DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Sa e mirė ėshtė historia, kur e shkruan bacė Salia!...
Postuar mė datėn: 2007-09-21 16:21:29 nga admin1 :: Kategoria: Opinione

Nga Gjergj Golemi

Historia ėshtė shkruar e rishkruar shumė herė nė Shqipėri, prish e ndreq, si kėshtjella e Rozafės, duke zhbėrė ēfarė tė tjerėt linin si gjurmė tė mira pas dhe duke shtruar gjurmėt e pushtetmbajtėsve tė radhės.

Por kjo e Saliut tė Dytė ia kalon ēdo fantazie, rishikimi dhe rishkrimi i historisė me vendim tė Kėshillit tė Ministrave as ishte parė as ishte dėgjuar.

Kėshtu qė i bie qė secili nga ministrat, nė bashkėpunim me “sejmenėt” e tij qė i ka nėn “hyqėm” tė shkruajė historinė e sektorit tė tij.

Gjana, bie fjala, mund tė shkruajė historinė e pyjeve (sigurisht me bashkėautor Xhuvelin) –tanimė tė djegura- tė kullotave ku nuk ka fije bari dhe barin e importojmė nga Maqedonia, tė ēobanėve dikur trima e liridashės qė e vunė deri dhe gunėn mbi telat e armikut, por qė tani nuk kanė as gunė e as dele e dhi, meqė shkojnė ēobej nė stanet e Greqisė e gjetkė!

Ministri Ruli mund tė shkruajė historinė e elektrifikimit me punė vullnetare tė kėtij vendi, kur nga ana e anės erdhėn djem e vajza dhe sollėn elektrikun edhe nė zonat mė tė thella tė vendit, ku tani sundon pisha dhe bishtuku, qiriri dhe kandili, meqė drita e tyre ėshtė mė natyrale dhe mė e shėndetshme.

Saliu duhet tė porosisė zotin Basha, megjithėse mė i riu i “kopesė” ministrore, tė rishkruajė njė histori me diplomatė, shpresa e zhgėnjime tė njė kombi, nė analet historike tė sė cilit ka mė shumė enigma e pikėpyetje se sa histori reale, pasi edhe tė vėrtetat lakuriqe janė veshur me petkun e politikės sė ditės, ku kryet e vendit pėr kėtė marrėzi i mban kryeministri ynė!

Sa lezet i ka fjala Saliut, kur e tund nė tryezėn ovale kryeministrore, pėr rishkimin dhe rishkrimi e historisė! Duhet rishkruar tė gjitha nga e para, pronat, tapitė e vjetra, testamentet e gjetura nė varret ilire. A nuk thoshte aq bukur vėllai i tij siamezė se prapa mė vjen historia!?

Aferim ju qoftė! Prapa ju vjen historia, marrshi jetė nga ditėt e mia!…

Gėzon Shqipėria qė i ėshtė grabitur drita, uji, infrastruktura dhe janė zgjatur orėt e gjumit. Kur ngrihen nė mėngjes tė gjithė shqiptarėt pasi flenė 16 orė gjumė tė detyruar janė gjithė entusiazėm se nė vitin 2200 Shqipėria do tė bėhet. Po tė kishte njė aparat tė fjalės sė fundit pėr kontrollin e kujtesės dhe rezultantet e milionave ėndrrave do tė dilte filmi mė i mrekullueshėm nė botė i cili do tė shpjegonte memecllėkun e arkės sė Noes, dėshirėn pėr tė vendosur drejtėsinė e miratuar nga dy bashkėautor, Eva dhe Adami tė cilėt sipas grupit special tė miratuar nga kryeministri pėr tė rishkruar historinė rezulton tė jenė shqiptarė, lindur njėri nė Kavajė tjetri nė Tropojė . Por meqėnėse Noteri ndodhet nė Gjirokastėr tė dy krijuesve tė botės iu mungon legalizimi i pretendimeve. Megjithatė rrugėzgjidhja mund tė gjendet nė “qytetin” e Nokovės i cili ėshtė qendra e qytetrimit dhe e revoltės institucionale. Pas temperaturave tė larta tė kėsaj vere qė u mbyll me njė shi rrebel dhe njė tėrmet 6 ballėsh tė gjithė shqiptarėt panė qė arka e Noes u gjend pėrpara ish-Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė. Meqėnėse dy kokat shembėlltyra e shqiponjės shqiptare Saliu nga Veriu dhe Fatosi nga Jugu ishin nė njė bisedė me Kryeparlamentaren Topalli dėrguan dy sejmenėt e tyre dhe pėrkatėsisht njėri Mediun e pronave pa kthim dhe tjetri Xhuvelin nė oborrin e atij hė, pėr hė.

Tė dy tė dėrguarit e personave qė kanė nė dorė fatet e botės tė cilat thonė se do tė vendosen gjatė Luftės sė Tretė Botėrore me nisjen nė Kosovė.

Kur arka e Noes arriti nė katin e tretė nė ish zyrėn e shokut Enver ēuditėrisht dy dishepujt e tij panė veten tė rrethuar nga gjithė ngjyrat e ylberit udhėheqėsin qė shkoi dhe zuri vend nė karrigen qė i kishte munguar qė prej 11 Prillit tė vitit 1985.

-Po hėmo ē’kemi kam marė vesh qė do tė rishkruani historinė.

-Po mirė mo po kėto dokumenta qė ka kjo arka e Noes nuk i pėrfillni ju mo.? Po kėto i ka miratuar Partia mo Sillo dhe Biroja Politike mo! Po si guxoni more Birbo a e dini ēelsin e arkės sė Noes e kam marrė unė me vete nė atė botė.

-Po e kuptoni qė jeni kotė mo ? Si ēelsin e urrejtjes dhe tė dashurisė e kam unė nė atė botė e kam marrė me vete qė atė ditė qė menduat qė ika...

-Kot vėrdallisen Bushi dhe Putini ēelsin e Kosovės e kam unė, e kam marrė nė pronėsi qysh nė koferencėn e Bujanit.

Prandaj po qe se dy tė fortėt e botės mendojnė se ka mbaruar lufta e ftohtė le tė vinė tek unė, tė kėrkojnė ēelsin e zgjidhjes pėr tė ndaluar luftėn e tretė botėrore duke marrė leje kalimi nga Anjshtajni qė pretendonte se lufta e tretė do tė bėhet me shkopinjė ose pėr mungesė tė ujit, aq mė tepėr qė rezulton e vėrtetuar sipas dokumentave tė nxjerra nga arkivi i Komitetit Qėndrorė tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė se Anjshtajni ėshtė bir i njė Tropojani. Kėshtu qė dua t’ju them bijtė e dashur e tė devoēėm tė Partisė pasi tė mirrni mendimin e shoqes Nexhmie dhe sidomos tė shokut Ramiz si dhe tė tėrhiqnin mendimin e masave tė gjėra popullore tė organizonin njė miting mbarėkombėtarė nė sheshin Skėnderbej ku unė udhėheqėsi i Partisė dhe i popullit, i dėrguari i Partisė dhe i Perėndisė do tė mė jepet mundėsia me ēelsin e artė tė fitorjeve tė hapė arken e ndryshkur tė Noes nė momentin kur pullumbat e bardhė do tė lėshohen nga Selia blu dhe rozė mbi pallatin e madhė tė kulturės, nga e cila do tė dalė testamenti i paqes pėr shqiptarėt dhe pėr botėn mbarė, tė cilėt prej mijėra shekujsh kanė udhėtuar midis dashurisė dhe urrejtjes...
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] Dibėr, o fortesa e lirisė (kėngė) (2008-12-03 05:34:13 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Zjarr nė njė fabrikė hidrosanitaresh (2008-12-01 17:19:57 nga admin4)
[ Kultura ] Tenori i ri shqiptar Saimir Pirgu duartrokitet me ovacione nė sallėn “Metropol” tė operės sė Lozanės (2008-11-30 11:01:09 nga admin1)
[ Intervista ] Frid: Vendosja e EULEX-it nė Kosovė i shėrben forcimit tė pavarėsisė dhe sovranitetit tė saj (2008-11-28 17:23:47 nga admin1)
[ Opinione ] SALI BERISHA, POLITICALLY UNIMPROVED(!?) (2008-11-25 16:29:38 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Astronautėt e NASA-s realizojnė ecjen mė tė gjatė nė hapėsirė (2008-11-25 12:11:24 nga admin4)
[ Opinione ] “MBI GJENDJEN AKTUALE TĖ ĒĖSHTJES SHQIPTARE DHE ARDHMĖRIA E SAJ” (2008-11-24 16:39:42 nga admin1)
[ Kultura ] KENGE KRESHNIKE: MARTESA E HALILIT (2008-11-22 08:43:04 nga admin4)
[ Kultura ] Fetnete Ramosaj: Krimet serbe nė Kosovė (I) (2008-11-20 09:26:40 nga admin4)
[ Opinione ] PIKAT E BAN KI MUN - TADIQIT NUK KAN DALLIM PREJ PIKAVE TJERA TĖ PLANIT TĖ AHTISARIT (2008-11-16 13:40:37 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kumtesa - BALA S’E HA KASHTĖN! (2008-11-14 15:43:22 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster