| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia |
| Postuar mė datėn: 2007-05-09 10:00:10 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Abdyl Frasheri
(Shėnim i Lirisė. Me kėnaqėsi tė madhe po botojmė kėtu poshtė njė letėr me shume rėndėsi drejtuar redaksisė sė gazetės MONITEUR UNIVERSEL, tė Parisit., botuar nė atė gazete nė maj 1879, nga patrioti i Rilindjes Shqiptare, Abdyl Frasheri)
|
|
Abdyl Frashėri
Zotėri Redaktor!
Me habi pamė se gazeta e rėndėsishme Republique Franēaise, e cila nė polemiken e saj tė zakonshme kurrė nuk devijon nga rregullat e modestisė, botoi disa pjesė tė shkėputura nga Memorandumi i Lidhjes Shqiptare, dhe poshtėroi e bėri qesharake atdhetarėt tanė.
Atij artikulli nuk i dhamė asnjė pėrgjigje, por Republique Franēaise, duke u rikthyer prapė nė ēėshtjen nė fjalė, u orvat tė tallė dy tė dėrguarit e Lidhjes Shqiptare.
Njė sjellje tė tille fare nuk e pritnim prej njė gazete qė simpatizonte luftėn e kombėsive.
Franca qanė gjithmonė humbjen e krahinave tė saj: banoret e Alsace e Lorraine rėnkojnė kur kujtojnė privimin e kombėsisė sė tyre. Pėrse njė gazete franceze i gjen qesharake shqiptaret, tė cilėt pėrpiqen tė evitojnė rrezikun e njė fatkeqėsie tė tille?
Nuk jemi savante dhe as pretendojmė pėr tė, por historinė e atdheut tonė e kemi studiuar dhe e dimė mė mire se kushdo tjetėr.
Banoret e Epirit i quajnė Pellazge. Herodoti, Tucididi dhe Straboni dalin me konkluzionin se ky vend nuk ka qene pjese e Greqisė. Sipas Strabonit, Greqia nga veriu kufizohet prej Akarnanise dhe Gjiut tė Ambrakisė.
Pasi gjeografia e lashtė greke nuk u vjen nė ndihmė grekėve tė sotėm, po pyesim ata qė kanė mendime tė kundėrta, se cila pjesė e Epirit ėshtė greke? Ai qė pranon argumentet e sillogėve grekė do tė besojė se Greqisė nuk i pėrket vetėm Shqipėria, por edhe Maqedonia, Thraka, Rumania, Azia e Vogėl, sipas vendeve tė Greqisė sė Madhe, edhe Marseja e juaj!!!
Epiri ka 650 mijė banorė. Sa janė vallė grekėt qė ndodhen nė tė dhe ku banojnė? Nė Korēė? Nė Berat? Nė Gjirokastėr? Apo nė Ēamėri? Ai qė kalon nėpėr kėto vende takon vetėm epirotė shqiptarė, jo epirotė grekė. Do tė sakrifikoheshin pra 650.000 shqiptarė puro pėr tė nginjur lakmitė e sillogeve grekė dhe lėvizjet artificiale tė tyre
Sjellja e tanishme e Greqisė dėshmon se ajo ka ndėrmend tė imitoje Rusinė Cariste!!!
Por kjo (Rusia) i pėrkrahė pretendimet e saj me anėn e forcės, e cila pėr fat tė mirė i mungon Greqisė. Sikur tė ishin grekėt aq tė fortė sa tregohen!!! Qė nė fakt janė vetėm miq tė zhurmės, Evropa nuk do tė kishte kurrė qetėsi.
Parimi i ngjashmėrisė nė gjuhė do tė shpinte Greqinė shume larg, por nė radhė tė parė do tė na jepej neve e drejta tė kėrkojmė nga grekėt dyqind mijė shqiptarėt qė banojnė nė njė lagje tė veēuar tė Athinės tė quajtur Plakė, dhe krejt ishujt Hidra dhe Speca. Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar, ashtu si e krijoi natyra dhe historia.
Mėkat qė qeveria greke shpenzon pėr sillogjet shuma tė majme, tė cilat mund ti pėrdorte nė mėnyrė mė tė arsyeshme. Ajo pėrpiqet tė zgjasė njė ngatėrresė, e cila s'ka pėr tė mashtruar asnjė evropian.
Po tė ngulė kėmbė Greqia nė aspiratat e lakmitė e saj tė pangopura, tė cilat i kundėrvihen drejtėsisė dhe tė drejtės se kombeve, shqiptarėt kanė njė vullnet tė patundur qė tė mbrojnė atdheun e tyre deri nė fund dhe janė betuar tė mos lėshojnė asnjė pėllėmbe tokė, por tė vdesin pėr tė po tė jete nevoja. Kėtu manifestojmė mendimin e tė gjithė bashkatdhetarėve tanė.
Evropa do tė marre pėrsipėr pėrgjegjėsinė e luftėrave shkatėrrimtare qė do tė inauguronte pėr aneksimin e shėmtuar tė tokave tona nga Greqia.
Shpresojmė, zoti redaktor, se do ta botoni pėrgjigjen tonė, gjė pėr tė cilėn dhe ju falėnderojmė qysh mė parė.
Abdyl Frasheri
.(dhe Abedin Dino, SR) |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore » |
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|