DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» ANTIMORALI I KULLAVE TĖ KREMLINIT
Postuar mė datėn: 2007-12-18 16:56:56 nga admin1 :: Kategoria: Opinione

Nė teoritė e shumta janė gjithnjė tė hapura kundėrshtitė mbi artin,shkencėsinė dhe sidomos moralin e politikės!

Wiliam Jeferson Clintoni, duke mbyllur epokėn e krimit serbian qė do tė ndajė kohėn mė dysh nė jetėn dhe trojet e ballkanasve, pa ekzagjeruar shumė, do t'i jepte ashtu njė justifikim tė fortė ithtarėve tė mendimit se dhe politika, e reduktuar shpesh nga shpirtėra tė vegjėl nė intrigė, ka rregullat e lojės dhe skrupullat e sjelljes...
Pra edhe ajo ka moralin e saj!)





Shkruan: Rexhep KASUMAJ

Gjeopolitika e re gadishullore!

Nė prononcimet e dendura pėr zhvillimet nė Kosovė, eprorėt e Shtėpisė bardhė apo Pentagonit, nuk do tė harrojnė tė theksojnė, natyrisht, dimensionin strategjik tė qasjes intervencioniste si pjesė e kompaktsisė kontinentale e, sė kėtejmi, tė interesit euroatllantik nė Kosovė!

Megjithatė, kjo, pra se ndėrhyrja e aleatėve nė Kosovė motivohej nga orvatja pėr tė vėnė pėrparsi gjeopolitike, thuhet me shumė kursim. Levė qė ka lėvizur kėtė kolos drejt luftės, si pohonte Vesli Klark nė memoaret e tij, nuk ishte njė katalog interesash apo njė i tillė i vetėm, por, mbrojtja e njė etnie tė tėrė tė rrezikuar nė shkallė biblike dhe instalimi i paqes sė qėndrueshme nė Ballkan!

Mirėpo, duke pėrfillur rreptėsisht shtysėn morale tė goditjes sė vdekshme tė Serbisė dhe tė zbarkimit tė aleatėve nė Kosovė, nuk i shmangemi dot pėrfundimit paksa sofist se - ja, dhe ky moral, pėr tė pretenduar jetėsimin, duhej tė shoqėrohej me fuqinė e armėve.

Rrjedhimisht, ndonėse tani politikat e jashtme vdiqėn pėr t'i lėnė vend njė politike tė vetme: politikės sė brendshme botėrore, pra anipse korpusi i tė drejtave tė njeriut limiton sovranitetet shtetėrore, duke parashestuar njė rikodifikim tė sė drejtės ndėrkombėtare, ēdo persiatje e hollė e pėrgjegjshme sikur tė shpie nė dronė se konservimi i gjeopolitikės sė vjetėr tė fillimshekullit: as nuk mbron etninė e as nuk instalon paqen nė Ballkan!

Paqja, prandaj, nuk mund tė jetė reale dhe lufta e aleatėve nuk mund tė mos quhet e bjerrė nėse mė parė nuk konturohen linjat e njė gjeopolitike tė re gadishullore qė do tė rrėzonte tė vjetrėn, skemat e sė cilės tash njė shekull nuk prodhojnė veēse urrejtje dhe vdekje nė perpetuimin e tyre tė pafund!

Rrėnja e luftės, sipas njė relacioni shkaksor, ėshtė ai produkti fatkeq i fizionomisė sė moēme tė pėrdhunshme, e kjo nga ana e saj, fillesė e paprerė e paqes sė padrejtė, tė aftė pėr tė shpėrthyer luftėn pėr korrekturė tė ligjshme tė historisė!

Ndaj nėse kjo ndėrmarrje kirurgjikale pėr tė tharė rrėnjen e sė keqes me fytyrėn e shėmtuar serbiane, nuk vete deri nė fund pėr tė konfiguruar gjeografinė e re politike, me nė themel botėn e lirė shqiptare, paqja nuk do tė ketė jetė, kuptim e shije nė Ballkanin e denatyrimit politik!

* Antimorali i kullave tė Kremlinit!

Po kjo fletė e hapur e historisė jep gjithandej gjasėn mrekullore pėr tė disiplinuar kauzatorėt e hershėm tė fatalitetit ballkanik!

“Nėse rusėt e gjermanėt vriten me njėri-tjetrin, s'do tė ketė veēse njė ndėrrim padronėsh”, thotė Hessi i pakontestueshėm nė persiatjet e tij pėr politikėn. E rusėt pasi kishin nxėnė mirė leksionin e reciklimit tė historisė, i janė vėnė punės pėr t'u rikthyer nė skenėn e madhe botėrore me flamurin e rremė tė ndjeshmėrisė pėr tė drejtėn ndėrkombtare. Njėsoj si nė kohėt e vjetra perandorake apo mė pas nė vitet komuniste me magjepsjen fillestare tė idesė sė barazisė proletare. Pėrveē interesave eminentė, ata kanė dhe njė mllef tė vjetėr ndaj Europės. Si shkruan “Spiegel”- i gjerman i mesdhjetorit nė dosjenė e radhės, Kaiser Wilhelmi i II-tė, pėr tė eksportuar tė keqen e revolucionit bolshevik larg tokave tė tij, kishte bashkėpunuar ngushtė me Leninin tė cilin do t'a ndihmonte me miliona dhe logjistikė...

Rusia postsovjetike apo orbita e saj, tashmė e mbytur nė ambivalencėn e kėndelljes ekonomike pėrmes shantazhit me energjentėt e pasur – nė njė anė dhe monokracisė neocariste tė Putinit tė shndėrruar nė figurė okulte politike si vijimsi e traditės sė pėrkorė tė pėrfaljes sė verbėr ndanė autoritetit, qė bėn negacionin brutal tė kulturės mondane mbi tė drejtat civile – nė anėn tjetėr, ėshtė, tė thuash, nė ofensivė imperiale. Dhe gjithēkajes i hidhet ambalazhi i tejdukshėm i merakosjes pėr rendin ndėrkombėtar. Por kjo nuk ėshtė veēse maska qė rrahė tė mbulojė oreksin e rizgjuar tė ariut polar.

Demontimi i pjesėve aziatike tė saj nė zingjirin ēeēen e tė Kaukazit pėrgjithsisht, ėshtė perspektiva dhe, qė andej, arsyeja pse rusėt i tmerrohen ose bėhen sikur i tmerrohen presedanit ballkanik. Fragment i kėsaj tkurrjeje nė hemisferat mė tė largta, duket tė jetė dhe ideja e revizionit tė formulės, pra tė Bosnjės dejtoniane me mundėsinė e rrudhjes sė entiteteve nė dobi tė kantonalizimit joetnik tė saj, pastaj po kėtu, digė nė udhėt e tyre ėshtė dhe Kosova me ecjen drejt lirisė!

Ndoshta, si e cilsonte mė herėt njė filozof slloven nė artikullin e "Die Zeit"-tit gjerman, kjo dyndje e furishme e oksidentit demonstron dhe marshin e kapitalit kaubojist drejt tregjeve lindore! Dhe kėtu ai pėrpiqet tė gjejė pak mirėkuptim pėr brėngėn qė shfaqnin qėmoti disa grupime margjinale nga eshaloni i ekstremit majtist, si Gregor Gysi i Gjermanisė (nga ajo pjesė qė akoma quhet me shenjėzim negativ Lindje e saj), por aspak pėr mėnyrėn e ndajvėnies - alternativa e mundshme nuk do tė duhej tė shpinte nė aleancė me socialfashizmat lokalė, si ky i trashėgimtarėve tė Sllobodanit nė Belgrad!

Apo ndoshta, fundja, janė tė tėra bashkė nė “hinterlandin rus” tė vėna nė njė simbiozė tė ankthshme: arroganca e kapitalit transnacional dhe rrethimi strategjik i Nato-s nė perėndim e i islamistėve nė jug, ndaj, e gjendur nė vorbė tė tyre nė pafuqinė pėr kėmbėngulje e identitet, Rusia ka lansuar teorinė cinike tė triumfit moral!

Rusia nuk mirėpret integrimin e Serbisė nė ingranazhet e sigurisė kolektive atllantike e, mbase, as nė Europėn komunitare. Ishte, nė kėtė kontekst, tepėr domėthėnėse pėrgjigja nė njė emision televiziv e ambasadorit rus nė Belgrad, dhėnė nė pyetjen se ē'mendonte ai pėr aderimin serb nė Nato: pėr ē'ju duhet, vallė, ky integrim? – do tė shprehej ai, duke kundėrpyetur ēuditshėm! Pastaj ekspandimi i “Gaspromit” dhe i kompanive tė tjera ruse sikur nxitojnė t'i marrin primatin kapitalit europian pėr tė shtrėnguar me darėt neokolonialiste aleatin shkretan.

Njė pėrfundim i suksesshėm i kėtij projekti strategjik, pra i shdėrrimit tė Serbisė nė stacion tė rezervuar tė iteresit rus, do tė arrinte paksa, shpresojnė krerė kremlinianė, tė balansonte transversalen e impaktit amerikan anėpėrtej gadishullit ballkanik me sferėn e ndjeshme shqiptare nė mes si aks i saj.

Megjithatė ajo ėshtė ende larg. Aventura e vogėl e atbotshme e njėsitit rus nė aeroportin e Prishtinės, ndėrkohė qė pėrfaqsonte aktin e rehabilitimit vendor pas gjunjėzimit, si thonė nė Moskė, tė Ēernomėrdinit para pozicionimit rezolutiv tė Nato-s, bashkė me pozicionimin e tashėm frenues pėr Kosovėn nė institucionet e sigurisė botėrore, do tė japė nė trajtė groteske gjithė reminishencėn dėshtake tė ndarjes sė dikurshme berlineze dhe nostalgjinė e tabllosė sė derivonshme bipolare tė botės.

Kėtė aspiratė tė dėshpėruar pėr restituimin e statusit tė superfuqisė paralele tė botės, duhet t'a mbulojė retorika e shurdhėr altruiste e Kremlinit perandorak!

Por cila ishte ajo vallė?

Ndėrsa, pra, perėdimorėt eksponojnė civilizimin e ri egalitar - rusėt ushqejnė politikėn serbiane mesjetare, pastaj nėse tė parėt i pėrparojnė vlerat e demokracisė sė zhvilluar politike - tė dytėt, kanė pėrfunduar, tutje, nė pararojė tė mbetjeve tė fundme tė despotive fashiste, dhe sė mbrami, pėrderisa pėrendimorėt mbrojnė lirinė dhe tė drejtėn natyrore tė popujve pėr vetėjetesė, mė tė vjetėr e supreme se tė gjithė kontratat politike tė societetit njerėzor - tė dytėt, nga ana tjetėr, si njė pėrmasė e tyre gjenetike, janė mbėrthyer mortshėm nė ideologjinė e ekspandimeve neokoloniale!

Kėtyre ditėve tė mesdhjetorit, siē u bė e njohur, Moska, si pėr t'u zhytur mė thellė nė baltėn e kėtij morali tė ndėrdyshur, mori nismėn e ribashkimit me Bjellorusinė fqinje, si njė digė parandalimi tė zgjėrimit tė mėtejmė tė aleancės ushtarake perėndimore nė portat e saj.

Dilema se ishte prirė, vallė, ajo nga parimet apo interesat, ėshtė njėmend e deplasuar. E besojmė natyrisht afeksionin e dytė sepse, nė tė kundėrten, po tė ndiqeshin parimet e bekuara tė kėsaj bote, askush nuk do t'a identifikonte arbitraritetin patologjik tė njė tirani me vullnetin kolektiv tė popullit tė tij zėshuar!

Mirėpo kjo ėshtė punė e tyre.

Ēėshtje qė zgjon interesimin tonė ėshtė, ndėrkaq, se pėrse Kremlini, ndėrkohė qė vetė nxit ribashkimin e tė ndryshmėve, pėrpiqet tė mohojė njė ribashkim tjetėr, tashmė, krejt real e tė natyrshėm: ribashkimin e shqiptarėve me gjak, gjuhė e truall tė pėrbashkėt?

Dhe, ja,nė fakt, kjo ėshtė zhurma moraliste ruse qė nuk mund tė jetė veēse opozita mė e ndyrė e moralit tė vėrtetė!
Por shqiptarėt, pėr tė gjallė tė tyre, nuk do tė ulin kurrė mė kokėn nėn satrėn vrastare serbiane.

Nė themelet e tė gjitha europave ka mjaft gjak shqiptar.

Dhe zhgėnjim historik, natyrisht!

Duam tė besojmė, prandaj, se kreatorė tė rendit dhe gjeopolitikės sė re euroballkanike, kanė absolvuar leksionin historik: ka qenė mė e vėshtirė, imorale dhe e panatyrshme ndarja e shqiptarėve prej shqiptarėsh nė nisje tė qindvjetshit tė shkuar seē ėshtė nė fillimin e kėtij tė riut - ndarja krejt e mundshme, reale dhe e natyrshme e shqiptarėve prej serbėve!

Ndarja e parė bėnte arsyen e luftės!
E rikthyer, ajo do tė bėjė arsyen e luftės sėrish...
Alfabeti i lirisė lind bashkė me njeriun!



Berlin, Vjeshtė 2007

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] SIMPOZIUMET E PĖRĒARJEVE DHE VETĖSHKATRRIMIT (2008-12-03 13:32:06 nga admin1)
[ Opinione ] AKADEMIK QOSJA - qytetar nderi i Skenderajt! (2008-12-03 13:04:34 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria nėn ujė, qeveria e papėrgatitur pėr pėrmbytjet (2008-12-03 09:58:55 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Itali, "Ramazani" arreston 20 shqiptarė pėr drogė (2008-12-03 09:49:13 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Tė reshurat e shiut ende po vazhdojnė nė Vushtrri (2008-12-03 09:45:02 nga admin4)
[ Histori ] Amaneti i Hoxhė Muglicės: Rroftė Shqipėria! (2008-12-03 05:51:03 nga admin4)
[ Kultura ] Dibėr, o fortesa e lirisė (kėngė) (2008-12-03 05:34:13 nga admin4)
[ Tech-Info ] Pakėsohet numri i vdekjeve nga kanceri gjatė vitit 2008 (2008-12-03 05:18:42 nga admin4)
[ Kultura ] Roli humanizues dhe dehumanizues i teknikės (2008-12-02 16:35:33 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Prishtinė, protesta kundėr planit 6 pikėsh tė EULEX (2008-12-02 16:31:31 nga admin4)
[ Opinione ] Tė shpėtojmė Kosovėn! (2008-12-02 16:15:35 nga admin1)

Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore »
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster