DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» ABDYL KRASNIQI- FRYMĖZUES BREZASH
Postuar mė datėn: 2008-09-06 16:03:56 nga admin1 :: Kategoria: Histori



Nė 69- vjetorin e lindjes sė atdhetarit tė palodhur Abdyl Krasniqi dhe 37 vjetorin e nxjerrjes sė eshtrave tė Azem Galicės

Shkruan: Prof. Bedri TAHIRI


(PJESA E DYTĖ)

Nusja e Maleve kryeson Ēetėn

Me vrasjen e Azem Galicės pothuajse mori fund edhe Lėvizja Kaēake e Kosovės. Ato pak ēeta tė mbetura luftonin aty-kėtu nėn thirrjen e njohur “O, PRITE, PRITE, AZEM GALICEN!” Ende nuk dihej pėr vrasjen e tij. Ajo kishte mbetur enigmė, jo vetėm pėr armikun, por edhe pėr shumicėn e popullsisė shqiptare. Armiku interesohej pėr ta marrė vesh vdekjen e tij. U paguan njerėz pėr tė hulumtuar nė terren. Pyetnin kudo dhe pėrgjigjet ishin tė ndryshme: “disa po, disa jo, e disa nuk dimė gjė”. Edhe krimineli i njohur nga Istogu, ēetniku Miliq Kėrstiqi e kishte ndalur, kur po shkonte tė bluajė nė Istog Ajet Paliqin e Qubrelit dhe e kishte pyetur: “A u vra Azem Bejta?” Ky ia kishte kthyer: “Mė shumė janė asi qė po thonė nuk u vra se asi qė u vra”.
Shotė Galica, pasi qėndroi disa ditė nė Shkodėr dhe pati takime me Hasn Prishtinėn, Bajram Currin dhe anėtarėt tjerė tė Komitetit tė Kosovės, u kthye nė Kosovė pėr ta vazhduar rezistencėn e armatosur kundėr pushtuesve serbė. Pėr ta dėrguar nė vend amanetin e Azemit dhe pėr ta pėrfocuar bindjen se ai nuk ka vdekur, ēeta e saj bashkė me ēetėn e Mehmet Delisė (Mehmetit tė Vogėl) e zhvillojnė njė luftė tė ashpėr nė Prekaz, nė lagjen Mehaj. Aty i zėnė ngushtė edhe vetė naēallniku i Deviēit ishte trishtuar dhe kur e shpėtoi kokėn pohonte se me sy e kishte parė Azem Bejtė Galicėn qė e udhėhiqte betejėn. Kėto fjalė patėn efekt te armiku dhe ngjallėn tmerr e panik.
Nė muajin janar 1925 ajo me ēetėn e vet e ndihmoi Bajram Currin nė bjeshkėt e Dragobisė. Luftėn e fundit Shotė Galica me ēetėn e vet e zhvilloi nė Llaushė, mė 1926. Shota plagoset rėndė, por qėndron. Asaj rruge, pasi i mori disa fėmijė tė shokėve tė vrarė, niset pėr nė Shqipėri. Po shkonte pėr tė mos u kthyer mė kurrė. Ishte kjo lamtumira e saj e fundit pėr Kosovėn e dashur, pėr kėtė tokė qė dymbėdhjetė vjet e mbrojti me pushkė nė dorė.

Fund i tmerrshėm

Kur kaloi nė Shqipėri, nė fillim u vendos nė Shullaz e mė vonė nė Derven tė Fushė-Krujės, nė njė shtėpi pėrdhese. Me vete e kishte Allēin e Azemit dhe armėt e tij qė ia pati hequr kur e varrosėn nė shpellė. Aty pranė i mbante edhe disa fėmijė jetimė, pėr tė cilėt mezi siguronte bukė. Plaga e rėndė qė e mori nė betejėn e Llaushės, mėrzia pėr Kosovėn e robėruar e tė lėnė nė mjerim, dhembja pėr jetimėt kosovarė, qė po hiqnin tė zitė e ullirit e dobėsuan shumė. Gishtat e dorės sė djathtė ia prenė mjekėt se iu kishin ngrirė nėpėr male duke e mbajtur pushkėn. Ta shikoje kėtė luaneshė tė dikurshme qysh ishte tretur, tė prekte nė zemėr. Ishte bėrė asht e lėkurė dhe po pėrjetonte ēaste tė vėshtira. Mezi e siguronte kafshatėn e bukės pėr vete dhe pėr jetimėt qė i rriste. Nga skamja u detyrua ta shes edhe pasurinė e fundit qė e kishte, kalin e Azemit. Edhe nipi i Azemit, Bejtushi (djali i Seferit) qė gjatė sundimit nolian e kishte regjistruar nė shkollė, nė Tiranė, njė kohė i sėmurė nga malarja qėndroi te Shota (edhe ai vdiq pak pas saj).
Ditėt e fundit tė jetės i kaloi nė Derven, nė atė shtėpinė e vogėl pėrdhese. Ishte lodhur dhe dobėsuar shumė. Kishte mbetur kockė e lėkurė.
Mė 10 korrik 1927, nė moshėn 32-vjeēare, nė gjendje tė mjerueshme, i mbyll sytė njėherė e pėrgjithmonė heroina shqiptare Shotė Galica. Kur po jepte shpirt, te koka i qėndronin: fėmijėt jetimė qė ajo i kishte mbajtur, e qė nė heshtje po qanin, dy vėllezėrit e saj dhe disa kosovarė tė tjerė.
Varrimi i saj nuk u bė nė heshtje, siē dėshironte qeveria e Ahmet Zogut. Nė pėrcjelljen e saj tė fundit erdhėn shumė njerėz nga rrethe tė ndryshme. Sipas porosisė sė saj varrimi u bė nė Fushė-Krujė.

Nderimi dhe pėrjetėsimi

Nė vitin 1962, Shteti Shqiptar ia ngriti lapidarin nė Fushė-Krujė, duke e nderuar edhe me titullin e lartė HEROINĖ E POPULLIT.
Njė tjetėr pėrmendore i ėshtė ngritur edhe nė qytetin e Kukėsit, punuar nga skulptori i njohur Kristaq Rama.

Edhe nė Kosovėn martire kujtimi pėr kėtė heroinė nuk u shua kurrė. Emrin e saj e mbajnė shumė shkolla, rrugė e institucione kosovare. Ekzistojnė shumė kėngė e hartime letrare pėr tė. Shkrimtari i njohur drenicar, Mehmet Kajtazi, mė 1995 botoi romanin historiko- letrar “Shotė Galica”.

Vasil KOĒI ia kushtoi kėtė poezi:

Shote Galicės

S’ke lindur nga pėrrallat, nga legjendat
as nga hyjnitė mitologjike,
tė lindėn hallet, vuajtjet, brengat
dhe koha jote e madhe epike

Mė shumė se gjakun tėnd e jetėn,
mė shumė se vetė dhe lumturinė,
(...Prite Azem Galica, prite!...)
Kosovėn deshe dhe gjithė Shqipėrinė!

Sa herė kujtoj, ej, thirrjen tėnde
qė si rrebesh malesh vėrshon,
them: heroizmi i Kosovės
rend nėpėr kohėrat e gjėmon!

Mė 1997, nė 70-vjetorin e vdekjes sė saj, Instituti i Historisė sė Kosovės, nė Prishtinė, organizoi Sesionin Shkencor me titull; ”Shotė Galica- Heroinė e Kombit”, ku u lexuan shtatėmbėdhjetė kumtesa, tė cilat, nė vitin 2003 edhe u botuan nė njė vėllim tė veēantė. Por, edhe sot e kėsaj dite, urimi mė i dashur qė u bėhet vajzave kosovare ėshtė t’u thuash “U BĖFSH SI SHOTĖ GALICA!”
Me vendimin e Kėshillit Bashkiak tė Qytetit tė Fushė- Krujės, nr. 53, datė 24 nėntor 2004, me rastin e 40- vjetorit tė kremtės sė shkollės sė mesme tė pėrgjithshme “SHOTĖ GALICA” nė Fushė- Krujė, Qerime Halil Radisheva- Shotė Galica, HEROINĖ E POPULLIT SHPALLET QYTETARE NDERI

Sėrish nė shėrbim tė atdheut

Mirėpo, nuk shkoi gjatė dhe pėrsėri pėr Abdylin filluan „vizitat“ nga ana e pushtetmbajtėsve. Mė 1981 e kontrolluan dhe e bastisen. Ndėrsa mė 19 shtator 1984 e arrestojnė dhe e burgosin nė Pejė. Aty e maltretojnė aq rėndė, ia prishin njėrin sy, sa nuk e ndal as Klinika e Prishtinės, por e dėrgojnė nė Zagreb. Mė vonė pasoi diferencimi ideopolitik dhe e dėrguan nė pension tė parakohshėm, duke e bezdisur herė pas here polica...
Njė kohė e kaloi edhe nė Tiranė. As atje nuk qėndroi duarkryq. Jo, jo, ai kudo qė shkonte krijonte dhe punonte nė shėrbim tė kombit e tė atdheut. Mjafton tė kujtohet veprimtaria e tij nė faqet e revistės periodike “Diaspora shqiptare”, ku ishte edhe anėtar nderi. Nė ēdo numėr tė saj lė gjurmė pena e tij e mprehtė dhe gjithherė skalit njė emėr jetik- KOSOVĖN...
Pėr disa vjet rresht pėrsėri sikur u desh tė heshtej. Varri i Azem Galicės nė Galicė mbeti pa “shenjė pa dokė”, siē thotė populli. Vinin vizitorė nga tė gjitha anėt e Kosovės dhe secili ishte i gatshėm tė hapte qesėn pėr rregullimin e varrit. Edhe kolektivi i shkollės fillore nė Prekaz, qė e mbante emrin e kėtij trimi, pėr ēdo vit sillnin kurora mbi varrin e tij tė parregulluar.

Betimi i Adem Jasharit

Lėvizjet e mėdha Demokratike tė shqiptarėve bėnė ndryshime kudo nė Kosovė dhe nė Shqipėri. Edhe nė fshatin Galicė u hetuan kėto ndryshime. Mė 13.V.1990, te Lisat e Vorreve, nė Galicė, u mbajt takim dhe u mor vendim, qė me mjete vetanake, tė rregullohej obelisku i Azem Bejtė Galicės. Dhe, kjo punė u bė shpejt e me vullnet.
Mė 25 korrik 1990 Galica kishte festė. Po mbahej njė Tubim i Madh Popullor, asi ēfarė i organizonte Azemi sa ishte gjallė. Qė nė orėt e hershme tė mėngjesit nga tė katėr anėt kolonat me “krushq” me flamuj nė ballė po marshonin drejt Galicės. Mbi 30.000 mijė qytetarė erdhėn nė Galicėn kreshnike. Aty ishte edhe komandanti legjendar Adem Jashari, i cili edhe u betua qė ta ndiqte rrugėn e tij lavdiplote ...

Galicasit tė gjithė tok: burra, gra pleq, fėmijė, atė natė s’kishin fjetur fare. Nė fshatin e tyre po vinte e tėrė Kosova.
Te obelisku i mbuluar me flamurin kombėtar e sollėn plakun 111-vjeēar, Rushit Godenin. Njė copė herė e shikoi fotografinė e Azemit dhe duke e lėmuar ngadalė pyeti:
-“Ai āsht ky Azemi, apo m’bājnė sytė?!
-“Azemi ėshtė, Azemi” - i thanė tė pranishmit.
- Ai afrohet dhe e puth duke i thėnė: “AZEM, A T’KAM THANĖ SE NJI DITĖ DO TĖ TAKOHEMI? FOL HE BURRĖ!” - dhe i rrodhėn lotėt faqeve. Tė gjithė u mallėngjyen dhe shumėkujt i dolėn lotėt. Ia sollėn njė karrigė dhe e lutėn t’i thotė dy-tri fjalė pėr Azemin. Kur u ul tha: “AZEM GALICA A KĀNĖ TRIM I MADH. AI ISHTE I DREJTĖ DHE I PASTĖR. KUR DOLĖM MALEVE NA THA: “NE QĖ DOLĖM NĖ MAL MĀ S’KEMI GRA, VLLAZEN E AS F’MIJĖ, NE E KEMI VETĖM ATDHEUN, PĖR LIRINĖ E T’CILIT LUFTOJMĖ. EDHE ATĖHERĖ, SIKURSE EDHE SOT NUK I BĀMĖ ASKUJT ASGJĀ, POR LUFTUEM PĖR TĖ DREJTAT TONA QĖ NA I MORI HASMI. HASMI YNĖ ĀSHT SERBIA...”
Kur u krye ceremonia e zbulimit tė obeliskut u kthyen te bina e zbukuruar me ēilima e flamuj komėtar, nė ballė tė sė cilės qėndronte portreti i Azem Bejtė Galicės. U pėrshėndetėn mysafirėt, u evokuan kujtime nga njerėz tė ndryshėm, u lexuan dhe u recituan vjersha, u kėnduan kėngė e u hodhėn valle. Referati kryesor:”Azem Bejtė Galica - kryekomandant i Lėvizjes Kaēake”u lexua nga autori i kėtyre rreshtave (Bedri Tahiri). Foli edhe Abdyl Krasniqi, i cili as nuk donte tė dėgjote se ē’thoshte policia serbe, e cila me forca tė shumta e me tanke e autoblinda na kishin rrethuar nga tė katėr anėt. Edhe pse ndėrhyri policia serbe, ēdo gjė kaloi pėr mrekulli dhe, sėrish, pasi drekuam e pushuam, nė atė vapė tė madhe, vazhduam programin artistik...

Eshtrat nuk i nxora unė, ata i nxori dheu, i nxori koha...

Atė ditė tė shėnuar pėr mbarė Drenicėn dhe shqiptarinė, nė tubimin e madh popullor, nė tė cilin morėn pjesė mijėra e mijėra qytetarė nga tė gjitha trojet shqiptare, Abdyl Krasniqi, si gjithmonė, pati rol tė veēantė. Ai, tashmė, duke qenė i angazhuar edhe nė Frontin e rezistencės, kishte ndarė mendje qė nė foltore tė shpalos ecurinė e nxjerrjes sė eshtrave tė kryetrimit Azem Galica dhe tė lexojė vargje tė zjarrta atdhetare qė tė ngjethnin mishtė e tė bėnin tė hidheshe para topit pėr mbrojtjen e atdheut.

Atij, pasi bėri zbulimin e obeliskut, bashkė me bashkėkohanikun e kapedanit, plakun Rushit Godeni dhe bijėn e vetme tė tij, Azeminen, iu dha fjala.
Dhe, derisa po lexonte, erdhėn forca tė shumta policore serbe pėr ta ndėrprerė tubimin. Por, kot. Ai nuk ndalej fare. Nga ai fjalim po shkėpusim disa pjesė:

Nė emėr tė drejtėsisė,
Nga shpellė e hapur
Pėr ēėshtje tė lirisė,
Nga Kosovė e pėrgjakur!

Vėllezėr dhe motra;
Nga gjaku, nga dheu, nga toka!
Tė gjithė atyre nga votra,
Atyre me sy e vesh shqiponja!

Nga “shpella” nė shpellė,
Nga shpella pėr Kėshtjellė.
Nga Kėshtjella pėr jetėn!
Nga jeta pėr tė vėrtetėn!

Nga skėterra,
Nga njė terr i zi,
Jo vetėm dramė,
Por edhe tragjedi.

SHPELLA

Thellėsia e shpellės
Matet edhe me vite!
Matet edhe me metra!
Terr- pa rreze drite!

Metra apo vite?
Vite apo metra?
Edhe metra, edhe vite,
Edhe vite, edhe metra!

Qė kur kjo?
Qė kur u nda trolli,
Qė kur u vra liria,
Qė kur nė copa, u nda Shqipėria!

...Pas shumė kohe tė Kosovės sė martirizuar, tani shpellė, eshtrat e Azem Galicės nga shpella, nuk i nxora unė! Ata i nxori: Dheu-toka! Dhe unė biri i kėtij trualli mė detyroi koha, vitet, shpella. Zbrita n’atė pikė tė legjendės dhe Erės sė kreshnikėve, nė errėsirėn e thellė tė shpellės, me dritėn e pishės. Zbrita thellė nė shpellė, pa dritė, pa diell!
Era akull, acar, cingėrimė, ulėrimė, bubullimė, thellėsia stėrr, heroizėm i pėrgjakur, edhe sot i hapur mė tha: “Zbrit nė shpellė, Restauro Kėshtjellėn!” Vargjet dhe veprat rrjedhin si Liria, nė zemrat e heronjve tė tokės sonė arbėrore!...

Sa rritej shpella,
Aq rriteshim edhe ne
Por, ne rriteshim:
Nga terri, shkretėtirė,
Pa asgjė tė bukur,
Pa asgjė tė mirė!

Shpellė e mbyllur,
Gropė e pėrgjakur!
Popull i mbytur,
Shpella- varr i hapur.

Dramat, ekseset, mbresat, mė shoqėruan gjatė tėrė jetės. Shpella rigonte, derdhte lot, rridhte edhe gjak. Supet mĒu pėrgjaken, si vetė historia jonė. Falė historisė, mblodha nektar lulesh si bletė, si vetė Liria. Vargjet rrjedhshėm lindėn si gurrė burimi nga toka, nga terri, nga dheu, nga skėterra, nga gropa, nga shpella, nga votra!

Gjak i freskėt qė derdhej,
Gurrė gjaku vėrehej
Nė fundin e shpellės tubohej
Pėr fundin e saj punohej!

Azem Galica...me popull 73 vite, 73 metra nė varr, nė shpellė, dhe unė si fėmijė qė isha, u bėra shigjetė dhe vrava nė zemėr mitin epokė. Unė, si krijesė Dradane qė Kosovės t’ia sjell Azem Galicėn, pas shumė metrash thellėsie, pas shumė vitesh robėrie, rashė nė fundin e shpellės. Arrita atėherė kur dyshoja se humba ēdo lidhje me tokėn, me dheun, dhe aty diku nė shpellė takova Azemin, nipin e Skėnderbeut...
Azem Galicėn e gjeta nė fundin e shpellės pėrzier me dhe. Dhe kombin. Ai u ngrit dhe u ul si dikur. Pata fatin ta takoj, ta shoh, ta prek, ta pyes. U gėzova shumė. U “binda se vėrtet” isha i vdekur, sepse isha nė njė botė tjetėr. Mendoja se Azemi dikur ishte vrarė, tani vėrtet e kisha afėr tė gjallė. Fjalėt e Tij ishin si ato nė botėn reale. U fol pėr Flamur, pėr Kosovėn, pėr trojet tjera shqiptare, pėr Shqipėrinė. Pastaj mė pyeti pėr Drenicėn, pėr Kullėn, pėr Qyqavicėn...Nė rrudhat e tij tė ballit lexova e ē’nuk lexova! Rreshti i fundit qė lexoja ishte: Jo larg, fitohet Liria! Edhe unė iu drejtova: “Ah, Azem ēka tė ka gjetur!” Ma ktheu:”Jo, jo! Pėr tė lindur- lypset vdekur!
Edhe unė nė shpellė jo pak u kacafyta fyt pėr fyt, sy mė sy, ballė pėr ballė me gjarprin, me ēelėsin, me jetėn, me vdekjen. Isha i vetėdijshėm pėr misionin historik e krenar, edhe pse kisha gjarprin pėrballė. Me shpellėn, me terrin, me gjarprin u kacafyta, por me siguri mitin dhe frikėn i mbyta!...por edhe unė keq e pėsova! Pėrjetova vėrtet dy botė. Me tmerr i kalova. Si individ gjithēka humba: familje e vendlindje, tani pres edhe plumba! Sepse si tepėr jetova! Mė helmoi gjarpri! Mė helmoi kobra! Mė vrau Serbia, por edhe miku e tradhtia!
Atė ditė (22 maj 1971) kur me Azemin dola nga thellėsia e tokės “dola”, njė zė shpėrtheu nga dheu, nga toka. Njė zė i thekshėm jehoi, bubulloi e shtoi: Legjendė e Kosovės martire! Tokė, kjo- Dardane kreshnike!...

...dhe Prite o diell Azem Galicėn!
Azemi rron me Qyqavicėn”

Drenica si Drenica! Deri nė fitore Kulla e Saj ėshtė Qyqavica!

Nėpėr gjyqet dhe burgjet serbe...

Seancat e shumta gjyqėsore, torturat psiko- fizike nėpėr dhomat e hetuesive dhe vuajtjet e gjata nė birucat e errėta tė burgjeve tė ndryshme serbosllave paraqesin kaptinė tė veēantė nė jetėn e atdhetarit Abdyl Krasniqi. Ai, qė nga momenti i nxjerrjes sė eshtrave tė Azem Galicės (22 maj 1971) e deri mė 24 maj 1979, ėshtė i larguar nga puna dhe ka rėnė nė 19 seanca gjyqėsore...

“Krasniqi si njeri i dyshimtė qė prej vitit 1971 deri mė 1996, ėshtė dėnuar mbi dhjetė herė nga shtatė ditė e deri me pesė vjet burg”- shkruan Mujė BUĒPAPAJ nė “Rilindja demokratike” tė Tiranės, tė datės 5. 12. 1996, nė artikullin e gjatė me titull ”Njeriu qė zhvarrosi mitin”. Ky autor mė poshtė konstaton:”Krasniqi, ky njeri tek i cili janė harmonizuar pedagogu i historisė, luftėtari kryengritės, pajtimtari i gjaqeve nė Kosovė dhe poeti kushtrimuar, ėshtė pėrsėri optimist pėr ēėshtjen e Kosovės”.
Vėrtet, mė 21 shtator 1971, vetėm katėr muaj pas rivarrosjes sė eshtrave tė kryetrimit nė vendlindjen e tij, nė Galicė, mėsuesi i historisė, Abdyl Krasniqi, largohet nga puna. Dhe, kjo odisejadė vazhdoi deri mė 24 maj tė vitit 1979, kur u shpall i pafajshėm dhe iu lejua qė sėrish ta marrė ditarin dhe t’iu edukojė filizat e rinj...

Jeta mė e rėndė se vdekja!

Mė 1984, pa ndonjė dėshmi, e arrestojnė dhe e dėnojnė nė Gjykatėn e Qarkut tė Pejės me pesė vjet burg, me pretekst se ka marrė pjesė nė formimin e njė partie ilegale, kurse pas lirimit pėr t’u mbrojtur nė liri, i ėshtė kufizuar lėvizja dhe ka ngelur i papunė.

“Para trupit gjykues, tė cilin do ta kryesojė Dushan Miēanoviq, fillon gjykimi i tė akuzuarit Abdyl Krasniqi, punėtor shumėvjeēar i arsimit nga Drenoci i Malishevės. Ky akuzohet pėr vepėr penale tė bashkimit e sanksionuar me nenin 136, paragrafi lidhur me nenin 116 tė LPJ-sė. Edhe ky pra ėshtė njė proces nė vazhdėn e proceseve tė montuara e tė porositura nga pushteti pushtues serb”,- ėshtė shprehur ato ditė pėr gazetėn “Bujku”, mbrojtėsi i tij, avokati Adem Bajri.

Tashmė, si i burgosur politik, i maltretuar dhe i sėmurė, pėrcillej hap pas hapi. Bashkė me tė vuante edhe familja e tij e traumatizuar. Edhe vetė kishte pėsuar mjaft nga shėndeti, i ishte dėmtuar tė pamurit dhe tė dėgjuarit...Pėr kėtė dėshmojnė dokumentet e shumta mjekėsore tė lėshuara nga klinikat dhe ordinancat e ndryshme brenda dhe jashtė vendit.
- Po, s’e kam hallin tim gjithaq, thotė ai atėbotė, se fundja unė timen e kam kryer. Brengė i kam fėmijėt, familjen qė mė ėshtė shpėrndarė e traumatizuar. Dy djem mbajnė burgun (3 pėrkatėsisht 4 vjet) pėr shkaqe politike nė Shkup, dy tė tjerė kanė ikur nė perėndim, dy fėmijė nga pasojat e bastisjeve dhe tė shqetėsimeve gati tė pėrditshme tė milicisė serbe janė sėmurė...Unė vetė nga spitali i Gjakovės (tė parėn herė kam qėndruar prej 21. XI- 24. XII. 1994 dhe sė dyti prej 22. I- 3. II. 1995) dhe ai i Prishtinės (prej 10. X.- 3. XI, 1995) jam liruar me diagnozė tė rėndė shėndetėsore...(Drama nė ankthin e dhunės- artikull i Q. A. nė “BUJKU” i datės 29. III. 1996).
Bastisjet dhe pėrndjekjet e kėsaj familjeje nuk kishin tė sosur. Kėshtu vetėm brenda muajit tetor tė vitit 1995 pati tetė bastisje nė shtėpinė e arsimtarit veteran, gjatė tė cilave u demoluan tė gjitha orenditė duke u kėrkuar armė dhe djalin i tij, Fitimi,- shkruan nė njė raport tė KMDNJ-sė, dega nė Malishevė. Ato ditė ishte kidnapuar edhe vajza e tij, Servetja, studente e rregullt e Fakultetit tė Bujqėsisė nė Prishtinė dhe pėr njė kohė tė gjatė qe mbajtur nė Burgun e Smrekonicės, pa ditur gjė pėr fatin e saj.

Pėr arrestimin dhe burgosjen e tij me tre tė bijtė: Atomin, Betimin dhe Fitimin, mė 14 prill 1994, pastaj maltretimit tė djalit tė vogėl, Kushtrimit nė klasėn e tetė, mė sė miri flet deklarata e vetė Abdylit, nė tė cilėn nxirrte konstatimet: Jeta mė e rėndė se vdekja! dhe Mė mirė fund i tmerrshėm se sa tmerr i pėrhershėm!.

Nga ilegalja nė frontet e luftės

Dhe, tė gjitha kėto; sėmundja qė po e rėndonte pėr herė e mė shumė, bastisjet e pėrditshme, maltretimet dhe torturat psiko- fizike, traumat e familjes, izolimi nga frikacakėt shqipfolės, sidomos gjurmimi i punės sė tij ilegale, e detyruan qė njė ditė tė kalojė matanė kufirit tė mallkuar ndarės, nė tokėn mėmė, pėr ta marrė veten dhe pėr tu shėruar nė spitalin e Tiranės...Kjo, ishte vetėm njėra faqe e medaljes. Nė fakt, ai kaloi andej me detyra e misin tė caktuar, kaloi qė ta ndihmonte Lėvizjen, gjegjėsisht luftėn...
Nė prill tė vitit 1996, i bėri njė vizitė edhe varrit tė Shotė Galica, nė Fushė-Krujė dhe, i dėshpėruar me gjendjen e tij tė mjerueshme e nė bashkėpunim me Lidhjen Studentore “Dardania” themeluan “Kėshillin pėr Riparimin e varrit tė Heroinės sė Popullit- Shotė Galica”, kryetar nderi i tė cilit u zgjodh Abdyl Krasniqi.
Mehmet Kajtazi, nė reportazhin “Drejtėsia- Shqipėria”, tė botuar nė “Bujku” tė datės 20 qershor 1996, nxjerr kėtė pėrfundim:“Do tė vijė njė ditė kur nga toka e lirė, ku ėshtė strehuar pėrkohėsisht Abdyli, do tė lind edhe njė poemė pėr shpellėn...do tė vijė njė ditė kur pėr arsimtarin e historisė dhe poetin Abdyl do tė shkruhen balada...do tė flitet nė ato balada se si i kaloi nėntė orė nė thellėsi tė tokės , e do t’i kalonte edhe nėntėdhjetė orė tė tjera. Njeriu qė pandehte se nuk e ka gjetur gishtin e vogėl tė Azemit...kur mjeku tha pėr tė dytėn herė se nuk i mungon asnjė pjesė e skeletit Trimit ai edhe njėherė i priu kėngės: “O, prite, prite Azem Galicėn...!” E nė baladė ka hyrė edhe sot poeti: nga libri i tij “Shpella” po i nxjerrim vetė dy vargje:

Arma jonė ėshtė DREJTĖSIA,
Poshtė tirani, rroftė SHQIPĖRIA!

Nė Tiranė qėndroi njė kohė tė gjatė dhe gjithmonė nė shėrbim tė kombit e atdheut.
“Gjatė muajve qershor, korrik, gusht, shtator, tetor 1998, bėmė njė aktivitet dhe njė ndihmė tė konsiderueshme pėr UĒK-nė. I bėmė njė kėrkesė me shkrim Qeverisė sė Shqipėrisė, pėr hapjen e Zyrės sė UĒK-sė nė Tiranė, pėr hapjen e Radios “Kosova e Lirė”, pėr dhėnien e armėve nga shteti shqiptar, pėr hapjen e Fondacionit “Jusuf Gėrvalla”, si Fondacion pėr tė ndihmuar Kosovėn, luftėn e saj ēlirimtare me armė etj...” shkruan Faridin Tafallari nė librin “ZOT TĖ KĖSAJ TOKE JEMI NE”, Prizren, 2003, f.24, pėr tė vazhduar:
“Baca Abdyl ishte vetė ai qė bėnte punė dhe aktivitete pėr UĒK-nė, por edhe djemtė e tij ishin tė angazhuar si Atomi, Selimi, Halimi, Fitimi, Shqipja. Djemtė e tij sa vinin nė Shqipėri e sa hynin nė Kosovė, tamam si shqiponjat, qė fluturojnė mbi male. Ata i mbanin lidhjet drejtpėrsėdrejti Kosovė- Shqipėri”.
Ai nuk qėndronte vetėm nė Tiranė. Jo, jo, lėvizte gjithandej ku ushtronin e pėrgatiteshin luftėtarėt e lirisė. Ditė tė tėra i kalonte edhe hotel “DRENICA” tė Durrėsit, pronarė tė tė cilit ishin vėllezėrit atdhetarė Kapiti, djemtė e trimit sypatrembur dhe luftėtarit tė Shaban Palluzhės, Sadri Kapitit.
“Shtabi i UĒK-sė nė Durrės priste e pėrcillte rekrutet e ardhur nga perėndimi. Me bac Abdylin jemi buzė detit nė Durrės, pranė qendrės sė luftėtarėve nė restorant “Drenica” dhe bisedojmė tė gėzuar se kėsaj here po fiton Kosova. Kėtė e shihnim nė gatishmėrinė e atyre tė rinjve e tė rejave qė shkonin pėr ta shpėtuar Kosovėn me vullnet e duke kėnduar:
Do tė ecim dorė pėr dore,
Do t’luftojmė deri n’fitore...
Mjaft me interes ishte edhe letra e Abdyl Krasniqit dėrguar kryetarit tė Partisė Republikane, z. Sabri Godo, mė 21. 6. 1998, tė cilėn e pėrmbyll me vargjet e fuqishme:

Me respekt dhe plot nderime;
Nga Dheu, nga Toka
Nga Shpella! Nga Kosova!
Nga Sketerra! Nga Troja
Nga Galica e Vlora!
Nga Shqipėria! Nga Trojet tona!

Kėrcėnime dhe atentate nė Abdyl Krasniqin

Dhe, strumbullar i gjithė kėtyre aktiviteteve ishte Abdyl Krasniqi. Pra, ai, atje, si pėrherė, ishte angazhuar me mish e me shpirt nė shėrbim tė kombit e tė atdheut. Mu pėr kėtė edhe ishte bėrė halė nė sy e dorės sė zgjatur antikombėtare dhe pėsoi dy-tri atentate.
“Sulm me breshėri automatike mbi Abdyl Krasniqin. Dy ditė mė parė nė njė nga lokalet e kryqėzimit mes rrugės Myslim Shyri dhe Muhamet Gjollesha tė Tiranės ėshtė sulmuar nga njė makinė qė ka kaluar me shpejtėsi veprimtari dhe shkrimtari kosovar Krasniqi. Menjėherė mbas ngjarjes nė lokal kanė shkuar forca tė shumta tė policisė dhe kanė filluar ndjekjen e autorėve”- shkruan gazeta e Tiranės, Rilindja e datės 10. 7. 1998.

Puna e tij atdhetare pengohej edhe nė forma tė tjera, mė perfide e mė tė sofistikuara. Kėshtu, Shtypshkronja “Koha jonė” e Tiranės, me pronar z. Enver Bytyēi, ia kishte dėmtuar gjithė tirazhin tė librit “Ėshtė e jona Dardania”, tė cilin paskėtaj vetė e kishte djegur dhe hedhur nė lumin Lana...

NGA KOSOVA, ME KOSOVĖN, PĖR KOSOVĖN

Lidhjet e tij tė drejtpėrdrejta me UĒK-n, e bėnin njė personalitet tė veēantė, fjala e tė cilit peshonte rėndė. Madje ai ishte i lidhur me Partinė e Luftės edhe mė herėt. Ta zėmė, qė nė vitin 1997, kishte hartuat tekstin me titullin profetik: NGA KOSOVA, ME KOSOVĖN...PĖR KOSOVĖN!, tė cilin e pėrpunoi dhe e bloi gjatė e gjatė, derisa e finalizoi nė orėt e vona tė pasmesnatės dhe, njė ditė tė ftohtė janari, kur acari dhe bora kishin zėnė shtigjet, pėrmes njeriut tė besuar, z. Qerim Halili nga Tėrdefci i Drenicės, e pėrcolli kėtej kufirit, i cili kumboi si zė kushtrimi nė gjithė Kosovėn:

QYTETARĖ TĖ KOSOVĖS!

Nė vėshtrim tė gjendjes sė stacionuar shtypėse dhe mbytėse nė Kosovė, kur dhuna e terrori i regjimit shoven serb mbi popullin e pushtuar shqiptar vazhdon me pėrmasa shqetėsuese, duke shkelur tė gjitha tė drejtat: qytetare, njerėzore e kombėtare, tė njė populli, qė kėrkon tė kėtė tė drejta dhe barazi si ēdo popull tjetėr dhe se nga kjo bazė me plot tė drejtė morale- politike, juridike- historike- zėri i arsyes Popull- lėshon:

THIRRJE

Nga thirrja qe del: ftohen tė gjitha forcat politike nė Kosovė, tė jenė serioze dhe unike nė shėrbim tė kohės dhe kombit nė pėrgjithėsi, nė kuadėr tė pėrcaktimit, qėndrimit, vullnetit, vendimit dhe fjalės sė popullit.
Ftohen tė gjithė qytetarėt e tė gjitha instancave, pa marrė parasysh pėrkatėsitė e tyre partiake: T’i bashkohen kėrkesave tė drejta nga thirrja qė del prek gjirit tė popullit dhe botės studentore!
Pa vonesė tė fillohet me protesta nė vende publike, nė tubime tė pėrditshme nė fshatra e qytete tė Kosovės! Protestat tė vazhdohen deri nė plotėsimin e tė drejtave qytetare, njerėzore e kombėtare. Kėrkesat nė protesta kėrkohen tė jenė paqėsore, duke marrė pjesė qytetarėt e ēdo moshe, profesioni a gjinie!
Kjo thirrje pa vonesė tė futet nė jetė- tė lėviz duke u shpėrndarė nė ēdo qosh tė atdheut pėr tė filluar protestat e pėrgjithshme popullore nga qytetarė: nga nxėnėsit dhe mėsuesit e tyre tė shkollave fillore, tė mesme dhe rinia studentore, deh tė gjithė ata punėtorė tė larguar dhunshėm nga institucionet dhe vendet e tyre tė punės!
Nė ballė tė protestave tė jenė: Fabrikat e ditės- shkollat me kėrkesat pėr arsimin dhe objektet tona shkollore, punėsim, lėvizjen e lirė, ndėrprerjen e dhunės, pėrjetėsimin dhe aplikimin e institucioneve dhe Qeverisė sė Republikės sė Kosovės. Protestuesit tė mos pėrqendrohen vetėm nė njė pikė apo vend! Protestuesit secili aty nė rrethin e vet ku graviton. Protestat nuk do tė shtypen, injorohen apo dėnohen nga regjimi shoven serb, apo ekstrem tjetėr, sepse ato bėhen tė qeta dhe me njė kulturė tė lartė politike e qytetare- nė nivelet e botės bashkėkohore, nė raport tė drejtė, tė sė drejtės pėr protesta. Megjithatė, lypset kujdes nė mėnyrė qė tė shmangen provokacionet e mundshme tė regjimit serbosllav. Kėshtu kėrkon momenti dhe situata e rėndė prezente. Bota pėrparimtare- liridashėse, do t’i pranojė kėrkesat e njė bote tė shtypur shqiptare si kėrkesa tė drejta tė kohės dhe popullit, plotėsimi i tė cilave do tė realizohet nė kuadėr tė kėrkesave tė drejta mbi protesta nė rrugė paqėsore. Ndaj, aktualisht, protestat janė edhe tė domosdoshme!
...dhe se padyshim: Zoti i gjithėsisė,
Ndihmon nė emėr tė drejtėsisė!

“Zėri i Arsyes”
KOSOVA Kjo thirrje nuk mund tė karakterizohet
Si thirrje anonime, ngase ėshtė Kosova.
Zėri i arsyes popull: nga dheu, nga toka!
Kosovė, 1997

Strumbullari i veprimtarive atdhetare nė Tiranė

Kur jemi tė aktiviteti i tij nė Tiranė rreth sigurimit tė armatimit dhe pajisjeve tė tjera luftarake, patjetėr duhet spikatur edhe kėtė:

Dokument
Qeverisė sė Republikės sė Shqipėrisė
Lėnda: Kėrkesė

Sipas kėrkesės sė bėrė gjatė takimeve nė bisedat e bėra me pėrfaqėsues tė Republikės sė Shqipėrisė pėr furnizimin me armė: Armatės Popullore (UĒK-sė) dhe ēėshtje tė tjera tė rėndėsishme e me peshė dhe tejet sekrete nė kuadėr tė ardhmėrisė pėr Pavarėsinė e Kosovės.
Nė pėrpjekjet serioze tė grupit prej tre anėtarėsh pėr bisedime falėnderojmė nga zemra pėrfaqėsuesit e kėtyre bisedimeve pėr mirėkuptimin e shtetit amė pėr gatishmėrinė pėr ndihmat vėllazėrore.
Nė kėto bisedime tejet tė rėndėsishme, tė sigurta dhe shumė sekrete, pėr gjithēka qė na shqetėson, pėr sakrificat sublime qė bėn populli i Kosovės, me nė krye Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės, duke biseduar hapur dhe sinqerisht, nė kuptim vėllazėror me pėrfaqėsuesit e shtetit amė, ku do tė pėrcaktohen rrugėt dhe forma e organizimit pėr miratimin e kėrkesave tė paraqitura.

Tiranė, 11. 07. 1998 Me respekt!
Abdyl Krasniqi,
Faridin Tafallari,
Selam Elmazi

Aktiviteti i kėtij veprimtari me bashkėpunėtorė po jepte rezultate tė kėnaqshme. Kėshtu, mė 8. 08. 1998, nė Tiranė u hap Fondacioni “Jusuf Gėrvalla”, ndėrkaq, mė 26. 08. 1998 lejohet hapja e Zyre sė UĒK-sė nė Tiranė.


Azem Galica u bė UĒK!

Por, ngjarjet morėn rrokullimė.
Hija e Azem Galicės lėshoi rrėnjė tė thella nė tokėn e lashtė dardane. Mėsuesi Shaban Jashari u mėsonte nxėnėsve pėr trimėritė e Azem Galicės. Mė mirė se tė tjerėt amanetin e tij e kuptuan tė bijtė, Hamza e Ademi, tė cilėt njė ditė u bėnė edhe vetė histori. Komandanti legjendar i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Adem Jashari, nė tubimin e madh tė mbajtur nė Galicė, mė 25 korrik 1990, qe betuar se do ta vazhdojė rrugėn e Tij, rrugėn e madhe drejt lirisė!
Fjala e kryetrimit nuk mbeti peng, ajo e bė realitet. Azem Galica u bė UĒK-e, e UĒK-ja u bė Azem Galicė!
Para obeliskut tė tij nė Galicė dhanė betimin shumica e komandantėve dhe luftėtarėve tė lirisė.
Njė ditė tė bukur, tė javės sė parė tė prillit 1998, nipėrit e tij, u mblodhėn aty dhe u pėrbetuan: LIRI A VDEKJE! Njėsiti i tyre suksesshėm veproi nė kuadėr tė Bataloinit III tė Brigadės 114 “AZEM GALICA”, gjegjėsisht “FEHMI LLADROVCI”.
Barbaria serbe hyri edhe nė shkrepat e Arbėrisė sė Vogėl. Dogji e shkatėrroi ēdo gjė. Edhe obeliskun e Azem Galicės e bėri copė-copė...Ashtu veproi edhe me bustin e tij para shkollave...Cerberėt karpatianė edhe nė mermer ia patėn frikėn.

Dhe, njė ditė agoi ditė e bardhė!
Azem Galicės sikur i buzėqeshte mustaku...
Por, kot, Abdyl Krasniqi ishte uragan shpėrthyes qė nuk pengohej dot. Ato ditė ai qėndronte nė Tiranė. As atje nuk rrinte duarkryq. Pėrkundrazi, vepronte hiē pa u ndalur. Pena e tij i ngriste lapidar Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, e cila kishte zėnė rrugė tė mbarė. Ndaj trojeve tė sakatosura stėrgjyshore ndjente obligim tė domosdoshėm, andaj thotė:
Pėrgjigje kėrkohet patjetėr
Ose me zjarr ose me letėr!

Kėshtu, edhe poemėn “Nga bubullimė...”, tė botuar nė revistėn nr. 3 “Diaspora shqiptare”, e pėrmbyll me vargjet kuptimplota:

UĒK-ja tė forcohet
Mjaft Evropa me Sėrbinė!
Erdhi koha tė fitohet!
Pėr Lirinė! Me UĒK-nė!

Pra, Abdyl Krasniqi ishte nismėtar i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Ishte njeri i Ilegales. Ishte ndėr themeltarėt e Partisė sė Luftės. Ishte bashkė me Azem Sylėn, Ali Ahmetin, Afrim Zhitinė, Fadil Vatėn, Bardhyl Mahmutin, Xheladin Gashin, Ahmet Haxhinė, Ruzhdi Saramatin...Madje e udhėhoqi edhe Konferencėn, e cila u mbajt nė Divjakė dhe mori vendim pėr njė rezistencė aktive! “Punėn e Konferncės e udhėhoqėn: Ali Ahmeti, Abdyl Krasniqi, Fadil Vata”- shkruan Riza Greiēevci nė faqen 63 tė librit “Xha Neza nė udhėkryqet e ilegales”.
Heroi i kėsaj vepre, Xha Neza (Nezir Zogaj nga Divjaka) kujton momente nga takimi me atdhetarin Abdyl Krasniqi, i cili kishte bėrė udhėtime tė shumta anekėnd Kosovės dhe Maqedonisė. I kujtohet edhe hera e fundit kur kishte dalė nga shtėpia e tij dhe kishte vajtur nė Tiranė pėr tu pėrkujdesur pėr blerjen e armatimit pėr luftėtarėt e lirisė.
Dhe, nuk e kishte edhe shumė tė vėshtirė! Pas e ndiqnin edhe 17 fėmijėt e tij. Qė tė gjithė, kush andej, kush kėndej, e ndihmonin ēėshtjen kombėtare. Krahas vajzės sė madhe, Xhevės, me pamje engjėllore e me zemėr sa bjeshka, nė mbrojtje tė nderit kombėtar ishin vėnė me armė nė dorė, edhe Atomi, edhe Selimi, edhe Halimi, edhe Kushtrimi, edhe Shpata, edhe Shkodra, edhe...
-Baba Dyl, mbahu, se liria e Kosovės ėshtė nė prag!“ -i thoshin ata, sa herė e merrnin nė telefon nga anė tė ndryshme tė Trojeve Etnike.
Gjatė luftės sė lavdishme tė UĒK-sė gjaku i tij u shndėrrua nė lulėkuqe lirie. Mbi dhjetė pushkė ia fali atdheut tė sakatosur nga barbaria serbosllave. Lirsisė ia fali edhe mė tė dashurėn e shpirtit, vajzėn e madhe, heroinė Xhevėn.

PROFESORESHA E „PADISIPLINUAR“

...“Profesoresha e gjuhės dhe letėrsisė shqipe, Xhevė Krasniqi, nuk po ecėn nė vijė tė mbarė. Edhe i ati, mėsuesi i historisė, Abdyl Krasniqi, ėshtė element turbullues. Ai i pat nxjerr eshtrat e Azem Galicės nga thellėsia e shpellės dhe qe dėnuar disa herė. E tillė ėshtė edhe e bija, andaj s’ka mė vend nė gjimnazin „ Luigj Gurakuqi “ tė Kijevės...“ - shkruante nė gazetėn, qė Fehmi Lladrovci e lexonte prapa grilash.
-Tė lumtė, mori luaneshė! – bėri me vete, duke u ngritur nė kėmbė si rrufeja. Zemra iu bė mal me dėborė, sa nuk ia dinte fare mynxyrave tė qelive tė mykta.

Fėmijėria dhe shkollimi

Xhevė Krasniqi u lind mė 1 qershor tė vitit 1955, nė Drenoc tė Malishevės. Rridhte nga njė familje me tradita tė hershme atdhetare. Aty shqiptarizmi moti kishte lėshuar rrėnjė. Atdhedashuria mbėltohej dhe ushqehej me qumėsht ambrozi. I ati, qė nė fėmijėri, ia mėsoi shtigjet plot zigzage tė jetės hileqare. Ajo rrugė nuk ishte e shtruar me lule dafinash, por me ferra kaēe. Ishte e hidhur pelinė, veēse ėmbėlsohej duke e ujitur me gjak lirie, e kishte kėshilluar ai, sa e sa herė.
Mėsimet e para i mori nė vendlindje. Zgjuarsia dhe kureshtja e saj binin ndesh me moshėn qė kishte dhe la pa mend tė gjithė mėsuesit. Kur mbaroi tetėvjeēaren, nė vitin shkollor 1970-71, i vėllai i saj, Selajdini ishte nė klasėn e VII, andaj iu dashtė ta pres pėr njė vit. Gjatė pushimit njėvjeēar vajza e zellshme dhe e etshme pėr dije nuk e kaloi kohėn kot. Ajo kishte lexuar mbi 123 vepra tė ndryshme letrare.

S’ka bursė pėr bijėn e nacionalistit!

Shkollimin e mesme, bashkė me tė vėllain, e vazhdoi nė gjimnazin e Prizrenit. Si e vetmja vajzė e asaj ane, qė me vullnet tė ēeliktė ēante errėsirėn prapanike dhe me bazė tė dobėt materiale, kishte nevojė pėr ndihmė. Kėrkoi bursė, por kot, atė nuk e gėzoi kurrė!
- Kujt t’i ndihmojmė, bijės sė atij qė na nxori telashe? -thanė komunarėt ligavecė, duke i futur veshėt e lesh e duke u bėrė si tė shurdhėr.
- Kafshatėn e gojės do ta shes e shkollimin nuk ta ndėrpres kurrė bija ime e dashur!- i tha i ati me krenari tė panėnshtruar. Edhe atje shkėlqeu, ishte nxėnėsja mė e mirė nė shkollė.
Pėr tė studiuar vajti nė Prishtinė, ku paralelisht kreu dy fakultete, atė tė Gjuhės dhe Letėrsisė Shqipe dhe Juridikun.
Xheva i takonte asaj gjenerate qė pėrsipėr mori barrėn e rėndė tė ndryshimit tė statusit poshtėrues tė popullit tė Kosovės nėn pjellėn e pistė tė shtetit hibrid, tė quajtur Jugosllavi.
- Me kėtė shtrigė nuk na lidh asgjė, Shqipėrinė e kemi mėmė e at,- thoshte pa u rrudhur fare, vajza veshur kuqezi.
Studentja shembullore punonte hiē pa u ndalur dhe e zgjeronte rrethin e saj veprues. Sakaq njoftohet dhe lidh zemrėn, si mishi me kockėn, me tė riun maturant, me Fehmi Lladrovcin, drenicakun syshkabė. Lidhja me ilegalen i bashkoi edhe mė shumė, i bėri mė tė afėrt, mė tė dashur, mė intim. Veprimtaria e tyre kėrkonte guxim, menēuri, syēeltėsi, seriozitet, vendosshmėri, maturi. Aty nuk bėhej shaka. Pėr njė fjalė goje tė shkonte edhe koka! As kukudhat e kukuriqat nuk ishin pakėsuar, ata sorollateshin e pėrgjonin kudo, si hijenat tinėzare. Ajo ishte punė me rreziqe, punė qė kėrkonte sakrifica, kėrkonte flijime. Vasha sypatrembur kėto i kishte ditur moti, ajo ishte e pėrgatitur pe tė gjitha. Shembull kishte te atin. Ehe, kur u kishte hyrė xha Abdyli kėtyre punėve tė thella...

Edukatorja qė nė shkollė solli frymė tė re

Kur ia nisi punės, si profesoreshė, sikur iu hapen dritare tė reja. Tashmė kishte edhe mundėsi tjera, kishte pėrpara motorin e shoqėrisė, kishte rininė me gjakun e valė e me zemrėn prush. Mjaftonte njė shkėndijė e vogėl dhe ēdo gjė do tė merrte flakė. Shpejt hyri nė zemrat e tyre dhe u pleks si gėrshetė nimfash. Etjen e tyre pėr dije dhe atdhetarizėm e shoi mė mirė se ēdokush tjetėr. Nė brendi ua kuptonte eshkėn e pėrvėluar pėr njė tė ardhme tjetėr fare, mė tė mirė, mė tė lumtur, mė tė lirė, andaj edhe i brumoste me njohuri tė reja, pėr figurat e ndaluara tė historisė sonė kombėtare.
Me ardhjen e saj ndryshoi edhe frymėmarrja nė shkollė. Aty zu tė vlonte ndjenja e atdhetarizmės. Organizoheshin orė letrare e tubime pėrkujtimore tė datave tė rėndėsishme, veēan ato tė demonstratave studentore tė 1981-it. Kjo u ra nė sy tė gjithėve. Pa vonuar erdhėn edhe kėrcėnimet e para nga lart. Gjimnazi „ Luigj Gurakuqi “ i Kijevės u cilėsua „vatėr e rezistencės dhe nacionalizmit shqiptar “.
Sypatremburės aq i bėnte. Kėto lehje nė erė nuk e trembnin aspak. Sukseset me nxėnės e bėnin qė t’i harronte tė gjitha. Frikėn e kishte shqelmuar kaherė. Nė sytė e tyre tė etur lexonte ardhmėrinė. Pėr ēdo orė u sillte dhe u lexonte revista, fletushka dhe libra tė ndaluara. Edhe temat e hartimeve i zgjidhte nga mė tė „ nxehtat“. Sigurimi shtetėror serb kishte vu nė gjurmė kėlyshėt nuhatės. Dėshironin ta kapnin me pelė pėr dore. Njė ditė ia kishin thyer arkėn, ku i mbante hartimet e nxėnėsve dhe ia kishin kontrolluar njė nga njė.
Ah, medet, medet, ē’ligėsi! Por vasha, qė nuk ia hante dot qeni shkopin, ua hodhi me mjeshtėri. Nxėnėsin qė e kėrkonin e kishte larguar nga shkolla, pa e hetuar fare. Aman, aman ē’hartim tė bukur kishte punuar ai, e kishte shkrirė fare, kishte shkruar pėr Mėmėn Shqipėri. E kishte shtyrė ta lexonte disa herė edhe para shokėve e shoqeve tė klasės...
Edhe sot, nxėnėsit e saj kanė respekt dhe flasin fjalė mirėsie pėr mėsuesen e dashur e tė paharruar. Njėri nga ta ėshtė dhe poeti dhe krijuesi nga Gllareva, Rafet Haxhaj, i cili tregon se nė fund tė vitit shkollor ajo ua kishte dhuruar nga njė libėr. Nė librin e tij shkruante:
„Nė gjoksin e shkrimtarėve tė njė populli fshihet pamja e ardhmėrisė sė tij“.
Mėsuesja tė dėshiron:
„dituri prej mendjes sė lartė,
veprimtari prej pendės sė artė,
por vite jo vetėm 27-tė“.

Djaloshi i atėhershėm shkruante poezi, qė i lexonte edhe nė orėt e mėsimit, dhe ajo e quante Migjeni i klasės, andaj vargu i fundit ndėrlidhet me tė.
Edhe ditėn kur ia dhanė kumtin e zi, tė largimit nga shkolla, ajo nuk u step, i tuboi nxėnėsit e besueshėm dhe u shpėrndau revista, libra, stilolapsa, duke u uruar jetė tė gjatė e suksese nė mėsime...
Kėshtu, pa u mbushur viti, Xhevė Krasniqin e largojnė nga shkolla, e largojnė nga ditari, e ndajnė nga nxėnėsit e dashur. Por, kot. Atė nuk mund ta largojnė dot nga mėsimi, nga libri, nga rruga e mbarėsisė. Nuk arrijnė t’ia zbehin aspak idealin e pashuar pėr ēlirim kombėtar e pėr lirinė e shumėpritur.

Dasmė pa krushq

Dhe, njė ditė tė ftohtė janari, Drenica e Llapusha ballėpėrballė. Baca TUSH e baca Dyl. Dy maje tė larta, tė kalitura nga rrufetė, qė kurrė s’kishin njohur pėrkuljen. Dy miq tė vėrtetė. E saktė qenka ajo fjala popullore se, dyzet vjet pėrpara miku mikut i ngjet. Lisat e mėdhenj janė tė rrallė, por pėr mall.Tė tillė ishin edhe kėta dy burra tė motit. Muhabeti rridhte prajshėm mu si shiu qė kishte zėnė tė rigonte...
-O Abdyl Krasniqi, sikur ta kisha Xhevėn nė shtėpinė time, pėrgjysmė do tė mė lehtėsohej dhembja dhe malli pėr Fehmiun!- u dėgjua njė zė i trash burri, qė rrėshqiti si ortek i rrėmbyer dėbore.
Heshtja e rėndė mbyti odėn e madhe. Shtėllungat e tymit vėrtiteshin lakadredhas mbi kokat e tyre tė rėnduara gurė mulliri e qė po i zienin si deti i trazuar nga Posejdoni idhnak. Edhe majat e kreshtave tė thepisura kishin ulur kokat dhe po mendoheshin...
-Sonte buajmė e nėser shohim e bėjmė, o mik!- ia priti tjetri pas pak, i ēliruar nga makthi mbytės e duke ndezur cigare pas cigareje.
-E kuptoj se nuk e ka tė lehtė. Nuse pa dhėndėr, do tė pėshpėrisin papra gojėt e kėqija. Po mė dhimbset nė shpirt. Po tė isha nė vendin e tij nuk e di si do tė pėrballoja kėtė garramet. Por, burrėria dhe trimėria janė kat-kat, ka thėnė Azem Galica,- bėnte me vete mysafiri sa herė pėrpėlitej nėn jorgan.
- Drenica trime mė ka vu nė sprovė tė vėshtirė. Ky burrė ka dert tė madh. Mė rėndė e ka ky se sa unė. Barrėn e tij zor qė do ta mbaja mbi supe. Qėndrimi i djalit tė tij kalon caqet e tė zakonshmės. Ai ėshtė i veēantė. Edhe unė duhet tė bėhem burrė dhe tė veproj si atėherė kur ia dhashė fjalėn. Ashtu qoftė!,- kishte pėrfunduar i zoti i konakut natėn vonė...
E enjtja e 21 janarit 1988 gdhiu fort e hareshme. Acari dhe bora zunė tė shkrijnė para afshit ngrohės tė zemrave tė gėzuara. Shtėpia e Krasniqėve ishte zgjuar qė nė orėn pesė tė mėngjesit. Baca Tush kishte ngelur i pagojė. Kjo nuk i kishte ngjarė kurrė nė jetė. S’kishte edhe faj. As muza e mėnēurisė nuk do tė gjente dot fjalė nė ato ēaste. Aty vetė Hyeu kishte zbritur nga qielli me gjithė lumninė e tij hyjnore. Fuqia e tij kishte ngjizur mjeshtėrisht: burrėrinė, trimėrinė, mėnēurinė, bujarinė, fisnikėrinė, atdhedashurinė, bukurinė, pavdekėsinė...Baca Dyl ishte shndėrruar nė shkėmb graniti, me zemėr sa vetė bjeshka. Pėrpara kishte mikun dhe vajzėn e tij tė dashur, kishte loēkėn e parė tė shpirtit. Ajo po bėhej nuse. Nuse me rrobat kuqezi tė vajzėrisė. Pa dasmė, pa krushq, pa stoli...Ah, jo stoli kishte. Nė gji mbante flamurin, librin, lapsin, mbante edhe njė copė tė fshehur lirie. Nė zemrėn e tij ishte hapur njė gropė, njė shpellė, ku zuri emrion poema me titull kuptimplot “Dramė nė vepėr e shkruar nė letėr“. Aty, pos tjerash, ishin skalitur edhe vargjet:

Rruga e mbarė bija ime
Tė qėndrosh si shkėmb Gadime
Edhe pse nė sipėrfaqe
mbuluar me re tė zeza
mbuluar me dhe
Pa stoli, pa zbukurime
Njė krushk, njė njeri, njė baba
Xhevė, ėshtė i yti prind!
Nė zemėr mban njė zjarr, njė prush,
Baba me emrin e nderit
E quajnė: T U SH.
Nga sot ėshtė edhe prindi yt
Pra, ta duash fort
Ta ruash si sytė.

Po Gllanasella, ē’bėnte vallė? Ajo ende po flinte, pa e ditur se kishte hyrė nė histori.
Ajo kishte dasmė, dasmė tė rrallė, dasmė madhėshtore.
- Mirė se vjen nuse e ardhmėrisė!
- Ku shkėlin kėmbėt, tė rėnēin dhėmbėt!
- Hajde nuse, ardhsh si vera!
Kėshtu uronin graria atė ditė tė bukur, duke mos zėnė vend si bletėt. Dhe nusja doli nuse e shkuar nuseje. Me gjithė tė mirat, sa edhe zanat mė nuk u duken andejpari nga marazi...Muhameti e Shefkija pritnin e pėrcillnin mysafirė...Shtėpia e tyre ishte bėrė me zot...
Dasmė bėri edhe Fehmiu, i burgosuri me numrin 7942, nė Pavilonin III / 37. Krushqit e tij ishin tė burgosurit, ishte ideali i tyre i lartė qė shkrinte edhe prangat e hekurta. Ata nuk heshtnin, ata lėviznin, u jepnin gojė edhe qelive tė gurta. Kėtė mė sė miri e dėshmoi vetė Fehmiu nė letrėn e 16 gushtit 1988, tė cilėn e botoi Bedri Islami nė „Epokėn e re“, tė 23 shtatorit 2002, ku thuhet: “E shtrenjta ime Xhevė, dua tė them se dasmėn tonė e festova edhe unė me shokėt...isha shumė i gėzuar dhe i lumtur. Posa mora lajmin nga ti, menjėherė e kuptuan shokėt dhe mė uruan me gjithė zemėr, filloi dasma menjėherė, kush drutė e kush tenxheren, kush hallvėn e kush sheqerin, kush gazin e kush hyzmetin, me njė fjalė dasmė e vėrtetė qė nuk harrohet pėr jetė. Te ma pėrqafosh fort NĖNĖN time pėr mua, i bėj tė fala nga unė dhe nga tė gjithė shokėt, baca e pėrshėndet fort(ėshtė fjala pėr Adem Demaēin ), duke i thėnė tė qėndrojė e fortė dhe krenare, sikur tė gjitha nėnat qė i kanė bijtė dhe bijat nė burgje pėr ideal“.

Nusja me armė nė brez e me abetare nė dorė

Edhe kur u bė nuse nuk hoqi dorė nga shėrbimi i shenjtė i mėsuesisė. Tashmė klasa e saj pėrbėhej nga njė nxėnės i vetėm, nga nxėnėsja e mrekullueshme, me tė cilėn punonte si dėshironte, nga mė e dashura, nga nėnė Shefkija...
- Hė, si tė dukem unė, oj nėnė Shefkije? Po merrem me punė burrash, thua , e?! Ah, jo, tė paēa pėr jetė, por ju nuk jeni mėsuar. Atdheu ėshtė i tė gjithėve, ai nuk njeh moshė as gjini. Pse, nuk ke dėgjuar mė parė pėr gratė tona qė luftuan krah pėr krah me burrat?!
- Kam dėgjuar, tė keqen nėna, si s’kam dėgjuar, por pak si mė rrallė. Kėndej nga ne ka qenė e njohur Shotė Galica. Ajo vishej si burrė, me tirq e plis tė bardhė nė kokė dhe nuk i ndahej burrit, Azem Bejtės. Merrte pjesė nėpėr beteja. Bile, tregojnė, njėherė kishin ardhur kėtu, nė katundin tonė. Ishte vonuar pak darka. Ajo kishte thėnė po shkoj deri tė gratė dhe cila ėshtė nė magje dua me e rrah lagraēė. Disa djemve tė rinj, qė nuk e njihnin, u kishte ardhur rėndė. Kur e morėn vesh kush ishte ulen kokat tė turpėruar...
- Po tė tjera, ka pasur?
- Nuk e di, mbase kam harruar unė e zeza!
- E po mirė, Shota ka qenė luftėtarja mė tipike shqiptare, qė luftoi mbi pesėmbėdhjetė vjet hiē pa u ndalur. Edhe mė parė ka pasur qė kanė luftuar, si Teuta, Tringa, Nora, Bika...As mė vonė nuk lamė asgjė mangėt...Kohėve tė fundit po se po. I ke parė si prinin nė demonstratat e Prishtinės me flamuj nė dorė dhe se si hidheshin mbi tanket serbe. Sot ka shumė vajza qė t’i koritin namin e burrave. Njė ditė, jo tė largėt, do tė bindesh edhe vetė, oj Nėnėmadhja ime!
Kėshtu shpesh i ēelte agu vjehėrr e re, duke kuvenduar e duke mėsuar abecenė...Kur vjehrrėn e zinte gjumi ajo thellohej nė botėn krijuese dhe thurte vargje pėr trimin qė vuante prapa grilash:

MENDJENDRITURI IM FEHMI

Dashuria jonė e sinqertė me plot besnikėri
Edhe vargjet i lind vetė krejt dy nga dy
20 shtatorin e parė do ta kujtojmė gjithmonė
Pranverėn e dashurisė dhe lumturisė sonė
Kalova shumė afėr Teje po s’ ishte ditė
Rrugėn mua ti ma bėje plot me dritė

Zėrin ta dėgjoja por nuk tė shihja
Unė TY shumė tė doja se tė njihja
Pėr Ty FEHMI nga zemra njė urim
Shkrova bukur emrin tėnd e emrin tim
Dashuria jonė pėr ne ėshtė diēka e shenjtė
O shoku im i mirė, o jeta ime e shtrenjtė

Ta qėndisa njė shami me lulėkuqe plot gėzim
U shtri dora, u lidh besa, na e ruan nėna at kujtim
Me Ty bashkė o shoku im unė gjithmonė do jem krenare
Qė atė ditė dhashė njė betim pėr ta ruajt besėn e madhe
Lidhėn zemrat dashurinė me besė e nder
Kishin vatrat miqėsinė tė fortė kurdoherė

O, seē kam njė mall qė mė djeg si zjarr
Pėr t’i shprehur a shkruar me tė bukurat fjalė
Vetėm pėr Ty FEHMI, o shoku i zemrės sime
Dashuria jonė e madhe ndrinė nė jetė me gėzime
Fjalė qė u gdhenden nė zemėr me besnikėri
Zemra me gjak shkroi mė tė ndriturin emėr-FEHMI
Qėndresė optimiste vullnet tė patundur unė tė dua
Gjithnjė mė i dashur e mė i shtrenjtė je pėr mua
Tė pėrshėndes nga zemra me shėndet pėr jetė tė gjatė
Tė pėrqafon Xheva me respekt e mall tė zjarrtė.

Drenoc,
mė 20 shtator 1987

Dhe, njė ditė ngjau mrekullia. Drita mundi errėsirėn. Nėnė Shefkija me dorėn e vet i shkroi djalit nė burg. Oh, sa mirė!!! Ēka i thoshte zemra, ia qėndiste dora. Kjo e la gojėhapur edhe tė birin. “Jam i lumtur qė tė kam zgjedhur ty pėr nuse, mėsuesen e popullit, mėsuesen e gjuhės shqipe, pėr tė cilėn kemi nevojė tė gjithė, edhe mua duhet tė ma mėsosh mirė,- i kishte thėnė Fehmiu shumė herė mė parė Xhevės. Ja qė ato u bėnė realitet.
„I putha ato shkronja njė nga njė qė pėr herė tė parė me erdhėn nga e dashura NĖNĖ, e trupin ma pėrshkojė njė ndjenjė e zjarrtė dashurie pėr nėnėn time, qė gati nė pleqėri mėsoi tė shkruaj, qė tė mund, edhe me letėr, tė shprehė ndjenjat dhe mendimet qė ruan pėr bijtė dhe bijat, pėr tė na dhėnė forcė dhe guxim drejt se ardhmes pa kursyer as gjakun tonė“ shkruan ai i ngazėllyer tej mase (Bedri Islami, „Epoka e re“, 23 shtator 2002).

Letėrkėmbim i ēmuar artistik

Vlerė tė ēmuar paraqesin edhe letrat e Xhevės dėrguar Fehmiut nė burg. Ato e plotėsojnė dhe begatojnė veprėn e tyre prej atdhetarėsh. Mjerisht shumė edhe kanė tretur, sepse do tė shėrbenin si argumente e fakte letrare, historike, artistike e dokumentare. Tė shkruara me zemėr e me njė kujdes prej akribie fanatike e tė ngjeshura me fuqi, guxim e me vizione tė qarta pėr ardhmėrinė ato do tė mbesin perla nė letrat shqipe.

Sa larg njeri-tjetrit u bė shumė kohė qė s’u pamė
Po jemi pranė njeri-tjetrit asgjė pėrjetė s’ na ndanė
Sikur tė pėrqafoj aq herė sa ka fusha bar e sa ka ke dritė nė sy
Nuk do tė shuaj dot atė mall qė ndjej nė shpirt pėr Ty
Shkruar nė gjuhėn e mallit e tė dashurisė
Apo e kanė fajin lulet e qershisė!

Kėshtu e nis ajo letrėn e gjatė prej dy faqesh tė formatit A4, nė tė cilėn pos tjerash shkruan edhe pėr problemet madhore tė kohės. Nė pasuesin e pestė ajo i shkruan:

I shtrenjti im Fehmi!
Jemi tė shqetėsuar pa masė pėr gjendjen e rėndė e shumė tė ndėrlikuar qė u krijua kėtu nė Kosovė. Vrasjet, krimet e maltretimet qė po bėhen nė popullin tonė, janė tė llahtarshme e tė papėrshkrueshme. Kėto ishin e janė ditė nga mė tė vėshtirat e mė tė rėndat nė jetėn tonė. Dhembje e madhe e pėrgjithshme e pėrshkoi tėrė njė popull, pėr viktimat qė ranė, pėr lulet qė u mbyten nė gjak vetėm sepse ngritėn zėrin pėr tė drejta, vetėm pse kėrkonin tė jenė tė barabartė me popujt tjerė. Tani edhe pas ngjarjeve tė fundit populli ėshtė mė unik, mė i vendosur se asnjėherė mė parė tė qėndrojė pranė kėrkesave tė drejta deri nė fitore pėrfundimtare. Na trimėron e gėzon fakti qė JU tė gjithė ishit mirė me shėndet dhe puna JUAJ e palodhur lėshon rreze nė ēdo skaj tė kėsaj toke.
Tė dashuron deri nė pėrjetėsi e tė pėrqafon nė pakufi,

Vasha Jote- XHEVA

Padyshim kėto letra ishin ushqim shpirtėror pėr trimin prapa grilash. Pėrmes tyre pėrcillte rrjedhat e ngjarjeve nė Kosovė. Ardhmėria nuk matet me pasuri, por me vizione,- i shkruante ai nga terri i mugėtirave tė qelive tė ftohta prej guri.

I dashur Fehmi!
Tani nėn moton „Jo atyre qė ngrehin gishtin e krimit, por atyre qė shtrijnė dorėn e pajtimit “, ka kohė qė ka filluar e po vazhdon aksioni pėr pajtimin e gjaqeve- pajtimin e familjeve tė armiqėsuara. Kėtė aksion shumė tė qėlluar ndryshe mund ta quajmė: Shėrim plagėsh shumėshekullore nė trupin shqiptar, plagė tė lėna qėllimisht nga tė huajt. Dorėn e pajtimit e tė mirėkuptimit vėllazėror deri mė tani e shtrinė 200 familje. Edhe nė kėtė rast na e pėrshėndet BACĖN nga tė gjithė! Nuk do tė vriten mė vėllezėrit nė mes tyre po do tė ngritėn kundėr armikut tė pėrbashkėt, qė me shekuj pėrdori parullėn „Pėrēaj e sundo“ duke e pėrēarė, burgosur e shpėrndarė popullin tonė tė shumėvuajtur e liridashės...
E jotja, Xheva



vazhdon...


---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Histori ] ABDYL KRASNIQI- FRYMĖZUES BREZASH (2008-09-07 14:25:08 nga admin1)
[ Histori ] ABDYL KRASNIQI- FRYMĖZUES BREZASH (2008-09-05 18:03:23 nga admin1)
[ Histori ] Abdyl Frashėri arkitekt i platformės politike e Ushtarake gjatė Rilindjes Kombėtare Shqiptare (2007-08-01 18:06:04 nga admin1)
[ Histori ] ABDYL KRASNIQI- FRYMĖZUES BREZASH (2008-09-07 14:25:08 nga admin1)
[ Histori ] ABDYL KRASNIQI- FRYMĖZUES BREZASH (2008-09-05 18:03:23 nga admin1)
[ Histori ] ABDYL KRASNIQI- FRYMĖZUES BREZASH (2008-09-07 14:25:08 nga admin1)
[ Histori ] ABDYL KRASNIQI- FRYMĖZUES BREZASH (2008-09-05 18:03:23 nga admin1)
[ Opinione ] Helenizmi, frymėzuesi i nacionalizmit agresiv grek (2007-04-25 19:21:37 nga admin2)
[ Histori ] ABDYL KRASNIQI- FRYMĖZUES BREZASH (2008-09-07 14:25:08 nga admin1)
[ Histori ] ABDYL KRASNIQI- FRYMĖZUES BREZASH (2008-09-05 18:03:23 nga admin1)
[ Opinione ] SIMPOZIUMET E PĖRĒARJEVE DHE VETĖSHKATRRIMIT (2008-12-03 13:32:06 nga admin1)

Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore »
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster