| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Raport i KMDLNJ-sė pėr monitorimin e aktivistėve tė arrestuar tė Lėvizjes pėr vetėvendosje dhe gjykimin e tyre |
| Postuar mė datėn: 2007-04-19 03:09:29 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Raport i KMDLNJ-sė pėr monitorimin e aktivistėve tė arrestuar tė Lėvizjes pėr vetėvendosje dhe gjykimin e tyre
Hyrje:
Lėvizja Vetėvendosje qė nga fillimi i aktivitetit tė saj ėshtė pėrballur me pjesėtarėt e SHPK-sė dhe policisė sė UNMIK-ut , tė cilėt nė kontinuitet janė pėrpjekur me paralizuar kėtė lėvizje, nė tė shumtėn e rasteve duke pėrdorur dhunė fizike dhe duke i arrestuar aktivistėt e Vetėvendosjes. Deri mė tani, njė numėr i aktivistėve tė Vetėvendosjes ėshtė dėnuar pėr kundėrvajtje dhe kanė mbajtur dėnimet nė burgjet: Dubravė, Lipjan, Pejė, Drenas, Prishtinė dhe burgjet e tjera. Eskalimi i situatės, me dhunė krejtėsisht tė panevojshme nga policia e UNMIK-ut (10 shkurt 2007) me ē rast u vranė dy protestues paqėsor Arben Xheladini dhe Mon Balaj sikur qė lehtė e rėndė u lėnduan mbi 80 protestues paqėsor. Pas kėsaj proteste u arrestua aktivisti Albin Kurti i cili fillimisht u dėrgua nė Qendrėn pėr Ndalim nė Stacionin policor Qendra nė Prishtinė e mė pastaj u dėrgua nė Burgun e Gjilanit. Menjėherė ėshtė transferuar nė burgun e Pejės ku pėr shkak tė provokimeve qė janė bėrė (servimi i prodhimeve ushqimore tė Serbisė) me njė grup tė burgosurish ka hyrė nė grevė urie e pastaj ėshtė transferuar nė repartin e spitalit tė Qendrės Korrektuese nė Dubravė, nė pėrkujdesje mjekėsore. Ditėn e 8-tė tė grevės sė urisė Albin Kurti e ka ndėrprerė grevėn e urisė. Gjatė qėndrimit nė Dubravė i janė diagnostifikuar tre guralec nė veshka dhe inflamacion pėr ēka ėshtė trajtuar nga personeli shėndetėsor i burgut. Tani ėshtė transferuar nė burgun e Prizrenit ku ėshtė duke qėndruar nė hetime ( muaji i tretė) i dyshuar pėr rrezikim tė stafit ndėrkombėtarė ( UNMIK-ut) nė Kosovė. Mė vonė ėshtė konstatuar se pėrgjegjėsit e dyshuar pėr dhunė dhe vrasje tė protestuesve paqėsor janė policėt e UNMIK-ut nga Rumania, Ukraina dhe Polonia. Deri mė tani nuk kemi asnjė raport tė drejtuar nga ndėrkombėtarėt pėr dhunėn e 10 shkurtit 2007. Nė ndėrkohė kanė dhėnė dorėheqje Ministri i Punėve tė Brendshme z. Fatmir Rexhepi dhe ish-komisari i policisė Stiven Kertis i cili ėshtė larguar nga Kosova. Pėrgjegjėsia e kėtyre personave ėshtė mbyllur me dorėheqjen e tyre. Policėt rumunė tė UNMIK-ut edhe pse nėn hetime, janė larguar nga Kosova.
Kėshtu hetimet janė relativizuar dhe rasti, duket se do tė jetė ad acta pamundėsi qė e drejta ta thotė fjalėn e vet dhe pėrgjegjėsit ta marrin dėnimin e merituar. Pra, kriminelėt po mbesin tė pandėshkuar pasi kanė ikur nga vendi i krimit. Autoritetet e UNMIK-ut dhe institucionet e Kosovės nuk kanė ndėrmarrė asnjė masė pėr ta penguar largimin nga Kosova pėr policėt e dyshuar tė UNMIK-ut, kontingjenti rumun
Lėvizja Vetėvendosje i ka kundėrshtuar proceset si decentralizimi, bisedimet pėr statusin e Kosovės midis (Kosovės) UNMIK-ut dhe Serbisė si dhe pakon e Ahtisarit. Pėr kėtė, ka organizuar protesta nė qytete tė ndryshme tė Kosovės, ka organizuar shumė takime me qytetarėt e Kosovės e sidomos nė komunat ku ėshtė paraparė tė ndodhė decentralizimi, ka shkruar grafite, ka shpėrndarė materiale tė shkruara dhe ka organizuar aktivitete tė tjera paqėsore. Kjo lėvizje ka qenė e satanizuar nga politika aktuale e Kosovės, shumica e mediave tė shkruara dhe elektronike, zyrat e huaja nė Prishtinė, KFOR-i, Grupi i Unitetit, Grupi i Kontaktit e deri tė Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Ban Ki Mun.
Pas ikjes sė policėve rumunė tė UNMIK-ut, pasi hetimet nuk dhanė asnjė rezultat, pasi Albin Kurtit iu vazhdua paraburgimi edhe pėr 60 ditė tė tjera, edhe aktivistėt e Vetėvendosjes e intensifikuan aktivitetin e tyre. Pas organizimit tė protestave tė 31 marsit 2007 aktiviteti i tyre u pėrqendrua kryesisht nė terren, nė takime tė shumta me qytetarė, performancė kundėr Ekipit tė Unitetit dhe pakos se Ahtisarit, shfaqje e filmit dokumentar tė Vetėvendosjes pėr protestat e 10 shkurtit, etj. Sidomos, ky aktivitet ka tė bėjė me shkrimin e grafiteve nė veturat e UNMIK-ut dhe nė murin e sigurisė tė selisė se UNMIK-ut. Nė vetura e kanė shkruar fjalėn VRASĖS (qė asocion nė krimet e bėra nga policia e UNMIK-ut ndaj protestuesve paqėsorė tė demonstratės sė 10 shkurtit 2007, ndėrkaq nė murin e UNMIK-ut e kanė shkruar grafitin Free Albin Kurti-Lirojeni Albin Kurtin. Albin Kurti ėshtė vizituar gjatė qėndrimit tė tij nė qendrėn e ndalimit nė Prishtinė dhe nė burgun e Pejės dhe Dubravė (Qendra Korrektuese) me lejen e gjykatėsit hetues ndėrkombėtar Vinod Bolello. KMDLNJ ka tė drejtė qė tė realizoj vetėm njė vizitė brenda muajit. Gjatė kėtyre vizitave KMDLNJ nuk e ka patur asnjė problem me SHPK-nė dhe SHPK ka qenė shumė korrekte, si edhe gardianėt e Shėrbimit korrektues tė Kosovės.
|
|
Arrestimi i aktivistėve tė Lėvizjes Vetėvendosje me 13.04.07
Qė nga fillimi i prillit e deri me 13.04.07, aktivistėt e Vetėvendosjes kanė intensifikuar shkrimin e grafiteve. Grafitet dominante ishin VRASĖS dhe Free Albin Kurti.
Me 13 prill 07, nė ora 14.15 minuta para selisė sė UNMIK-ut aktivistėt e Vetėvendosjes kanė filluar shkrimin e parullave nė veturat e UNMIK-ut Aksioni ka filluar nė rrugėn Luan Haradinaj ku kanė shkruar fjalėn VRASĖS me sprej tė kuq dhe tė zi nė automjetet e UN-it nr: 21523, UN 22047, UN 22093, UN 22071, UN 21304, UN 21403, UN 21376, UN 22328, UN 21983, UN 21739 dhe UN 21150.
Para dite tė sė njėjtės ditė ėshtė arrestuar aktivisti i Vetėvendosjes Hasan Hajdari (25 vjeēar) nga fshati Rufc (Lypjan). Ndėrkaq, policia i ka kėrkuar pėr t arrestuar aktivistėt Frashėr Krasniqi dhe Zgjim Hyseni.
Tė njėjtėn ditė para selisė sė UNMIK-ut nė ora 18.25 aktivistėt e Vetėvendosjes kanė bėrė pėrpjekje ta shkruajnė , nė murin e selisė sė UNMIK-ut parullėn Free Albin Kurti Lirojeni Albinin. Pjesėtarėt e SHPK-sė kanė krijuar kordon dhe kanė penguar shkrimin e kėsaj parulle. Me ardhjen e forcave tė tjera tė SHPK-sė dhe pas intervenimit tė tyre janė arrestuar gjithsej 25 aktivist 4 prej tė cilėve janė liruar menjėherė ndėrkaq 21 janė mbajtur nė qendrėn e ndalimit. Janė arrestuar: Flamur Zhitia i lindur mė 24.10. 1987 nė Prishtinė, Xhelal Sveēla (21.04.1970)nė Prishtinė ( Atdhe Buja 05.04.1984) Prishtinė, Lulzim Gjaka (06.01.1985) nė Ashlan, Vushtrri, Gazmend Surdulli ( 31.10.1986) Bujanoc, jeton nė Matiēan, Avni Sylejmani( 22.10.1978) Prishtinė, Arben Ibrahimi (21.07.1986) Prishtinė, Fushėkosovė, Fadil Berisha (30.11.1988)Prishtinė, Alban Bislimi (17.01.1989) Prishtinė, Brahim Thaēi (30.01.1986) Therandė, Lirim Gashi (15.03.1988) Prishtinė, Florim Haxholli ( 02.04.1988) Hajvali, Visar Ymeri (11.10.1973) Prishtinė, dhe Rinor Krasniqi (11.03.1989) Prishtinė, Hasan Hajdari (25)Rufc , Lypjan , Zgjim Hyseni (21) Prishtinė , Frashėr Krasniqi (19) Prishtinė, Blerim Maēastena (29) Dumosh , Besianė, Salih Zyba (30) Prishtinė, dhe Arbnor Dehari (22) Prishtinė.
KMDLNJ i ka vizituar tė gjithė tė arrestuarit nė Qendrėn e Ndalimit nė Prishtinė, ka biseduar me ta si edhe me personat pėrgjegjės tė SHPK-sė. Gjatė intervistimit nga KMDLNJ, aktivistėt e Vetėvendosjes i kanė deklaruar Kėshillit se ndaj tyre ėshtė pėrdorur dhuna edhe gjatė arrestimit sidomos nė Qendrėn e Ndalimit. Kėshtu :
-Atdhe Buja deklaron se ėshtė grushtuar nga disa policė civil. Gjatė intervistimit nga KMDLNj ai ka qenė i prangosur me pranga tė plastikės ( shirita tė plastikės) ndonėse ka qenė i vendosur nė njė sallė tė stacionit policor.
-Gazmend Surdulli gjatė intervistimit ka qenė i prangosur
- Arben Ibrahimi gjatė intervistimit ka qenė i lidhur-i prangosur
- Florim Haxholli ka qenė i prangosur gjatė intervistimit . Ka qenė i fyer nga polici me fjalėt biro mos luaj k...
- Flamur Zhitia ka qenė i prangosur gjatė intervistimit dhe i tėrhequr zvarr gjatė arrestimit ( shkaku se e ka kundėrshtuar arrestimin )
- Fadil Berisha ka qenė i prangosur gjatė arrestimit. Gjatė arrestimit njė polic i SHPK-sė ia ka futur koken midis kėmbėve duke ia shtrėnguar.Kėtė polic ėshtė nė gjendje ta identifikojė.
- Alban Bislimi- i grushtuar nė sy tė majtė gjatė arrestimit te selia e UNMIK-ut .
I dukej shenja nė syrin e majt.
Avni Sylejmani ka qenė i prangosur gjatė intervistimit. Nė korridor nė stacionin e policisė njė polic i SHPK-sė e ka qėlluar me gju nė bark ndėrsa njė police e SHPK-sė e ka share dhe i ka rėnė flakareshė.
Zenel Lenjani ka qenė i prangosur gjatė intervistimit. Ėshtė grushtuar gjatė arrestimit para selisė se UNMIK-ut nga polici tė cilin ėshtė nė gjendje ta identifikojė.
Brahim Thaēi ka qenė i prangosur gjatė intervistimit dhe ka deklaruar se ėshtė kėrcėnuar vetėm verbalisht.
Salih Zyba nė stacionin e policisė ėshtė grushtuar nga njė polic me tuta tė kuqe. E ka vėrtetimin e mjekut qė e ka kontrolluar.
Arbnor Dehari ėshtė tėrhequr zvarrė gjatė arrestimit.
Blerim Maqastena gjatė arrestimit ėshtė rrahur nga njė polic por edhe duke e pėrcjellė nė katin e II-tė e kanė rrahur 10-12 policė pasi e ka identifikuar policin qė ka pėrdorur dhunė ndaj tij. Deklaron se ia kanė sharė babė e nėnė dhe i kanė thenė ti shpallė luftė Vitalij Qurkinit. Polici me ka grushtuar nė prani tė eprorit. Janė munduar tė me bindin tė heqi dorė nga Vetėvendosja. Ėshtė nė gjendje ti identifikojė shumicėn e policėve qė e kanė rrahur.
Frashėr Krasniqi i rrahur nga policia brenda nė stacion me duar tė lidhura. Ėshtė intervistuar nė qeli. E ka identifikuar policin qė e ka rrahur.
Lirim Gashi gjatė arrestimit ėshtė shtrirė pėr toke.
Zgjim Hyseni ėshtė rrahur gjatė arrestimit ndėrsa nė stacion deklaron se janė sjellur nė mėnyrė korrekte. Ėshtė intervistuar nė qeli.
Lulzim Gjaka ėshtė shuplakosur nga polici i SHPK-sė.
Nė bisedė me eprorin kujdestar tė SHPK-sė, KMDLNJ mėson se tre polic janė lėnduar lehtė gjatė pėrballjes me protestues. KMDLNJ ka intervistuar policin Altin Pllana i cili ka patur gėrvishje nė hundė e cila ėshtė e dukshme. Dy policėt e tjerė nuk ishin nė stacionin e policisė.
Nė vėrejtjet e KMDLNJ-sė pse aktivistėt e arrestuar tė Vetėvendosjes mbahen tė pranguar gjatė qėndrimit nė qendrėn e ndalimit dhe gjatė intervistimit personi pėrgjegjės i SHPK-sė ka deklaruar se aktivistėt e Vetėvendosjes kanė manifestuar agresivitet dhe se pėr kėtė i obligon Rregullorja e punės. Nė fakt kjo ėshtė hera e parė qė aktivistėt e Vetėvendosjes kanė qėndruar me orė tė tėra tė pranguar dhe ata objektivisht brenda stacionit policor nuk kanė paraqitur asnjė rrezik. Dhe kjo ėshtė hera e parė qė ndaj tyre veprohet nė kėtė mėnyrė. Pėrgjegjėsi i SHPK-sė i deklaroj KMDLNJ-sė se 15 aktivistė tė Vetėvendosjes do tė dėrgohen para Gjykatės pėr Kundėrvajtje, 3 para Gjykatės Komunale (pėr vepėr penale) dhe 3 para Gjykatės se Qarkut (pėr vepėr penale).
Pėr shkak tė mbipopullimit tė Qendrės pėr Ndalim nė Prishtinė, 8 aktivist tė Vetėvendosjes natėn e 13-tė prillit e kanė kaluar nė Stacionin Policorė nė Drenas. Pėr darkė aktivistėve tė Vetėvendosjes iu janė servuar prodhime tė Serbisė andaj kėta janė kėrcėnuar me grevė urie.
Me 14.04. KMDLNJ ka vizituar dhe ka intervistuar nė Qendrėn e ndalimit tė arrestuarit me rastin e sulmit ndaj Anton Berishės, Artan Nimanaj (28 vj.) dhe Agron Haradinaj (41 vj.). Qė tė dy kanė deklaruar se trajtohen nė mėnyrė korrekte nė qendrėn e ndalimit nuk janė ankuar pėr asgjė, dhe kanė qenė tė informuar pėr tė drejtat e tyre. Qė tė dy kanė qenė tė dyshuar pėr terrorizėm, tė dėnuar sipas nenit 212 parag.5 i KPAK.
Gjykata pėr kundėrvajtje nė Prishtinė
Mė 14.04.07. pranė gjykatės pėr kundėrvajtje nė Prishtinė gjykatėsi Ali Latifi ka marrė nė pyetje 15 aktivistė tė Vetėvendosjes dhe 11 pjesėtarė tė SHPK-sė.
Gjykatėsi Ali Latifi sipas procedurės urgjente ua ka lexuar procesverbalin aktivistėve tė Vetėvendosjes. Tė gjithė aktivistėt e Vetėvendosjes kanė deklaruar se nuk pranojnė kėtė gjykatė ndėrkaq kanė pasur sjellje korrekte me gjykatėsin Ali Latifi. Gjithashtu, edhe gjykatėsi Ali Latifi ka qenė shumė korrekt nė raport me aktivistėt e Vetėvendosjes tė cilėt kanė heshtur ose kanė dhėnė deklarata, mė shumė pėr tė dhėna personale. Pas administrimit tė provave, gjykatėsi Ali Latifi e ka pezulluar procedurėn ndaj 14 aktivistėve tė Vetėvendosjes ndėrsa tė akuzuarin Zenel Lenjani e ka dėnuar me 20 ditė burg, jo pėr shkak tė shkrimit tė grafiteve, por, pėr shkak tė pengimit tė personit zyrtar nė kryerjen e detyrės, saktėsisht kapjes pėr dore tė personit zyrtar, policit B.S. i cili ka deklaruar kėtė nė ballafaqim me tė akuzuarin Zenel Lenjani . KMDLNj vlerėson se ky dėnim nuk ėshtė i bazuar nė fakte dhe mbėshtetet ekskluzivisht nė pohimin e policit B.S. nė ndėrkohė qė i dėnuari Zenel Lenjani ka deklaruar se pikėrisht ky polic ka pėrdorur forcė ndaj tij gjatė arrestimit . KMDLNJ vlerėson se disa lėndime qė janė shkaktuar janė si pasojė e shtyerjeve midis pjesėtarėve tė SHPK-sė dhe aktivistėve tė Vetėvendosjes. Gjatė arrestimeve, KMDLNJ e vlerėson se ėshtė vepruar nė pėrputhje me ligjin nga ana e pjesėtarėve tė SHPK-sė pasi qė aktivistėt e Vetėvendosjes nuk pranojnė tė arrestohen por bėjnė rezistencė pasive e nė disa raste edhe aktive. Shkeljet tė rėnda pjesėtarėt e SHPK-sė i kanė bėrė nė lokalet e Stacionit Policor me ērast tė arrestuarit janė mbajtur tė prangosur njė kohė tė gjatė dhe qė ėshtė shumė e dėnueshme, ėshtė pėrdorur dhunė fizike edhe ndaj tė arrestuarve tė prangosur.
KMDLNJ gjithashtu e merr si provokim edhe servimin e ushqimit prodhime tė Serbisė aktivistėve tė Vetėvendosjes aq mė parė kur merret parasysh se kohė mė parė Albin Kurti pati bėrė grevė urie pikėrisht pėr kėtė provokim. Ka patur edhe greva tė tjera tė urisė pėr kėtė shkak. Pikėrisht pėr kėtė Qendra e Ndalimit nė Prishtinėn, mė 15. 04.07 ka thirrur urgjentisht KMDLNJ meqė aktivistėt e Vetėvendosjes kanė hyrė nė grevė urie pėr shkak tė servimit tė ushqimeve- prodhimeve tė Serbisė. KMDLNJ i ka vizituar aktivistėt e vetėvendosjes dhe ka qėlluar aty kur ekipi i mjekėve i ka kontrolluar aktivistėt e Vetėvendosjes.
Gardianėt nė Qendrėn e Ndalimit nė Prishtinė i kanė deklaruar KMDLNJ sė se ata e serojnė ushqimin qė e sjellin tė tjerėt dhe se nuk mund tė serovjnė tjetėr ushqim.
KMDLNJ iu pėrkujton se servimi i rregullt i ushqimit prodhimeve tė Serbisė pėr aktivistėt e Vetėvendosjes realisht ėshtė provokim ndaj tyre. Sa pėr informatė gjatė vuajtjes sė dėnimeve pėr tė burgosurit politikė shqiptarė nė vitet 1981-1990, nė burgjet e Bosnjės dhe Hercegovinės dhe Kroaci pėr tė burgosurit politik shqiptarė qė nuk e kanė konsumuar ushqimin e derrit pėr ta ėshtė pėrgatitur ushqim i veēantė.
KMDLNJ rithekson sjelljen shumė korrekte tė policėve tė SHPK-sė dhe eprorėve tė cilėt i kanė dalė nė ndihmė KMDLNJ-sė nė ēdo kohė. KMDLNJ ka pasur qasje tė papenguar nė Qendrėn e Ndalimit tė Stacionit Policor Qendra gjatė 24 orėve dhe i ėshtė mundėsuar kontakti me tė gjithė tė arrestuarit. KMDLNJ pėr herė tė parė ka patur qasje edhe nė ēelitė-dhomat nė Qendrėn e Ndalimit dhe disa intervista i ka kryer pikėrisht nė ato vende.
KMDLNJ falėnderon SHPK-nė pėr bashkėpunim korrekt. Gjithashtu KMDLNJ falėnderon Gjykatėn pėr Kundėrvajtje dhe Gjykatėsin Ali Latifi pėr bashkėpunim korrekt. KMDLNJ mėson se tė akuzuarit: Blerim Maqastena, Arbnor Dehari dhe Salih Zyba., mė 10.04.07. para gjykatės komunale iu ėshtė caktuar paraburgim prej 30 ditėsh dhe ndiqen penalisht. Gjithashtu tė akuzuarit Zgjim Hyseni , Hasan Hajdari dhe Frashėr Krasniqi, para gjykatės sė Qarkut gjithashtu iu ėshtė caktuar paraburgimi prej 30 ditėsh dhe ndiqen penalisht.
KMDLNJ pėrkujton opinionin se nė protestat e 10 shkurtit 2007 policia e UNMIK-ut ka ekzekutuar dy protestues paqėsorė: Arben Xheladinin dhe Mon Balajn dhe ka plagosur rėndė e lehtė mbi 80 protestues paqėsorė . Askush prej policisė sė UNMIK-ut dhe SHPK-sė nuk ėshtė arrestuar as dėnuar pėr kundėrvajtje e lėre mė penale. Sa pėr pėrkujtim.
Shėrbimi pėr Informim
Prishtinė, 17.04.07 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|