| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » SHQIPTARĖ! RUHUNI NGA BOJA! |
| Postuar mė datėn: 2008-04-06 05:34:01 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Vaid Hyzoti
Kur presidenti i Amerikes George W Bush ne fjalimin e tij te pervitshem per programin, drejtimet kryesore te qeverise amerikane per kete vit, preku dhe problemin e ngrohjes globale dhe masat qe do te ndermarre qeveria amerikane, pati njelloj lehtesimi per te gjithe. Se Amerika, ashtu si te gjithe vendet e indrualizura te planetit ka nje peshe te ndjeshme ne krijimin e efektit serre, qe con ne ngrohjen globale.
Por jo gjithcka shkon si ne vaj. Komosioni i posacem i OKB-se dhe Al Gore, nobelistet e vjetshem per shqetesimin e ngritur per efektet dhe masat qe duhen marre per te mbrojtur Antarktiden nga shkrirja e akujve dhe planetin nga permbytja, ne fletoret e tyre te shenimeve kane vene ne rreth edhe Shqiperine. Madje pesha e saj llogaritet edhe me e madhe se e shume shteteve te industrializuara.
Ngjan si paradox, qe ne nje vend ku industria prej vitesh eshte ne agoni,ne nje vend ku industrialistet po i shesin fabrikat vetem si godina banimi, ne nje vend ku nje e katerta (ne mos me shume) e fuqise punetore ka mesyer vendet e tjera si refugjate... dhe pikerisht Shqiperine e paraqesin te rrezikshme. Ndofta ata kane fakte se zevendes kryeministri i pare i qeverise demokratike, R.Uka u akuzua per perfitimet e fshehta te drurit te arres. Dhe arra gjethegjere ka lene te zbuluara shume vende qe duhej te hijezonte. Ndofta ata nisen qe malet i zhveshem nga pyjet, se cuditerisht shqiptaret akoma si mjet kryesor ngrohje per dimer perdorin drurin. (E kush s'e ka marre vesh se dritat, korrenti ne Shqiperine demokratike ka shkuar per zgjidhje ne kalendat greke - pasi Saliu te ndertoje atomiket ne centralet e premtimeve). Gjithsesi keto arsye as qe duheshin permendur. Komisioni i OKB-se dhe Al Gore nenvizojne: SHQIPTARE!RUHUNI NGA BOJA! Boja po shkaterron Shqiperine, madje po ndikon ne avancimin e ngrohjes globale. |
|
Te jemi me te shkoqur: Me ritmet e nisura, me progresin ne rritje, brenda 7 viteve nje ne cdo pesedhjete shqiptare do te kete nje gazete, nje ne 40 te tjere do te kete ne pronesi nje shtepi botuese dhe 1 ne 1/5 shqiptare do te kete botuar nga 5 libra poetike me fryme patriotike, dashurore duke rrokur edhe zhanre te harruara si sonete ne poezi, zhanre moderne si haiku, ndersa ne proze do te ringjallet romani lume i eksperimentuar nga Romen Rolani; pritet te botohet tetralogjia, si "Mani i Boboshtices-Shpirti i rakise", romani me trembedhjete volume RRAPI I BEZISTANIT, 14 volume do te kete studimi "Kullat e Pukes dhe mullinjte e bukes" e sa vepra te tjera qe familjaret e shkrimtareve mezi po i presin.
Sigurisht ne keto plane madheshtore shkrimtaret e njohur do te perballohen me sfida te medha: keshtu priten te harrohen, madje te quhen demode shkrimtare si Migjeni, Kadareja, M. Camaj, Agolli, Fatos Arapi, Zija Cela, ndersa letersia e perbotshme do te shpallet e pavlefshme per koherat moderne qe kalojne shqiptaret. Lamtumire amerikano-latine, ju te famshem ruse e franceze, ju hispanike, ju klasike indiane e kineze, ju Khajame qe dashuronit tere ndjeje nderkohe qe sexsi ne kohen moderne qenka kthyer nje mall tregu.
Qe te realizohen plotesisht keto projekte qe po rendin guximshem duhet leter. A thua do te mjaftonin pyjet e Norvegjise dhe Kanadase per letren qe duhet konsumuar? Duhet boje. Boje me shume se nafte. Boja do te rrjedhe e rrjedhe nga cisternat e vaporave ne poligrafite e apartamenteve te pronareve te shtypshkronjave. Bota do te zhvishet nga gjelberimi. Po ngrohja globale? E kush do te pyes para fames se pritshme te nje populli artdashes? E tregtaret e bojes do te fitojne me shume se tregtaret e armeve. E do te vije dita qe revista prestigjioze "Forbes" te rradhise nder miliardieret e botes tregtaret e bojes dhe te letres nga Shqiperia. Te tjeret kujtojne se duhet ruajtur planeti nga uji, ndersa shqiptaret po e provojne rrezikun qe vjen nga boja. |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|