| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Tiranė-Prishtinė. Ēpo ndodh me shqiptarėt? |
| Postuar mė datėn: 2007-01-14 07:27:22 nga F.S. :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
NGA VANGJUSH SARO
Vėshtirė se mund tė vizatohen pa njėfarė pesimizmi ngjarjet e fundit nė Shqipėri dhe nė Kosovė. Pėrtej problemeve ekonomike dhe tė prapambetjes infrastrukturore, gjėra qė fundja jo gjithnjė janė nė dorėn tonė, nuk mund tė mos vėresh njėlloj kakofonie politike, pothuaj tė dirigjuar. Edhe pse gjithēka po shkonte nė favor tė shqiptarėve, presione tė dukshme dhe tė padukshme e detyruan Grupin e Kontaktit tė sillej me shumė kujdes; shtyrja e Statusit tė Kosovės pėr vitin 2007 u bė pa shumė argumente, por falė shumė influencash. Dhe ndėrsa tėrkuzej ēėshtja e Statusit, ishte e habitshme ajo qė ndodhi nė Kuvendin e LDK-sė. (Lexuesit tė nderuar me siguri i kujtohet se si nė fillim, pas zgjedhjes sė zotit Sejdiu si kryetar i partisė mė tė madhe nė vend - dhe aktualisht nė pushtet - gjithēka rrodhi natyrshėm. Mė pas, pėr ēudi, midis pjesėmarrėsve pati njė konfrontim tė dhunshėm). Ditė mė vonė, zoti Sejdiu ka kumtuar se dorėhiqet nga posti i Kryetarit tė LDK-sė pėr tė pėrmbushur nė mėnyrė kushtetuese detyrėn e Presidentit(!) Pėrpos shumė pikėpyetjeve, situata politike ende paraqitet tepėr e brishtė, a thua nuk mjaftonte halli i madh i shtyrjes sė afatit pėr Statusin e Kosovės. Ndėrkaq, nė Tiranė, krahas problemeve me krizėn energjetike, po luhet njė dramė tjetėr, ajo e shtyrjes sė zgjedhjeve vendore dhe e interpretimit pa sens tė standardeve, deri nė ndėrhyrje tė ndėrkombėtarėve pėrmes deklaratash qė ēlirojnė shumė trishtim. Dorė pėr dore, nuk mund tė thuhet me siguri nė se ka ndonjė lidhje tė sforcuar nė kėtė panoramė aspak optimiste. Por e vėrteta ėshtė qė nė disa raste, kur nė Shqipėri ka patur telashe, tė tilla syresh janė reflektuar apo nxitur edhe nė Kosovė, sikundėr ka ndodhur qė ngjarje tė rėnda nė Kosovė kanė gjetur analogji nė kryeqytetin shqiptar. Ajo |
|
qė gjithashtu mund tė thuhet me siguri, ėshtė se kohė mė parė, nė sallonet e Evropės dhe nė kthinat e rajonit, vėreheshin mė shumė pėrpjekje dhe ecejake nė mbrojtje tė shqiptarėve dhe tė ēėshtjes sė Kosovės nė tėrėsi. Sa pėr tė verifikuar disi shtratin e argumenteve, nė 1914, personaliteti anglez Uodem Pikek thoshte: Mėnyra e tė vepruarit dhe tė menduarit tė sllavėve, ėshtė njė gjėegjėzė pėr tė tjerėt. Edhe pse pak na intereson, tani po duket gjithnjė e mė fort i goditur njė nėnvizim i tillė, sė paku nė raport me ēėshtjen e Kosovės. Presidenti serb Boris Tadiē ka deklaruar dikur: Statusi i Kosovės duhet tė pėrcaktohet nė fund tė vitit 2006. Ai dhe politikanėt e tjerė serbė, tė ndihmuar edhe nga disa rrethana rajonale dhe nga zgjimi i aleatėve tradicionalė, bėnė ēmos qė statusi tė shtyhet. Por ka mbetur e pandryshuar deviza serbe: Mė shumė se autonomi, mė pak se pavarėsi, apo propozimi i negociatorėve serbė, i riformuluar nga kryetarja e qendrės serbe pėr Kosovėn, Rashkoviē: Autonomi substanciale pėr Kosovėn.
Nė gjithė kėtė histori, nuk ka asgjė pėr tu habitur. Por ndėrkaq, nė se nuk prisnin ndonjė gjė tė re nga fqinji i Veriut, (i ftohti i tė cilit e bėnte dikur tė druhej edhe Migjenin), shqiptarėt e kishin pėr detyrė tė shtrėngonin radhėt. Por ėshtė e pashpjegueshme se si nė rrethana tė caktuara, nė vetė iu kujtojmė tė tjerėve pėrfundimet e shtrembėra e pejorative nė lidhje me aftėsitė tona vetėqeverisėse. Vakuumi i krijuar nė ndėrkohėn qė ndėrkombėtarėt kanė pakėsuar ecejaket, por edhe deklaratat, do tė duhej tė mbushej nga shqiptarėt me ca mė shumė durim, pse jo edhe me vėmendje. Kjo e fundit ėshtė shpėrfillur jo pak edhe nė rastin e pėrgatitjeve tė zgjedhjeve vendore nė Shqipėri. Problemi shtrohet fare thjesht. Ēfarė po pozojmė ne konkretisht, nė Shqipėri dhe nė Kosovė? Pėrse kaq shumė kundėrshti dhe urrejtje, ndėrkohė qė do tė duhej tė thirreshin nė skenė faktorėt e mirėkuptimit dhe konsensusi i munguar? Nuk mund tė marrim pėrsipėr tė themi se kush i sorollat kėshtu shqiptarėt, kush i mban peng ata; mbase do tė duhej tė kėrkonim jashtė kufijve etnikė, mbase do tė duhej tė shiheshim njėherė nė pasqyrė. Ajo qė mund tė thuhet me shumė siguri ėshtė se shmangia e precedentėve tė tillė tė rrezikshėm, si ai i LDK-sė nė Kosovė, apo edhe modelet e ngjashme me tė, kėtu nė Shqipėri, nuk janė thjesht problem i disa politikanėve ose variante tė pėrmbushjes sė disa interesave periferike, partiake apo individuale. Harta e sotme komunitare e Evropės po bashkon dhjetra ekonomi dhe mentalitete; nė kėtė atmosferė, politikanė tė caktuar, cilėt do qofshin ata, kurrsesi smund tė lejohen tė privatizojnė fatet e shqiptarėve. Ka ndodhur qė pėr interesa vetjake apo klanore, kėta tė paguajnė me prapambetje dhe vuajtje. Me sa duket, vazhdon ende lufta midis liberalizmit dhe autoritarizmit, alias midis parimeve evropiane dhe atyre ngushtėsisht komuniste. Psikologjia dhe praktikat kėsish, pėr fat tė keq, janė evidente. Vėshtirė tė pėrkthehet thjesht me paaftėsi e gjithė kjo prapambetje, si rezultat i sė cilės kėtu njė aksion zgjedhor kthehet nė bumerang dhe Evropa shtrėngohet tė na mbajė ende nėn monitorim, kurse atje hidhet e pritet si top volejbolli njė Status i premtuar disa herė.
Pa lėnė mėnjanė kurrsesi faktorėt e tjerė - le ti quajmė ekstrashqiptarė - lipset seriozisht tė vėshtrojmė kakofoninė qė ka mbėrthyer politikėn shqiptare; mandej edhe rolin e pakuptueshėm tė protagonistėve tė saj. Mbase mes krerėve tė sotėm, andej dhe kėtej, ka ende agallarė e komunistė, tė cilėve pushteti ua bėn zemrėn tė vogėl; ata madje mund tė kenė dyzime nė lidhje me tė ardhmen euro-atlantike tė shqiptarėve. Kur dikush nuk beson nė vetvete, atėherė ai vetėm gėnjen, thotė Niēe. Pėrmbi precedentėt e padėshiruar politikė, lipset tė ngrihen dhe tė inkurajohen tė tjerė faktorė; ata qė hapur dhe me ndershmėri frymėzojnė integrimin. Rrugė tjetėr nuk ka dhe kjo thjesht ėshtė ēėshtje kohe. Tė mė falė lexuesi i nderuar pėr referimet e shumta, por nganjėherė - dhe sidomos kur nuk ke ēfarė tė shpikėsh - ėshtė mė mirė tė mėsosh nga shpikjet e tė tjerėve. Dhe kėshtu, qė ti vėmė pikė, le tė besojmė atė ēka thotė Faik Konica, qė historia nuk ecėn kurrė sė prapthi.
Metropol |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|