtė ende nė dekadat e tija tė para ("Zėri i Popullit", 13 janar 1974, f. 3 ) (2008-11-02 08:23:06 nga admin1)
[ Opinione ] Ismail Kadare: Vete Serbia do te propozoje nje dite Shqiperine e Madhe (2008-03-14 04:32:16 nga admin4)
[ Intervista ] Kadare: Serbėt nuk duhet tė harrojnė ē'ka ndodhur (2008-02-23 06:53:45 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Ismail Kadare: Kosova mori sot statusin qe meritonte (2008-02-18 03:13:07 nga admin4)
[ Intervista ] Kadare: Problemi i Kosovės, njė problem i madh i lirisė... (2007-12-21 19:09:36 nga admin1)
[ Kultura ] Kadare: Reforma e Akademisė, njė pėrrallė (2007-12-08 07:51:37 nga admin4)
[ Intervista ] ISMAIL KADARE: NDARJA E HAP RADHĖN E NJĖ KONFLIKTI TĖ RI TĖ PAMBARUESHĖM NĖ BALLKAN (2007-08-25 16:45:04 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shkrimtari Ismail Kadare: Akademik Rexhep Qosja tė shkojė nė pasikatri (2006-11-10 18:17:57 nga Flori Bruqi)
[ Lajmet kryesore ] KADARE: Muslimanizmi shqiptar model pėr Evropėn (2006-11-08 10:12:24 nga Besnik Krasniqi)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria nėn ujė, qeveria e papėrgatitur pėr pėrmbytjet (2008-12-03 09:58:55 nga admin4)
[ Tech-Info ] Pakėsohet numri i vdekjeve nga kanceri gjatė vitit 2008 (2008-12-03 05:18:42 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster