| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » UNMIK: Asnjė marrėveshje pa dijeninė e qeverisė |
| Postuar mė datėn: 2008-08-06 11:52:56 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Asnjė marrėveshje me Beogradin nuk do tė bėhet pa pėlqimin e qeverisė sė Kosovės, tha sot zėdhėnėsi i UNMIK-ut Aleksandėr Ivanko. Ai hodhi poshtė konstatimet se shefi i UNMIK-ut, Lamberto Xanieri, po bėn negociata me Beogradin pa dijeninė e Prishtinės zyrtare. Ivanko theksoi se Xanieri nuk ka mandat tė bėjė negociata, por tė vendosė dialog, mundėsisht tė drejtpėrdrejtė, nė mes tė Prishtinės e Beogradit pėr disa ēėshtje.
Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm, Lamberto Xanieri ka mandat tė qartė nė Kosovė: tė bėjė pėrpjekje pėr vendosjen e dialogut nė mes Prishtinės e Beogradit pėr disa ēėshtje praktike, tha zėdhėnėsi Aleksandėr Ivanko nė konferencėn e rregullt pėr media. Ai kundėrshtoi tė gjithė zėrat se Xaneiri po zhvillon bisedime tė fshehta me Serbinė.
PSSP nuk ka mandat pėr tė negociuar. PSSP ka mandat pėr tė bėrė pėrpjekje pėr tė vendosur dialog dhe preferohet dialog i drejtpėrdrejtė nė mes Prishtinės e Beogradit. Unė isha nė takimin me Bogdanoviqin dhe mund tė ju tregoj se ministri Bogdanoviq refuzon tė bisedojė me Prishtinės, por dėshiron ta bėjė kėtė pėrmes UNMIK-ut. Prandaj ne jemi aty pėr tė ndihmuar dialogun. Nuk ka negociata. Ēdo gjė pėr tė cilėn do tė mund tė arrijmė marrėveshje, do tė bėjmė vetėm me pėlqimin e Prishtinės. Kjo ėshtė esenca, tha Ivanko.
Pėr ēdo takim me autoritetet serbe, Xanieri e njofton qeverinė e Kosovės, tha Ivanko.
Pra dua tė potencoj shumė qartė se nuk jemi duke bėrė asnjė marrėveshje pas shpinės sė dikujt. Pėr shembull nėse PSSP bisedon me ministrin Bogranoviq ai menjėherė e njofton qeverinė e Kosovės pėr atė diskutim. Jemi tėrėsisht transparent. Nuk bėjmė negociatat pas shpine, asgjė nuk bėhet ndėr tavolinė. Gjithēka ėshtė e qartė.
Ndėr ēėshtjet qė ka nxitur kėtė debat ėshtė deklarata e Xanierit se administrata e OKB-sė po shqyrton mundėsitė e krijimit tė njė policie autonome serbe brenda policisė sė Kosovės.
Ivanko mohoi qė shefi i tij tė ketė propozuar njė gjė tė tillė. Ai tha se ekziston vetėm njė zinxhir komandues i policisė.
Nuk ka pasur propozim pėr ndryshimin e zinxhirit komandues. Asnjėherė. Zinxhiri komandues ėshtė i njėjtė. Tė gjithė policėt qofshin shqiptarė, serbė, goranė, turq, i raportojnė njė zinxhiri komandues, SHPK-sė nė Prishtinė. Nuk ka asnjė propozim tjetėr nė tavolinė dhe nuk mund tė bėjmė propozim. Dua tė jem shumė i qartė pėr kėtė, sepse ka pasur shumė keqkuptime lidhur me kėtė.
Aleksandėr Ivanko e mori nė mbrojtje Lamberto Xanierin edhe pėr takimet e tij me serbė nė veri tė Kosovės, qofshin ata edhe pėrfaqėsues tė strukturave paralele.
Strukturat paralele janė diēka qė UNMIK-u i konsideron tė paligjshme. Por, ka politikanė p.sh. nė veri qė kanė aftėsi tė japin informacione dhe tė bashkėpunojnė. Ne dėshirojmė tė kemi ambient tė sigurt dhe pėr ta bėrė kėtė ne kemi nevojė dhe duhet tė bisedojmė me ata politikanė, tė cilėt kanė mundėsi tė bashkėpunojnė me ne. Nėse janė anėtarė tė strukturave paralele, nuk do tė thotė se ne bisedojmė me ta nė cilėsinė e pėrfaqėsuesve tė strukturave paralele.
Ndėrsa sa i pėrket ēėshtjes sė doganave nė veri, zėdhėnėsi i UNMIK-ut nuk saktėsoi se kur do tė bėhet funksionalizimi i tyre. Por, ai tha se pėr kėtė ēėshtje shefi i UNMIK-ut do tė bisedojė me tė ashtuquajturin ministėr i Serbisė pėr Kosovėn, Goran Boganoviq, gjatė muajit tė ardhshėm.
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|