Prof. Dr. Mehdi HYSENI
Versus pavarėsisė sė Kosovės
Derisa Rusia dhe Serbia e kundėrshtojnė dhe nuk e njohin pavarėsinė e Kosovės disa politikanė, diplomatė, analistė, publicistė dhe shekncėtarė shqiptarė nuk kanė tė drejtė morale, profesionale, kombėtare as juridike, tė rreshtohen nė anėn e politikės dhe tė drejtėsisė ndėrkombėtare tė Moskės dhe tė Beogradit, duke orvatur, ta bindin popullin e vet shqiptar se PO-ja e tij ĖSHTĖ GABIM, kinėse, kjo lloj pavarėsie mbikėqyrur ndėrkombėtare, sipas tyre nuk ėshtė pavarėsi. Tanimė, kėshtu diē, nė kėtė yrrnek janė deklaruar, edhe ish-presidenti i Rusisė, Vladimir Putin, presidenti i Serbisė, Boris Tadiq dhe kryemnistri i qeverisė serbe, Dr. Vojislav Koshtunica etj.
Pavarėsisht sesa kjo amalgamė sllave ka tė drejtė, qė ta kondėrshtojė, duke mos e pranuar pavarėsinė legale tė Kosovės shqiptare, me qėllim qė, Serbia nė stilin flashback me nidhmėn e Rusisė dhe tė aleatėve tė tyre, ta pushtojė sėrish Kosovėn, sikurse nė vjeshtėn famėkeqe dhe tragjike (shtator) tė vitit 1912. Kjo ėshtė arsyeja parėsore dhe e padiskutueshme pse nė kėtė rast nuk mund tė vihet SHENJA E BARAZIMIT MIDIS PO-SĖ SHQIPTARE DHE JO-SĖ serbo-ruse sllave nga shkaku se do ta RILEGALIZONTE SOVRANITETIN KOLONIAL tė Serbisė mbi Kosovėn (1912-1999).
Derisa Serbia dhe Rusia pavarėsinė e Kosovės, e quajnė ilegale dhe tė njėanshme sipas sė drejtės ndėrkombėtare tė aleancės tradicionale serbo-ruse, kjo do tė thotė ėshtė pozitive pėr shqiptarėt dhe pėr zgjidhjen e drejtė tė statusit tė Kosovės. Edhe nė kuptimin mė tė gjerė dhe global, JO-ja serboruse dhe e aleancės sė tyre hibride sllave, do tė thotė se, ajo ėshtė pozitive dhe e kapshme pėr interesat vitale kombėtare dhe shtetėrore tė shqiptarėve dhe tė Kosovės, pėrkatėsisht tė Shqipėrisė Etnike.
Pro pavarėsisė legale
Derisa mbarė populli shqiptar i Kosovės dhe i gjithė Shqipėrisė Etnike, e kremtoi me njė zė, domethėnė e pranoi njėzėrit kėtė lloj pavarėsie tė njohur nga Amerika, se Kosova ėshtė shtet sovran dhe i pavarur, atėherė, as unė, as analistėt e as shkencėtarėt e tjerė shqiptarė, nuk kemi kurrfarė tė drejte, ta kontestojmė vullnetin dhe gėzimin e mbarė popullit shqiptar as nė Prishtinė, as nė Tiranė, as nė Shkup etj., e as nė mbarė botėn.
Tė gjithė ata oponentė , qė dyshojnė dhe, nuk pajtohen me kėtė vlerėsim tonin se, tanimė Kosova ka fituar statusin e shtetėsisė sovrane dhe tė pavarur, le ta lexojnė mirė, le ta kuptojnė drejt dhe, le ta interpretojnė objekitivisht deklaratėn zyrtare tė Amerikės pėr njohjen e Repblikės sė Kosovės, ku thuhet: The United States has today formally recognized Kosovo as a sovereign and independent state. We congratulate the people of Kosovo on this historic occasion. Secretary Condoleezza Rice, Washington, DC, February 18, 2008.
Ky akt ligjor i njohjes sė Republikės sė Kosovės si shtet sovran dhe i pavarur nga ana SHBA-sė, juridikisht, sipas normės sė drejtės ndėrkombėtare, nuk mund tė kuptohet, as tė trajtohet ndryshe, pavarėsisht nga interesat dhe objektivat e politikave dhe tė politikanėve tė partive tė ndryshme OPOZITARE shqiptare, si dhe tė intrigave dhe tė interesave kolonialiste tė sferės sė interesit ruso-serb, si dhe tė aleancės sė tyre sllave.
Sikur Amerika, tė mos e kishte njohur Kosovėn si shtet tė pavarur dhe sovran, sigurisht se, Serbia dhe Rusia do ta kishin mbėshtetur atė, dhe nuk do tia kishin djegur Flamurin dhe Ambasadėn e Amerikės nė Beograd, por da ta kishin pėrqafuar Amerikėn, duke e puthur edhe Flamurin e saj. Pėr mė tepėr, sikur Amerika tė mos e kishte njohur Kosovėn si shtet tė pavarur dhe sovran, mirėfilli, edhe ambasadori i Rusisė nė OKB, Vitalij Ēurkin nuk do ta kundėrshtonte miratimin e njė rezolute tė re pėr Kosovėn, tė miratuar nga Kėshilli i Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara. Mirėpo, pikėrisht pse Amerika, Britania e Madhe etj., insistuan me kėmbėngukje qė KS i Kombeve tė Bashkuara, ta njihte pavarėsinė e Kosovės, diplomacia ruse pėrmes pėrfaqėsuesit tė saj, Vitalij Ēurkin, e paralizoi nė tėrėsi propozimin e tillė, tė hartuar nga emisari special i OKB-sė, Marti Ahtisari, tė mbėshtetur nga SHBA-ja dhe nga BE-ja.
Natyrisht, ashtu siē kam pohuar dhe shkruar, nė vijimėsi, kėtu e 20 vjet mė parė( 1990-2008) as unė nuk kam fakte dhe argumente tė qėndrueshme historike, as tė sė drejtės ndėrkombėtare, qė tė pranoj asnjė tip tė pavarėsisė fragmentare (tė dhuruar dhe tė mbikėqyrur nga faktori ndėrkombėtar, si rrjedhim i politikės pasive dhe tė defaktorizuar tė faktorit tė brendshėm shqiptar, 1999-2008), sepse bie ndesh me pėrmbajtjen e konceptit historiko-kombėtar dhe juridiko-nėrkombėtar sipas tė cilit populli shqiptar gėzon tė drejtėn e plotė tė vetėvendosjes, qė tė vendosė pėr fatin dhe ardhmėrinė e tij.
Mirėpo, duke qenė se kėtė pavarėsi tė shpallur nga Parlamenti i Kosovės, mė 17 shkurt 2008 dhe, mėpastaj, tė njohur nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, si edhe nga njėzet e shtatė shtete tė tjera sovrane tė bashkėsisė ndėrkombėtare, mbarė populli shqiptar nė Kosovė dhe nė mbarė hapėsirat e Shqipėrisė Etnike, si dhe nė diasporė e pėrqafoi dhe e kremtoi solemnisht, duke e pranuar si PAVARĖSI TĖ MIRĖFILLTĖ TĖ KOSOVĖS. E DREJTĖ SOVRANE E POPULLIT ĖSHTĖ KJO! ASKUSH NUK KA TĖ DREJTĖ MORALE, KOMBĖTARE, LIGJORE AS SHKENCORE, QĖ TA KONTESTOJĖ DHE TA MOHOJĖ KĖTĖ TĖ DREJTĖ SOVRANE TĖ POPULLIT SHQIPTAR.
Ēfraė tash? Pse jemi duke e humbur kohėn kot, duke e favorizuar verbėrazi pakėnaqėsinė dhe kundėrshtimin e politikės propagandistike ruse dhe ursserbomadhe JO, PAVARĖSI KOSOVĖS? Kush po e konteston kėtė pavarėsi?!
Si do qė ta kemi kritikuar( qoftė nga aspekti informativ, publicistik apo nga ai shkencor etj.) pavarėsinė e njohur kombėtarisht dhe ndėrkombėtarisht tė Republikės sė Kosovės, kritikat e tilla nuk kanė mė kurrėfarė peshe, as kurrfarė efekti politik, juridik a kombėtar, sepse MBARĖ POPULLI SHQIPTAR nė Ballkan dhe nė tėrė botėn, i tha:- PO KĖSAJ PAVARĖSIE TĖ KOSOVĖS, mė 17 Shkurt 2008.
Ska dyshim se kjo PO pavarėsisė sė Kosovės nga ana e gjithė popullit shqiptar, ua ka mbyllur tė gjitha shtigjet komentueseve, analistėve, publicistėve dhe veprimtarėve shkencorė (qėllim mirė dhe qėllim kėqinj), qė POSTFESTUM, tė kalkulojnė me vlerėsimet e tyre se, kjo nuk ėshtė pavarėsi reale, por pavarėsi e mangėt-gjysmake etj.
Si rrjedhim i PO-sė sė njėzėshme tė mbarė POPULLIT SHQIPTAR, ēdo konstatim me parafjalėn mohuese poltiike JO, kėsaj pavarėsie tė mbikėqyrur evro-ndėrkombėtare, tanimė, konsiderohet i mbyllur pėr tė gjithė autorėt oponentė tė saj, sepse POPULLI e vlerėsoi ndryshe, ashtu, edhe si e brohoriti, ashtu si pėrqafoi dhe, ashtu si e kėndoi solemnisht nėpėr tė gjitha qendrat, sheshet dhe hapėsirat e Shqipėrisė Etnike dhe nė mbarė diasporėn shqiptare.
Nė kėtė rast, duhet tė jemi tejet tė vetėdijshėm dhe vetėkritikė objektiv, se as unė dhe, askush tjetėr nuk ka tė drejtėn mė tė madhe, mė legjitime, mė morale dhe mė sovrane sesa vetė POPULLI SHQIPTAR. Vetėm populli e ka tė drejtėn sovrane qė tė vendosė pėr fatin e tij, jo as individėt, as liderėt politikė, as grupet, as partitė, as klubet e ndryshme politike, as analistėt, as publicistėt, as biznesmenėt e as shkencėtarėt. Prandaj, kundėrshtimi i kėsaj PO-je, do tė thotė kundėrshtimimin e vullnetit dhe tė sė drejtės sovrane tė POPULLIT SHQIPTAR.
Nė kėtė rast, POPULLI SHQIPTAR para gjithė botės, njėzėrit, i pėrgenjshtroi kritikat dhe kundėrshtimet e autorit tė kėtij komenti, si dhe tė disa analistėve, veprimtarėve publicistė dhe shkencorė, si dhe tė liderėve tė opozitės politike shqiptare, se kjo pavarėsi e Kosovės, e shpallur dhe e njohur botėrisht, nuk ėshtė pavarėsi e plotė. Kėtė konstatim, edhe pse me bazė shkencore, PO-ja e POPULLIT MBARĖ SHQIPTAR e hudhi poshtė si tė papranueshėm dhe tė paqėlluar pėr MOMENTUM.
Nė kėtė pikėvėshtrim, asnjėri prej nesh nuk duhet tė ndjehet i prekur, sepse POPULLI di mė shumė, sheh mė shumė dhe projekton mė mirė dhe mė larg pėr fatin dhe pėr ardhmėrinė e tij si kolektivitet, sesa individėt apo partitė e ndryshme. Nė kėtė rast, me gjithė rezervat e mia, ndjehem krenar, edhe pse, [[hėpėrhė, pėsoi fiasko para PO-sė sė popullit]] teza ime parashikuese e argumentuar (historikisht dhe, sipas sė drejtės ndėrkombėtare) se kjo pavarėsi nuk ėshtė e plotė (sepse nuk ėshtė njohur sipas bazės, tė sė drejtės, tė sakrificės, tė luftėrave dhe tė kryengritjeve ēlirimtare kombėtare antikolonialiste, si dhe tė meritės 100-vjeēare historike tė popullit shqiptar mbi Kosovėn pėr tu skapulluar nga sundimi i egėr kolonial-gjenocidal dhe hegjemonist i Serbisė sė Madhe, 1912-1999) dhe, nė vend tė saj triumfoi ANTITEZA PAVARĖSI, e pėrqafuar ALLOWEDLY nga KOMBI SHQIPTAR dhe nga aleati i tij besnik-AMERIKA, qė ishte FAKTORI DHE BARTĖSI KRYESOR pėr njohjen e KOSOVĖS SI SHTET SOVRAN DHE TĖ PAVARUR(Shih: Aktin zyrtar tė njohjes:The United States has today formally recognized Kosovo as a sovereign and independent state. We congratulate the people of Kosovo on this historic occasion. Secretary Condoleezza Rice, Washington, DC, February 18, 2008.
Me fat pavarėsia Kosovė!
__________________
Boston, 12 Mars 2008
|