| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » MIOPIA MITOLOGJIKE DHE ESKEIPIZMI SERBOMADH |
| Postuar mė datėn: 2008-02-28 16:41:36 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
BAROMETRI DIPLOMATIK
*** Ministri i Punėve tė Jashtme tė Serbisė, Vuk Jeremiq: "Mbėshtetja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė turp"(B92,Fonet, Tanjug, Beograd, Sofje, 28.02.2008).
*** Autori: - Pėrkundrazi, akt i turpshėm dhe i dėnueshėm ėshtė kolonializmi i Serbisė mbi Kosovėn(1912-1999), jo njohja dhe mbėshtetja juridike ndėrkombėtare e shkolonizimit dhe e pavarėsimit tė saj.
*** Gjithashtu, sipas dispoziatave tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuara dhe tė normave tė sė drejtės ndėrkombėtare, akt i turpshėm dhe i papranueshėm ėshtė qė, Serbia si shtet agresor dhe gjenocidal, tė jetė anėtarė i Kombeve tė Bashkuara dhe i OSBE-sė. Ky ėshtė turpi i triumfit tė politikės fiktive mbi tė drejtėn, drejtėsinė, demokracinė dhe paqen ndėrkombėtare, jo mbėshtetja e pavarėsisė sė Kosovės nga ana e Amerikės dhe e shteteve tė Evropės Perėndimore, si dhe e shteteve tė tjera tė bashkėsisė ndėrkombėtare.
|
|
Prof. Dr. Mehdi HYSENI
Edhe pas njohjes ndėrkombėtare tė pavarėsisė sė Kosovės, drejtuesit mė tė lartė tė qarqeve shtetėrore tė Serbisė (Boris Tadiq, Vojislav Koshtunica, Vuk Jeremiq, Bozhidar Xheliq etj.) nuk qenė nė gjendje qė tė pėrmbahen dhe tė distancohen nga doktrina dhe praktika e propagandės, e politikės dhe e diplomacisė shoviniste serbomadhe e ish-presidentit tė tyre kriminel, Slobodan Milosheviq.
Kėtė miopi mitologjike dhe eskeipizėm etnocentrist tė paranojės kolektive serbe, e provuan edhe demonstratat e organizuara gjithėserbe nė tė gjitha qendrat e Serbisė dhe nė diasporė, ku emėrues i pėrbashkėt i tyre ishte "Kosova je Serbia"("Kosova ėshtė Serbi").
Se nė ēfarė stadi Serbia "demokratike-proevropiane" ėshtė distancuar nga regjimi terrorist shtetėror i Slobodan Milosheviqit(1989-1999), kėtė gjithė Evropa dhe gjithė bota demokratike e qytetėruar, sėrish pati rastin tė vėrtetohet dhe ta shohė, mė 21 shurt 2008, ku nė Beograd u mblodhėn mbi 500.000 demonstrues serbė (kryesisht tė rinj), tė cilėt tė organizuar, tė nxitur dhe tė indoktrinuar nga qeveria e kryeministrit nacionalshovinist, Vojislav Koshtunica, si dhe tė ministrave tė tij, Jeremiq, Samarxhiq etj., manifestuan dhunėn dhe forcėn e tyre vandaliste dhe terroriste, me ē'rast dogjėn flamurin dhe ambasadėn amerikane nė Beogard.
Kjo qė ndodhi nė Beograd dhe nė qytetet e tjera tė Serbisė dhe nė diasporė kundėr pavarėsisė sė Kosovės dhe Shteteeve tė Bashkuara tė Amerikės, ishte repriza pėrmbajtėsore e mesazhit politiko-propagandistik dhe diplomatik e Serbisė sė Slobodan Milosheviqit, i cili veē tri agresioneve dhe tre gjenocideve, tė kryera kundėr Kroacisė, Bosnjės dhe Kosovės, sė fundi e pat bombarduar dhe izoluar Serbinė nga bashkėsia ndėrkombėtare.
Rrugėn dhe kursin e politikės fashistoide dhe antidmeokratike tė Slobodan Milosheviqit, tani me besėnikėri janė duke e ndjekur edhe pasuesit e tij miopė dhe antireralistė siē janė presidenti aktual i Serbisė, Boris Tadiq, kryeministri i tij, Vojislav Koshtunica dhe garnitura e ministrave dhe kėshilltarėve tė tyre, me moton "Kosova nė Serbi, e Serbia nė Evropė". Nė gjuhėn e politikės sė tyre kolonialiste, kjo do tė thotė: " I jare i pare" ("Edhe cjapin, edhe paranė"). Tė njėjtėn llogari e pat bėrė edhe kryekrimineli i vetėrarė, Slobodan Milosheviq, mirėpo, fundi i asaj llogarie, i pat dalė gabim ngase e humbi " edhe cjapin, edhe paranė", qe izoluar totalisht edhe nga bota, edhe nga vetė serbomėdhenjtė, tė cilėt, pėr hesape tė tyre tė luftės pėr pushtet, si dhe, kryesisht, pėr shkak tė dėshtimit tė konceptit tė rizgjerimit tė kufijve tė Serbisė sė Madhe nė dėm tė territorit tė Kroacisė dhe tė Kosovės, ia patėn dėrguar Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės nė Holandė.
Sikurse diplomatėt e Slobodan Milosheviqit, ashtu edhe kryadiplomati aktual i Serbisė, Vuk Jeremiq se bashku me presidentin dhe me kryeministrin e tij, me tė njėjtat rekuizita politiko-propagandistike dhe diplomatike antishqiptare dhe antiamerikane, po orvatėn, qė ta "bindin" Amerikėn dhe Evropėn Perėndimore, se "Kosova ėshtė serbe, dhe duhet tė ngelė nėn Serbi"?!
Mirėpo, pavarėsisht nga intrigat dhe grackat e tyre politiko-propaganistike dhe diplomatike nė disfavor tė pavarėsimit tė Kosovės dhe tė mbėshtetjes sė saj nga Amerika dhe nga shtetet e Evropės Perėndimore etj., Kosova mė kurrė nuk do tė rikthehet nė "kėnetėn moēalike dhe nė baltėn e gjallė" tė sundimit kolonial dhe gjenocidal tė Serbisė (1912-1999).
Sado le tė vajtojnė dhe le tė kukasin nė formė "korale" shteti, Kisha Ortodokse Serbe, sė bashku me dfrejtuesit e tyre: Boris Tadiq, Vojislav Koshunica, Vuk Jeremiq dhe peshkopi, Artemije radosavleviq etj., kritikat dhe akuzat e tyre janė komike, absurde, tė pavlefshme dhe tė papranueshme, sepse nuk kanė kurrfarė baze valide qoftė nė aspektin historik, qoftė nė aspektin juridik ndėrkombėtar.
Kėtė tė vėrtetė, fatbardhėsisht, e kanė kuptuar si Amerika, ashtu e dhe ato shtete tė tjera, tė cilat e kanė njohur Republikėn e pavarur tė Kosovės. Kjo ėshtė punė ėshtė e kryerė nė favor tė Kosovės, e cila me ndihmėn dhe me njohjen direkte tė Amerikės, doli pėrgjithmonė nga prangat e hekurta dhe tiranike tė kolonializmit dhe tė gjenocidit tė Serbisė sė Madhe (1912-1999).
Serbia sė bashku me kryediplomatin e saj "shtalb", Vuk Jeremiq, mund ta quajnė tė turpshėm , jashtėligjor, antidemorkatik dhe jashtė kohe sovranitetin e tyre kolonialist 100-vjeēar mbi Kosovėn, Preshevėn, Bujanocin, Medvegjėn ...etj., por jo edhe mbėshtetjen ndėrkombėtare pavarėsisė sė Kosovės nga ana e atyre shteteve, tė cilat e kanė njohur deri nė kėtė ēast atė.
Ashtu sikurse, B. Tadiqi, V, Koshtunica, edhe kryediplomati, Vuk Jeremiq shėrbehet me progonoza astroligjike dhe mitologjike tė politikės dhe tė historiografisė sė falsifikuar serbomadhe antishqiptare, tė cilat nuk kanė kurrfarė baze as historike e as juridike ndėrkombėtare se Kosova "ėshtė djepi dhe zemra" e Serbisė.
Derisa Vuk Jeremiq dhe bashkėkombėsit e tij serbomėdhnej nuk duan ta kuptojnė dhe ta pranojnė tė vėrtetėn se Kosova sė bashku me Preshevėn, Bujanocin, Medvegjėn, Novi Pazarin etj., i pėrkasin territorit indigjen tė Shqipėrisė Etnike, ata do tė jenė vetėviktima dhe tė vetizoluar jo vetėm nė Ballkan, nė Evropė, por nė mbarė botėn.
Kėrcėnimi i "diplomacisė mitologjiko-futurologjike"!
Nė mbledhjen e "Procesit tė bashkėpunimit nė Evropėn Juglindore" nė Sofje, mė 27 shkurt 2008, ministri i Jashtėm i Serbisė, Vuk Jeremiq "ka pasur tė derjtė" , tė shprehet nė mėnyrė arrogante tė antdiplomacisė sė Serbisė sė tij, se : " ėshtė turp pėr disa shtete jashtėrajionale (nuk ia ka mbajtur "valisa diplomatike", t'i emėrtojė "me gishtin kėrcėnues", se cilat janė ato shtete jashtėrajonale, tė cilat deri tani e kanė njohur Republikėn e Kosovės, siē janė Amerika, Britania e Madhe, Gjermani, Italia, Franca etj.), qė kanė zgjedhur rrugėn e njohjes sė Kosovės, tė cilat e kanė njėjtėsuar forcėn dhe drejtėsinė, nė vend se ta kenė zgjedhur solidarėsinė rajonale... Kosova kurrė nuk do tė jetė anėtare e Kombeve tė Bashkuara, as e OSBE-sė, derisa Serbia ėshtė anėtare e tyre."(www.b92,fonet,tanjug,28.02.2008).
Pse themi se kryediplomati Vuk Jeremiq "ka pasur tė drejtė" tė shprehet nė kėtė formė antidiplomatike dhe antijuridike tė sė drejtės ndėrkombėtare? Sepse, sė pari,i ėshtė bazuar nė eklipsin historiko-politik shtetėror dhe ortodoks religjioz tė mitologjisė shekullore serbomadhe. Sė dyti, nuk di ta kuptojė, as ta interpretojė drejt normėn e sė drejtė ndėrkombėtare, sipas sė cilės, ēdo shtet nė botė ka tė drejtėn sovrane tė papkrekshme, kur ėshtė fjala pėr marrjen e vendimit tė njohjes sė ndonjė shteti tė ri, siē ėshtė rasti konkret i njohjes sė Republikės sė Kosovės. Nė kėtė kuptim, edhe shtetet, tė cilat e kanė njohur ndėrkombėtarisht shtetin e Kosovės, siē janė: Amerika, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia..., etj., nuk kanė bėrė asnjė shkelje morale, as parimore tė sė dejtės dhe drejtėsisė ndėrkombėtare me rastin e njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės. Kjo ėshtė edhe arsyeja kryesore pse akti i vullnetit tė mirė, human dhe tė ligjshėm i kėtyre shteteve pėr njohjen e Republikės sė Kosovės, nuk mund tė quhet, as tė kualifikohet si "akt i turpshėm jashtėrajonal", apo si "akt i forcės mbi drejtėsinė", ashtu siē ėshtė shprehur kryediplomati serb, Vuk Jeremiq nė takimin e theksuar tė Sofjes. Sė treti, Vuk Jeremiq, "ka tė drejtė", t'iu kanoset "diplomatikisht" Amerikės, BE-sė, OSBE-sė, OKB-sė etj., sikurse dikur mesija i tij, Slobodan Milosheviq, i cili me referendum " e pat bindur" Evropėn dhe Amerikėn, se "Kosova ėshtė ēėshtje e brendshme e Serbisė". Mirėpo, e vėrteta doli ndyrshe, Serbia u bombardua pėr shkak tė gjenocidit tė saj mbi shqiptarėt, dhe Kosova u ndėrkombėtarizua, qė kėtu e nėntė vjet tė shkuara (12 qershor 1999-2008).
Kėtė konstatim tonin e provon edhe prezenca e bashkėsisė ndėrkombėtare nė Kosovė (UNMIK-EULEX dhe KFORI). Ky ėshtė realiteti, tė cilin nuk duan ta shohin, as ta pranojnė qeveritarėt e sotėm "demokratė" tė Serbisė me nė krye: Boris Tadiqin, Vojislav Koshtunicėn, Vuk Jeremiqin, Tomislav Nikoliqin, valdika Artemije...,etj. Nė vend se tė pajtohem me kėtė realitet, ata , prapė kanė zgjedhur rrugėn e dhunės, tė terrorizmit dhe tė vandalizmit, duke djegur Ambasadėn dhe Flamurin shtetėror tė Amerikės...,. Ja, kjo "zgjidhje diplomatike" ėshtė jo vetėm turp, jo vetėm padrejtėsi, por edhe sulm dhe terrorizėm i drejtpėrderjtė, i organizuar shtetėror i Serbisė kundėr Amerikės pse ajo ka mbėshtetur dhe, pse e ka njohur Republikėn e e Kosovės si "shtet sovran dhe tė pavarur". Ja, ky ėshtė turpi i Serbisė sė Vuk Jeremiqit, qė ėshtė nė kundėrshtim me ēdo rregull, me ēdo parim dhe me ēdo normė tė sė drejtės ndėrkombėtare
Ndėrkaq, sa i pėrket "kėrcėnimit diplomatik" paralajmėrues tė ministrit tė Jashtėm tė Serbisė, Vuk Jeremiq, se " Kosova kurrė nuk do bėhet anėtare e KB-sė dhe OSBE-sė, derisa serbia ėshtė anėtare e tyre". Nė gjuhėn serbe, kjo do tė thotė "Kasno stizhe Janko na Kosovo", sepse Kosova pėrgjithmonė ka dalė nga merimanga kolonialiste serboamdhe, edhe pse Serbia pa asnjė tė drejtė humane, demokratike dhe ligjore, pas kryerjes sė tre gjenocideve nė Kroaci, Bosnjė dhe Kosovė, ėshtė rikthyerė dhe, fatkeqėsisht ėshtė anėtare e OKB-sė dhe e OSBE-sė.
Vėrtet, njė akt i kėtillė i bashkėsisė dhe i drejtėsisė ndėrkombėtare, ėshtė jo vetėm i turpshėm, por edhe i papranueshėm si pėr tė drejtėn ndėrkombėtare, ashtu edhe pėr Kartėn e Kombeve tė Bashkuara, dhe pėr OSBE-nė. Njė Serbi qė ka kryerė tre agresione dhe tre gjenocide mbi popujt dhe vendet e theksuara fqnije, ligjėrisht as demokratikisht nuk mund tė jetė anėtar as i OKB-sė, as i OSBE-sė e as i BE-sė.
Edhe pse ministri i Jashtėm Vuk Jeremiq i Serbisė po sheh ėndėrra tė bukura tė agjendės sė "diplomacisė futurologjike" serbomadhe, se "gishti diplomatik" i tij, do ta pengojė Kosovėn, qė tė mos bėhet anėtare e OKB-sė dhe e OSBE-sė, sė shpejti do tė zhgėnjehet, sepse Kosova do tė aderojė si anėtar me tė drejta tė barabarta edhe nė OKB, edhe nė OSBe, edhe nė BE, ngase nė kėto organizata ndėrkombėtare fjalėn kryesore do ta kenė Amerika dhe shtetet me ndikim tė Evropės Perėndimore, jo Serbia, sepse kjo nuk ėshtė kurrfarė faktori me ndikim as nė rajon, as nė Evropė e as nė botė, sepse kredibilitin e ish-RSFJ-sė, e ka gėlltitur dhe varrosur pėrgjithmonė Serbia fashiste dhe gjenocidale e Slobodan Milopsheviqit.
Gjithashtu, duhet ta pėrkujtojmė kryediplomatin serb, Vuk Jeremiq, se Serbia nuk mund ta bllokojė anėtarėsimin e Kosovės as nė OKB, as nė OSBE (pavarėsisht nga mbėshtetja e Rusisė) e as nė strukturat e Bashkimit Evropian(BE), sepse Kosova de facto dhe de jure ėshtė krijuar pa e pėrdorur forcėn, gjė qė kjo ėshtė nė pėrputhje tė plotė me normėn e sė drejtės publike ndėrkombėtare, e cila mbi kėtė bazė, edhe njohu Kosovėn si subjekt juridik ndėrkombėtar.
Posaēėrisht, kur tė vijė radha e pranimit tė Kosovės nė OSBE, ekzistojnė gjasėt qė sė pari, diplomati Vuk Jeremiq, do ta ngrejė gishtin pro, sepse nė kėtė mėnyrė diplomacia serbe, do t'ia kthente borxhin ish-ministrit tė Jashtėm tė Republikės sė Shqipėrisė, Paskal Milo, i cili nė sesionin pėrkatės tė OSBE-sė nė Vjenė, i pari e pat ngritur gishtin, qė Serbia " e demokratizuar", tė rikthehej nė OSBE(!)
_________________
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|