| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Ditėt e jetės sime
filmi i shkruar i Xhanfize Kekos |
| Postuar mė datėn: 2008-12-19 06:25:54 nga admin1 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
TIRANE
Xhanfize Keko, e konsideruar si themeluesja dhe mjeshtrja e madhe e filmit shqiptar pėr fėmijė, nė kėtė njėvjetor tė ndarjes nga jeta u ka 'dhuruar' librin me kujtime "Ditėt e jetės sime..." tė afėrmve, miqve, kolegėve, bashkėpunėtorėve, aktorėve tė vegjėl e tė rritur, me tė cilėt e lidhi gjithė jetėn e saj. Regjisorja Keko, e para kineaste femėr nė Shqipėri, ndėrroi jetė nė 23 dhjetor tė vitit tė kaluar, nė moshėn 79-vjeēare. Shoqėruar me foto nga vitet qė jetoi e krijoi si dhe filmografia e artistes sė ekranit, nė librin voluminoz "Ditėt e jetės sime...." Xhanfize Keko rrėfen Gjirokastrėn, shtėpinė e saj ku lindi, kaloi fėmijėrinė, adoleshencėn
Rrėfen Tiranėn, ku u vendos nė prag tė mbarimit tė luftės; fillimin e punės si biletashitėse nė njė nga kinematė e kryeqytetit; kohėn e studimeve nė Moskė; njohjen, dashurinė dhe jetėn me regjisorin e shquar Endri Keko; inaugurimin e Kinostudios dhe ditėn e parė tė punės si montazhiere; martesėn dhe lindjen e fėmijėve; dėshirėn pėr tė punuar dhe hezitimin pėr tė filluar; vitet e rritjes si krijuese; marrėdhėniet me fėmijėt e saj; fillimin e punės sė pavarur; pėrkrahjen dhe inkurajimin e kolegėve; momentet e punės gjatė realizimit tė filmave; marrėdhėniet me aktorėt e vegjėl e tė mėdhenj me tė cilėt ka punuar; gėzimet dhe zhgėnjimet e krijimtarisė; jetėn e saj si qytetare e Tiranės me tė gjitha hallet e preokupacionet e njerėzve; fatkeqėsitė, por dhe gėzimet qė e shoqėruan nė jetė; dashurinė e madhe pėr filmin dhe pamundėsinė pėr tė punuar
Njė rrėfim ky sa i sinqertė, aq dhe i thjeshtė, sa i ndjerė, aq dhe interesant, sa i bukur, aq dhe befasues
|
|
Nė kėtė pėrvjetor tė ndarjes nga jeta tė Xhanfize Kekos, lexuesit do tė kenė nė duar ditėt e jetės sė njė prej artisteve mė tė shquara shqiptare, nė njė botim pėrgatitur nga Ilir Keko e Teuta Keēi dhe mundėsuar nga Adrian Laperi, njė prej aktorėve tė vegjėl tė filmave tė saj. "Xhanfize Keko do tė mbetet 'Zonja e madhe e filmit', siē e ka pėrcaktuar me tė drejtė njė gazetare regjisoren e shquar tė filmit shqiptar, sepse ajo iu pėrkushtua fėmijėve dhe krijoi me fėmijėt e pėr fėmijėt, si askush tjetėr. Tė bėheshe pjesė e filmave tė saj ishte njė privilegj, tė cilin e kupton sa mė shumė kalojnė vitet, por 'teta Xhano' - kėshtu na ka pėlqyer ta thėrrasim gjithnjė - do tė mbetet veē tė tjerash, dhe 'nėna jonė shpirtėrore', pasi ajo na bėri tė ndiheshim njerėz me personalitet qė kur ne ishim ende fėmijė dhe nuk e dinim se ēfarė ishte personaliteti dhe sa i rėndėsishėm ishte dhe mbetet ai nė jetėn e njeriut. Kjo Zonjė qė sot na mungon tė gjithėve, meriton shumė mė tepėr se kėto radhė pėr ēfarė na dha e ēfarė na mėsoi."
Kėshtu shkruajnė nė kopertinėn e pasme tė librit me kujtime "Ditėt e jetės sime
", Adrian Laperi dhe shumė fėmijė tė tjerė, protagonistė tė filmave tė atyre viteve, tė cilėt kanė nėnshkruar tekstin e mirėnjohjes ndaj artistes sė ekranit shqiptar, qė ia kushtoi jetėn botės sė madhe tė fėmijėve tė vegjėl. Ajo e nisi karrierėn si njė nga shtatė anėtarėt themelues tė Kinostudios "Shqipėria e Re", mė 1952. Pas njė pėrvoje tė gjatė si montazhiere e dokumentariste, filloi karrierėn e regjisores mė 1971. Pėr 13 vjet xhiroi 12 filma, qė janė edhe sot mjaft tė pėlqyer. Filmografia e saj pėrfshin "Taulanti kėrkon njė motėr" (1984/ edhe skenariste), "Njė vonesė e vogėl" (1982/edhe skenariste), "Kur xhirohej njė film" (1981/edhe skenariste), "Partizani i vogėl Velo" (1980), "Pas gjurmėve" (1978/edhe montazhiere), "Tomka dhe shokėt e tij" (1977/edhe montazhiere), "Tinguj lufte" (1976), "Beni ecėn vetė" (1975/edhe montazhiere), "Qyteti mė i ri nė botė" (1974/edhe montazhiere), "Mimoza llastica" (1973), "Kryengritje nė pallat" (1972), "ABC...ZH" (1971). Pėrveē ēmimeve e titujve tė shumtė, ka fituar edhe Kupėn e Festivalit pėr filmin "Beni ecėn vetė". Keko ėshtė gjithashtu regjisorja e parė shqiptare e vlerėsuar me ēmime ndėrkombėtare. Nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Filmit pėr Fėmijė dhe tė Rinj nė Xhifoni (Itali), ka fituar medalje pėr filmat "Beni ecėn vetė", "Pas gjurmėve" dhe "Tomka dhe shokėt e tij". Ėshtė bashkėshortja e kinodokumentaristit tė shquar Endri Keko dhe nėna e shkrimtarit Teodor Keko.
balkanweb |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2010 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|