DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» VIDEOJA GREKE: Permbledhje e reagimeve
Postuar mė datėn: 2007-03-04 14:11:34 nga admin2 :: Kategoria: Lajmet kryesore

Zbulohen 3 video skandaloze xhiruar nė stėrvitje tė ushtrisė greke, ku kėndohen kėngė me pėrmbajtje tė fortė antishqiptare.
Ekzistenca e videove ėshtė zbuluar fillimisht dje, pas njė sinjalizimi nė gazetėn greke "Ta Nea".

Ndėrkohė qė gazeta "Ta Nea" ka botuar dje tė dhėnat e para pėr videot skandaloze, ne konfirmuam rrethanat e xhirimit tė saj dhe ekzistencėn e videove.

Pėrfundimi ėshtė njė skandal i vėrtetė.

Videot jane autentike dhe janė xhiruar nė ambiente stėrvitjeje tė ushtrisė greke.

Videot janė realizuar nga njė celular ku dallohen qartė ushtarė grekė, tė cilėt janė duke kryer njė maratonė ushtarake.

Pėrgjatė rrugės, nėn kujdesin edhe tė oficerėve, ushtarėt kėndojnė kėngė me pėrmbajtje tė theksuar antishqiptare dhe jo vetėm

Nė njėrėn prej tyre, thuhet: "I shikoni ata? I quajnė shqiptarė, litarė do tė bėjmė me zorrėt e tyre.

I shikoni ata? Quhen turq, opinga do bėjmė me lėkurėn e tyre...".

E, gjithmonė nėn kėtė ritėm dėgjohen kėngė tė tjera nė vazhdim, me pėrmbajtje tė pėrafėrta pėr turq, shqiptarė apo maqedonas.

Njė ish-oficer, Nikos Toskas, i intervistuar nga "Ta Nea", thotė se kėngė tė tilla pėrdoren rėndom, pėr tė ngritur moralin e ushtarėve.
Toskas ka pranuar se, kur ai shėrbente nė ushtri ne Evria, ka lejuar ushtarėt qė tė kėndonin himne me pėrmbajtje tė pėrafėrta.

"Ta Nea" ėshtė kujdesur tė sjellė reagime kundėr, tė ushtarakėve tė lartė grekė.
SHIKONI VIDEON E USHTAREVE GREK DUKE KLIKUAR KETU

Njė ushtarak grek, me emrin Thanasis Bafas thote se ekziston qė prej 6 vjetėsh njė vendim qė ndalon nė ushtrinė greke, hedhjen e parullave apo kėngė qė ofendojnė turqit, shqiptarėt, apo edhe kombėsitė e tjera.

"Kushdo qoftė ai qė shkel urdhrin nė fjalė, do tė pėrballet me pasojat",- thotė z.Bafas.

Por fakti qe ushtaret greke ne video nuk perpiqen ta fshehin aspak fytyren e tyre, deshmon qarte se ata nuk i tremben ndonje ndeshkimi.

Kjo do tė thotė, qė nė kėtė ushtri janė "traditė" kėndime tė tilla, me tekste kaq skandaloze dhe nxitėse tė urrejtjes.

Pritet ndėrkohė njė reagim nga autoritetet shqiptare, reagim i cili, duke gjykuar nga tradita e heshtjes dhe impotencės sė qeverive tona nė raste tė tilla, ka mundėsi tė mos arrijė kurrė

Nga kėrkimi nė adresat ku gjendet videoja, zbuluam se bėhej fjalė jo pėr njė video, po pėr 3 tė tilla.

E ndėrsa nė tė parėn, kėngėt kanė tekste antishqiptare, nė tė dytėn, tekstet janė me pėrmbajtje tė fortė antiturke, ndersa ne te treten ka fjale me permbajtje nacionaliste qe ushtaret e kendojne gjithashtu per te ngritur moralin e tyre.
___________________________________

Skandali, reagon Ministria e Mbrojtjes: Videoja e papranueshme

Pas berjes publike te videos ku ushtarėt grekė kishin kthyer nė himn tė tyrin njė kėngė rraciste ndaj shqiptarėve ka reaguar Ministria Shqiptare e Mbrojtjes. Kjo ministri ka denuar videon e shfaqur dje ne media, ndersa i cilesoi pamjet e saj te papranueshme.

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas videos skandal ku shfaqeshin ushtaret greke qe kendonin kenge anti shqiptare. Ne nje konference per shtyp zevendes ministri i mbrotjes Petrit Karabina deklaroi se kenget frymezueze anti shqiptare jane te papranueshme te denueshme dhe po aq skandaloze per gjithe vendet e NATO-s. Gjithashtu Ministria e Mbrotjes i ka kerkuar homologes greke qe te marre masa per te crrenjosur shfaqje te tilla te nacionalizmit agresiv ndaj shqiptareve.

Nderkaq Komisioni Parlamentar per Politiken e Jashtme do te mbidhet neser me urgjence per te diskutuar rreth skandalit te videos greke. Kryetari i ketij komisioni Prec Zogaj ka bere te ditur se neser nė komision do diskutohet mes gjithė anėtarėve dhe do tė vlerėsohet ēėshtja, sigurisht pasi tė shihet edhe qėndrimi qe do te mbajne autoritetet greke mbi kėtė situatė”. Tepėr i rezervuar nė komentet nė lidhje me ngjarjen dhe videon e publikuar, Zogaj tha se “akte tė tilla ushqehen nga qarqe tė vjetra nė Greqi dhe theksoi se njė skandal i tillė e turpėron shtetin grek”.

Ka qene gazeta greke “Ta Nea” ajo qe ka zbuluar videoskandalin me kenge me permbajtje te forte antishqiptare. Videoja eshte realizuar nga nje celular ku dallohen qarte ushtare greke, te cilet jane duke kryer nje maratone prej 50km. Pergjate rruges, nen kujdesin edhe te oficereve, ushtaret kendojne kenge me permbajtje te theksuar antishqiptare dhe antiturke.
_____________________________________________

Godo: Videoja, eshte racizem i paster; duhet te reagojme ashper

Videoja skandaloze me kenget antishqiptare nė gojėn e ushtarėve grekė, duket se ka shqetėsuar vetėm shtypin dhe opinionin publik.

Qeveria, ministria jonė e jashtme dhe ajo e mbrojtjes nuk gjen kohe pėr tė komentuar shprehjet fyese qė dalin nga goja e ushtarėve tė forcave speciale greke.
Askush nė Shqipėri nuk ka dalė tė dėnojė njė akt tė tillė qė nuk bėn gjė tjetėr, vecse mbjell urrejtje dhe tė kėrkojė nga qeveria greke njė distancim tė qartė prejt tyre.
Nuk ka asnjė reagim nga zyra e kryeministrit, as nga ajo e ministrit tė jashtėm shqiptar.
Nuk ka reagim as nga ministria jonė e mbrojtjes e cila tekefundit mund t’i kujtojė Athinės se pėr njė ushtri qė pretendon se ka arritur parametrat pėr tė qenė pjesė e NATO-s, ėshtė e pafalshme njė njė marrėzi e tillė.

I vetmi qė ėshtė prononcuar rreth skandalit nė fjalė ėshtė ish kryetari i komisionit parlamentar tė jashtėm Zoti Sabri Godo.

Godo tha pėr A1 Televizion se ėshtė shokuar nga videoja e ndjekur nė edicionet informative tė lajmeve.

Godo e cilėsoi pėrmbajtjen e videos njė racizėm tė pashembullt dhe kėrkoi nga qeveria shqiptare tė reagojė ashpėr ndaj kėtij racizmi.

Sipas Godos Shqipėria bashkė me Turqinė, e cila gjithashtu ėshtė prekur nga fjalėt fyese nė video, duhet tė koordinojnė protestėn e tyre ndaj njė marrėzie tė tille.

Sabri Godo terheq vemendjen se Greqia ėshtė pjesė e NATO-s dhe si e tillė kjo dukuri ėshtė e pafalshme pėr kėtė shtet.

Nga ana tjetėr, i pyetur nese i prek ky fenomen marrėdhėniet Shqipėri-Greqi, Godo siguroi se “njė marrėzi e tillė nuk mund tė ndikojė aspak nė marrėdhėniet e mira dhe nė traktatin e miqėsisė Shqipėri-Greqi”.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Zhduket nga interneti videoja antishqiptare e ushtareve greke (2007-03-06 03:06:57 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Videoja, reagimet (2007-03-06 00:37:51 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Videoja, Mustafaj: Nuk eshte ēasti te nxisim urrejtje e racizem (2007-03-05 17:37:52 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Videoja greke, acarohen shqiptarėt, digjet flamuri grek ne mes te sheshit te Fierit (2007-03-05 01:02:41 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Pėrmbledhje e lajmeve rreth protestės gjithėpopullore tė lėvizjes Vetėvendosja (2007-02-10 16:36:00 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Pėrmbledhje e lajmeve rreth protestės gjithėpopullore tė lėvizjes Vetėvendosja (2007-02-10 12:25:32 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Permbledhje e lajmeve nga zgjedhjet ne Serbi (2007-01-21 18:06:52 nga F.Smajli)
[ Opinione ] SIMPOZIUMET E PĖRĒARJEVE DHE VETĖSHKATRRIMIT (2008-12-03 13:32:06 nga admin1)
[ Opinione ] AKADEMIK QOSJA - qytetar nderi i Skenderajt! (2008-12-03 13:04:34 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria nėn ujė, qeveria e papėrgatitur pėr pėrmbytjet (2008-12-03 09:58:55 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Itali, "Ramazani" arreston 20 shqiptarė pėr drogė (2008-12-03 09:49:13 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster