| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Ēka duhet tė ndodhė, qė tė bashkohen shqiptarėt?! |
| Postuar mė datėn: 2008-08-22 10:41:08 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Ibrahim Egriu
Kėtė pyetje e parashtron secili individ nėpėr damarėt e tė cilit qarkullon gjak shqiptari. Edhe pas tėrė atyre masakrave, vrasjeve dhe vuajtjeve biblike qė pėrjetuan shqiptarėt, ende vazhdohet me avazin e vjetėr, duke vazhduar shqiptarėt tė qėndrojnė tė ndarė e tė pėrēarė mbi baza politike, partiake apo fraksionare, nė baza rajonale e fetare. Dikush i bie thumbit, e dikush patkonit. Ēka duhet ndodhur qė tė afrohen shqiptarėt me njėri-tjetrin! Vallė, a smjaftojnė njėzetė shekuj robėrie qė tė njėsohen, vėllazėrohen dhe bashkohen shqiptarėt rreth njė ideali tė pėrbashkėt: Ēlirim dhe bashkim kombėtar, njėherė e pėrgjithmonė nga zghedha shekullore 2168 vjeēare! Siē duket asgjė deri mė sot ska ndikuar nė konsolidimin e radhėve e tė konjukturave politike. As lotėt e njomė tė foshnjeve qė u zvarriten nėpėr fėtyrė, as lutjet dhe ofshamat e nėnave shqiptare, qė pėrjetuan ēastet mė tė vėshtira tė golgotės shqiptare, as djegiet e qindra vendbanimeve, vrasjet dhe masakrat e kryera nga hordhitė ēetnike, as varrezat masive tė mijėra tė ekzekutuarėve edhe as tėrė ato skena pikėlluese, qė trishtuan mbarė opinionin liridashės botėror.
Kėtė shembull e kam marrė me rastin e ekzodit tė shqiptarėve, kur me qindra mijėra shqiptarė, siē qe rasti me Holokaustin e Bllacės: fėmijė, pleq e nėna shtatėzane shqiptare, nė tė ftohtė, nė borė, baltė e shi; pa ushqim e pa barna, nė qiellin e hapėt, kėrkonin lėmoshė nga Perėndia e nga Presidenti Klinton.Tėrė kėto skena trishtuese i shikonim nė shkollė sė bashku me njė arsimtar hebre me emrin Isak, i cili nė ato ēaste mu drejtua e mė tha: Edhe ne hebrenjtė kemi pėrjetuar kėsi skena trishtuese gjatė Luftės sė Dytė botrore. Mandej vazhdoi: - Ne hebrenjtė kemi qenė populli mė i ndarė, i pėrēarė e i shkapėrderdhur para Luftės sė Dytė, por pas asgjasimit tė rreth gjashtėmilionė hebrenjėve, sot jemi kombi mė unik e mė i konsiliduar nė botė; andaj, mu drejtua ai: Besoj se dhe ju shqiptarėt, pas gjithė kėtyre pėsimeve, do tė bėheni kombi i dytė unik nė botė. Mirėpo mjerisht thėnia e tij dhe sot e kėsaj dite su realizua. Pse? Shkaqet dihen! Nė njė anė themi se jemi kombi mė bujar, mė mikpritės e mė besnik nė botė. Po, kėtė e kanė deklaruar dhe tė huajt, siē shkroi dhe diplomati amerikan, Robert Wiliams, mė 1914 nė librin me titull Shqiptarėt, nė tė cilin pasqyrohen tiparet mė tė mira tė shqiptarėve. Mendime tė tillė kanė shfaqur edhe disa albanologė e letrarė, siē janė: Jokli, Hani, Pedersen, Bajron, Dora DIstria, Stipēeviq, Shuflai etj. Mirėpo, po qe se e vėrejmė dhe anėn tjetėr tė medaljes, tek ne shqiptarėt ekziston njė bacil me emrin egoizėm. Duam apo sduam tė pranojmė, ky bacil ka ekzistuar me shekuj, kėtė mė sė miri nė veprėn e tij, Ferrėfenjėza, e apostrofon rilindasi, patrioti dhe veprimtari dibran, Seid Najdeni, i cili, ja se ēthotė pėr ndasitė qė kanė ekzituar edhe nė periudhėn e Rilindjes: Para Zotit e popullit do pėrgjigjen tėrė intelektualėt pse nė mesin e tyre ka ekzistuar pėrēarja. Tė arsyetohemi e tė themi se pėr shkak tė robėrisė mijėra vjeēare ka dominuar pėrēarja tek shqiptarėt, por parshtrohet pyetja, pse edhe nė ditėt e sodit, pas funksionimit tė tre univerziteteve dhe dy akademive tė shkencave, ende vėrehen simptome egoiste edhe nė radhėt e disa intelektualėve karrieristė e kolltukxhinj, tė cilėt, tė verbuar nga epshet pėr pushtet, s mendojnė fare se nė njė tė afėrme do tė japin pėrgjegjėsi para Zotit e popullit! |
|
Pėrēarja ėshtė njė veprimtari antikombėtare
Disa kėnaqen kur shohin se nė mesin e shqiptarėve ekzistojnė fėrkime, kundėrthėnie, zėnka, pėrēarje e ndasi brenda faktorit politik shqiptar. Vėllau kundėrshton vėllaun, shoku shokun dhe miku mikun. Kjo i pėrngjan kohės sė Luftės sė Dytė botėrore e mė pas, kur pjestarėt e Ballit kombėtar etiketoheshin nė reaksionarė e tradhėtarė, ndėrsa nė ditėt e sodit, tė rinjtė e tė rejat shqiptare, qė derdhėn gjakun pėr Kosovė e pėr vatan etiketohen si marksistė e leninistė, ndėrsa qėllimi i tė gjithė atyre qė merren me tashethėme e me shkrime tė tilla dihet se cili ėshtė: Tė komprimitohet lufta heroike e shqiptarėve pėr liri e pavarėsi, dhe: tė shkaktohet pėrēarje e huti midis subjektit politik e ushtarak shqiptar, kurse uji tė derdhet nė mulli tė armiqėve barbarė. Ndaj personave tė tillė qė pėrēajnė, nė gazetėn Shekulli, shkrimtari ynė i madh, Ismail Kadare thekson:
Pėrēarja ėshtė njė veprimtari antikombėtare. Mandej vazhdon: E vetmja veprimtari qė gjer mė sot kanė bėrė politikanėt shqiptarė me zemėr, me pėrkushtim, pa hile, me pėrgjegjėsi, si tė thuash, tė lartė, ka qenė kacafytja. Kurse tė kundėrtėn e saj, pajtimin e kanė bėrė shkel e shko, sa pėr tė larė gojėn, pėr tė fituar ndonjė bravonga Evropa ose pėr interesa thellėsisht vetiake. Gjithė shqiptarėt qė jetojnė kudo nė botė, zbutjen, pajtimin ndėrshqiptar e kanė sot brengėn dhe preokupimin mė tė madh. Nė kėtė pikė, thekson z. Kadare, nuk di ndonjė vend tjetėr nė Evropė, ku klasa politike tė jetė nė kundėrshtim me vendin e vet dhe kundėr tij, ndaj kėtė veprim e konsideroj si veprimtari antikombėtare. Kurse, nė rubrikėn Kolumna, qė botohet nė gazetėnFakti, ish nxėnėsja ime shembullore, Adelina Marku-Ibrahimi, thekson: Historinė vazhdojmė ta shkruajmė me lapsa tė tillė, qė mė vonė do tė kishim dashur ti shlyejmė sa mė shpejt pėr ti harruar sa mė lehtė. Thėnie e qėlluar, sepse, ne shqiptarėt shumė shpejt shlyejmė e harrojmė ēdo ngjarje apo personalitet tė historisė sonė kombėtare.
Kush ėshtė fajtor pėr tė gjitha kėto?
Janė disa individė korrespondentė e gazetarė, tė cilėve mendimet u rrjedhin nga gėrmazi e qė s lėnė personalitet tė kombit tonė pa e pėrgojuar, duke filluar prej kryetrimit legjendar, Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, e deri te Ismail Qemali, Isa Buletini, Fan S. Noli, Migjeni, e tė tjerė me radhė, mbretėr e kryetarė tė shtetit shqiptar; tė mos flasim pėr intelektualėt e personalitetet e ditėve tė sodit, kundėr tė cilėve kryhet njė nėnvlerėsim i paparė dhe i padėgjuar. Pėrgjegja na del se sna qenka i mirė askush! Sa ēudi! O Zot, ēndodh me ne! Derisa armiqėt tanė, prijėsit e tyre i marrin nė mbrojtje, u thurrin legjenda, i mbėshtesin kriminelėt gjakpirės edhe pse kanė kryer krime mė tė rėnda ndaj njerėzimit, disa individė, tė cilėt sjanė nė gjendje ta vėrejnė anėn tjetėr tė medaljes, nė vend se tė merren e tė shkruajnė diēka tė mbarė pėr ti ardhur nė ndihmė popullit tonė tė shtypur shekuj me radhė, apo, nė vend qė tė apostrofojnė varfėrinė e sht(r)uar nė tė gjitha trojet shqiptare, kriminalitetin, korrupsionin, prostitucionin, narkomaninė etj., merren me thashethėme, me etiketime e nėnvlerėsime, thuaj se tėrė punėt i kemi nė rregull, duke harruar se armikun akoma se kemi hequr qafe. Kėsaj i thonė: Shti ujė e shti miell.
Reflektim i ndasive
Thėnė troē, ndarja mbi baza politike si nė Shqipėri, Kosovė e nė trojet tjera shqiptare shprehet edhe nė jetėn dhe veprimtarinė e mėrgimtarėve tanė. Mėrgata shqiptare sot ka marrė ngjyrime partiake, klanore e grupore edhe ashtu e politizuar tej masės. Kėto ndasi vėrehen dukshėm edhe nė aktivitetin e asociasioneve e tė shoqatave nė mėrgim, tė cilat kanė luajtur rol tė rėndėsishėm nė organizimin e ofrimit tė ndihmave, tė manifestimeve me karakter kombėtar, kulturol, sportiv e shkencor. Intelektuali ynė i shquar, miku im i ēmuar, akademik Esat Stavileci, ndėr tė tjera thekson:Nė ditėt e sodit, faktet dėshmojnė se ne shqiptarėt sot jemi ndarė nė krahina e rajone. Mandej ndarjet tona ēojnė deri tek ndarjet nė qytete, nė lagje e katunde. Kemi aq shumė ndasi sa qė mund tė kėrcnohet edhe qenja kombėtare. Vallė, a mund tė lejohen ndarjet e tilla?! Ndarjet e tilla vetėm se i thellojnė pėrpjekjet pėr tė ndėrtuar filozofinė e re politike: Njė komb, njė qėndrim, sė cilės i mungon dhe kėndi i tretė: Njė shtet gjithėshqiptar, e cila tingėllon si parullė boshe nė hapsirėn shqiptare. Pastaj, vazhdon: Ne, si popull e si komb, sikur akoma nuk kemi mėsuar shumė nga historia jonė plot 2168 vjet robėrie, edhe pse lufta heroike e U Ē K-sė nė Kosovė, nė Maqedoni dhe nė Kosovėn lindore na kėndjelli kombėtarisht qė ti kthehemi njėri-tjetrit dhe vetvetes sonė, sepse o sot o kurrė duhet tė nxjerrim mėsim nga fatkeqėsitė tona kombėtare, nė mėnyrė qė tė mos lejojmė pėrsėritjen e tyre.
Ne shqiptarėt pėrgjithėsisht i kemi kuptuar lojėrat me vonesė qė tė tjerėt kanė lozur me ne, andaj dhe kemi pėsuar rėndė si popull dhe si komb nė histori. Se si do tė reagojmė sot, do tė varet shumė e nesėrmja. Eshtė e vėrtetė se duhet jetuar duke shikuar pėrpara, por duhet ti kthehemi tė kaluarės pėr tė ndėrtuar tė ardhmen, sepse vetėm kėshtu mund tė korrigjohen gabimet e sė kaluarės. Tė gabosh dhe tė mos korrigjohesh, do tė thotė tė gabosh me tė vėrtetė, ka thėnė Konfuci. Ndėrsa,Ajnshtan ka lėnė njė porosi tė mirė: Mėsimet e hidhura tė sė kaluarės duhet tė mėsohen pėrsėri E vetmja gjė, pėr tė cilėn njeriu ndjen nevojė tė vazhdueshme, ėshtė mėsimi. Edhe ēka duhet ndodhur qė tė mėsohemi e ti korrigjojmė gabimet nga e kaluara?! Parashtrohet pyetja: Vallė, ēndodh me intelektualėt tanė?! Dikujt i flen nė zemėr ndjenja e afrimit, e tolerancės, e bashkimit dhe shtrirja e dorės sė pajtimit. Kjo vlen mė sė shumti pėr intelektualėt, sepse, siē thonte Mėsuesi i popullit, Abdi Begu-Haxhiu i ndjerė: Intelektuali i vėrtetė, jo vetėm qė lypset tė jetė tolerant, por, pėr interesat e popullit tė vet duhet tė bėhet hambar. Kėtė shembėll e kam marrė, sepse, ditėn qė kreva studimet univerzitare, mėsuesi im mė i dashur, z. Abdiu, mė pėrqafoi ngrohtė e mė tha: Urime diplomimin, Imi! Deri sot ke mund tė fjalosesh e tė kacafytesh me secilin dhe askush skishte me ta marrė pėr tė madhe, por tash e tutje kij kujdes, tė tregohesh tolerant, tė bėhesh hambar e tė durosh! Amaneti i tij dhe sot e kėsaj dite mė ėshtė ngulitur nė kokė dhe kurrė se harroj. Ndaj, mesazhi i tij ėshtė edhe njė kėshillė pėr ēdo intelektual.
Ndėrsa, prof. im shumė i nderuar, z.Remzi Nesimi, ma lė kėtė porosi: Kudo qė tė jesh dhe, sa herė qė tė diskutosh, asnjėherė mos e ngre tonin e zėrit, sepse, ngritja e tonit ėshtė shenjė e njeriut tė pakulturuar dhe do tė tregohesh i paarsyeshėm. Sot e kėsaj dite kurrė se kam harruar dhe mesazhin e gjuhėtarit tonė tė spikatur, prof. dr. Remzi Nesimi. Sa ēudi, disa intelektualė shqiptarė gjat diskutimit e ngrenė zėrin aq lart saqė na pėrkujtojnė Zhilinovskin e Sheshelin. Qė do tė thotė se edhe inati ėshtė njė bacil qė domnon tek disa intelektualė. Pėr njė fjalė goje, shqiptari-shqiptarit si fletė me muaj apo me vite tė tėra, thekson letrari-Fatos Harapi. Sot, mė tepėr se kurrė, e kėrkon koha, e lyp nevoja, secili shqiptar, pa dallim feje, krahine apo ideje, pėr hir tė popullit shqiptar tė shumėvuajtur, tė lodhur, syrgjinosur e katosur, i zhgėnjyer e i ndarė nė disa shtete, tė shtrijė dorėn e pajtimit e tė ofrimit me njėri-tjetrin, tė ulen nė Sofrėn e pėrbashkėt, derisa sėshtė bėrė vonė.
Njerėzit e mėdhenj leshojnė pe, veēanėrisht intelektualėt. Ndaj, pėr hir tė popullit tonė tė shtypur e tė shumėvuajtur shekuj me radhė, shqiptari-shqiptarit lypset ti lėshojė pe. Kemi shumė shembuj, por unė do e pėrmend trimin e madh hero, Miftar Hasani, i cili ne vetėmbrojtje gjat shėrbimit nė Armatėn e kralit te Serbisė, mė 1926, vret njė ēetė tė tėrė xhandarė serb dhe, gjyqi ēetnik e denoi me vdekje. Gjatė vizitės sė fundit dhe lamtumirėse qe ia bėri vėllai i tij, ai ia la kėtė porosi: Vėlla i dashur edhe nėqoftė se tė mshon me shuplakė ndonjė nga vėllezėrit e tu shqiptarė, mos ia kthe, por thuaj: Mė msho edhe nė anėn tjetėr tė fėtyrės! Pa koment! Nė Platformėn e Lidhjes Shqiptare nė Botė, tė cilėn nė Kongresin e Parė tė mbajtur nė Prizrenin historik e votuan mbi dymijėdelegatė nga mbarė bota, ndėr tė tjera pėrfshin dhe kėto parime, qe i ka pėrfshi nė Platformė, Akademik Esat Stavileci: Ne shqiptarėve, mė shumė se largimi, na duhet afrimi, mė shumė se pėrpjestimi, na duhet shumėzimi, mė shumė se ndarja, na duhet bashkimi dhe, mė shumė se armiqėsimi, na duhet miqėsimi. Ndjenja e shpresės ėshtė akoma brenda nesh dhe, dashtė Zoti e tė gjithė sė bashku pas Pavarėsisė se Kosovės, ti pėrjetojmė ēastet e vėrteta tė bashkimit fizik e shpirtėror tė kombit tonė.
Dibėr e Madhe, Gusht, 2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|