| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » KANCERI |
| Postuar më datën: 2007-02-05 07:08:32 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Gëzim Mekuli, Oslo
Eshte kjo nje semundje e rrezikshme dhe kercnuese per trupin e njeriut. Ai/ajo qe
zbulon kete semundje „te zeze“, te shumten e rasteve, eshte i „denuar me vdekje“.
Jane qelizat kancerogjene ato qe paralizojne trupin, sulmojne ate dhe bombardojne
secilen qelize te shendoshe, dhe, po nuk u ndermor ndonje hap i shpejte, ne
parandalimin e metastazave/shperndarjes se kancerit, trupi do te lodhet, moliset,
shterret, e rrezohet per vdekje… Une isha ai qe perjetova sulmin e ketije te „pa
besi“. Une isha ai, qe edhe i shpetova „denimit me vdekje“ nga kanceri.
Sa fresket me kujtohet ajo ditebardhe e diangostifikimit te kancerit ne trupin
tim. Me kujtohet fort mire se si mjeket gjerman u alarmuan, dhe pa u hamendur
menjanuan, me skalper, kancerin tim agresiv e vrases. Perpos kesaj filloj edhe
terapia kimike. Ishte e rende kjo terapi, o Zot sa e tmershme dhe e sketershme
ishte ajo kohe per trupin e mendjen time….Ishte helmi, ai, qe futej me shpejtesi
ne qelizat e shendosha te trupit tim; Helmi qe vriste armikun e ardhmerise sime;
kancerin.
Nuk e di se c’fuci me detyroj te filloj te shkruaj kete shkrim me kancerin dhe
trupin tim. Dite me radhe „qendrova e durova“ qe ti ikja dhe te mos besoja ne
konotimin e fuqishem qe pakoja e Ahtisarit kishte me kancerin „tim“.
Pse mendoj keshttu dhe pse e them kete:
E them kete sepse u shkrua shume per kete pako, u propagandua shume, teper shume
per Ahtisarin dhe pakon e tije;
E them kete sepse, sot, po praktikohen menyrat dhe format me te sofistikuara te
botes mediatike per te manipuluar, shperlare trurin e per te mbushur mendjen
shqiptareve qe ta „hane ushqimin“ e Ahtisarit;
E them kete sepse u shumemanipulua me fotografine dhe me zerin e televizionit dhe
radios;
.
E them kete sepse, ne keto media, u perdorua nje retorike e llojit te Vladimir
Iliq Leninit dhe Leonid Brezhnjevit;
|
|
E them kete sepse ne media u shfrytezua „statusi i njerezve te forte“; njerezve te
UNMIK-u, OSBE-se, EU-se, KB-se, KFOR-it, SHPK-se dhe te politikaneve vendas, dhe
me te vetmin qellim; per te friguar e manipuluar me lajmin dhe informacionin;
E them kete sepse keta njerez dhe keto media prodhuan dhe po prodhojne, lansuan
dhe po lensojne propagande „te shkolluar“; propagande dhe lufte speciale qe
detyrimisht deshiron te kotrolloj mendimin dhe debatin e te pakenaqurve;
E them kete sepse enklavat serbe te Ahtisarit, perbejne elemente kancerogjene ne
trupin e lodhur te Kosoves;
E them kete sepse pakoja e Ahtisarit nuk ishte terapia kimike, sheruese, per
trupit e lodhur te Kosoves;
E them kete sepse kam friken se keto enklava do te metastazojne dhe bombardojne
trupin e lodhur te Kosoves.
Andaj mendoj se sherimi i ketije kanceri agresiv, dhe parandalimi i metastazave
ofanzive, mund te sherohen duke perdorur terapine kimike, kete helm te veshtire,
te mundimshem por gjithsesi jeteshpetuese per trupin e lodhur te Kosoves te
quajtur „Vetevendosje“.
|
| --------- |
| • TITUJ TË NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Të gjitha të drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|