| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Zbatojeni kushtetutėn |
| Postuar mė datėn: 2008-06-17 16:17:18 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Bashkim HOXHAJ
I.
Kushtetuta e Republikės sė Kosovės, hyri nė fuqi. Pėrzierje ndjenjash ambivalente pėrshkohen nėpėr rrethe tė ndryshme nė mesin e qytetarėve tė shtetit mė tė ri tė botės. Nga ata qė me padurim e prisnin hyrjen nė fuqi tė kushtetutės dhe,asaj pjese nga tė cilit i gjithė procesi ėshtė shikuar mė njė sy skepticizmi. Sido qoftė,akti i finalizimit tė projektkushtetutės ka rėndėsinė e tij,me gjithė vėrejtjet qė mund ti ketė dhėnė secili prej nesh. Por se, si qytetarė tė njė vendi qė ka kaluar periudha tė ndryshme pėr tė ardhur kėtu ku jemi, jemi mė se tė vetėdijshėm pėr konstelacionet e raporteve politike e diplomatike nė sferėn e marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Shkurt e shqip: nė politikė nuk mund tė merret ēdo herė ajo qė dėshirohet, qė ėshtė mė me interes dhe mė e drejtė;dhe se kur tė ofrohet zgjidhja merre ose lėre,sigurisht se do tė zgjedhėsh alternativėn mė tė mirė tė mundshme nė rrethana tė tilla. Me kėtė nuk dua vulgarizoi nė asnjė mėnyrė procesin dhe as tė arriturat qė kemi mundur ti kapim. Themelet e pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės janė tė ujitura me gjakun e njomė tė qindra dėshmorėve tė kombit;ato themele janė ndėrtuar me vuajtjet e qindra djemve e vashave tė reja nėpėr kazamatet e ish-regjimeve titisto-millosheviējane, serbo-jogosllave;ato themele e kanė bazėn nė sakrificat qindvjeēare tė popullit shqiptar. Kur merret parasysh i gjithė ky proces sakrificash qė kemi kaluar pėr ta kapur kėtė moment , natyrisht nga bartėsit e institucioneve do tė kėrkonim ta respektojnė kėtė proces,ta respektojnė kushtetutėn, ta respektojnė vet pozitėn pėr tė cilėn janė mandat-uar.
II.
Neni 2 pika 2, Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikės sė Kosovės ėshtė i pacenueshėm, i patjetėrsueshėm dhe i pandashėm dhe mbrohet me tė gjitha mjetet e pėrcaktuara me kėtė Kushtetutė dhe me ligj. -Siē po shihet pra,mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial tė Republikės sė Kosovės,mbrojtja nga pacenueshmėria,mbrojtja nga pretendimet pėr ndarje janė tė sanksionuara nė Kushtetutė dhe me ligj. Situatėn nė veri tė Kosovės e dimė tė gjithė. Se ēfarė do tė bėjnė institucionet tona pėr ta zhbllokuar atė realitet tė hidhur na mbetet tė shohim nė ditėt e javėt nė vazhdim. Qeveria e Kosovės tani ka mandat por edhe detyrim kushtetues qė autoritetin e saj ta shtrij nė veri. Kjo sigurisht qė nuk do tė ndodhė pa njė bashkėveprim me bashkėsinė ndėrkombėtare. Forcimi i lidhjeve me miqtė tanė,me ato qeveri qė njohėn pavarėsinė e Kosovės ėshtė ēėshtje primare pėr interesin e Kosovės. Misioneve mbikėqyrėse ndėrkombėtare UNMIK-EULEX, tu bėhet me dije se pa shtrirjen e plotė tė autoritetit qeverisės nė tėrė territorin e vendit, smund tė bėhet fjalė pėr funksionim tė rendit e ligjit. Mos shtrirja e autoritetit qeverisės nė tėrė territorin pėrbėn aktin mė eklatant tė moszbatueshmėrisė ligjore dhe kushtetuese. Nga institucionet tona kėrkohet qė tė jenė mė kėmbėngulės nė kėtė drejtim. Tė hartojnė politika e strategji konkrete rreth planit tė integrimit tė veriut. Presim funksionimin e Kushtetutės.
III.
Neni 88 [Papajtueshmėria]1. Presidenti nuk mund tė ushtrojė asnjė funksion tjetėr publik.2. Pas zgjedhjes, Presidenti nuk mund tė ushtrojė asnjė funksion nė parti politike. Sigurisht ky nen obligon presidentin Sejdiu tė heq dorė nga ēdo funksion tjetėr publik dhe partiak. Presidenti Fatmir Sejdiu ende mban postin e kryetarit tė LDK-sė. Sipas Nenit 83, Presidenti ėshtė kreu i shtetit dhe pėrfaqėson unitetin e popullit tė Republikė sė Kosovės,pra siē shihet z,Sejdiu nuk mund tė ketė vend edhe mė tej nė parti politike pėrderisa ėshtė president i vendit.
Ai sipas Nenit 84 pika 2, garanton funksionimin kushtetues tė institucioneve tė pėrcaktuara me kėtė Kushtetutė. Pra presidenti si garantues i funksionimit tė kushtetutės,personalisht ėshtė i obliguar qė i pari ta zbatoj atė,kėshtu do tė jepte shembullin e zbatuesit tė kushtetutshmėrisė sė Republikės. Andaj dorėheqja e tij sa mė parė qė tė jetė e mundur nga ēdo funksion partiak do tė dėshmonte pėrkushtim pėr zbatueshmėri ligjore e kushtetuese. Nė tė kundėrtėn, ēdo minutė i qėndrimit tė tij nė krye tė LDK-sė pėrbėn shkelje tė kushtetutės sė Republikės sė Kosovės.
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|