| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Kryeministri inspekton punimet nė rrugėn Rrėshen-Kalimash. "Rruga Durrės-Kukės, aorta e kombit" |
| Postuar mė datėn: 2008-01-13 13:10:20 nga admin2 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Tuneli i Kalimashit, mė i gjati nė Ballkan
Kryeministri Sali Berisha ka vizituar nga afėr veprėn mė madhore publike tė ndėrtuar ndonjėherė nė Shqipėri, rrugėn Durrės-Kukės, nė njė nga segmentet e saj nė tunelin e Rrėshen-Kalimash, Thirrė-Kalimash. Nė kėtė vizitė inspektimi tė punimeve nė kėtė pjesė tė vėshtirė nė terren, kreu i qeverisė shqiptare ka pėrgėzuar angazhimin e firmės zbatuese, e cila po punon seriozisht dhe po shpejton kohėn e pėrfundimit. "Jam kėtu pėr tė vizituar kėtė vepėr, e cila pėr ēdo vizitor shqiptar ėshtė e pėrmasave tė paimagjinueshme. Ēdo vizitor, duke ndjekur trajektoren e saj, kupton se kėtu po bėhet njė punė e papėrsėritshme nė historinė e njė vendi", tha kreu i qeverisė, duke shprehur mė tej vlerėsim maksimal pėr punėn e kompanisė ndėrtuese. "Dua tė shpreh nderimin mė tė thellė pėr kompaminė "Bechtel Enka", pėr tė gjithė ekipin e punėtorėve, tė inxhinierėve, pėr kėtė punė gjigante qė po kryhet. Rruga, pėr tė gjithė ata qė i thonė zhvillimit zhvillim, e bėn Shqipėrinė njė vend tė zhvilluar, i shton nder, krenari, begati, ēdo shqiptari, kudo qė ndodhet. Rruga ėshtė aorta e kombit", vlerėsoi mė tej kreu i qeverisė. Kryeministri garantoi pėrfundimin e rrugės nė kohėn e paracaktuar, mbėshtetur nė garancitė e dhėna nga "Bechtel Enka". "Unė kam marrė garanci tė plotė nga kompanitė, se do t'i pėrfundojnė punimet brenda afatit. Dy ditė mė parė, ata kanė hapur 22 metra tunel, ndėrkohė qė mesataren e kanė 16 metra. Nė njė afat kohor prej dy javėsh, ata pushojnė vetėm njė ditė. Shpresoj qė gjatė verės, ata do tė punojnė edhe me 3 turne nė zonat ku nuk ka rrezik pėr punėtorėt. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė punohet me tre turne dhe tė plotėsohet ky standard, pasi qeveria shqiptare po e vendos kėtė standard pėr tė gjitha kompanitė", tha kreu i qeverisė, Sali Berisha. Kryeministri pėrshkroi nė kėmbė pjesėn e hapur tė tunelit, i cili, nė anėn e Thirrės, ka arritur njė gjatėsi 1.3 km nė secilin kalim. Nė kėtė tunel po punohet nė tė dy anėt, paralelisht.
|
|
Tė verbuar nga madhėshtia e veprės
Kryeministri nuk ka lėnė jashtė vėmendjes nė prononcimin e tij pėr median edhe njė qėndrim drejtuar opozitės, e cila e ka kritikuar kėtė rrugė. "I ftoj edhe ata, tė cilėt madhėshtia e rrugės i ka verbuar totalisht dhe ngrihen ēdo ditė e vjellin vrer kundėr saj, le tė vijnė kėtu, se ndoshta kjo punė e paimagjinueshme do t'iu shkrijė tė gjitha shtresat e errėta tė pėrgjigjeve tė tyre. Do t'u japė dhe do t'i ēojė edhe ata drejt vlerave bazė tė njeriut, tė qytetarit", deklaroi kryeministri Berisha. Duke folur pėr kėtė rrugė, ai nėnvizoi se nė kėtė trajektore, nė ēdo metėr e kilometėr tė saj, tė shtohet mė shumė bindja se shqiptarėt nuk kanė patur asgjė mė tė domosdoshme se kjo rrugė. Kryeministri, nga ana tjetėr, shtoi se pėrsa u pėrket efekteve lokale, ato janė tė jashtėzakonshme pėr tė gjithė popullatėn dhe janė nė funksion tė saj. "Unė do tė ftoja tė gjithė njerėzit tė vijnė tė shikojnė rrugėn nė ndėrtim e sipėr, sepse pasi ajo tė pėrfundojė, ata do tė kenė vetėm shijen e asfaltit dhe betonit, dhe nuk do tė kenė mundėsinė tė imagjinojnė vėllimin gjigant tė punimeve tė kryera nė kėtė luginė, deri nė Tiranė", tha kryeministri, duke u pėrcjellė drejtuesve dhe punėtorėve tė firmės urimet mė tė pėrzemėrta. "Unė do tė vij pėrsėri dhe do tė ndjek punimet e rrugės, me interesin mė maksimal. Dua t'ju shpreh pėrgėzimet mė tė mėdha pėr kėtė punė qė i bėn nder ēdo shqiptari", vijoi mė tej kreu i ekzekutivit. Njė nga segmentet e rėndėsishme tė rrugės Rrėshen-Kalimash, Thirrė-Kalimash, segment qė pėrmban njė tunel rreth 6 kilometėr tė gjatė, qė kalon pėrmes malit Qafa e Kumbullės.
Do tė ndėrtohen 27 ura me gjatėsi 4 km
Duke iu pėrgjigjur interesit tė medias lidhur me hetimet pėr procedurat e rrugės Durrės-Kukės, kryeministri Berisha shprehu bindjen se kjo vepėr gjigande ėshtė njė shans edhe pėr ata qė i ka verbuar madhėshtia e saj, qė tė gjejnė vlerat bazė qė ekzistojnė nė ēdo qenie njerėzore. "Sot, unė jam kėtu vetėm pėr rrugėn, pėr legjendėn e saj", u shpreh Berisha. Rruga Rrėshen-Kalimash ėshtė pjesė e autostradės prej 170 kilometrash, qė lidh bregun e Adriatikut me kufirin e Kosovės. Ky segment do tė jetė njė segment i rėndėsishėm i transportit rrugor kombėtar nė Shqipėri, sepse realizon njė lidhje jetike me Kosovėn dhe vendet e rajonit. Nga pikėpamja teknike, autostrada ėshtė e ndarė nė 3 segmente: Rrėshen-Rreps, me gjatėsi 19.8 km, Rreps-Thirrė, me gjatėsi 26.5 km, dhe Thirrė-Kalimash, me gjatėsi 14.8 km. Autostrada, me gjatėsi tė pėrgjithshme prej 64 km, me katėr korsi, ndėrtohet nga kompania "Bechtel Enka". Segmenti i tretė, Thirrė-Kalimash, ka njė tunel me dy shpime paralele, me rreth 6 kilometra tė gjatė, qė kalon pėrmes malit Qafa e Kumbullės. Ky tunel do tė jetė njė ndėr mė tė gjatėt nė rajon. Aktualisht, nė tunel po punohet nė tė dy anėt, nga ana e Thirrės, tuneli ėshtė realizuar nė gjatėsinė 1.3 km. Ndėrsa nga ana tjetėr e tunelit, puna ka ecur paralelisht nė njė gjatėsi 1.1 km. Tė parashikuara nė projekt janė ndėrtimi i 27 urave, me njė gjatėsi totale 4 km, sipėrfaqja do tė ndėrtohet me 6 traversa 40 metėrshe, me peshė 165 ton secila. Aktualisht, pėr ndėrtimin e kėtij segmenti tė rėndėsishėm rrugor po punojnė 2800 punėtorė e inxhinierė, tė cilėt, nė varėsi nga vendi i punės, marrin njė pagė nga 300 deri nė 1000 euro e mė shumė. Kėta punėtorė e kanė fjetjen dhe ushqimin tė siguruar falas. Masat e sigurisė nė punė janė nė nivele shumė tė larta dhe deri tani nuk ėshtė regjistruar asnjė incident. Nė tė gjithė trajektoren e saj, pjesa mė e vėshtirė e kėsaj rruge janė tunelet. Nė punimet e kėsaj vepre punohet 24 orė pa pushim, duke bėrė vetėm dy ditė pushim nė muaj. Parku i kėsaj vepre ka tė angazhuara 1200 makineri tė njė teknologjie nga mė tė avancuarat. Projekti i rrugės Rrėshen- Kalimash, i cili po ndėrtohet nga kompania "Bechtel Enka" parashikon ndėrtimin e njė autostrade prej 61 km, me katėr korsi, e cila fillon nė Rrėshen, nė Shqipėrinė qendrore, dhe zgjatet nė verilindje deri nė Kalimash, afėr kufirit me Kosovėn. Projekti po zbatohet nėn njė kontratė me ēmim njėsi tė caktuar, tė nėnshkruar nga kompania me Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Rrugėve. Ky ėshtė projekti mė i madh infrastrukturor i zbatuar ndonjėherė nė Shqipėri.
"Bechtel_Enka" po punon nė katėr hyrjet e tunelit prej 5.5 km
Segmenti Rrėshen-Kalimash ėshtė pjesė e autostradės Durrės-Morinė, 170 km e gjatė, e cila lidh bregun e Adriatikut me kufirin e Kosovės dhe rajonin. Ndėrtimi i kėtij segmenti rrugor ėshtė veēanėrisht i rėndėsishėm pėr zhvillimin ekonomik tė Shqipėrisė, sepse lidh tregjet e Europės Juglindore me rrugėt kryesore ndėrkombėtare detare, nėpėrmjet portit tė Adriatikut nė Durrės. Si gjatė ndėrtimit, edhe pas pėrfundimit, autostrada do tė sjellė zhvillim ekonomik nė zonėn verilindore tė vendit, duke tėrhequr sipėrmarrje dhe turistė nė terrenin malor tė kėsaj zone. "Bechtel-Enka" po punon pėrgjatė 60 km tė autostradės, ndėrkohė qė po vazhdon puna pėr ndėrtimin e 18, nga 27 urat e planifikuara. Pėrpjekje tė jashtėzakonshme tė projektit kanė rezultuar nė 9.5 milion metėr3 gėrmime, prej tė cilave 3.25 milion metėr3 janė pėrdorur pėr mbushje si dhe janė hedhur rreth 52.500 metėr3 betonarme. Nė tė njėjtėn kohė, "Bechtel-Enka" po punon nė katėr hyrjet e tunelit prej 5.5 km, qė kalon pėrmes malit Qafa e Kumbullės dhe deri tani janė shpuar rreth 2.3 km. Nė pikėn kulminante tė punės, projekti pritet tė punėsojė 4 mijė punėtorė. Terreni malor, i cili pėrbėhet nga lloje tė ndryshme materialesh, duke filluar nga argjilė deri nė shkėmb tė fortė, qė zhvendoset vetėm me shpėrthim, parashtron njė numėr vėshtirėsish teknike, tė cilat deri tani janė pėrballuar me sukses nga skuadra e projektit. Projektet fillestare pėr tė 27 strukturat qė kalojnė mbi pėrrenjtė dhe pjerrėsitė e luginave, pėrgjatė autostradės, parashikojnė se disa prej tyre do tė jenė deri 80 metėr tė larta. Nė tė njėjtėn kohė, "Bechtel-Enka" ka shtruar rreth 50 km rrugė kalimi, pėr tė mundėsuar transportin e skuadrave tė ndėrtimit dhe mjeteve pėr nė vendin e punės.
1900 shqiptarė tė punėsuar nė kėtė projekt
Punėsimi i shtetasve shqiptarė ėshtė prioriteti i projektit dhe drejtuesve tė kompanisė. Njė gjė e tillė do tė kontribuojė nė rritjen ekonomike dhe nė forcimin e aftėsive profesionale tė fuqisė punėtore lokale. Punonjėsve u ofrohet trainim dhe eksperiencė nė tė gjitha aspektet e ndėrtimit, duke pėrfshirė sigurinė nė punė, pėrdorimin e mjeteve tė punės dhe shėrbimet mbėshtetėse. Kjo do tė sjellė transferimin e teknologjisė qė do t'i shėrbejė fuqisė punėtore vendore pėr projekte tė tjera. Projekti pėrdor materiale shqiptare dhe sa mė shumė shėrbime nga subjekte shqiptare qė tė jetė e mundur. Aktualisht, nė kėtė projekt po punojnė rreth 1 900 shqiptarė, kundrejt 900 punonjėsve tė huaj.
R.D. |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|