DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» SI E BĖMĖ LUFTĖN NĖ PASHTRIK?!
Postuar mė datėn: 2007-06-01 17:32:01 nga admin1 :: Kategoria: Intervista

Flet Bilall Syla, ish-eprori i  Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės



Intervistoi: Sheradin BERISHA

PĖRMBAJTJA

Kush ėshtė Bilall Syla?; Pėrhapja e luftės nga Sllovenia nė Kroaci pėr ne ishte njė alarm...; U keqtrajtova pamėshirshėm nga udbashėt serb...; Daljen e UĒK-sė nė skenė e kam pritur me entuziazėm tė jashtėzakonshėm; Nė fillim tė marsit 1999 ... i bashkohem radhėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės; Pas shpalljes sė mobilizimit tė pėrgjithshėm, nga Qeveria e Pėrkohėshme dhe SHP i UĒK-sė (nė fund tė marsit 1999), u shtua numri i vullnetarėve.; Brigada “Feken” mori pjesė aktivisht nė operacionin ”Shigjeta”; Planin operativ tė operacionit ”Shigjeta” e ka pėrpiluar Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Pėrgjithshėm i UĒK-sė; Itinerari i njėsive tė UĒK-sė, pas pėrfundimit tė operacionit “Shigjeta”.

Bilall Syla?

Bilall Syla ka lindur mė 14 mars 1965 nė fshatin Gerbavc tė komunės sė Medvegjės. Nė vitin 1973 familja e tij shpėrngulet nė Prishtinė dhe Bilalli aty do ta kryen shkollėn fillore me sukses tė shkėlqyeshėm. Ndonėse kishte interesim tė madh pėr artin ushtarak, nė vitet 1980-1988 nė Beograd e kryen gjimnazin dhe akademinė ushtarake. Nga viti 1988 deri nė vitin 1991 shėrbeu nė Vėrrnik tė Sllovenisė nė brigadėn tankiste, ndėrsa pas shpėrthimit tė konfliktit nė Slloveni, mė 16 gusht 1991 dezerton nga APJ-ja dhe kthehet nė Kosovė. Nga vjeshta e vitit 1991 deri nė vitin 1993 si ushtarak merrė pjesė nė pėrgatitjen teorike dhe ushtarake tė tė rinjėve pėr luftė. Nė shtator tė vitit 1993 arrestohet nga UDB-a serbe dhe pas dhjetė muajve “lirohet “nga burgu, por jo edhe nga akuza. Pėr tė mos rėnė sėrish nė duart e UDB-ės, z.Syla largohet nga Kosova dhe emigron nė Gjermani. Atje ven kontakt me veprimtarė tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės dhe pa u lodhur do tė punojė nė financimin e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Nė mars tė vitit 1999 do t“i bashkohet radhėve tė UĒK-sė dhe gjatė muajve mars – qershor “99 merrė pjesė nė stėrvitjen e vullnetarėve tė rinjė qė kishin ardhur nga perėndimi... si dhe duke qenė komandant i Brigadės “Feken” nė maj tė kėtij viti pėrfshihet aktivisht nė operacionin ”Shigjeta” tė pėrgatitur nga SHP i UĒK-sė.

***

Pėrhapja e luftės nga Sllovenia nė Kroaci pėr ne ishte njė alarm...

PASHTRIKU.ORG: Z.Bilall, pas konfliktit tė armarosur nė Slloveni (1991) ju do tė kėtheheni nė Kosovė. Cili ishte angazhimi juaj asokohe nė Kosovė?

Bilall SYLA: Derisa isha nė Slloveni e kisha tė qartė se Jugosllavia po shkonte drejtė shpėrbėrjes sė saj, prandaj gjithnjė mendoja se herėt a vonė njė luftė e armatosur ēlirimtare do tė zhvillohet edhe nė Kosovė. Meqė s“doja t“i shėrbeja “armatės jugosllave” e cila komandohej tashmė kryesisht nga eprorėt serbo-malazez, pa hezitim u largova nga radhėt e saj dhe u ktheva nė Kosovė. Me tu kthyer nė Kosovė, nė tetor 1991 rash nė kontakt me disa veprimtarė politik (ish tė burgosur) si me: Shemsi Veselin, Shukrie Rexhėn, Zijadin Hoxhėn, Fatmir Humollin... dhe pėr njė kohė tė shkurtė ne, nė Prishtinė dhe nė Besianė formuam disa grupe tė rinjėsh, tė cilėt fillimisht i pėrgatitėm nė aspektin teorik, ndėrsa mė vonė edhe praktikisht duke bėrė stėrvitje me armė. Me kėto stėrvitje kishim pėr qėllim edhe tė aftėsonim drejtues tė skuadrave (si njėsi tė para ushtarake), sepse pėrhapja e luftės nga Sllovenia nė Kroaci pėr ne ishte njė alarm, se duhet tė pėrgatiteshim pėr rrethana tė luftės. Nė verėn e vitit 1992 pėrmes Abedin Bytyqit njoftohem edhe me Hajzer Hajzerajn, i cili asokohe kishte nisur formimin e ”Ministrisė sė Mbrojtjes” por nė fakt unė s`kam pas ndonjė aktivitet nė kėtė ministri, pėr arsye se aty s“kishte gadishmėri pėr veprime konkrete dhe gjithmonė mė sugjeronin se duhet tė pres... pėr t“u angazhuar konkretisht!!

U keqtrajtova pamėshirshėm nga udbashėt serb...

PASHTRIKU.ORG: Dhe pėrkundėr kėtij sugjerimi ju do ta vazhdonit aktivitetin tuaj - apo...?

Bilall SYLA:Po pa dyshim...e kam vazhduar aktivitetin tim, deri sa u arrestova nga punėtorėt e sigurimit serb.

PASHTRIKU.ORG :Kur u arrestuat dhe si ka rrjedhur procesi hetues dhe ai gjyqėsor?

Bilall SYLA: Unė u arrestova mė 17 shtator 1993 nė fshatin Tupallė, derisa bėja njė vizitė familjare, ndėrkohė qė njė natė pėrpara, policia serbe e kishte bastisur shtėpinė time nė Prishtinė. Me kėtė rast kanė konfiskuar disa materiale dhe e kanė marrė peng babain tim me kusht qė t“ju dorėzohem. Por mua siē thash mė lartė mė arrestuan dhe mė sollėn nė burgun e Prishtinės. Dihet mirėfilli se nė gusht - shtator tė vitit 1993 pasoi njė fushatė e egėr burgosjesh tė veprimtarėve tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės dhe pjesėtarėve tė tė ashtuquajturės ”ministri e mbrojtjes” gjithėandej Kosovės. Dhe nė Prishtinė, nė tė njėjtėn kohė zhilloheshin hetimet ndaj pjestarėve tė ”ministrisė...” dhe grupit tė LPK-sė prej nėntėmbdhjetė vetash.

Gjatė procesit hetimor, ashtu sikur tė tjerėt, u keqtrajtova pamėshirshėm nga udbashėt serb, dhe me kėtė rast madje pata marrė edhe lėndime tė rėnda trupore, sidomos nė kokė (kėtė e konfirmon edhe Amnesty-International nė raportin e shkurtit 1994). Pas 5 muajve, pikėrisht mė 11 shkurt 1994 mora aktakuzėn e ngritur nga zv.prokurori Jovica Jovanoviē dhe pėr ēudi mua mė kishin futur nė grupin e ministrisė, a nė tė vėrtet tėrė veprimtarinė e kisha kryer me pjesėtarėt e ”nėntėmbdhjetshes”, ku bėnin pjesė Shemsi Veseli, Ismet Mahmuti, Sali Salihu, Bajrush Xhemaili, Raif Ēela, Nehat Selimi, Hajredin Hyseni etj.

Kjo ka ndodhur, siē e kam kuptuar me vonė, pėr arsye se, meqė isha epror (toger) mė kanė futur nė grupin e “ministrisė” ku qenė pėrfshirė eprorė tė lartė tė ish-armatės jugosllave, siē ishin Hajzer Hajzeraj, Zaim Berisha, Haxhi Ferati, Ejup Dragaj,Agim Krasniqi, Ibush Kelmendi etj . Pavarėsisht nga kjo, mund tė them se kėto dy grupe edhe pse tė burgosur pėr tė njejtin qėllim, s“ kanė pas asnjė veprimtari tė pėrbashkėt.

Pas njė procesi gjyqėsor qė zgjati pėr afėr 2 muaj, mė 15 korrik `94 trupi gjykues i drejtuar nga Dragolub Zdravkoviq, mua, Heset Sahitin dhe Xhelil Ramėn na “liruan”, por jo edhe nga akuza e prezentuar nė gjykim.

Daljen e UĒK-sė nė skenė e kam pritur me entuziazėm tė jashtėzakonshėm...

PASHTRIKU.ORG: Pas daljes nga burgu qėndruat nė Kosovė, apo dolėt jashtė...?

Bilall SYLA: Ndonėse s“u lirova plotėsisht nga aktakuza, pėr t“i ikur arrestimit tė dytė, ndėrkohė vendosa tė largohem nga Kosova. Fillimisht kalova nė Shqipėri dhe pastaj emigrova nė Gjermani. Nė fillim kisha pak kontakte me bashkėatdhetarėt tanė atje, sepse kushtet e jetės nė tė ashtuquajturat ”hajme” ma impononin njė gjė tė tillė. Mirėpo mė vonė kur e fitova tė drejtėn e strehimit u njoftova me shumė veprimtarė tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės, si me Fehmi Lladrovcin, Fazli Veliun, Abdullah Prapashtican, Jashar Salihun e shumė tė tjerė dhe natyrisht merrja pjesė nė tė gjitha manifestimet, demonstratat, tubimet me bashkėatdhetarėt, homazhet tek varrezat e Jusuf e Bardhosh Gėrvallės dhe Kadri Zekės nė Shtutgart,... qė organizoheshin nga Lėvizja popullore e Kosovės,...etj.


Bilall Syla me eprorėt tjerė nė Helshan

PASHTRIKU.ORG: Dihet mirėfilli se nė vitet 1993-1999 Ushtria Ēlirimtare e Kosovės do tė kryej dhjetra aksione kundėr forcave policore e ushtarake serbe... sė fundi pėrballen edhe frontalisht, ndėrsa mėrgata shqiptare ishte ajo qė e financoi kėtė ushtri tė lavdishme. Cili ishte angazhimi juaj nė kėtė drejtim?

Bilall SYLA: Daljen e UĒK-sė nė skenė e kam pritur me entuziazėm tė jashtėzakonshėm, pėr faktin se aksionet e kryera nga radhėt e saj e thyen “status quon”e krijuar nga ata qė druanin tė mos e ”provokojnė situatėn...” duke menduar se kishin ndėrtuar njė klimė demokratike nėn pushtimin serb. Aksionet e UĒK-sė gjithashtu kanė ngjallur edhe interesimin e bashkėsisė ndėrkomėtare pėr Kosovėn, dhe kjo do tė dėshmohet nė ngjarjet e mėvonshme.

Duke e ditur se rrita UĒK-ja kishte nevojė financiare, me kohė u angazhova nė fondin ”Vendlindja thėrret” qė grumbullonte mjete pėr te, madje pėr kėtė qėllim e formova edhe njė kėshillė tė kėtij fondi nė Vaihingen me rrethinė, (aty ku jetoja). Sė kėndejmi, qė nga fillimi i vitit 1998 e deri nė shkurt 1999, kam marrė pjesė nė dhjetra tubime me bashkėatdhetarėt tanė, tė organizuar nga Kėshilli Qėndror i Fondit ”Vendlindja Thėrret” pėr Baden Württemberg, tė cilėt i informonim pėr rrjedhat e luftės ēlirimtare nė Kosovė dhe nevojėn pėr ta ndihmuar financiarisht UCK-nė. Ofensivat e pėrgjakshme tė verės sė vitit 1998 dhe masakrat e shumta tė ushtrisė e policisė serbe, qė ushtronin ndaj popullatės sė pafajshme shqiptare, e qė kulminacioni i tyre do tė arrijė me masakrimin e mbi 40 mashkujve tė Reēakut (mė 15 janar 1999), pėrveēse nxitėn pėrfshirjen e bashkėsisė ndėrkombėtare e sidomos tė SHBA-ve, nė procesin e zgjidhjes sė ēėshtjes sonė, ku rezultoi me organizimin e konferencės sė Rambujesė, kėto ngjarje pėr mė tepėr tek unė ndikuan fuqishėm, pėr t“ju bashkuar radhėve tė UĒK-sė edhe fizikisht.

Nė fillim tė marsit 1999 ... i bashkohem radhėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės

PASHTRIKU.ORG: Dhe ju a e braktisėt Gjermaninė, pėr t“ju bashkuar radhėve tė UĒK-sė...?

Bilall SYLA: Po pas krijimit tė kėtyre rrethanave unė mė nuk ndjehesha i qetė. Kėshtu qė vendosa pėrfundimisht t“i bashkohem radhėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės - nė fillim tė marsit 1999.

Nė shkurt tė atij viti, takohem me kolegun tim Shaban Musliu, i cili qė nga fillimi i vitit 1998 ishte nė luftė dhe nė Gjermani kishte ardhur pėr t“i kryer disa punė. Ai mė informoi detalisht pėr rrjedhat e luftės sė UĒK-sė nė Kosovė dhe nevojėn e pėrfshirjes sė ushtarakėve nė radhėt e saj. Ndonėse ishim pėrgatitur pėr tė shkuar nė Kosovė, ato ditė kontaktuam edhe me Bashkim Lladrovcin, i cili ishte me qėndrim nė Belgjikė dhe pėrfundimisht nė fillim tė marsit, ne tė tre nga Zyrihu udhėtuam pėr nė Tiranė. Nė Tiranė, paraqitemi nė selinė e UĒK-sė dhe takohemi me Shaip Mujėn, Adem Grabovcin, Halim Krasniqin (vėllaun e Xhevė Krasniqit), Ramiz Lladrovcin etj. Aty do tė qėndrojmė njė javė dhe gjatė kėsaj kohe u informuam gjithėanshėm pėr ecurinė e zhvillimeve nė Kosovė si dhe morėm informacione tė duhura pėr detyrat tona, qė do t“i kryenim. Pas njė jave do tė udhėtojmė nė zonėn kufitare dhe u vendosėm nė fshatin Vlanė tė Hasit. Aty gjetėm njė qendėr tė vogėl stėrvitore e cila shėrbente pėr mobilizimin, pėrgatitjen dhe pėrcjelljen e luftėtarėve tė lirisė pėr nė Kosovė.

PASHTRIKU.ORG :Kush ju priti nė Vlanė?

Bilall SYLA: Nė Vlanė takuam Xheladin Gashin - Plakun, i cili ishte pėrgjegjės i armatimit nė atė zonė, ...por ndėrkohė do tė takohemi edhe me Azem Sylėn - ministrin e atėhershėm tė mbrojtjes. Me Plakun dhe Azem Sylėn biseduam gjerėsisht pėr organizimin tonė dhe u ngarkuam me detyra konkrete: gjetjen e rrugėve pėr t“u futur me armatim brenda nė Kosovė.

PASHTRIKU.ORG: Dhe ju do tė futeni nė Kosovė...?

Bilall SYLA: Jo..., ndryshuan planet pėr futjen tonė me ushtarė dhe armatim nė Kosovė. Kjo ndodhi pėr faktin se, nė gjysmėn e dytė tė marsit 1999 nė Tropojė: Azem Syla, Xheladin Gashi - Plaku dhe Shaban Musliu mbajtėn njė takim me Rrystem Berishėn - komandantin e Brigadės 138, qė operonte nė Koshare dhe aty pasi analizojnė gjendjen e krijuar pėrgjatė kufirit, ku forcat serbe kishin pėrqėndruar trupa tė mėdha ushtarake, merret vendimi pėr t“i koordinuar veprimet ushtarake rreth thyerjes sė kufirit shqiptaro - shqiptar. Dhe si rrjedhojė, pas kėtij takimi filluam stėrvitjet intenzive me ushtarėt e rinjė.


Qendra stėrvitore nė FEKEN

PASHTRIKU.ORG: Kush ishin eprorėt qė morėn pjesė nė stėrvitjen e ushtarėve nė Vlanė?

Bilall SYLA: Nė Vlanė ishim disa eprorė: unė, Shaban Musliu, Bashkim Lladrovci, Agim Haziri, Esat Krasniqi, Fadil Demiri etj. Ky stafė eprorėsh i pėrgatiti ushtarėt e rinjė, ashtu qė nė fillim tė prillit dėrguam grupin e parė prej 70 ushatrėsh nė frontin e Koshares, i cili kishte shpėrthyer mė 9 prill 1999 - me vendim tė ShP tė UĒK-sė.

Pas shpalljes sė mobilizimit tė pėrgjithshėm, nga Qeveria e Pėrkohėshme dhe

SHP i UĒK-sė (nė fund tė marsit 1999), u shtua numri i vullnetarėve..



PASHTRIKU.ORG: z.Syla, a kishte edhe qendra tjera stėrvitore, pėrveē stėrvitores nė Vlanė?

Bilall SYLA: Po, pas shpalljes sė mobilizimit tė pėrgjithshėm, nga Qeveria e Pėrkohėshme dhe SHP i UĒK-sė (nė fund tė marsit 1999), u shtua numri i vullnetarėve, kėshtu qė me kohė u hapėn edhe disa qendra tė reja stėrvitore, si nė: Burrel, Kolsh, Dukagjin, Kalimash, Helshan (afėr Krumės)...dhe sė fundi edhe nė “Feken” nė qendrėn e Akademisė Ushtarake ”Skėnderbeu” nė malet e Dajtit.

PASHTRIKU.ORG: Po, si rrodhėn ngjarjet pas shpalljes sė mobilizimit tė pėrgjithshėm...?

Bilall SYLA: Nė fillim tė prillit, meqė nė Helshan u rritė numri i ushtarėve, mua, Bashkim Lladrovcin dhe Ibėr Elezajn na caktuan qė tė shkojmė nė kėtė qendėr stėrvitore, komandant i sė cilės ishte koloneli Maliq Doēi. Ndėrkohė nė Helshan do tė na bashkohen edhe disa eprorė tė tjerė tė ushtrisė shqiptare si: kolonel Spiro Butka, kolonel Arqileu dhe togerėt: Agim Sallaku, Ermir Begaj dhe Dritan Durmishi.

Ky stafė komandues dha kontribut tė madh nė aftėsimin fizikė e luftarak tė rreth 1000 vullnetarėve, qė kishin ardhur nga anė tė ndryshme tė trojeve shqiptare dhe nga shumė vende tė botės perėndimore. Nė mesin e vullnetarėve ishte edhe eprori Ibrahim Shaqiri nga fshati Llojan i Kumanovės, i cili na u bashkua nė stėrvitjen e ushtarėve. Nė fillim kushtet e pėrgjithshme nė qendrėn stėrvitore ndonėse nuk ishin tė mira, ato do tė pėrmirėsohen dukshėm pas vizitave qė i bėnė kėsaj qendre, disa anėtarė tė SHP tė UĒK-sė.

PASHTRIKU.ORG: Kush e koordinonte aktivitetin e komandave pėrkatėse nėpėr qendrat stėrvitore?

Bilall SYLA: Ministria e Mbrojtjes e Qeverisė sė Pėrkohshme tė Kosovės dhe Shtabi i Pėrgjithshėm i UĒK-sė. Qendrėn tonė e kanė vizituar disa herė eprorėt e SHP tė UĒK-sė: Fatmir Limaj, Bislim Zyrapi, Musa Jashari, Rifat Sylejmani, Fadil Zejnullahu, Enver Rrustemi, Nexhmidin Kastrati etj, madje edhe gjenerali i ushtrisė shqiptare Kudusi Lama - Komandant i Divizionit tė Kukėsit,i cili ka merita tė jashtėzakoshme nė koordinimin e aktiviteteve ushtarake nė gjithė zonėn kufitare.

PASHTRIKU.ORG: Pas thyerjes sė kufirit nė Koshare, a keni dėrguar ushtarė tjerė nė vijat e frontit ku zhvilloheshin luftime tė pėrgjakshme?

Bilall SYLA: Meqenėse fronti i Koshares ishte pjesė e operacionit tė pėrgjithshėm, qė zhvillohej nė gjithė zonėn kufitare, ishte obligim i qendrave stėrvitore qė tė dėrgojnė ushtarė atje. Prandaj kah mesi i prillit 1999 nga qendra stėrvitore e Helshanit pėr nė Koshare kemi dėrguar edhe 204 ushtarė tė stėrvitur mirė, ndonėse interesimi pėr tė shkuar nė front ishte shumė i madh. Nė pėrcjellje tė ushtarėve ishim: Maliq Doēi, unė, Alush Shala dhe Shaban Musliu dhe nė fshatin Papaj tė Tropojės ushtarėt ia dorėzuam eprorit Nasim Haradinaj.

Brigada “Feken” mori pjesė aktivisht nė operacionin”Shigjeta”

PASHTRIKU.ORG: Dhe pastaj...si u zhvilluan ngjarjet?

Bilall SYLA: Nė fund tė prillit nga Helshani rreth 650 ushtarė i transferuam nė qendrėn stėrvitore tė akademisė ushtarake “Skėnderbeu” nė Feken, ku kushtet pėr stėrvitje ishin mė tė mira. Nė kėtė qendėr gjetėm edhe qindra ushtarė - vullnetarė, tė cilėt ato ditė kishin ardhur nga disa vende tė Evropės perėndimore, por kishte edhe nga Shqipėria. Nė kuadėr tė konsolidimit tė komandės ushtarake nga Shtabi i Pėrgjithshėm i UĒK-sė u emrova komandant i gjithė efektivit tė UCK-sė nė kėtė qendėr stėrvitore. Ndėrkohė, stafi komandues bėri edhe strukturimin ushtarak dhe formuam njė brigadė me tre batalione, e cila do tė merrte pjesė aktivisht nė operacionin “Shigjeta” qė do tė zhvillohet nė malet e Pashtrikut. Me kėtė rast Brigadės ia dhamė emrin e qendrės stėrvitore ”Feken”. Nė radhėt e brigadės kishim edhe vullnetarė gjermanė, anglezė, njė sllovake e cila ishte e martuar me njė shqiptar etj. Nė “Feken”, stėrvitjet ushtarake (ushtrimet taktike dhe gjuajtjet luftarake me armėt personale dhe ato tė pėrbashkėta) planifikoheshin, udhėhiqeshin dhe realizoheshin drejtpėrdrejtė nga eprorėt e akademisė. Dhe kontribut tė madh nė mbarėvajtjen e kėtyre stėrvitjeve, ka dhėnė padyshim edhe komandanti i akademisė z.Flamur Skarparlliu me tėrė stafin drejtues tė tij.

PASHTRIKU.ORG: Ndonėse asokohe nė Shqipėri ishin tė pėrqėndruar edhe shumė ekspetė ushtarak tė NATO-s, a kishit kontakte mė pjestarė tė saj?

Bilall SYLA: Po, kemi pasur. Me kėtė rast dua tė pėrkujtojė njė vizitė, qė ato ditė na bėnė atashtė ushtarake tė SHBA-ve dhe tė Anglisė. Gjatė qėndrimit tė tyre nė qendėr, ne bėmė njė demonstrim ushtarak me emrin ”togu kėmbėsorik nė sulmė” dhe nga ky demonstrim yni u ndanė shumė tė kėnaqur...madje nė shenjė admirimi, para nesh deklaruan se: ”sikur ta kishim moralin e lartė tuajin pėr luftė, me armatimin tonė modern qė kemi do tė arrinim deri nė Beograd”.

PASHTRIKU.ORG: z.Bilall, dihet mirėfilli se mė 25 maj 1999 nė kėtė qendėr stėrvitore do tė organizohet edhe ceremonia e dhėnjes sė betimit. A mund tė na thoni si u zhvillua kjo ceremoni?

Bilall SYLA: Njė nga ngjarjet mė mbresėlėnėse pėr mua dhe gjithė efektivin ushtarakė tė UĒK-sė, ishte padyshim dhėnja e betimit. Atė ditė maji betimin e dhanė 1180 ushtarė. Nė kėtė ceremoni pėrveē dhjetra prindėrve tė ushtarėve, morėn pjesė pėrfaqėsues tė SHP tė UĒK-sė dhe tė strukturave shtetėrore tė Shqipėrisė: Jakup Krasniqi, Sabit Brokaj, Xhavit Haliti, Raif Gashi e shumė tė tjerė.

Planin operativ tė operacionit ”Shigjeta” e ka pėrpiluar Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Pėrgjithshėm i UĒK-sė

PASHTRIKU.ORG: Mė lartė theksuat se Brigada ”Feken” ka marrė pjesė nė operacionin “Shigjeta”. A mund tė na thoni se, kush e pėrpiloi planin e operacionit ”Shigjeta” dhe si u zhvillua ky operacion pėrgjithėsisht?

Bilall SYLA: Planin operativ tė operacionit ”Shigjeta” e ka pėrpiluar Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Pėrgjithshėm i UĒK-sė me qėllim tė thyerjes sė forcave tė shumta serbe qė ishin pėrqėndruar nė zonėn kufitare dhe depėrtimin tonė nė drejtime tė caktuara nė thellėsi tė Kosovės, pėr t“u lidhur pastaj me njėsitė e UĒK-sė qė operonin nė Zonėn Operative tė Dukagjinit dhe nė Zonėn Operative tė Pashtrikut, tė cilat kishin shumė nevojė pėr ushtarė dhe armatim.

PASHTRIKU.ORG: Si u zhvillua operacioni “Shigjeta” ?

BILALL SYLA: Pasi dhamė betimin, me urdhėr tė SHP tė UĒK-sė batalioni i parė dhe i dytė i Brigadės “Fekeni” me gjithė efektivin e saj do tė marshojė nė drejtim tė Pashtrikut, ndėrsa batalioni i 3 i kėsaj brigade nėn komandėn e Bashkim Lladrovcit do tė marshojė si pėrforcim nė frontin e Koshares. Nė bjeshkėt e larta tė Pashtrikut arritėm mbas njė marshimi tė gjatė e tė mundimshėm nė drejtimin: Mali i Dajtit - Malėsi e vermut – Helshanė (Krumė) – Cahan - Maja e Pashtrikut, me komplet paisjet ushtarake qė kishim. Detyrėn luftarake tė Brigadės ”Feken” nė Cahan e pranova nga komandanti Nexhmedin Kastrati, ndėrsa aty ishin edhe eprorėt: Musa Jashari, Rifat Sylejmani, Enver Rrystemi etj.

-Nė kuadėr tė Operacionit, njėsitė e brigadės ”Feken” ishin caktuar tė operonin nė Drejtimin e dytė Taktik (D2T) ku njė ditė pėrpara nė kėtė zonė ishte futur nė luftime me armikun, njėsia e ashtuquajtur “Taktik Force - 0” (TF-0) e komanduar nga eprori Fadil Zejnullahu dhe njė pjesė e Brigadės 126 e Hasit.

-Nė krahun e majtė, nė drejtim tė “qafės sė mullarit” (D3T) operonte batalioni ”Atlantiku” nėn komandėn e Hysni Sylės, ndėrsa nė vijim mbi fshatin Nikoliq ishte njėsiti tjetėr nėn komandėn e Binak Gashit.

-Nė krahun e djathtė nė drejtim tė fshatrave tė Hasit tė Thatė dhe pėrgjatė Drinit tė Bardhė (D1T e D4T) operonin njėsitė ushtarake tė komanduara nga Kemail Shaqiri dhe Ruzhdi Saramati.

Me kėtė rast vlen tė theksohet, se ne operacionin “Shigjeta” ka marrė pjesė edhe efektivi i Divizionit tė Kukėsit, i cili ka vėnė nė dispozicion tėrė arsenalin ushtarak.

Brigada jonė pra, ka operuar nė qendėr tė forcave tona, pikėrisht nė majėn e Pashtrikut dhe ka mbuluar 3 km tė vijės sulmuese. Atje tereni ishte jashtėzakonisht i vėshtirė, i zhveshur nga malet e me thyerje tė thella tė terenit, ēka e vėshtirėsonte lėvizjen tonė, furnizimin, por edhe bartjen e tė plagosurve gjatė luftimeve. Megjithatė forcat e UĒK-sė nė fund tė majit 1999 patėn pėrparime dhe u futėn disa kilometra nė thellėsi tė territorit, ku operonin forcat serbe. Mirėpo, mbas kėsaj, armiku shumė shpejt solli pėrforcime tė reja nga forcat elite parashutiste tė Brigadės 549 tė korpusit tė Prishtinės si dhe aktivizoi helikopterė tė shumtė pėr tė pėrballuar situatėn. Madje ajo pėrdori edhe artilerinė e rėndė duke gjuajtur shpesh herė edhe predha me helme kimike, por fatmirėsisht pėr shkak tė lartėsisė mbidetare (1990 m) era e barte shpejt helmin ashtu qė ne nuk patėm pasoja. Nė fillim tė qershorit, pas konsolidimit tė forcave tona, ndėrmorėm njė seri sulmesh tė rrufeshme kundėr forcave serbe, pėr tė qėndruar nė pozicionet e marra. Gjatė luftimeve tė pėrditshme nė Pashtrik kemi pasur njė bashkėpunim dhe koordinim tė veprimeve edhe me forcat e NATO-s, ku nė shumė raste ua kemi dhėnė koordinatat identifikuese pėr babmardimin e pozicioneve serbe nga ajri, ndėrkohė qė njėsitė tona sulmonin vazhdimisht nga toka.

PASHTRIKU.ORG: Dhe pas njė lufte tė pėrgjakshme pėrgjatė tėrė vijės sė kufirit, mė 9 qershor 1999 forcat pushtuese serbe kapitullojnė me nėnshkrimin e marrėveshjes tekniko - ushtarake nė Kumanovė. A pati luftime pas kėsaj marrėveshje...?

Bilall SYLA: Me nėnshkrimin e marrėveshjes sė Kumanovės ra intensiteti i luftimeve, por megjithatė akoma kishte gjuajtje sporadike nga forcat serbe, dhe kėtė e bėnin, tani jo se donin tė rezistonin, por nga frika se si do tė tėrhiqeshin mbrapa pėr nė Serbi.

PASHTRIKU.ORG: Sa ishte numri i tė rėnėve dėshmorė gjatė kėtij operacioni ?

Bilall SYLA: Po nė kėtė operacion ranė dėshmorė shumė ushtarė. Vetėm nga brigada ime gjatė operacionit ”Shigjeta” nė altarin e lirisė ranė pesė ushtarė: Florim Rushiti, Avdi Xhaēku, Lulzim Llugiqi, Bedri Gashi qė tė katėr nė Pashtrik, ndėrsa Fatmir Ratkoceri ra dėshmorė nė frontin e Koshares.

Itinerari i njėsive tė UĒK-sė, pas pėrfundimit tė operacionit “Shigjeta”

PASHTRIKU.ORG: Po...pas pėrfundimit tė operacionit “Shigjeta”, cili ishte itinerari i njėsive tė UĒK-sė?

Bilall SYLA: Pas pėrfundimit tė plotė tė luftimeve, ne organizuam homazhe tek varrezat e deshmorėve, dhe mė pastaj me urdhėr tė komandės sė operacionit, mė 16 qershor 1999 gjithė efektivi i brigadės marshuam pėr nė Kosovė nė drejtimin: Kushnin - Rogovė e Hasit. Njė natė kemi fjetur nė shkollėn e fshatit Rogovė dhe tė nesėrmen sipas planit, rreth 700 ushtarė u transferuan nė zona tė ndryshme operative tė UĒK-sė, sipas pėrkatėsive teritoriale tė ushtarėve. Ndėrkohė eprorėt e Brigadės: Dritan Durmishi, unė, Ermir Begaj, Ibrahim Shaqiri, Rrahim Bekteshi dhe Florim Balaj udhtuam pėr nė Kleēkė dhe nė selin e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė u takuam me komandantin e shtabit Agim Ēekun. Nė kėtė takim komkandantin Ēeku e informuam hollėsisht pėr rrjedhat e pėrgjithshme tė operacionit ”Shigjeta” dhe nga aty dolėm me detyra tė reja, tanimė nė rrethana paqe. Unė meqė isha nga Prishtina u transferova nė Zonėn Operative tė Llapit, mirėpo pas njė kohe, pėr shkaqe familjare u demobilizova dhe u ktheva nė Gjermani.

PASHTRIKU.ORG: Cili ishte angazhimi juaj, pasluftės nė Gjermani?

Bilall SYLA: Pas luftės, duke e parė neglizhencėn e institucioneve tė Kosovės, pėr t“i ndihmuar familjet e dėshmorėve dhe invalidėt e luftės, nė Gjermani nuk ndejta duarkryq. Pėrkundrazi, sė bashku me njė grup shokėsh organizuam disa herė aksione humanitare dhe ju ndihmuam familjeve tė atyre qė dhanė bijtė dhe bijat pėr lirinė e Kosovės. Ndihmat materiale i kemi dėrguar nė Prizren, Dardanė, Ferizaj, Prishtinė etj. Tani sė fundi kemi grumbulluar 1600 € dhe i ndihmuam 5 familje tė dėshmorėve. Besoi se aksione tė ngjashme do tė organizojmė edhe nė tė ardhmen.

(www.pashtriku.org – 01.06.2007)
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] SIMPOZIUMET E PĖRĒARJEVE DHE VETĖSHKATRRIMIT (2008-12-03 13:32:06 nga admin1)
[ Opinione ] Patriotizmi si strehė e fundit e horrave (2008-12-02 16:10:05 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Spiunazhi i Gjermanisė nė Kosovė, misioni i dėshtuar (2008-12-02 03:53:44 nga admin2)
[ Opinione ] BASHKIMI EVROPIAN PO ZBARKON NĖ KOSOVĖ NĖ 2008 SIKUR QĖ KA ZBARKUAR BASHKIMI SOVJETIK NĖ ĒEKOSLLOVAKI ME 1968 (2008-12-01 16:17:07 nga admin1)
[ Opinione ] SIMETRIA E ARBITRARITETIT NDĖRKOMBĖTAR (2008-12-01 15:43:49 nga admin1)
[ Opinione ] 28 nėntori simbol i gėrshetimeve tė rėndėsishme kombėtare (2008-12-01 15:34:43 nga admin1)
[ Opinione ] KU ISHTE E ĒFARĖ BĖNTE “MESIA” KUR U VRA ME GJITH VLLA E SHOK JUSUF GĖRVALLA? (2008-11-29 19:37:01 nga admin4)
[ Opinione ] ME VENDOSJEN ”EULEX-it 2 NĖ KOSOVĖ, SIPAS REZOLUTĖS 1244 SHQIPTARĖVE NUK U MBETET TJETĖR RRUGĖ VEĒ AJO E RIBASHKIMIT TĖ SHQIPĖRISĖ NATYRALE! (2008-11-29 17:12:19 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] JEMI NJĖ – SI ASNJĖ! (2008-11-29 13:02:38 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Persiatjet e njeė amerikani mbi ditėn e Pavarėsisė sė Shqipėrisė (2008-11-29 02:21:45 nga admin4)
[ Opinione ] SHQIPĖRIA DHE SHQIPTARĖT TĖ VEPROJNĖ SI DEGĖT E NJĖ TRUNGU! (2008-11-28 18:08:55 nga admin1)

Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore »
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster