DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Kundėr qeverisė sė sėmurė
Postuar mė datėn: 2008-10-14 15:10:57 nga admin1 :: Kategoria: Opinione



Mjekė, infermierė, dhe personeli tjetėr mjekėsorė u hodhėn nė grevė. Kėrkesa e tyre vazhdon tė jetė ajo e vjetra. Punonjėsit e shėndetėsisė janė dėshmi e qartė, tash fatmirėsisht edhe e zėshme, se nė Kosovė asgjė nuk ka ndryshuar. Ose mė mirė thėnė shumė pak ka ndryshuar. Nė kėtė pak hyjnė teshat e reja tė politikanėve, veturat e tyre luksoze, stilet e reja tė flokėve tė tyre, si dhe objekti i pėrqendrimit tė tyre: tash mė shumė se kurrė politikanėt janė kthyer kah vetja.

7 mijė e 100 punonjėsit e shėndetėsisė tė cilėt kanė hyrė nė grevė, janė ata tė cilėt janė kujdesur pėr shėndetin publik tė qytetarėve tė Kosovės. Kėta janė ata qė gjatė orarit zyrtar tė punės kujdesen pėr atė shumicė tė qytetarėve tė Kosovės tė cilėt detyrohen nga mundėsitė e tyre tė pakta financiare tė kėrkojnė shėrim nė institucionet publike tė shėndetėsisė. Kėto institucione shėndetėsore janė degraduar sistematikisht dhe vazhdimisht nga moria e qeverive qė ka pasur Kosova, nga i tėrė spektri partiak (assesi politik) i vendit, ē‘prej momentit kur kėtu ka ‘institucione’ tė politikės. ‘Institucionet’ po na i shkatėrrojnė institucionet.

Politikanėt e Kosovės nuk ėshtė se nuk ia dijnė rėndėsinė shėndetėsisė. Ministrin e Shėndetėsisė madje e kemi mjek. Ēėshtja qėndron diku tjetėr: kėta brengosen pėr shėndetėsinė private, veēanėrisht tė tyren. Ata nuk i pėrdorin institucionet e shėndetėsisė publike. Kushtet e tyre financiare ua mundėsojnė tė shėrohen kudo qė mjekėsia u ofron kushte mė tė mira. Prandaj ata shkojnė nė ordinancat private, nėpėr vendet e rajonit, nėpėr Evropė… Prandaj mjekėsinė tonė publike, mjekėsi kjo qė merret me shėndetin e popullit tė Kosovės (minus politikanėt) e kanė lėnė pas dore, tė pafurnizuar, tė pa financuar, pa infrastrukturė adekuate ligjore, me personel tė demoralizuar. Shėndetėsia jo vetėm qė nuk ėshtė prioritet qeveritar por, gjykuar nga buxheti pėr shėndetėsi, ėshtė shndėrruar nė objekt talljeje. Nė krahasim me vendet e rajonit, e tė mos flasim pėr mė gjėrė, Kosova shpenzon deri nė 4 herė mė pak para publike pėr shėndetin (mė 2007 Serbia i ka shpenzuar 400 euro pėr kokė banori, Mali i Zi 374 euro, Shqipėria 162 euro kurse Kosova diku rreth 64 euro). Kur tė shtojmė kėtu edhe hajnitė e malverzimet qė bėhen nė kurriz tė kėtij buxheti vijmė deri nė situatėn ku shumica e personelit mjekėsorė ėshtė sjellur buzė kategorisė mė tė rrezikuar, asaj qė memzi mbijeton.

Pėr kėtė shkatėrrim pėrherė e kanė fajėsuar Buxhetin e varfėr tė Kosovės. Por a ėshtė ai buxhet aq i varfėr sa qė tė mos ketė aspak para as pėr rroga mė tė mėdha? Po si u bė qė buxheti po ka para pėr t’ua mbajtur rrogat policėve serbė tė SHPK-sė tė cilėt jo qė nuk janė duke punuar, por qė janė duke punuar kundėr Kosovės? Policė kėta tė cilėt iu bashkuan strukturave paralele tė Serbisė nė Kosovė dhe aktivisht janė angazhuar nė ndarjen e vendit. Si po bėhet qė buxheti po ka para pėr ēdo gjė tjetėr, por jo edhe pėr sektorėt e rėndėsishėm tė zhvillimit tė vendit.

Grevėn e personelit mjekėsor duhet ta pėrkrahim. Kėtė grevė e pėrkrahim. E pėrkrahim pėr shkak se kanė tė drejtė, pėr shkak se kėrkesat e tyre janė kėrkesa tė tė gjithė qytetarėve tė Kosovės. Ne tė gjithė kėrkojmė mjekėsi mė tė mirė, kėrkojmė siguri pėr shėndetin tonė e tė fėmijėve tanė. Ne tė gjithė kėrkojmė njė jetė mė cilėsore, kushte mė tė mira, ushqim tė rregullt e ajėr tė pastėr. Ne kėrkojmė tė jemi tė shėndosh, dhe tė kemi mbėshtetje pėr mirėmbajtjen e kėtij shėndeti. Kėtė po e kėrkojnė edhe punonjėsit e shėndetėsisė mbėshtetje pėr mjekėsinė, qė ajo tė jetė e aftė ta mbėshtesė shėndetin tonė. Vetėm kur po bėjnė grevė, po merret vesh qė edhe punėtorėt e shėndetėsisė janė njerėz (qė mbajnė familje) dhe jo makina qė ndodhen aty sa herė tė na nevojiten. Fundja edhe ata duhet tė kenė shėndet pėr tė pasur ne shėndet dhe kjo gjė s'ėshtė e mundur me ato paga: shumica e sėmundjeve vijnė nga varferia (pėrfshirė edhe mjekėt kėtu). Tė vetmit njerėz qė janė sėmurė nga pasuria dhe lakmia janė ata nė qeveri.


Lėvizja VETĖVENDOSJE!
14 tetor 2008
Prishtinė

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Prishtinė, protesta kundėr planit 6 pikėsh tė EULEX (2008-12-02 16:31:31 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Protestė kundėr 6 pikėshit nė Prishtinė (2008-12-02 09:27:59 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Terror policor kundėr shqiptarėve nė Maqedoni (2008-11-27 17:15:44 nga admin1)
[ Opinione ] Jo-ja e Popullit dhe e Politikės kundėr planit famėkeq tė 6 pikėshit (2008-11-24 16:00:04 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Prishtinė, 30 mijė kosovarė nė shesh kundėr planit OKB (2008-11-19 11:12:36 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] NATO, SHBA kundėr planit raketor rus (2008-11-06 00:48:10 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Prishtina kundėrshton idetė pėr ndarje (2008-10-27 11:28:48 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Protesta tė dhunshme nė Podgoricė kundėr njohjes sė Kosovės (2008-10-13 14:56:51 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Vetvendosja kunder EULEX (2008-10-13 13:06:56 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] SHBA janė deklaruar kundėr ēfarėdo ndarje tė Kosovės (2008-10-02 12:17:04 nga admin1)
[ Opinione ] VEPRIME KUNDĖRKOMBĖTARE DHE KUNDĖRHISTORIKE QĖ NUK E NDEROJNĖ SHQIPĖRINĖ! (2008-09-27 09:53:51 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster