| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Kristina Rasi
Grupi Ndėrkombėtar i Krizave ( ICG Internacional Crisis Group) i pėrbėrė nga dhjetė ish-diplomatėt e vendeve perėndimore siē janė: Madeleine Albright, (SHBA), Lloyd Axworthy,(Kanada), Jan Eliasson, (Suedi), Joschka Fischer, (Gjermani), Bronislae Geremek,(Poloni),Niels Helveg Petersen, (Danimarkė), Lydie Polfer,(Luksemburg), Jozias van Artsen,(Holandė), Hubert Vedrine,(Francė), me nė krye ish- ministrin e punėve tė jashtme tė Australisė, Gereth Evans, nė njė gazetė amerikane Internatioal Herald Tribue , e diel mė datėn 17 qershor 2007. Ish- diplomatėt, kinse po e mbėshtesin dhe po apelojnė pėr pavarėsinė e Kosovės!!!Zonja dhe zotėrinj!Kosova, tetė vite pas luftės ka ngelur ende pa status tė pėrcaktuar, dhe me vetėm pėr fajin e Bashkėsisė Ndėrkombėtare, zgjidhja e statusit tė Kosovės po zvarritet deri nė pakufi... Kjo na bėnė tė kuptojmė se: ju zonja dhe zotėrinj tė nderuar nuk paskeni asgjė nė dorė, ju po veproni sipas udhėzimeve dhe intrigave serbe, franceze dhe ruse: kurdoherė, Rusia po i praktikon kėto plane dhe intriga dhe po luan me Kėshillin e Sigurimit si macja me miun.Pėr ne ėshtė fare e qartė se dinakėria e politikės franceze, fillimisht i ka propozuar bisedimet e Vjenės, kėto i pa pėrqafuar mjerueshėm politika pacifiste e Prishtinės, me nė krye ish- presidentin Kosovės, Ibrahim Rugova.Opinioni i brendshėm dhe ai ndėrkombėtar fort mirė e pa se asgjė e mirė nuk doli pėr shqiptarėt nga ato bisedime tė cilat u treguan tepėr maratonike dhe tepėr disfatiste pėr politikanėt shqiptarė tė cilėt atje bėnė kompromise tė pafalshme nė dėm tė Kosovės.Nga ato bisedime prej xhelatėve me viktimat, doli si rezultat famėkeqja Paketė e Ahtisarit.Duke, mos u mjaftuar me copėtimin e Kosovės, (konkretisht me Mitrovicėn ) dhe nėn maskėn e decentralizimit, (ndarjen e Kosovės nė enklavat serbe) Franca, pėrmes presidentit tė saj, Sarkozy, propozoi : duhen tė zhvillohen sėrish negociata te reja nė mes Prishtinės dhe Beogradit, pėr tė gjetur kompromisin e duhur - kjo nė fakt do tė thotė thirrje qė tė copėtohet mė tej Paketa e Fitores sė shqiptarėve.Ju zotėrinj , kompromise po kėrkoni vetėm nga shqiptarėt, prandaj kjo nuk mund tė quhet politikė e sinqertė as politikė largpamėse; ju po bėni presione me tė nėndheshme me karotėn nė dorė por , siē po shihet qartė kjo karotė po kalbet ēdo ditė, prandaj nuk i duhet askujt, pėr mė tepėr nuk na duhet ne shqiptarėve!....Dhe fatkeqėsisht, pikėrisht ky propozim francez u vendos nė KS , pa as mė tė voglin kundėrshtim! Hiq kėtu disa deklarata shpresėdhėnėse tė diplomatėve amerikanė , tė cilat mė nė fund rezultuan si deklarata boshe , tė shoqėruara vendosmėrisht se kjo nuk do tė ndodhė prej disa politikanėve tė hollė shqiptarė.Pra, dua tė ritheksoj se Franca po bashkėpunon ngushtė dhe po bėnė plane kundėr-shqiptare me Serbinė e pėrkrahur dhe nga Rusia, qė ēėshtja e Kosovės tė mbetet edhe mė tej e pezulluar.Grupi ndėrkombėtare i krizave (ICG) mė 14. Maj 2007) deklaroi se : Plani i Ahtisarit ishte njė kompromis i bėrė nė mes tė dy palėve.Zotėrinj!Kjo, deklaratė juaja, s“ėshtė hiq e vėrtetė!Them kėshtu, sepse Serbia nuk lėshoi pe pėr asnjė pikė; tėrheqje pas tėrheqjeve nga pozicionet e tė drejtave tė tyre u bėnė vetėm nga pala shqiptare, prandaj, konsideroj se kompromisi u bė vetėm nė dėme tė pallogaritshme tė shqiptarėve, nga tė cilat (nėse realizohen ato plane) ardhmėria jonė hiq nuk do tė jetė e ndritur dhe paqėsore.Pastaj, siē deklaroni ju: ICG ka analizuar se: nėse nuk zgjidhet statusi i Kosovės sa mė shpejt -ne, mund tė kemi njė gjendje te pakėndshme pėr rajonin, dhe se mund tė vjen deri tek ndonjė shpėrthim i dhunės.Ky paralajmėrim, ndonėse duket vlerėsim i drejtė ėshtė gjysmė i plotė, sepse nuk ėshtė veēStatusi i Kosovės problemi mė madhor, as zgjidhja e nyjės gordiane e shqiptarėve.Shqiptarėt, tani kanė edhe probleme tė tjera tepėr tė ngutshme dhe tė domosdoshme pėr t“i zgjidhur, p.sh: problemi i shqiptarėve nė Greqi, nė Maqedoni, nė Mal tė Zi si dhe nė Kosovėn lindore.Derisa shqiptarėt tė ballafaqohen me padrejtėsitė e shteteve ballkanike dhe kėto tė pėrkrahen herė hapur e herė maskuar nga Bashkėsia Ndėrkombėtare, kurrė askush mos tė ketė iluzionin se do tė ketė qetėsi paqe dhe stabilitet nė gadishullin Ballkanik.Tė kota janė tė gjitha takimet romantike tė politikanėve tė kėtyre vendeve, populli shqiptar nuk u mashtrua as do tė mashtrohet kurrė, nga kėto aventura jetė shkurta tė politikave ditore.Konstatoj se ēėshtja e statusit tė Kosovės nuk ėshtėalfa dhe omega e zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare nė Ballkan.Shqiptarėt duan tė jetojnė tė lirė dhe tė ribashkuar nė trojet e tyre shekullore, shqiptarėt e duan realizimin e parimit tė vetėvendosjes sė popujve, qė ta bėjnė Shqipėrinė tė ribashkuar ashtu siē e ka krijuar natyra.Vetėm atėherė do tė ketė paqe dhe stabilitet nė rajonin e trazuar tė Ballkanit.
Zvicėr, Mė 26 qershor 2007.
|
|